Monday, April 30, 2007

How to make your under-sun safari happier...



Yesterday I had again a great time with my photographer friends .Yesterday's photo concept was "the seaside"..We had a 6-7 hour stroll over the asian seaside part, which is really very interesting.In fact , at the begining we were pesimistic , thinking we hadn't choosen the right path for shoting photos, but soonly we realised how wrong we were..Yesterday it was a great day for candid portraits,independent photos,panoramic,macro and nature shots...I shot a lot of pictures , so much that my battery went off:)
Our safari program was closed , in a cozy coffee , with a huge hookah:))
Everything was great , but when I came home the nightmare began...
It was some hours I was feeling like drunk..My brain was like a ready- to- burst volcano.
But...the worst was yet to come..my face looked like a bright tomato and was hot like hell.And my nouse , was a true disaster , so red , anybody would think it was an ambulance's light...
I had used a 15 spf protector , but if you absorb the whole world's sun in 7 hours , of course this won't help..
I decided to be smarter on the future .So here are some tips for not suffering when you're back home..
1.Use at least 30 spf sun protector.
2.Take a big hat by your side.
3.Have as much drinks a possible.
4.Control your photo mania or , you're gonna end up like a red hot chilli pepper:)

Saturday, April 28, 2007

Annamode Fashionset-Moda ne kinema

Gjate kohe se festivalit te filmit nderkombetar ne Stamboll, nga qendra kulturore italiane u organizua nje ekspozite mode me veshjet e dizenjuara enkas per filmat me skenar ne vitet 1900-1960.
Te gjitha keto veshje jane krijuar nga shtepia e njohur e modes , Annamode.Kjo shtepi mode u krijua menjehere pas luftes se dyte boterore ne vitin 1946 nga motrat Anna dhe Teresa Allegri.Fill pas themelimit, Annamode perveç koleksioneve te pergjithshme per masen , ka punuar dhe krijuar dizenjime dhe veshje te ndryshme dhe per industrine e filmit.
Ne stafin e kesaj firme kane punuar per nje kohe te caktuar ne fillim te karrieres se tyre dhe emra si Franco Zefirelli,Mauro Bolognini dhe Piero Tosi.

Nga rregjizoret qe kane punuar me kete firme mode mund te rendis : Luchino Visconti,Federico Fellini,King Vidor,Michelangelo Antonioni,Vitorio De Sica etj...
Disa nga divet e kinemase si Sophia Loren,Gina Lolobrigida,Claudia Cardinale,Ingrid Bergman,Ornella Muti,Charlotte Rampling etj, kane ekspozuar veshjet e kesaj shtepie mode mrekullisht neper keto filma.
Ndjesite qe mu krijuan teksa vizitoja ekspoziten qene te papershkrueshme.Mua me pelqejne veshjet vintage (nga vitet '20-'60) dhe retro (nga vitet '60-fund te viteve '70) dhe ne kete ekspozite qene shpalosur aq magjishem.
Me e bukura eshte se aty ishin fustanet dhe rrobat origjinale te veshura nga artistet e lartpermendura.Patjeter qe i fotografova dhe preka te tera fustanet me dore:)) Pse me vinte me ky rast?:))
Ishte nje fustan (i periudhes se viteve '20) qe Ingrid Bergman e kishte veshur ne filmin : NINA matter of time (Vincent Minelli , 1976) , ishte pak si i djegur ne anen e majte te kraharorit.Nuk mu durua dhe e fotografova se afermi:)
Kishte fustane te çdo periudhe duke filluar nga vitet 1900,1910,1920,1930,1940,1950 dhe 1960..
Keto qene ndare me mure dhe per secilen periudhe dhe film qe i perkiste asaj periudhe kishte pershkrim mbi moden ne ato vite si dhe pershkrim mbi filmat.
Fustanet ishin shume te bukura dhe ngela pa goje duke i pare.Pastaj ishte diçka fantastike ti kishe kaq afer dhe ti prekje veshje te tilla dikur te veshura neper filma qe dhe sot e kesaj dite na kane mbetur ne mendje.
Ndersa kur hyra ne pjesen e ekzpozites qe i perkiste filmit te Fellinit (Tre passi nel delirio, me dizenjator Piero Tosin) ngriva..Jam e marrosur pas Fellinit , filmave dhe ideve te tij qe e sfidojne epitetet "fantastike" dhe "te çmendura" dhe ishte nje mrekulli ti shikoje kostumet e shfrenuara dhe super fantastike (ne kuptimin super fancy) qe ai kishte perdorur ne filmat e tij..
Dola nga ekspozita e mbushur me mrekulline e botes se kinemase te derdhur ne rroba..
Po ju ve disa foto nga ekspozita.Per me shume rreth Annamode klikoni ketu:
http://en.centralemontemartini.org
www.romacinemafest.org,
www.yarmo.com
Fotot po i ve te vogla meqe jane shume...

Thursday, April 26, 2007

How to be fashionable in Istanbul



Istanbul is an enormous city with more than 18 milion habitants.For that reason it's more than logic , that there is a mosaic of different trends.
It's very amusing and funny as you can predict what kind of life and hobbies do people have , judging them from their dresses:)
E.g , the teenagers love to wear short trousers and short jackets.Minimalist and modern girlies , prefer skinny jeans a lot.
The punks like to act like freaks.I have to say s.t here: the true punks with style have really "gusto" and I like their look.But the ones who pretend being punks , just suck .Their looks are so comic and ordinary and their dresses , not creative at all.I mean you can't pretend to reflect the punk image when you even don't perceive the vision of that concept.
I mostly love the ones that dwell in retros and vintage as their dresses are really stellar.They're mostly well educated girls/boys, with high incomes and a good carriers , mostly doing arts.
Of course like with the fake punkists ,there's their fake wanna-be version , that would stir up your stomachs ...
Anyway if you wanna own a true original wardrobe and of course if you are a style owner:) there're plenty possibilities for you.Especially these last years a lot of private boutiques with cool , special designs have been opened.You can find retro, vintage garment boutiques and the best part is that they mostly produce unique dresses.That saves you from the nightmare of facing hundreds of people wearing the same dress , you've bought and you're dying for:)
Also there are a lot of warehouses where you can find really trendy things with reasonable prices.
Here there are some sites addresses for your reference:
1.www.avandgardeast.com (has really some cool products, look at the first photo pls)
2. www.beyogluatlaspasaji.com (most of the boutiques in here)
3.www.klickistanbul.com (different sites found in this directory)
4.www.modaturkiye.com
and so on... Hope you'll enjoy it!

Tuesday, April 24, 2007

Bota ne makro

Me pelqen shume stili makro ne fotografi dhe e perdor shpesh.Dhe nuk e perdor rendom vetem per lule e buburreca , por per çfaredolloj objekti.
Teksa po shihja kete foton time te fundit ;nje makro qe bera me nje tulipan portokalli , me lindi pyetja ne vetvete:Pse me pelqen te fotografoj ne makro dhe pse pelqehet dhe vleresohet nje teknike e tille ne fotografi ?
Vleresimi vjen per faktin se me ane te makros mund te shohim dhe perceptojme shume ane te panjohura dhe te para me veshtiresi te objektit.Na ndihmon ta shohim ate mbase ne nje kend tjeter qe nuk do te na kishte shkuar mendja me sy te lire , qe mendoj se eshte dhe me e rendesishmja ne suksesine makros gjate perçimit te fotografise se objektit.Kush eshte kjo pike kaq e rendesishme?
Eshte pikerisht bota intime e objektit , ajo qe na shpaloset si pa u ndier dhe aq befasisht perpara syve.Ne fakt ne mbase nuk e veme re , por kjo eshte gjeja qe na intereson me shume.Tek te gjithe ne , dikush me pak e dikush me shume egziston ideja e pergjimit pervjedhurazi (ne aglisht voyeurism).Ndoshta e kemi bezdi dhe nuk duam ta pranojme kete gje , por ne fakt asnjehre nuk e mposhtim dot 100% kureshtjen qe kemi per te pare apo ditur diçka mbi boten e tjetrit qofte ky ne rastin e fundit dhe nje objekt çfaredo.Ne fakt ajo qe kerkohet teksa behet nje foto makro , apo teksa ruhet objekti per tu fiksuar ne kuadron e makros , eshte me shume se sa fiksimi i objektit ne nje dimension te zmadhuar , fiksimi i detajeve te objektit dhe veprimeve te tyre dhe ne njefare menyre fiksimi ne kuadro i intimitetit te objektit.
Te pakten mua me duket se nje kendveshtrim i tille eshte me afer me qellimin e makros.
Po ju si mendoni?

Monday, April 23, 2007

It's a wonderful life :))








I had another dreamy day yesterday with my photographer friends.It was a long time we hadn't meet (2 months) and I was bored to death:) Luckily we met yesterday.
Our yesterday's safari visit places were some of the best places of Istanbul seaside.(Emirgan, Istinye,Yenikoy respectively, you can search them from google).
What I love most of this group of photographers is that everybody in here is so cool , easygoing,warm hearted,fun lover,good eater , good drinker , cool humble and the last but not the list great photographers with a great eye, each one with his/her own different ideas.

I have more fun taking photos when I'm with this guys, they just make my day:)
Ok , ok let me tell you, how the day passed.
First we had breakfast at a very well know old cafe et Emirgan (Cınaraltı Kafe).Right after it we just walked to the very well know Emirgan Grove.I had just been there one time , 8 years ago and I remember we had visited it with friends from university at a very late hour (24.00 or s.t like that) and I was enchaunted by its beauty.I just don't understand why it took so long to revisit it:)
Anyway, the grove was spectacular , maybe because of the wonderful tulips laying everywhere just like a carpet (and other lovely flowers as well) ...everybody was bursting energy and happines,maybe because of the beauty that surrounded us.There were some beautiful villa- cafes there , but we refused to sit and have a tea/coffe there just like some brainless aristocrats:) ( you see we are rebels as well:)
After some sweet errands in the grove we kept walking up to Istinye another Istanbul district, well known with its beautiful boats,yachts and seascape.We had some cool yachts and boats shots, but right at that moment we heard our poor stomachs screaming like crazy..We had a short stroll and controlled for the best place and found a very cool boat , and would have enjoyed a great lunch upstairs if it wasn't for that dumb of waiter who got on our nerves saying that we should eat apart from each other , by not joining the tables as it would disrupt the balance of the boat.To hell with all of you , we said and left from there..
We just leaped to a restaurant beside and luckily had a great lunch there.
Right after it , we kept walking up our last station : Yenikoy another well known , old Istanbul district and had some nice shots there.We even met a lady with a smaaaaall black dog and we asked her : wow, how sweet , how old is he?
And she said to us : well don't missapprehend his stature , he's had 4 ladies and a lot of puppies:)
Well , he was kinda small for a stallion :))
We finally had our last tea( turkish tea is the symbol of our group , everybody loves it here) and coffe in a small cozy coffe close to the Marmara Sea and so our day was over !
I had a splendid time again and I'm looking forward to our next safari (next week on 29th of April:))
I'm posting some pictures from yesterday.have fun..

Permbledhje shqip:dje dola me miqte e mij fotografe dhe shetitem ne disa lagje mjaft te njohura , buze detit.Ja dhe disa foto...

Saturday, April 21, 2007

Qeshje e zbehte

Kjo vjershe me pelqen shume.Ka nje lloj delikatese dhe pezmi shume prekes.Deshiroj ta ndaj me ju...

Qeshje e zbehte

Qesh zbehte e mundohesh
te mos tregosh kur trishtohesh
Nder dhimbje te lindura prej kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh

Me sy me lot , me qerpike e vetull
vajze e mekur,vetem mbetur
Qare perdite me lot te nxehte
e le dhimbjen dhe qesh zbehte

Dhe pres te qeshesh perseri
largohem nga miqte , afrohem tek ti
E vij ngadale te qeshim te dy
gjithe bota na sheh me lote ne sy

Dhe prape largohesh ngadale ngadale
humb mendjen , hyn ne perralle
Nder dhimbje te lindura mes kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh


photosource: www.oldmasterpiece.com

Friday, April 20, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - IV


5.METRO ME E RE
Kalon neper lagjet me moderne dhe me te ngritura si nga niveli shoqeror ashtu dhe standardet jetesore.Preferohet nga çdo lloj moshe, klase shoqerore por sidomos te rinjte perbejne pjesen me te madhe.Veçorite:

1.Ne keto metro ka nje atmosfere shume te larmishme dhe argetuese si psh : ekspozita te llojeve te ndryshme , dyqane lulesh , panaire te vogla rrobash , dekorimi etj , qoshe librash falas , muzikante te zhanreve te ndryshme (ne çdo stacion ka muzikante te llojeve te ndryshme qe nga instrumentet me popullore deri tek me modernet.Mua per vete me pelqejne shume disa muzikante qe merren me muzike sufi).Perveç ketyre te lartpermendurave ka deri dhe teatro kukullash(shih ne foto).
2.Mbizoterojne elemente te artit minimalist, ekspresionist dhe te artit te perandorise osmane neper tabllo te ndryshme te varuar neper mur dhe ne dekorim.
3.Por ka edhe gjera te bezdisshme si psh : institute gjuhesh apo banka qe bejne reklama sherbimesh te ndryshme .Punonjeset e tyre jane vertet "rrodhe" ndaj kur kalon andej ke dy rruge : ose te vraposh ose te besh ecje sportive , ndryshe e hengre , t'u qepen:)


6.Autobuzi dhe mikrobuzat... jane nje dukuri me vete.Sheh karaktere aq te ndryshme dhe interesante aty sa qe sa here qe jam duke udhetuar ne to mendja me rri te bej nje film me metrazh te shkurter me ndodhite qe ndodhin aty:)

Wednesday, April 18, 2007

Koha e gabeleve

Ky skeç eshte krijuar nga ana ime me disa elemente pikante dhe nga Majla , ne vitin e fundit qe isha ne kolegj.Perhere me kane bere pershtypje gabelet dhe jeta e tyre , si dhe kisha degjuar shume anektoda ne lidhje me ta , njeren prej te ciles e kam futur dhe ne skeçin tim.Kete skeç e pata shkruar qe ta luanim ne fund te shkolles dhe vertet qe u be gallate e madhe, madje patem fatin ta luanim dhe ne skenen e tetrit te operas dhe baletit ku ne si shkolle (kolegji turk) festuam mbarimin e shkolles (matura'98).
Ne skeç flitet per nje familje gabele me shume femije (pse pritet gje tjeter:) .Kryetari i familjes eshte Braçja ( e luajta vete Braçen) , nje burre me i shkurter se femijet e vet , barkmadh dhe qesharak.Dembel, dreadharak qe do te fitoje leke me pune te fshehta , talent ne klarinete , por dhe shpirt njeriu.Ka fiksim mbase dhe te fshehte komshijen e tyre , Antoneten.
Ravena eshte gruaja e Braçes (e nxorri rolin ne nje forme te shkelqyer Majla:) , grua e mire , e dhene pas familjes.Perveç kesaj kane dhe nja 7-8 femije qe dhe Braçja nuk ja mban mend numrin.
Ne fakt keto do ta postoja me kohe por nuk po gjeja videon (se ajo eshte store me vete) , por ju premtoj se dhe ate do ta ve ne nje te ardhme te afert.
Po ju le nen shoqerine e gabeleve:)

Koha e gabeleve....

Ravena duke pastruar koken e te birit nga morrat i bertet ketij te fundit : - Morrsi i dreçit , per surratin tat po na maro bidoni i vajgurrrit;- dhe ja fut me shpulle kokes.
Katani (djali) : - E pra trençerekun e harrxhove ti me baben ere...
Ravena:- Ik çerrohu se po vjen baba

Ne dhome hyn Braçja duke kercyer dhe kenduar "Shiki shiki java"

Braçja therret Ravenen : Hajde mi hajde se jena bo pasanink , kena fitu 5.000 lek ( te vjetra!!)sot (dhe e shkund doren tere gjalleri).
Ravena e shperfytyruar: Çyça , ku me burro?
Braçja : Ke kusherira jote mi pra , Sabrija
Ravena : Ku me ku ?
Braçja : Ke gabi mi pra mo
Ravena: uuuu..po e festona sot pra mo.hajt se ta rregullo Ravena ty tashi.Po t'sjell i garrum buke , çik djath..u harrova , ka çik fuges po e nrof e po ta sjell.Po t'sjell ne pak verrrrrr mirrr?
Braçja duke fluturu nga qejfi : Mirrr
Ravena sjell ushqimet dhe veren dhe ja jep Braçes.
Braçja pasi provon "veren": - Po kjo osh uthull mi budallaçe
Ravena e revoltuar: Çyça burri , donke ne verrr ti , pse ere ça osh sot vit i ri e?Prit se po i hedh Ravena jote çik çeçer , po ta boj mbrekulli fare...
Braçja i lulezuar ne fytre: Si t'kam un ty ere Ravene si llokum t'kam.
Ravena qesh e lumtur dhe krenare:)
Ndekohe hyn Antoneta ne shtepi.
Antoneta: O Ravene t'keçen na jep i filxhan me groç borxh se ja jap mujin tjeter.
Ravena : Çyça mi Antonet, ça boni ju kshu , muj per muj ka i filxhan groç.Ju sikur e hani me gushta !!
Antoneta : Po ça ti boj mi dreçin atyre çafirve t'mi.I dhashe 8 gota uji para dreke , po s'u ngopen dreçnit , deçen groç:)
Ravena: Mirrr mi mirr se ta jap une ,- dhe iken te marre groçen.
Braçja tere qejf: Ça bo ti mi Antonete , si je mirrrr e ?
Antoneta me gojen vesh me vesh : Mir e Braçe , po ti me dreç ça ke bo?
Braçja: Ça bo ai Rinaldo jot mi , a shet mo kullojse me vrima e ?
Antoneta : Jo ere jo , ka ngel pa pun ai çyçari im , m'fiku m'fikuuuu
Ravena: Po ti ça bone per pune mij Antonete?
Antoneta plot gjalleri: Uuuu jam ftillu tashti jam ftillu .Kam fillu ke plenat.
Ravena : U sa mirrr mi gru , sa mirr .çeke rregullu , çeke ftillu
Braçja Antonetes: E di pse t'pyta per Rinaldon?
Antoneta : He ere?
Braçja : Du me hap i biznesmen te ri , do ja vej emrin "Na bashkun morrat".Do bejm çik kutraband , po do bohena te pasur do kena kai celular per çdo dhome , edhe n'banjo...
Antoneta: Kutraband e ?..Po s'ke frike ti ere?
Braçja i prekur ne seder: Une frike e..Nixho ktu nixho : Ni nat isha ulur prane bregut te lumit kur me dalin perpara nja 30 a 40 evxh.Me thane : Sot do na japesh gruan per darke.
Braçja nderkohe ngrihet ne kembe me vrull dhe thote : U thash: Gruan do ta merrni pasi te kaloni mbi kurrizin tim.Nxorra thiken .Thika shkelçente nen driten e henes.Ata me pane e me thane : Ama o Braçe , ti çenke.Te nohem nga pedorimi i thikes....

Antoneta dhe Ravena te lumtura dhe lehtesuara qeshin.
Ravena tere krenari thote : Lumsi un per mu , lumsi un per mu , sa t'fort t'kam .Azgani im!!
Braçes i shkon buza vesh me vesh dhe me gjithe silueten e tij te vogel i duket vetja si div:)
Antoneta: Ravene ika un , se m'presin kalamojt

Braçja: O gru , ku jan ato kalamojt ton , eri?
Ravena: Madalena ka shku ke kusherinjt e tu , ke gabi , Safeti e Baxho ke plenat, Romario dhe Maradona ke dyçanet e prishme te Vefes,Katani ke plenat e 15-katshit, Safia ke tregu , ene Vera o tu la liveret..
Braçja i habitur: Vera?
Ravena: Eme Vera..
Braçja : Pse mi ene Vera kimi ne e?
Ravena e çoroditur: Çyça burri , harrove ti me çe ka lind me i dit me nanen tate Çeçeren kur lindi vllain tat t'vogel , Bebeton?
Braçja : Uuuu kisha harru fare perzotin..

Nderkohe fillojne dhe vijne femijet dalengadale.
Braçja njerit nga femijeve , pasi ai i jep disa gjona te rrjepura: Bravo t'keqen baba , paske punu mire sot
Braçja Ravenes : Ti jap ca lek kalamojve se jena bo t'pasur sot
I ndan leket nderkohe qe femijet zihen kush te marre me shume.
Braçja Ravenes : Na vej çik aheng se kena feste sot.
Ravena ven muzike dhe fillojne te gjithe te kercejne si nen trans.Perfiton dhe Antoneta nga rasti dhe vjen e kercen ngjitur me Braçen , gje qe nuk i shpeton Ravenes nga syte qe i jep nje te shtyre te fuqishme asaj dhe e hedh nga shpia:)
Braçja rri i zene ne faj dhe perpiqet ti marre zemren Ravenes.
Nderkohe qe kercejne femijet i turren lekeve te lena shuk pertoke.Braçja i sheh dhe i perzen i nevrikosur.

Braçja : Pisat , gabelat e dreçit.
Pastaj i drejtohet Ravenes: He mi gru mo na çit te hajm se vdiça
Ravena shkon per te marre gjerat dhe vjen tere frike : Çyça burro , zjarr ..
Braçja : Ku mi gruje ku ?
Ravena : Ja ktu ktu
Braçja i revoltuar merr leket qe jane ne toke dhe i thote Ravenes: Merr klarineten gru , ene t'ikim
Ravena: Çyça po kalamojt me
Braçja : Leni mi kalamojt
Ravena: Mjer un per kalamojt e mi
Braçja : Leni kalamojt t'thash budallaçe.Merr klarineten ti ,ene hec se me klarinet bejm sa t'dush kalamoj...

Dalin nga shtepia me vrap.

Shenim : Tregimi qe ben Braçja (nje nate tek bregu i lumit) eshte marre nga nje barcalete.

Tuesday, April 17, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - III

3.VAPORET
Ka dhe nga te shpejtet (qe i therrasin motorr:) dhe nga normalet.Nese keni kohe dhe deshironi te shijoni kenaqesine e kalimit midis dy kontinenteve dhe pamjes se mrekullueshme qe ke perpara zgjidhni te dyten:) Veçorite:
1.Njerezia e ka zakon te zbrese apo te hipi ne anije pa u ankoruar ende.Kjo i duket si nje lloj trimerie apo sfide siç duket se ndryshe nuk ka si shpjegohet.Ka dhe nga ata qe e teprojne dhe behen gati 10' para zbritjes tek dalja , duke pritur tere padurim per t'ju afruar portit.Ndaj keshillohet te mos rrini afer ketyre njerezve nese nuk ju ka marre malli per nje dush:)
2.Eshte kenaqesi te besh mengjes apo te pish diçka ne kafene e anijes.Çmimet jane mjaft te arsyeshme per shkak te administrimit te çdo lloj transporti nga bashkia.Ç'me pelqen me shume eshte te pij çaj dhe ti hedh pulebardhave simite.Pulebardhat te shoqerojne gjate tere udhetimit dhe me nje shpejtesi te admirueshme kapin çdo cope simiteje te hedhur.Madje ndonjehere fluturojne me shpejt se te hidhet simitja!!
3.Ka plot shitesa ambulante qe shesin produkte te ndryshme kinkalerie apo shtepiake me nje çmim mjaft te aryeshem.Pale ça reklamimi qe i bejne se ! Te iken truri sikur po shet ndonje mjet te nderlikuar elektronik! Mua per vete me duken shume te suksesshem keta njerez panvaresisht se nuk para shesin shume gjera sepse shume veta i marrin per mashtrues.E forta eshte se nuk guxon njeri me ble gje edhe nese ja vlen se e shofin si nje budalle symbyllur:)

Monday, April 16, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - II

TRAMWAY dhe METRO
Keto te dyja jane te nderthurura me njera tjetren dhe kalojne midis zonave me te populluara si nga ana e banesave ashtu dhe nga ana e institucioneve te punes.Ne fakt zona e populluar me banesa dhe vende pune nuk eshte dhe aq interesante sa zona qe perfshin disa nga lagjet e vjetra dhe te rendesishme te Stambollit.Veçorite e ketyre mjeteve jane :

1.Nje nga stacionet eshte qender e tregtise se ruseve po ashtu dhe mjaft e rrahur si zone nga shqiptaret qe vijne per tregti.
2.Nje stacion me tutje eshte universiteti i Stambollit (ish shkolla ime me qe ra fjala:) dhe stermbushet me studenta.
3.Pese-gjashte stacionet ne vijim jane lagje te vjetra te Stambollit ndaj dynden me turista.Çfare me duket antipatike tek ta eshte shetitja e tyre tere kohes me harta ne dore dhe gjoja-harmonia dhe pershtatja e tyre me çdo gje.Eshte shume amatore dhe e merzitshme.
4.Sigurisht qe te hollet jane me te lumturit ne kete mjet transporti ku shume shpesh mund ta ndjesh veten si sardele e konservuar.

photo source: www.istanbul.net.tr

Sunday, April 15, 2007

For photography's sake:)

Yesterday we were together with Majla and some other friends celebrating our friend's birthday.It happens that this guy (birthday guy) is also a photography freak just like me and , we almost forgot everybody and everything talking about photos and new used methods.We went to a cozy café and really were having a great time.There were some people , I saw for the first time , yet I found them really amusing.
This is some very new phenomenon happening to me.I enjoy meeting with new cool people, sometimes more than with people I know for ages.What might be the reason ; an urge need for change?I don't know.
Anyway , me and my friend , who has just bought his new camera and was so excited about this, kept on talking about photography.
In a moment we laughed loudly because both of us had choosen Majla's eye as our photo object for a macro shot..Majla first was surprised , then smiled , than after letting us shot her eye for some time , she screamed : Come on , get away from me you nuts:))
It was really hilarious:)
After it the birthday cake came , a really drooling one , chestnut,caramel and bitter chocholate mix , but it was to beautiful for me and my friend to eat it at once :) so we forgot everything , he even forgot to open his presents and both tried to get some cake macro's ..It was really fun.

Something as well as photography? Well dancing ...Which we had stright after we left the café:)

Saturday, April 14, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - I




E nisur nga nje shkrim i Bletes mbi metrote po vazhdoj dhe une stafeten me veçorite e gjithe mjeteve te transportit qe perdorim ketu ne Stamboll.Do te jene disa pjese te ketij shkrimi per çdo mjet transporti.Po filloj me trenat qe i pelqej shume.

Te jetosh ne nje qytet te madh si Stambolli i i bie qe te jesh "mish e thua" dhe me mjetet e transportit, pa te cilat si zor se shkon dot gjekundi.Ne kembe?? As mos e mendoni...
Sikunder jetoj ne nje qytet te madh (me popullate 18 milion banore+ 1 milion turista = 19 milion) dhe njerezit qe ndesh ne kete qytet , dhe rrjedhimisht dhe ne keto mjete udhetimi ndryshojne.Ne fakt kjo ka lidhje dhe me zonen e qytetit neper te cilen kalojne keto mjete transporti.
Psh . i ashtuquajturi treni i provinces, kalon neper disa lagje te vjetra dhe jo fort te ngritura ekonomikisht te Stambollit (ka dhe lagje te pasura por jo dhe aq).Si rrjedhim dhe njerezit qe frekuentojne kete mjet transporti nuk para shquhen per nje zhvillim apo integrim te madh (flas pa percaktime ok?).Veçantite e udhetimit me tren:

1.Treni nuk para eshte fort i ri ndaj dhe dyert nuk jane automatike , hapen e mbyllen prej pasagjereve apo prej disa bredharakerve te vegjel qe bejne akrobacira jashte trenit nderkohe qe treni eshte ne ecje e siper!!
2.Ka rrezik dhe mundesi te larta qe te vidhesh , ndaj nuk duhet te mbash sende shume te shtrenjta neper duar (sidomos mjetet elektronike jane me te priruat per tu vjedhur).
3.Mbushur me raste me kapadainj qe jane te gatshem per sulm nese nuk i pelqen diçka ne sjelljen e dikujt tjetri , duke menduar se ka nje qellim te keq me te.
4.Ne oret e vona , ben mire te mos hipesh.
5.Vizitohet rregullisht nga shitesa ambulante qe shesin gjera te ndryshme.

Konkluzion : Sidomos ne lagjet me pak te zhvilluara dhe ne oret e vona eshte ca me rrezik te udhetosh!E megjithate eshte bukur te udhetosh me tren
.
p.s : ata garipat ne tren jane miqte e mij fotografe.

Friday, April 13, 2007

Eksperienca Orientale I - Nargilja


Bleta dhe Cluephone me kerkuan te flas mbi ekperiencat e mia orientale dhe mesdhetare .Sikunder Cluephone , Bleta po çante derrasa vetem ndaj duhej dhe nje perfaqesues tjeter shqiptar nga krahinat e tjera.Duke perfituar nga rasti qe ndodhem midis Evropes dhe Azise po filloj nje shkrim mbi eksperiencat e mia orientale/moderne ne Stamboll.
Stacioni i pare do te jete nargilja , ky fiksim i perfituar pas ardhjes ne Stamboll.
Se pari po ju them nja dy llafe mbi nargilen .E dini qe qenkesh zbuluar ne perudhen perpara Krishtit?Eshte goxha e vjeter dmth.Njerezit e vune re lezetin e gjetheve te djegura ne kohen qe i digjnin keto te fundit gjate ritualeve fetare.
Te paret qe e nisen traditen e nargiles qene indianet , te cilet thithnin me nje pipez lengun e arres se kokosit nderkohe qe digjnin gjethe poshte arres.Dhe emri i nargiles vjen nga persishtja qe dmth "arre kokosi".
Qe prej asaj kohe nargilja , e cila eshte dhe lloji me i plotesuar i pijeve te duhanit , u kalua brez pas brezi si nje trashegimi e shenjte.
Me kalimin e kohes , arra e kokosit u zevendesua me kungull e me vone me porcelan,xham,argjend etj.Si fillim u perhap ne Iran ku njihet me emrin "kalyan" e me vone ne Arabine Saudite ku i thone "shisha".Mendohet se ne perandorine osmane hyri ne shekullin e 16-te.Qe prej asaj kohe , ka qene dhe eshte nje nga llojet me te preferuara te duhanit , shoqeruese fantastike ne bisedime eglendisese .Kur ta pini thitheni sa me shume te keni mundesi.Aq me e madhe eshte kenaqesia qe te dhuron.Pe te jeni pa ngrene , do ju beje nje renie te lezetshme dhe enderrimfutese ne koke:)Por duhet te jeni afer me shtepi ose me dike prane nese e provoni diçka te tille:)
Ju keshilloj te mos vini qymyr te madh ne fillim sepse gjethet e vena ne fillim jane te lagura dhe nese vihet qymyr i madh do te thaheshin shume shpejt duke ju dhene nje shije te keqe dhe te djegur ne goje.E mira e te mirave eshte te vihen 2 copeza te vogla qe nuk do te zinin komplet siperfaqen e siperme , qe gjethet te digjeshin me ngadale.Me pas mund te vihet dhe qymyr me i madh.
Nargilja me molle jeshile eshte me e mira,se paku per mua.Klas kur shoqerohet me kafe turke.
Nese vini ne Stamboll, vendi i vetem ose me i miri se paku per mua eshte ne lagjen e Çemberlitashit dhe quhet Çorlulu Kafe .Atmosfera autentike e kesaj kafeje , eshte fantastike po ashtu edhe produktet qe sherbehen.Sherbimi le pak per te deshiruar dhe jo pak here jam kapur me kamerierat aty qe synojne te vejne qymyr te madh mbi nargile qe te digjet e te mbaroje sa me shpejt:(
Por mua nuk ma hedhin dot:)Jo per gje por e njoh me dhembe e dhemballe:) Por vendi qe e ben nagilen eshte i rendesishem.Ka plot kafe ne Stamboll qe bejne nargile por ka dhe nga ato kafe mediokre qe mburren per nargile te mira nderkohe qe ne njeren prej tyre nje nagile me arome gjoja kapuçinoje vinte nje ere qe me fal , por edhe bajga do te ishte lule:)Ndaj cilesia dhe menyra e pergatitjes eshte e rendesishme.
Nje nga eksperiencat me te mira qe kam pasur me nargilen dhe ka dha tere diturite qe kam mbi te:) ishte kur ndenja nja 3 muaj te ca miqte e mi, qe kishin nargile ne shtepi.Perdite nuk kishim pune tjeter ,nargile dhe me pas meditim .Meditim dhe bisedime , bisedime pa fund.Nga kjo ane eshte e mire nargilja , i jep lezet muhabetit.
Dhe diçka e fundit: meqe ka rrezik te te merren lehte mendte pas njefare kohe qe pin nargile , vendi ku jeni ulur duhet te jete i rehatshem.Me ideali per kesi rastesh eshte nje kolltuk dardhe(keshtu quhen) , puf i madh, ne te cilin do ndihesh dhe rehat por do te perjetosh dhe nje dezhavu sulltani/eshe per disa momente:)
Befshi qejf dhe ju:)
P.S: Se mos harroj , te gjithe ju qe deshironi jeni te lutur te na flisni mbi eksperiencat tuaja te reja ne vendin ku jetoni!

Thursday, April 12, 2007

Macavity

According to the drivers of the local urban service , in a city in U.K , this cat uses to get to the bus , and gets off just one station after.The drivers have always thought this cat was accompanied by her boss , but it wasn't.
The reason it used the bus???Simple...To get to the fish market:))
The interesting this is that she was called "Macavity" like in the T.S.Eliot's poem "Strange cat".
Yes , it's a strange cat , but a clever one too , much clever than many people I may say:))

Permbledhje shqip: kjo macja e çmendur , perdite i hip urbanit dhe zbret nje stacion me tutje per te shkuar tek pazari i peshkut:)
news source: www.hurriyet.com.tr

Tuesday, April 10, 2007

Rrefen, tavlla e cigares


Une jam nje tavell cigareje.
Pothuajse tere kohes jam e palare , e mbushur gjer ne fyt me cigare te fikura dhe hi.Sapo fiket njera , ndizet tjetra kesisoj , nuk para del koha qe te me pastrojne.
Nuk para shoh drite me sy apo nuk marr ajer.
Mbase jam e vendosur mu perpara diellit dhe mu ne mes te bahçes , por nuk marr asnjeren nga ato qe permenda sa me siper.
Mbase ngaqe jam pothuajse perhere e perballur vetem me aurolen e e erret , te stresuar e te lodhur te njerezve.
Duket sikur tere dufin e dites e nxjerrin perpara meje .
Ketu ka shume njerez qe i shoh perhere dhe pak nga pak kam filluar ti njoh ..Sigurisht qe ata s'e kane as idene time , por une ama i njoh dhembe e dhemballe..

A. 40 vjeç , drejtor firme , eshte nje burre i holle , i gjate , ezmer.I pelqen te degjoje jazz dhe blues.Sa perendime kemi shuar bashke nen sfondin e zerit te rregjur te Nina Simone , nje Zot e di.Ka nje familje te shkelqyer , por gjate nje periudhe te veshtire u pleks me dike tjeter.Tashme eshte bere pishman si qeni por nuk di sesi ti jape fund , pa rrezikuar asgje.Eshte nje njeri fort i rregullt dhe i sukseshem , kjo mbase eshte hera e pare qe i jane futur kembet ne nje kepuce.
Eshte interesante te shohesh njerez te tille te nervozuar.Pale si e pi cigaren , ja nxjerr ujin e zi fare.Duhet sikur do ti dalin mushkerite vendit.Syte i marrin nje pamje te pergjakur dhe duket sikur jane gati per te shperthyer ....

Xh. 23 vjeç , fotografe ne nje firme publicistike.Ka shije te holle dhe nje bote shume te pasur shpirterore .I pelqen te vishet bukur , eshte dhe e mire dreqi.Eshte shume me e mençur se moshataret e saj dhe me pelqen se nuk para broçkullit.Nuk ka endje me te madhe sesa te shikosh menyren sesi pi ajo cigaren me ato buzet e saj mishtore , te lyera me nje te kuq te erret.Le perhere shenje te buzeve te saj ne cigare.Edhe te piren e cigares e ka shume lozonjare.

D.35 vjeç , grua e martuar me 3 femije.Dikur duhet te kete qene e bukur , duket ende nga forma dhe kapaku i syve, megjithse te enjtur tashme.D.nuk del kurre pa syze.Nuk i pelqen te genjeje njerezine se ka rene nga shkallet apo eshte perplasur tek bufeja.Nuk mendon se i shkon moshes se saj nje budallallek i tille.
Dikur qe martuar me dashuri,por i shoqi qe kthyer shume shpejt ne nje specie shume te veçante drudhenese dhe pijedashese.D.-se nuk i lejohet te punoje,as edhe te dale.Ja sot ka dale fshehurazi .Nuk ben ndonje gje te madhe jo edhe kur del keshtu , maksimumi vjen dhe ulet ketu dhe dredh disa cigare.Duart i dridhen tere kohes dhe temthat duket sikur do ti dalin jashte.Ka nje lloj veshtrimi te perhumbur dhe te trembur.Vazhdimisht kthen koken dhe kontrollon se kush po kalon andejpari.Cigaren e fik me shpejtesi dhe force , duke meshuar mbi mua.Pastaj ashtu siç vjen ,largohet porsi nje hije.

J.14 vjeç , gjimnazist.Nje nga vizitoret me te rinj ketu , por dhe me i shpeshti mund te them.Fytyra ende femijenore ka filluar ti lulezoje pakez me puçrrat e moshes.J. e urren veten e tij .Problemi i tij i vetem jane vetem disa kile me shumice, gje qe e ben ate te ndjehet i gjymtuar ndaj preferon te mos perzihet me askend , por te rrije vetem , a ka mundesi deri ne pafundesi?
E thith cigaren ne menyre te tille qe me duket sikur ne vend te fytit ka fshese me korrent dhe jo fyt.Ka raste qe syte i lotojne , por ai shpejt i fshin ato me mengen e bluzes.Nuk i pelqen vetja keshtu.

P.65 vjeç , pensionist.Ish mesues letersie.Fort i rrepte madje.Ende duket prepotenca e tij nga vetulla e djathte qe i rri si e nderkryer.Perhere vjen me nje liber me vete.Shumicen e rasteve e harron cigaren te fiket teksa lexon , pastaj ndez nje tjeter, pastaj nje tjeter e keshtu me rradhe.Rri me ore te gjata ulur duke lezuar.Perhere e shoqeron me nje kafe te shkurter pa sheqer.Fytyra nuk i qesh kurre .Nuk i pelqen t'a pengojne teksa lexon,mbase dhe perhere vjen vetem s'e kam pare me ndonje tjeter deri tani.Ka dhe raste qe nervozohet teksa lexon dhe fillon te flase me vete.

Te gjithe vijne dhe gjejne qetesine apo nje lloj prehje sado te vogel duke pire cigare.Cigarja, kjo mike e vjeter.Askujt nuk i shkon mendja tek une , qe ne kete rast ngelem si nje aktore ndihmese perballe cigares , aktores kryesore.Askush nuk me ve re mua , une jam diçka qe nuk bie ne sy,mbase ngaqe nuk luaj te njejtin rol si ajo.
A nuk ndodh perhere keshtu me heronjte ndihmes/plotesues?

Eni Turkeshi


Monday, April 09, 2007

Back again with tulips:)





Yeah,yeah ,yeah we've got our tulips back!
As I've told yoıu on my previous posts, the Istanbul municipality organised this last year.I was looking forward to see this again , as I was astonished last year.
2 days ago , I was going to Taksim (on of the biggest entertainment places of Istanbul) and I was so happy to discover an eveniment regarding the above subject.

The Istanbul Municipality , has opened a galery with tulips photos and some cool fake wood fancy painted tulips and a lot of true tulips as well.A scene for musicians , dia galery and some stands selling diverse products are available as well.I got this chance to get some photos.
As I heard, these year we'll be so lucky to live in a city with 8 milion 296 thousand tulips!!!
Isn't this a miracle???
I love Istanbul:) (do I have to repeat it?:)

Saturday, April 07, 2007

Kafe Noel - nje kafe prej verteti


Gjate kohes qe isha ne Tirane pata rastin te shkoja me motren ne nje kafe shume te kendshme.Quhej "Noel".Nuk eshte se ishte nje kafe shume e reklamuar apo qe kishte bere shume buje, por ambjenti ishte shume i kendshem dhe i rehatshem.
Veçoria e saj qe se muret qene te mbuluara plot me fotografi aktoresh nga vendi dhe bota dhe kishte plot objekte antike , midis te cilave disa radio te vjetra qe nuk kishin te share.
Vendndodhjen e kishte fantastike , 5 minuta larg teatrit, nje zbarkim i mire ne rast se keni program per teater.
Ç'ka me pelqeu me shume ne kete kafe qe ambjenti i krijuar.Nuk ishte shume vend i madh dhe nuk kishte plot njerez , kesisoj nuk kishte as zhurme.Dhe me fantastikja kamarieret vinin dhe pasi te sillnin gjene qe doje te pije nuk te silleshin neper kembe tere kohes.Ketu ne Turqi , nuk te lene rehat , gjate tere kohes o vijne ndryshojne tavllat e cigareve , o shohin se mos te ka mbaruar kafeja apo pija ,madje ka dhe nga ata qe e trashin fare muhabetin dhe te japin te kuptosh se nese te ka mbaruar pija nuk mund te rrish shume.
Kjo eshte e bezdisshme dhe nervangritese.Gje qe nuk e has ne kafe "Noel" , ku kamerieret (qe ne fakt nuk para kishte se sherbenin vete te zotet) , uleshin per shtate pale qejfe ne muhabet me miqte e tyre dhe te harronin qe ishe aty.Mbase ky mosinteresim mund te bezdiste dike , por nese shkoni per te bere muhabet me nje mik/e , eshte vendi i duhur them sepse vetem aty mund te krijosh atmosferen e duhur te lirshmerise dhe te bisedes terkuze.

Jua keshilloj nese shkoni ne Shqiperi.

Friday, April 06, 2007

Gafa me shqiptaret ketu...

Nuk e di sesi eshte ne vendin qe jeni ju por ketu ne Turqi , ka shqiptare me kile dhe i has kudo.
E forta eshte se nuk e japin veten fare qe jane shqiptare i hapin veshet skaj me skaj dhe degjojne gjithe ç'i do qejfi,teksa ne goje i rrotullohet nje buzeqeshje e lehte.
Kur erdha ne fillim ketu sigurisht nuk e dija kete gje , por tashme qe e kam mesuar bej kujdes.Ja disa nga bemat qe kemi me shqiptare ketu.

1.Nje dite qeshe me nje shoqe ne kopshtin zologjik.Ishte hera e pare qe shihja deve ndaj ju luta shoqes te me nxirrte ne fotografi.Ajo u mat nja 3 ore para se t'me nxirrte sa qe une me ne fund nuk durova e i bertita:
- He mi goc , tre ore me bere nje fotografi.Ajo mu kthye:
-Po prit mi dhe ti se s'po te nxjerr dot se me pengon kjo lopa...(per nje grua te beshme qe qe prane).
Per fatin tone te keq ajo gruaja (jua morri mendja besoj) doli shqiptare.Beri nje te kthyer te vrullshme e tha: - Kujt i thu lope ti goce?
Shoqja ime , u zverdh , u skuq,pastaj u mavijos e se fundmi u nxi ne fytyre dhe me gjysme goje i tha : - Me vjen keq nuk e kisha me ju...
2.Nje dite qeme me nja 3 shoqe ne autobuz dhe po benim muhabet per shtate pale qejfe.Prane nesh qe nje burre qe po na shihte ne fillim si pa vemendje pastaj pa i bere syri terr.Pastaj ja nguli syte njeres nga shoqet qe kishte vesh dekolte.Ajo e vuri re dhe tha : Qelbanik burre si si vjen turp..Do vazhdonim te llapnim per qejf tone deri kur ky burri na thote duke qeshur : - Une i kuptova te gjitha.Jam shqiptare , kam nja qe i vogel ketu , por di shqip -,tha.

Neve ngelem si te goditura.Bueqeshem ose u ngerdheshem le te themi dhe pasi e pershendetem gjoja me perzemersi , vrapuam per te dera e autobuzit dhe ja mbathem:))
3.Nje dite te lodhshme pune , po shkoja drejt stacionite te metrose , kur nderkohe me telefonojne ata te shtepise.Mu desh ti telefonoja dhe une dhe morra nje karte telefoni dhe po prisja ne rradhe.U perqendrova tek nje grua aty qe po mundohej te merrte ne telefon , por nje here u vonua 3 ore me i dhene dum si ta vinte karten , pastaj 3 ore te tjera sa te formonte numrin.Nervat mu tendosen si floke te shtrira me mashe dhe qeshe gati duke thene ndonje "levdate" ne shqip , kur kjo zonja filloi te fliste ne telefon : - Genci , e morre qumeshtin te keqen mami?Mire se erdha une..
Ngela si e shashtisur dhe qe prej asaj dite vendosa te mos mendoja me me ze te larte ne nje qytet ku me shume se turq ka shqiptare:)
Po juve keni ndodhi te tilla?Nese po , rrefehuni ju lutem:)

Thursday, April 05, 2007

Kaktusi legjendar


Mos u çuditni nuk jane floke njeriu ,eshte kaktus:)Mua perhere si floke njeriu me duken aq te gjata jane fijet.
Ka disa vjet qe e shoh kete lule tek halla ime dhe sa here e shoh habitem me te dhe me deshiren e saj te paepur per te jetuar.Sa here i eshte nderruar vazoja , vendi ajo prape sypatrembur:) ka vazhduar te zgjatet e te zgjatet.Nuk i intereson asgje , mendon vetem te gjeje , ujin , driten dhe asgje tjeter , te tjerat i rregullon vete.Kur e sheh kete lule keshtu te vazhdoje te jetoje sido qe ti vije shanci dhe mundesia nuk mund te rri pa ndjere respekt per te.
Ne njerezit nuk jemi kurre kaq te forte , kaq pa komplekse , kaq pa pretendime.Sigurisht qe do kemi me shume kerkesa sepse mendja ndaj na eshte dhene , por nuk ju duket se i zmadhojme ca si shume ca gjera , ose pertojme te luftojme disa here me disa situata?Une per vete po..

Do te doja shume ti ngjaja ketij kaktusit.

Tuesday, April 03, 2007

Tips for geting you out of boredom...

We've just passed the winter period.In fact we didn't have winter at all this year , but anyway for me it's winter all of the time the days are short.
So I felt really released and happier on 25th of March , the day the clock was changed.
In fact this has its own risks , you may disperse thinking all the time that you've got plenty of time since the days are longer!
Anyway , what I like more of this part of the year is that , is the time that makes me do some life refreshments and changes.
Now , don't think of any big issue, just some changes:)
I realised recently my life has been a bit dull and boring, I have been boring myself.Is it because of the season that we change and become like mushrooms?Yeah mushrooms , such dormant and inactive just like them..
But the new coming spring atmosphere has ignited my socialized and creative part and I'm irradiating it everywhere:)
I've got plenty of it so I'd like to share:)

1.Get some pure fresh air.Have some long walks. (p.s: I didn't do this for a long time eventhough I have a park 5' away from my house.Shame on me , I know , but for a long time , I wasn't feeling like doing anything).
2.Have a traditional picnic , if possible in the forrest(not brunch, brunch is better in cold weather).And if you want to enjoy it really , prepare everything at home (crepes, veggies,fruits, will make your picnic look more nostalgic and smell really like"family").Don't you all miss the picnics we had with our families?All what I think while remembering those sweet memories is Pink Floyd's song "high hopes" (the grass was greener....etc)..
3.Changhe or refresh your wardrobe.Get some fresh , casual , trendy clothes , for they will make you feel much better and will also force you to lose those extra pounds or extra belly layers:) I did it and I felt great..It was a long time I wanted to do a change , but each time I postponed it.I admit I'm very annoyable at shopping, not because I don't like it , but because I get bored to search a lot 'bout what I'd like to buy.I hate to be for a long time in a typical-girlish- garment- bickering- mess.So almost each time I buy the dress that I love at first sight.When I see it I must think "this must be mine"..I was lucky this time , I found some cutties (look at the green dress in the photo).
4.Start a new course.Now's the best time to do this , as you've got the top energy and the freshest brain.You could meet some cool people too.I find the courses really amusing.
5.Some mental and physichal detox would be great:)
Have a great spring time guys!


Monday, April 02, 2007

Si e kaluat "1 prillin"?

Te dashur miq si e kaluat 1 Prillin?U genjyet , genjyet?
Dje per here te pare ne jeten time , nuk me morri kush me me genjyer.Shumica e shoqerise sime e dine qe e kam vdekje (dhe vete nuk e bej) ndaj si duket kane vene mend:)
Mu kujtua nje e forte.Para disa vitesh me date 1 prill , ishim me shoqerine (ishte dhe Majla) ne shkollen e nje mikes sone, per vizite.Pasi ndenjem deri vone aty , morrem rrugen per te ikur.Shkolla eshte e rrethuar me parqe dhe nje si pjese pylli.
Ishim 4 veta , une ,Majla dhe dy shoqe te tjera,kur papritmas na dalin perpara nja 6-7 qen te stermedhenj, qe lehnin fort fort dhe ishin gati te na suleshin.
Ne ate kohe u krijua nje situate shume komike , Majla u fsheh pas nje peme , une u mbertheva pas shoqes time dhe ç'eshte me e forta s'e lashe as ate te beje gje, ndersa shoqja tjeter nxorri celularin (qe qe mjaftueshem i madh, se qene fillimet e celulareve) dhe me te filloi te bente sikur do ti gjuante.Qente lehen dhe per ca kohe e pastaj sikur na pane me qesendi e tallje , iken siç paten ardhur.Na kapi nje e qeshur histerike.Edhe qente pale na kishin genjyer:)Kesaj i thone te vrasesh veten:)

Po juve keni ndonje kujtim te forte?

About Me

My Photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Loading...

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator