Nuk e di sesi eshte ne vendin qe jeni ju por ketu ne Turqi , ka shqiptare me kile dhe i has kudo. E forta eshte se nuk e japin veten fare qe jane shqiptare i hapin veshet skaj me skaj dhe degjojne gjithe รง'i do qejfi,teksa ne goje i rrotullohet nje buzeqeshje e lehte. Kur erdha ne fillim ketu sigurisht nuk e dija kete gje , por tashme qe e kam mesuar bej kujdes.Ja disa nga bemat qe kemi me shqiptare ketu.
1.Nje dite qeshe me nje shoqe ne kopshtin zologjik.Ishte hera e pare qe shihja deve ndaj ju luta shoqes te me nxirrte ne fotografi.Ajo u mat nja 3 ore para se t'me nxirrte sa qe une me ne fund nuk durova e i bertita: - He mi goc , tre ore me bere nje fotografi.Ajo mu kthye: -Po prit mi dhe ti se s'po te nxjerr dot se me pengon kjo lopa...(per nje grua te beshme qe qe prane). Per fatin tone te keq ajo gruaja (jua morri mendja besoj) doli shqiptare.Beri nje te kthyer te vrullshme e tha: - Kujt i thu lope ti goce? Shoqja ime , u zverdh , u skuq,pastaj u mavijos e se fundmi u nxi ne fytyre dhe me gjysme goje i tha : - Me vjen keq nuk e kisha me ju... 2.Nje dite qeme me nja 3 shoqe ne autobuz dhe po benim muhabet per shtate pale qejfe.Prane nesh qe nje burre qe po na shihte ne fillim si pa vemendje pastaj pa i bere syri terr.Pastaj ja nguli syte njeres nga shoqet qe kishte vesh dekolte.Ajo e vuri re dhe tha : Qelbanik burre si si vjen turp..Do vazhdonim te llapnim per qejf tone deri kur ky burri na thote duke qeshur : - Une i kuptova te gjitha.Jam shqiptare , kam nja qe i vogel ketu , por di shqip -,tha. Neve ngelem si te goditura.Bueqeshem ose u ngerdheshem le te themi dhe pasi e pershendetem gjoja me perzemersi , vrapuam per te dera e autobuzit dhe ja mbathem:)) 3.Nje dite te lodhshme pune , po shkoja drejt stacionite te metrose , kur nderkohe me telefonojne ata te shtepise.Mu desh ti telefonoja dhe une dhe morra nje karte telefoni dhe po prisja ne rradhe.U perqendrova tek nje grua aty qe po mundohej te merrte ne telefon , por nje here u vonua 3 ore me i dhene dum si ta vinte karten , pastaj 3 ore te tjera sa te formonte numrin.Nervat mu tendosen si floke te shtrira me mashe dhe qeshe gati duke thene ndonje "levdate" ne shqip , kur kjo zonja filloi te fliste ne telefon : - Genci , e morre qumeshtin te keqen mami?Mire se erdha une.. Ngela si e shashtisur dhe qe prej asaj dite vendosa te mos mendoja me me ze te larte ne nje qytet ku me shume se turq ka shqiptare:) Po juve keni ndodhi te tilla?Nese po , rrefehuni ju lutem:)
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!