Te dashur miq si e kaluat 1 Prillin?U genjyet , genjyet? Dje per here te pare ne jeten time , nuk me morri kush me me genjyer.Shumica e shoqerise sime e dine qe e kam vdekje (dhe vete nuk e bej) ndaj si duket kane vene mend:) Mu kujtua nje e forte.Para disa vitesh me date 1 prill , ishim me shoqerine (ishte dhe Majla) ne shkollen e nje mikes sone, per vizite.Pasi ndenjem deri vone aty , morrem rrugen per te ikur.Shkolla eshte e rrethuar me parqe dhe nje si pjese pylli. Ishim 4 veta , une ,Majla dhe dy shoqe te tjera,kur papritmas na dalin perpara nja 6-7 qen te stermedhenj, qe lehnin fort fort dhe ishin gati te na suleshin. Ne ate kohe u krijua nje situate shume komike , Majla u fsheh pas nje peme , une u mbertheva pas shoqes time dhe ç'eshte me e forta s'e lashe as ate te beje gje, ndersa shoqja tjeter nxorri celularin (qe qe mjaftueshem i madh, se qene fillimet e celulareve) dhe me te filloi te bente sikur do ti gjuante.Qente lehen dhe per ca kohe e pastaj sikur na pane me qesendi e tallje , iken siç paten ardhur.Na kapi nje e qeshur histerike.Edhe qente pale na kishin genjyer:)Kesaj i thone te vrasesh veten:) Po juve keni ndonje kujtim te forte?
Ne ketej kemi genjeshtra te nje prillit edhe ne gazeta qe te mos lodhen njerezit duke genjyer njeri/tjetrin. Ne pasdite gazetat dhe lajmet konfirmojne cilat njoftime ishin genjeshtra.
Mendo sikur te perhapej e njejta gje ne Shqiperi ca suksesi do mund te kishte.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
10 comments:
O Eni, t'ka dal pesqinçi.
HAHAHAHA!
Ti nuk u mbertheve pas Irenes po i ngule thonjte asaj.
Nga tmerri se kujtohet me duket :)))
e.t.: se morra vesh une kete?
majla: jo Irenes , po Proshit.Nuk ja ngula thonjte e mbertheva me dore ne kurriz:))
ok E.T: Mos u lodh se e pashe te blogu i Majles pergjigjen:)
s'lodhem fare me paste & copy.
ps:po deshe.
Ah po! Irena me alcatelin e saj si tulle, gjoja trembte qente e stanit :)
e.t: pa pa pa s'ta perton hiç :)
majla: he pra he:)si na e futen ata qente moj?:))
MOS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
si na e futen ata qente moj?:(((((
Shyqyr qe vetem lehen thuaj.
Ne ketej kemi genjeshtra te nje prillit edhe ne gazeta qe te mos lodhen njerezit duke genjyer njeri/tjetrin. Ne pasdite gazetat dhe lajmet konfirmojne cilat njoftime ishin genjeshtra.
Mendo sikur te perhapej e njejta gje ne Shqiperi ca suksesi do mund te kishte.
e.t: mos me bej si papagall:)
elais: mendoj se do plaste lufta:)pak rremuje jemi...
Post a Comment