
Isha gati duke harruar kur mu kujtua se sot ishte dita e parafundit per te derguar foto per te marre pjese ne ekspoziten e fotografive me teme nga Shqiperia qe do te organizohet ne Paris.
Ne fakt isha shume e pavendosur se nuk kam shume kohe qe e kam aparatin qe kam tani dhe me perpara nuk kisha bere dhe fotografi shume mbreselenese ne Shqiperi.Ne fakt kishte dhe diçka tjeter qe me beri te jem ne medyshje..Doja ta prezantoja vendin tim sa me mire e bukur .(Kjo ishte dhe arsyeja me kryesore ne fakt).
Kohet e fundit ne shume filma apo fotografi ne lidhje me Shqiperine bie shume ne sy perdorimi i elementeve te varferise , ç'rregullimit, shkaterrimit .Keto mund te jene elemente qe i japin pjeses artistike mbase nje force per shkak te ndjesise se dhimbsurise qe shkaktojne, por mendoj se nuk duhet kaluar shume masa me to.
Une doja te tregoja nje ane tjeter , anen e bukur , ate bukuri te pasforcuar , krejtesisht orgjinale dhe aq naive te vendit tim me foton time.Nuk e di se sa kam arritur ta shpreh veten time , por kjo ishte ideja .Po e vendos foton dhe per ju.
Fotoja e ka emrin "Kontraste Arkitekturale" dhe tregon kontrastin midis shtepive te vjetra tiranase dhe ndertesave te reja te ndertuara pas demokracise.Fotoja ka si sfond nje qiell te shkelqyer , blu , Tiranas qe te kenaq shpirtin kur e shef.Ishte nje dite fantastike , plot me diell kur e kapa foton.Isha me fat:)