Te dashur miq si e kaluat 1 Prillin?U genjyet , genjyet? Dje per here te pare ne jeten time , nuk me morri kush me me genjyer.Shumica e shoqerise sime e dine qe e kam vdekje (dhe vete nuk e bej) ndaj si duket kane vene mend:) Mu kujtua nje e forte.Para disa vitesh me date 1 prill , ishim me shoqerine (ishte dhe Majla) ne shkollen e nje mikes sone, per vizite.Pasi ndenjem deri vone aty , morrem rrugen per te ikur.Shkolla eshte e rrethuar me parqe dhe nje si pjese pylli. Ishim 4 veta , une ,Majla dhe dy shoqe te tjera,kur papritmas na dalin perpara nja 6-7 qen te stermedhenj, qe lehnin fort fort dhe ishin gati te na suleshin. Ne ate kohe u krijua nje situate shume komike , Majla u fsheh pas nje peme , une u mbertheva pas shoqes time dhe ç'eshte me e forta s'e lashe as ate te beje gje, ndersa shoqja tjeter nxorri celularin (qe qe mjaftueshem i madh, se qene fillimet e celulareve) dhe me te filloi te bente sikur do ti gjuante.Qente lehen dhe per ca kohe e pastaj sikur na pane me qesendi e tallje , iken siç paten ardhur.Na kapi nje e qeshur histerike.Edhe qente pale na kishin genjyer:)Kesaj i thone te vrasesh veten:) Po juve keni ndonje kujtim te forte?
Nuk e di ne e mbani mend nga shkrimi kur flisja per veten se , jam e paafte ne shkrimin e poezive.Kur isha e vogel me dukeshte si cen sepse ne kopesht dhe klase kisha perhere talente te tilla.Nje here s'e harroj , ne klase na dhane detyre te shkruanim diçka per xhaxhin Enver me rastin e ditlindjes.Çfare stresi nuk e harroj, doja te shkruaja nje poezi te vertete per te dhe jo nje shkrim dosido.Sepse poezia do te kishte me shume pamje.Nuk e harroj u ula nja nje ore dhe u mundova te shkruaj nje poezi dhe pas nje ore mundimi shoh se kisha nxjerre ne drite nje alamet paçavureje.Qe prej asaj dite i dhashe fjalen vetes te mos guxoja me te shkruaja nje poezi , ndryshe do frikesoja boten.Ne pergjithesi me pelqejne poezite , qe nuk kane rime brenda madje pak si te ç'rregullta.Mirepo mosha e adoleshences ben te veten dhe njeriu i lejon vetes dhe lajthitje ne ate kohe.Ndaj ja lejova vetes per here te pare dhe te fundit te shkruaj poezi.Po e ndaj me ju:)
Pa Emer Dua te qaj por nuk mundem ; syte me dhembin Dua te flas por nuk mundem ; njerezit do te qeshnin Dua te uleras por nuk mundem; zeri me eshte shuar Dua te pyes pse por nuk mundem; se askush nuk pergjigjet Dua te shprehem por nuk mundem; askush s'do t'me kuptonte Dua te shpjegohem por nuk mundem; mund te shkaktoj dhimbje Dua te fle por nuk mundem; shpirti i trazur s'do me linte Dua te prehem por nuk mundem ; se nuk e gjej dot nje vend te qete Dua te marr fryme por nuk mundem ; agonia me asfikson Dua te bej diçka por nuk mundem ; zemra e ndryshkur nga pritja,indiferenca me ka paralizuar çdo qelize Dua te gjej nje zgjedhje por nuk mundem ; gjithçka e re eshte rrembyer Dua t'ju ndihmoj por nuk mundem ; jo se jam e dobet vete ,por sepse cinizmi juaj s'me lejon Dua te bej diçka per te ndryshuar boten por nuk mundem; se gjithçka eshte ndertuar e erret dhe e komplikuar si nje zgjua bletesh qe ne zanafille Por mos u gezoni sepse sidoqofte nuk do te mundni t'me merrnishpirtin tim qe eshte i rrethuar nga nje dashuri metalike e kristalte...
Shenim: Eh adoleshentet , sa kryengrites dhe njekohesisht pesimiste jane:)
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!