Tuesday, April 24, 2007

Bota ne makro

Me pelqen shume stili makro ne fotografi dhe e perdor shpesh.Dhe nuk e perdor rendom vetem per lule e buburreca , por per çfaredolloj objekti.
Teksa po shihja kete foton time te fundit ;nje makro qe bera me nje tulipan portokalli , me lindi pyetja ne vetvete:Pse me pelqen te fotografoj ne makro dhe pse pelqehet dhe vleresohet nje teknike e tille ne fotografi ?
Vleresimi vjen per faktin se me ane te makros mund te shohim dhe perceptojme shume ane te panjohura dhe te para me veshtiresi te objektit.Na ndihmon ta shohim ate mbase ne nje kend tjeter qe nuk do te na kishte shkuar mendja me sy te lire , qe mendoj se eshte dhe me e rendesishmja ne suksesine makros gjate perçimit te fotografise se objektit.Kush eshte kjo pike kaq e rendesishme?
Eshte pikerisht bota intime e objektit , ajo qe na shpaloset si pa u ndier dhe aq befasisht perpara syve.Ne fakt ne mbase nuk e veme re , por kjo eshte gjeja qe na intereson me shume.Tek te gjithe ne , dikush me pak e dikush me shume egziston ideja e pergjimit pervjedhurazi (ne aglisht voyeurism).Ndoshta e kemi bezdi dhe nuk duam ta pranojme kete gje , por ne fakt asnjehre nuk e mposhtim dot 100% kureshtjen qe kemi per te pare apo ditur diçka mbi boten e tjetrit qofte ky ne rastin e fundit dhe nje objekt çfaredo.Ne fakt ajo qe kerkohet teksa behet nje foto makro , apo teksa ruhet objekti per tu fiksuar ne kuadron e makros , eshte me shume se sa fiksimi i objektit ne nje dimension te zmadhuar , fiksimi i detajeve te objektit dhe veprimeve te tyre dhe ne njefare menyre fiksimi ne kuadro i intimitetit te objektit.
Te pakten mua me duket se nje kendveshtrim i tille eshte me afer me qellimin e makros.
Po ju si mendoni?

14 comments:

Anonymous said...

mendoj se eshte ashtu sic thua ti. kam pare bloggun tend te gatimit dhe me duket se shumica e fotove atje jane stil makro. une nuk marr vesh nga fotografia, por si person qe shikon ate qe ke adshur te kapesh me foto, them se me stilin makro objektet duken me te gjalla. a thua se i ke mu aty perpara e mund ti prekesh. bukur!

eni said...

pershendetje anonim,falemderit per vizitat te blogjet e mia.ke te drejte,shumica e fotove te ushqimeve eshte makro:)

ET said...

stili macro eshte i preferuar nga femrat.
kur isha i vogel, komshia ime, menjehere pasi u martua vuri gjyslyqe me lente. sa ishin te fejuar nuk kishte nevoje.
tek radha e vajit te gurit degjoj ti pergjigjej nji shoqeje pasi e pyeti se perse vuri gjyzllyqe : per ta pare ku eshte.

eni said...

:)) skandaloze:)

Anonymous said...

Eni, une nuk jam sh fotografe mgjth e kam qejf fotografine dhe makro e perdor per te marre nga afer personazhe qe nuk guxoj ti fotografoj nga afer se me duket sikur i agresoj duke i fotografuar.

Duhet me qene me humor ndonjehere te qeshesh me komentet e et qe duhet te figurojne tek mamadhia !

eni said...

tena : me pelqeu si e shpjegove punen e perdorimit te stilit makro:)

belle_fleur said...

Kur shikoj fotot qe ti ben me macro me terheqin vertet shume. Personalisht, akoma s'ja kam marre doren macros edhe pse me pelqen, por deri tani s'kam qene e kenaqur me fotot qe kam bere, keshtu qe e perdor me rralle, mgjth pak nga pak do mesoj ta dirigjoj me mire macron, crossing my fingers:))

eni said...

falemderit e dashur belle , meriten e kane duart e mia qe kane filluar te krijojne nje fare ekuilibri kohet e fundit:)

Anonymous said...

Eni,
desha te te kerkoj falje per publikimin e fotos tende pa emer tek blogu "prova teknike". ne fakt une e kisha shkruar dhe mendoja qe do dilte dhe ne blog por del vetem kur klikon mbi te. sic thote dhe vete emri une jam ende ne faze provash, nuk doja te "vidhja" punen tende. sorry!
klarisa

eni said...

E dashur Klarisa..
flm per sinqeritetin dhe me fal nese ato qe kam shkruar te jane dukur te vrazhda.as qe me shkoi mendja per keq , kjo thjesht eshte diçka qe aplikohet ne pergjithsi ndaj ta thashe.po te shohesh dhe motra ime ne blogun e saj (kastadiva) kur ve fotot e mia , e ve poshte linkun se ku e ka marre..pra e thashe kete me teper si rregull.nuk jam fare e bezdisur dhe te falenderoj per pelqimin e fotos.urime dhe per blogun tend..
gjithe te mirat ,
Eni

shqipo said...

hm... dmth ty te pelqeka voyerism-i meqe te pelqeka macro? interesante... ;)

po lejeni moj lulen rehat, nuk i leni "privacy" as lules jo.

eni said...

ha ha , nuk them se me pelqen , por ama e kemi te tere te fshehur pak besoj:)))e mgjth falemderit , je i pari qe e hape temen e voyeurism'it:)nuk po e hapte kush:)) ndoshta ngaqe eshte me spec:))

shqipo said...

kane turp te tjeret prandaj :p

eni said...

:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator