Gjate kohe se festivalit te filmit nderkombetar ne Stamboll, nga qendra kulturore italiane u organizua nje ekspozite mode me veshjet e dizenjuara enkas per filmat me skenar ne vitet 1900-1960. Te gjitha keto veshje jane krijuar nga shtepia e njohur e modes , Annamode.Kjo shtepi mode u krijua menjehere pas luftes se dyte boterore ne vitin 1946 nga motrat Anna dhe Teresa Allegri.Fill pas themelimit, Annamode perveç koleksioneve te pergjithshme per masen , ka punuar dhe krijuar dizenjime dhe veshje te ndryshme dhe per industrine e filmit. Ne stafin e kesaj firme kane punuar per nje kohe te caktuar ne fillim te karrieres se tyre dhe emra si Franco Zefirelli,Mauro Bolognini dhe Piero Tosi. Nga rregjizoret qe kane punuar me kete firme mode mund te rendis : Luchino Visconti,Federico Fellini,King Vidor,Michelangelo Antonioni,Vitorio De Sica etj... Disa nga divet e kinemase si Sophia Loren,Gina Lolobrigida,Claudia Cardinale,Ingrid Bergman,Ornella Muti,Charlotte Rampling etj, kane ekspozuar veshjet e kesaj shtepie mode mrekullisht neper keto filma. Ndjesite qe mu krijuan teksa vizitoja ekspoziten qene te papershkrueshme.Mua me pelqejne veshjet vintage (nga vitet '20-'60) dhe retro (nga vitet '60-fund te viteve '70) dhe ne kete ekspozite qene shpalosur aq magjishem. Me e bukura eshte se aty ishin fustanet dhe rrobat origjinale te veshura nga artistet e lartpermendura.Patjeter qe i fotografova dhe preka te tera fustanet me dore:)) Pse me vinte me ky rast?:)) Ishte nje fustan (i periudhes se viteve '20) qe Ingrid Bergman e kishte veshur ne filmin : NINA matter of time (Vincent Minelli , 1976) , ishte pak si i djegur ne anen e majte te kraharorit.Nuk mu durua dhe e fotografova se afermi:) Kishte fustane te çdo periudhe duke filluar nga vitet 1900,1910,1920,1930,1940,1950 dhe 1960.. Keto qene ndare me mure dhe per secilen periudhe dhe film qe i perkiste asaj periudhe kishte pershkrim mbi moden ne ato vite si dhe pershkrim mbi filmat. Fustanet ishin shume te bukura dhe ngela pa goje duke i pare.Pastaj ishte diçka fantastike ti kishe kaq afer dhe ti prekje veshje te tilla dikur te veshura neper filma qe dhe sot e kesaj dite na kane mbetur ne mendje. Ndersa kur hyra ne pjesen e ekzpozites qe i perkiste filmit te Fellinit (Tre passi nel delirio, me dizenjator Piero Tosin) ngriva..Jam e marrosur pas Fellinit , filmave dhe ideve te tij qe e sfidojne epitetet "fantastike" dhe "te çmendura" dhe ishte nje mrekulli ti shikoje kostumet e shfrenuara dhe super fantastike (ne kuptimin super fancy) qe ai kishte perdorur ne filmat e tij.. Dola nga ekspozita e mbushur me mrekulline e botes se kinemase te derdhur ne rroba.. Po ju ve disa foto nga ekspozita.Per me shume rreth Annamode klikoni ketu: http://en.centralemontemartini.org www.romacinemafest.org, www.yarmo.com Fotot po i ve te vogla meqe jane shume...
oh c'eksperience e bukur. vertet kenaqesi te kesh oportunitetin te shikosh nje ekspozite kaq te bukur dhe me teper te fotografosh veshje te tilla qe mbeten po aq te vecanta dhe ne ditet e sotme.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
4 comments:
Nice info.
:)
thanx girl! so are you on holiday?
oh c'eksperience e bukur. vertet kenaqesi te kesh oportunitetin te shikosh nje ekspozite kaq te bukur dhe me teper te fotografosh veshje te tilla qe mbeten po aq te vecanta dhe ne ditet e sotme.
thanks gal!!
me pelqen qe te paska pelqyer:)
Post a Comment