Showing posts with label arte. Show all posts
Showing posts with label arte. Show all posts

Thursday, June 21, 2007

Albrecht Dürer dhe "Melankolia"

Albrecht Dürer , nje nga artistet me te medhenj te Gjermanise dhe ne mbare boten ; shume i njohur sidomos per gdhendjet e tij fantastike ne baker dhe dru lindi ne Nüremberg ne vitin 1471 ne nje familje argjendaresh.Vdiq ne vitin 1528. Si fillim punoi ne punishten e te jatit , pune e cila do ta ndihmonte ne veprat e tij te ardhshme.Talenti i tij ne pikture spikatet qe ne moshe te hershme , duke theksuar ketu faktin se ne moshen 13 vjeçare ai pikturoi per here te pare autoportretin e tij duke u pare nga pasqyra.Ne moshen 15 vjeçare ai vazhdoi studimet per pikture dhe gdhendje ne dru prane mesuesit shume te njohur ne ate kohe : Michael Wolgemut, studime te cilat perfunduan ne vitin 1489 ,vit pas te cilit Dürer kaloi 4 vite udhetimi neper vende te ndryshme te Evropes , te cilat nuk dihen me hollesi.Ne kete kohe spikasin disa piktura te tij si portreti i te jemes dhe te te jatit , te bera me bojra vaji qe shprehin preferencen e tij per piktura te tilla.Pas kesaj kohe Dürer kaloi nje kohe te gjate ne qytete te rendesishme kulturore si Basel, Colmar ,Strasbourg ku punoi si ilustrues librash.Ne vitin 1494 ai martohet me Agnes Frey nje vajze e nje familjeje shume te njohur ne qytetin e tij.Nuk flitet shume per pasion midis çiftit sesa per pasionin per te shperndare artin.Thuhet se Agnes kishte aftesi te shkelqyera per tregtine e artit te te shoqit.Ne vjeshten e vitit 1494 ai niset per ne Venedik , udhetim ky qe thuhet se u shkaktua nga nje epidemi kolere ne qytetin e tij te lindjes , dhe qe do te ndikoje mjaft ne veprat e tij dhe mendimet e tij ne pergjithsi.Gjate kohes se qendrimit te tij ne Itali ai u interesua dhe rikrijoi mjaft vepra NU te piktoreve te ndryshem si Lorenzo di Credi etj.Por veçoria me e rendesishme qe se Dürer i shtoi diçka piktures se rilindjes ,perveç elementeve qe piktoret ilaliane kishin vene , elementet fetare ; spikatese keto per Nordiket .Kete e shohim dhe me mire te pasqyuar ne autoportretet e tij ku shpesh ai i ka dhene vetes se tij tipare te Jezu Krishtit.Madje kjo shpesh eshte bere shkak per tu fajesuar si blasfemi , por ne fakt kjo ishte vetem nje perpjekje e Dürerit per te sjelle elementet fetare.Ky qe rinovimi dhe veçantia qe Dürer i fali piktures rilindase Nordike.Ndryshe nga shume artiste te tjere te famshem qe vazhduan te qendronin ne Itali , ku mund te benin nje jete luksoze me ane te shitjes se punes se tyre artistike , Dürer preferoi te kthehej ne vendlindjen e tij ku vazhdoi punen si ilustrues shtypjesh mbi dur apo gravurave mbi baker , ku keto te fundit qene shume te preferuara nga klasa aristokrate. Po ashtu Dürer eshte nje nga piktoret e pakte qe ka autoportretizuar veten e tij.Por mund te themi se ishin gdhendjet dhe punimet ne baker apo metale te tjera ato qe e veçojne Dürer nga çdo artist tjete.Gjate viteve 1513-1514 ai perfundoi gdhendjet e tij qe njihen si "gdhendjet mjeshterore" ku perfshihen 3 pune te tij te rendesishme qe jane "Knight", "Death and the Devil , Jerome in his study" dhe shume e njohura "Melencolia I" per te cilen do flas sot.

Nga shume historiane arti "Melencolia I" shihet si nje nga veprat me enigmatike te ikonologjise.Shume komentime te ndryshme i jane bere kesaj vepre por asnjehere nuk eshte vertetuar 100% kuptimi i saj lene mbase qellimshem enigmatik nga vete Dürer.Por mendimet e kritikeve te artit bashkohen ne idene se kjo veper eshte nje permbledhje e pasur e simbolizimit piktoresk te alkimise.Nuk mund te thuhet se Dürer ishte shume i lidhur me alkimine por kjo e fundit qe nje element shume i rendesishem ne boten kulturore te asaj kohe.Po ashtu kjo veper eshte shume e lidhur me elementet gjeometrike te cilat ishin nje nga artet liberale te kohes dhe te cilen Düreri e shihte ti "paraqitja e brendshme teorike" qe e drejtonte mjeshtrin artist drejt artit te tij.Ne kohen e rilindjes çdo lloj baze filozofie dhe shkence pershkruhej me ane te gjeometrise kesisoj ky element gjendet dendur ne kete veper ku secili nga objektet perfshin ose ka nje shpjegim qe ka lidhje dhe shpjegohet me ane te gjeometrise ose alkimise.Katrori i famshem i ndodhur ne cep te vepres , i njohur si katrori magjik permban numra rendore shuma e te cilave eshte perhere e njejte ne çdo kend apo drejtim.Ne mes te katrorit ne nje rrjesht duket dhe data e vepres 1514!Numri romak I qe permban kjo veper mendohet se eshte perdorur nga autori i cili mendonte te sillte ne jete te gdhendura te 4-ra temperamentet !Sa keq qe nuk u realizuan:( Nese do ti kishte premtuar koha do te kishim mundesine te shihnim gdhendjet e temperamenteve te tjera qe ishin : flegmatiku,koleriku dhe sanguine ( e pergjakshme).Keto temperamente qene te ngushtelidhura me kater lengjet e trupit: temthi i zi , gelbaza, temthi i verdhe dhe gjaku) dhe po ta marrim nga pikepamja alkimiste jane dhe te lidhura me 4 ngjyra te jashtezakonshme qe paraqesin 4 fazat e alkimise : e zeza,e bardha, e verdha e limonit dhe e kuqja.Po ashtu kete mund ta lidhim me 4 elemente te tjera te rendesishme si : kater ererat,kater stinet,kater vaktet e dites dhe kater fazat e jetes.Melankolia , lengu i katert (temthi i zi) qe kesisoj e bashkangjitur me token,stinen e vjeshtes, vaktin e mbremjes dhe moshen rreth te 60-tave.Nese nje person kishte me shumice nje leng te tille ne trup , tek ai do te mbizoteronte pertacia,merzia,amulltia.Po ashtu nje lloj erresire ishte mjaft i dukshem ne kete veper per arsyen e lidhje se melankolise me mbremjen dhe erresiren , gje qe njekohesisht lidhej drejtperdrejt me çdo lloj arti krijues.Perpara evenimentit te Humanizmit , melankolia shihej si nje problem i tmerrshem , teksa per Dürerin nuk qe keshtu.Ai e shihte melankoline ne nje sens te ndryshem nga ai i mesuar ne shkollat Neo-Platonike te Firences.Sipas tij , melankolia qe nje dhurate hyjnore, e cila mund te ishte e rrezikshme por qe mund ta drejtonte nje njeri dhe drejt persosmerise.
ISHTE BALLANCA DELIKATE MIDIS ÇMENDURISE DHE GJENIALITETIT!!!
Sipas Dürer; melankolia vepron ne 3 faza mbi shpikesin/gjeniun qe ai ka paraqitur ne veper : "imagjinata" , "arsyetimi" dhe "mendja".Sipas shpjegimeve qe i behen vepres , gjeniu ne veper ka shume mendime dhe imagjinate mbi nje shpikje te re , gje qe pas nje fare kohe e sheh si te pamundur duke arsyetuar situaten dhe mundesite dhe kesisoj i/e pikelluar per mosarritjen e asaj qe do te beje heq dore nga kryerja e diçkaje tjeter qe mund te beje.

Shenim: Kjo eshte nje pershtatje e disa prej komentimeve qe i jane bere kesaj vepre kaq te veçante te njerit prej artisteve me te medhenj te te gjitha koherave!Njera nga fotot eshte vepra "Melencolia I" dhe tjetra nj nga autoportretet e tij.
Per me shume rreth artistit dhe verprave te tij mund te klikoni ketu :
en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer
www.kunstunterricht.de/bildtafel/duerer
http://alchemylab.com/melancholia.htm
www.ibiblio.org/wm/paint/auth/durer/
photo source:en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer










Wednesday, May 30, 2007

Elhamra - Ndertesa "Feniks"

Photobucket

Ndertesa Elhamra , apo siç njihet me emrin e vjeter Alhambra (qe dmth e kuqe) eshte nje nga ndertesat me te bukura dhe te rendesishme , nje nga ndertesat me histori me te çuditshme dhe enigmatike , e gjendur ne nje nga lagjet me te rendesishme te kultures, artit dhe siç dihet mire ne ditet e sotme dhe te defrimit siç eshte Beyoglu (apo e njohur ndryshe me emrin e vjeter Pera)…
E quaj te tille sepse e kaluara e veçante e kesaj ndertese te shtyn te mendosh keshtu.Fillimet e saj jane fillimet e shekullit te 19-te .Dihet se ne vitin 1827 nje Gjenovez i quajtur Guistiniani Barthelmy kishte ndertuar aty nje teater me origjine franceze.Njekohesisht ne ndertese ndodhej dhe restoranti i njohur "Billur". Asokohe perballe saj ndodhej teatri Concordo, i cili u mbyll ne vitin 1906 , per ti lene vendin kishes San Antoine..Po ne ate kohe per arsye krejtesisht te paditura Elhamra u mbyll..Ne vitin 1920 , ndertesa blihet nga Arapzade Sait Bej i cili sipas gojedhenave thuhet se e rindertoi çdo gje nga e para duke e shkaterruar ndertesen e vjeter se pari.Ne vitin 1922 arkitekt Ekrem Hakkı Ayverdi dhe Kiryadis rindertojne dhe restaurojne kinemane e re te ashtuquajtur "Alhambra" brenda nderteses.Kesisoj pas nje periudhe tjeter mbylljeje ne vitin 1922 ajo beri hapjen me te bujshme dhe te suksesshme kete here si kinema.Per momentin qe u hap ajo u shqua per anen e saj arkitekturale dhe teknologjine e perparuar te perdorur ne strukturat e saj. U shnderrua keshtu ne nje nga vendet e prefuara te aristokracise dhe shtreses se larte te shoqerise turke , duke mos menjanuar faktin se qe salloni i preferuar i Ataturkut per pritjet e ndryshme…Fama dhe lavdia e saj filloi te zbehej sidomos pas vitit 1945 kur salloni i nderteses kishte filluaj te konkurohej rende nga shume sallone te tjera qe ndodheshin me ne qender.Kesisoj mbyllja e kinemase u be e pashmangshme per t'ja lene vendin serish nje salloni teatri.Ne vitin 1976 salloni i teatrit kthehet perseri ne nje sallon kinemaje kesaj here me emrin e ndryshuar si "Elhamra".

Por Elhamra kete here e kishte humbur shkelqimin dhe sqimen e meparshme dhe rruga e vetme per ta mbajtur te gjalle interesin e klientave u pa si fillim shfaqja e filmave aksion (kryesisht karateje) gjate viteve ’70 , nderkohe qe ne vitet ’80 dhe deri ne vitin ’99 u perhumb ne vorbullen e filmave erotike.Dukej sikur nje lloj mallkimi i padukshem e ndiqte kete ndertese hap pas hapi .Kesaj here arsyeja e mbylljes se saj qe disi me e kobshme , nje renie e befasishme zjarri shkakton djegien e kinemase , e cila duke qene dhe e vogel , daljet nuk i kishte te pozicionuara shume volitshem.Shume mendime dhe supozime jane hedhur mbi djegjen e kesaj kinemaje ne vitin 1999.Njeri prej tyre q ese djegja ishte bere me paramendim nga grupet fetare si ndershkim i politikes qe kjo kinema ndiqte.
Disa vite me vone Elhamra – Ndertesa “Feniks” u ngrit serish nga hiri i saj per t’ja lene vendin kesaj here nje ndertese bujtese te nje teatri te vogel , nje shtepie kulture shume te njohur per ekspozitat e saj te rendesishme rreth artit modern (pikture,fotografi) si dhe leksionet e filozofise (Faqja e saj e internetit : http://www.karsi.com/) ..Ne katin e pare te Elhamres ndodhen punishte artizanati .Elhamra eshte kthyer serish ne nje nga qendrat ne ze kulturore dhe interesi dhe popullariteti i saj po rritet nga dita ne dite.Egzistojne ide se kesaj ndertese do ti kthehet serish atmosfera e viteve , por kesaj here shume me profesionalisht me nje kinema dhe teater super modern.
Duket sikur “Elhamra” kete here do te kete nje jete me te “gjate” dhe do te gjeje qendrueshmerine qe asnjehere nuk e perjetoi.
Qendrueshmeri qe mendoj se e meriton pas tere kokefortesise se saj per te rilindur panvaresisht çdo lloj permbysjeje sado te rende.

Tuesday, April 24, 2007

Bota ne makro

Me pelqen shume stili makro ne fotografi dhe e perdor shpesh.Dhe nuk e perdor rendom vetem per lule e buburreca , por per çfaredolloj objekti.
Teksa po shihja kete foton time te fundit ;nje makro qe bera me nje tulipan portokalli , me lindi pyetja ne vetvete:Pse me pelqen te fotografoj ne makro dhe pse pelqehet dhe vleresohet nje teknike e tille ne fotografi ?
Vleresimi vjen per faktin se me ane te makros mund te shohim dhe perceptojme shume ane te panjohura dhe te para me veshtiresi te objektit.Na ndihmon ta shohim ate mbase ne nje kend tjeter qe nuk do te na kishte shkuar mendja me sy te lire , qe mendoj se eshte dhe me e rendesishmja ne suksesine makros gjate perçimit te fotografise se objektit.Kush eshte kjo pike kaq e rendesishme?
Eshte pikerisht bota intime e objektit , ajo qe na shpaloset si pa u ndier dhe aq befasisht perpara syve.Ne fakt ne mbase nuk e veme re , por kjo eshte gjeja qe na intereson me shume.Tek te gjithe ne , dikush me pak e dikush me shume egziston ideja e pergjimit pervjedhurazi (ne aglisht voyeurism).Ndoshta e kemi bezdi dhe nuk duam ta pranojme kete gje , por ne fakt asnjehre nuk e mposhtim dot 100% kureshtjen qe kemi per te pare apo ditur diçka mbi boten e tjetrit qofte ky ne rastin e fundit dhe nje objekt çfaredo.Ne fakt ajo qe kerkohet teksa behet nje foto makro , apo teksa ruhet objekti per tu fiksuar ne kuadron e makros , eshte me shume se sa fiksimi i objektit ne nje dimension te zmadhuar , fiksimi i detajeve te objektit dhe veprimeve te tyre dhe ne njefare menyre fiksimi ne kuadro i intimitetit te objektit.
Te pakten mua me duket se nje kendveshtrim i tille eshte me afer me qellimin e makros.
Po ju si mendoni?

Sunday, March 25, 2007

Kembanat e fundit per Sulejman Pitarken




Dje meqenese ishte dita e fundit ne Tirane dhe nuk kisha patur mundesi te ikja me perpara ne teater, vendosa te ikja me motren.Kisha shume qejf qe po shkoja se kam shume vite pa ikur ne teatrin shqiptar.
Por tere kenaqesia na u nderpre tek dera e teatrit ku ishte vene shpallja e vdekjes se aktorit te nderuar te popullit Sulejman Pitarka.
Eshte nje nga aktoret e mi me te pelqyer, madje ai qe doja me shume se paku sa i perket brezit te vjeter te aktoreve qe jetojne ende.Perhere me ka bere pershtypje loja e tij e mrekullueshme , mimika e tij qe nuk kishte te share, veshtrimi aq i veçante dhe i zgjuar , zeri i tij qe aq mahnitshem ndryshonte ne dialektet e shumta..Sidomos dua te spikas lojen e tij te shkelqyer ne teatrin e fundit ku luante nje rol te nje plaku , te bijte e te cilit donin ta largonin sa me pare nga jeta e tyre duke e nisur ne nje azil.
Sulejman Pitarka e filloi karrieren e tij ne banke , por gjate periudhes se ushtrise ku rastesisht luajti ne disa pjese , rruga e tij e karrieres ndryshoi drejt arteve te bukura.
Gjate jetes se tij artistike mjaft te pasur ai i dhuroi publikut shqiptar 50 role vertet sfiduese dhe mbreselenese.
Me humbjen e tij edhe ekrani dhe skena shqiptare , humbi nje pjese te rendesishme te shpirtit artistik.
Teatri qe ndoqa dje quhej "Kembanat e muzgut" me skenar te Teodor Laços, me pjesemarrjen e aktoreve te nderuar si Robert Ndrenika,Mirush Kabashi,Marjeta Ljarja etj...
Nuk e di sepse , mbase nga emri por dhe nga atmosfera e krijuar ne skene , mu krijua ndjesia sikur kjo loje ishte si ajo kembana e fundit qe binte per Sulejman Pitarken...

I paharrueshem qofte perhere kujtimi i tij....
per me shume informacion mbi Sulejman Pitarken : http://sq.wikipedia.org/wiki/Sulejman_Pitarka

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator