Showing posts with label moda. Show all posts
Showing posts with label moda. Show all posts

Saturday, June 07, 2008

Maska dhe njerez



Photobucket

Me beri pershtypje tema qe kishte hapur Tena rreth maskave.Eshte diçka qe e kam perhere ne mendje.
Maska dhe menyrat apo arsyet e shumta te perdorimit te saj.
Zanafilla e maskes mendohet te jete ne token italiane teksa ne fillimet e shekullit te 16te maskat perdoreshin gjeresisht ne Evrope neper ballo dhe vende kercimi ,ndersa ne Angli perdoreshin nga aktoret e teatrove.
Maskat qe prej asaj periudhe u perdoren mbase disi me pak , por kurrsesi nuk i humben preferuesit e tyre.
Ndersa ne ditet e sotme , maskat kane perfituar shume karaktere qofshin keto te drejterdrejta apo te nenkuptueshme.
Ne sensin e mirefillte te fjales , do te thoja se perdorimi i tyre eshte mjaft i gjere ne fushen e modes, duke krijuar nje aksesuar shume te veçante,pikant dhe sipas stilit te tij , here gotik,here teatral apo te frikshem.
Ndersa ne sensin tjeter , pra ate qe nuk e shfaqim por thelle thelle e dime te tere, maskat jane pjese e pashmangshme e jeteve tona ne shume momente.
Shihen pak a shume si mburoja te sigurta ndaj thyerjeve te mundshme qe mund te marrim ne shoqeri , po aq sa mund te kene dhe karakter mashtrues.
Maskat mund te jene dhe ca me te pafajshme , pra te na sherbejne si mbulese perfekte kur duam te themi genjeshtra te pademshme.
Nje gje eshte e sigurte :Pa keto maska eshte bere e veshtire jetesa.

Ne foton lart ndodhet nje mozaik i nje projekti tim te quajtur: Veshur me lesh , por nuk jam shqerre!

Ketu doja te vija ne dukje , kotesine e mbulimit te femres dhe idese se mbeshtjelljes se saj ne shtresa , si per ti humbur asaj çdo lloj tipari, veçorie duke e nxjerre ate mbase dhe nga te qenurit njeri.
Po keshtu ne lidhje me kete teme mund te citoj dhe nje projekt tjeter timin te quajtur : "Perveç mendjes, çdo gje mund te izolohet"



Kete shkrimin tim dua ta mbyll me nje shprehje per maskat qe me beri shume pershtypje:

eshte e hidhur
te shikosh
renien
e maskave
ne kohet me te pamaskuara

teksa je me i maskuar se kurre!
-rehaiku 315 h-

Nderkohe miq jeni te tere te ftuar te sillni pershkrimin tuaj rreth maskave dhe nese do ta shtonit dhe ndonje foto tuajen te maskuar me diçiture do ishte akoma dhe me fantastike.Arsyen e kerkeses time do ta shihni te shpjeguar se shpejti ne blogun e Tenes:)












Tuesday, December 18, 2007

Vintage : Zhytja e kendshme ne te shkuaren

Vintage , kuptimi i mirefillte i se ciles eshte "koha e vjeljes se rrushit per te prodhuar vere", ka disa vite qe ka perfituar dhe kuptime te tjera ne shume fusha si ajo e modes, mobiljeve, ndriçimit,dekorimit te brendshem, fotografise etj.
Sidomos pas viteve '80 u shfaq dukshem dukuria e "vintage" ne fushen e modes.Firma te ndryshme e paraqiten kete sakaq ne koleksionet e tyre.
Çfare do te kuptojme me vintage?Vintage eshte riperdorimi apo rifutja ne perdorim e shume veshjeve apo objekteve te perdorura me pare dhe qe deri para disa vitesh ishin lene ne harrese te plote.Produktet Vintage i perkasin periudhes kohore midis viteve 1920-1950, çdo gje perpara saj eshte antike dhe çdo gje pas saj deri ne vitet 1970 hyn ne sferen e retros.
Cili qe shkaku i bumit te kesaj mode?Pas egstravagancave joelegante te viteve '80 dhe gjendjes spirale (rrotullim i pafrytshem dhe paskajshem rreth vetvetes, kete e shpika vete -, tha-, nuk egziston gjekundi ky term:) te modes se viteve '90, nje kthim ne te shkuaren u pa si i pashmangshem, nje kthim ne gjenialitetin spontan te viteve te kaluar u be serish muze per vitet e sotme.
Gilles Lipovetsky, filozof dhe profesor ne universitetin e Grenoble, e ka pershkruar shume bukur kete fenomen ne librin e tij "Les Temps Hypermodern" , duke thene se : Fenomeni Vintage , shpreh hezitimin e njerezve ndaj te ardhmes duke i kthyer ata kesisoj, tek e shkuara e tyre.
E kaluara duket shume me e kapshme dhe e sigurt, thjeshtesia dhe çiltersia e gjithçkaje ne te kaluaren eshte e bukur, e besueshme, e kapshme, e mundshme dhe mbi te gjitha e riprodhueshme ne kohen tone ndaj sigurisht qe do te kishte nje shperthim ne tregtimin e saj.
Sigurisht , duke i shtuar dhe disa nuanca te kohes qe jetojme dhe duke i veshur kesaj here dhe nje term me politik, me social , duke e kthyer kete te fundit ne nje forme propagande dhe levizjeje. Levizje e cila e pare si kryengritje ndaj çdogjeje jo te veçante, masive,te rendomte u perqafua nga shume veta.
Dhe sigurisht qe me ne fund u be dhe ajo shume popullore, dhe serish ne mode.Duke qene e tille , ju rrit dhe vlera e tregut dhe çmimet e produkteve te saj sigurisht qe u kripen.
Rroba,mobilje,fotografi ,aparate, objekte dikur te destinuara per tu perplasur ne valixhe apo maksimumi per te pare driten e diellit vetem ne tregjet e dores se dyte, u kthyen tashme ne nje objekt prestigji dhe luksi.U bene houte-couture. Megjithate , meqenese jetojme ne nje kohe , ku kerkesat e shtresave te ndryshme te shoqerise nuk ka asnje lloj limiti dhe rivaliteti midis firmave te ndryshme eshte nxehur paq, sigurisht dhe fatmiresht :) Vintage krijoi nje treg elastik nga i cili perfitoi dhe perfitojne ende te gjithe te apasionuarit e saj.
Sot nje produkt vintage mund ta gjesh dhe ne Avenune e 5-te , por dhe ne shume dyqane e tregje te tjera margjinale anembane globit.
Nga keto dyqane dhe tregje ketu vlejne per tu veçuar:
1.Portobello Road Market (Londer)
2.Bricklane Market (Londer)
3.Kiliwatch (Paris)
4.Tregu i sendeve te ricikluara ne Amsterdam i hapur 6 dite te javes
5.Mjaft dyqane vintage ketu ne Stamboll.Une per vete do te veçoja By-Retro, fotografite e se cilit jane vendosur dhe ne kete post.E vizitova para disa ditesh dhe me thene te drejten me beri shume pershtypje.I vendosur ne Taksim, ne rrugen Istiklal, rruga e cila eshte vete nje monument vintage, ne nje nga pasazhet e vjetra te kesaj zone , me nje siperfaqe prej rreth 700 metra katrore, eshte vertete nje vend mjaft pikant per tere adhuruesit e ketij stili.Çdo veshje, mobilje eshte e veçante dhe nuk e ka as edhe nje te dyte te ngjashme.Kur shetita neper dyqan dhe kapa foton qe shihni poshte nuk e di sepse por mu duk vetja sikur isha ne nje nga zone filmi (te Fellinit) aq artistike dhe e vertete qe atmosfera.
per te pare fotot e disa rrobave (sepse fatkeqsisht faqja eshte vetem ne turqisht) te By-Retro klikoni ketu: http://www.avantgardeast.com.tr/?ref=jakeandjustin.com

Rryma Vintage eshte po aq popullore tashme dhe ne dekorimin e brendshem (duke perfshire ketu mobilimin,perdet,letrat e murit,letrat e ndriçimit, ornamentet etj) , si dhe ne fushen e fotografise ka fituar nje fluks te rendesishem, duke luajtur sidomos me teksturen e fotove per ti dhene atyre nje tipar vintage.

Si per fundim po shkruaj disa faqe interneti ku mund te gjeni elemente interesante rreth ketij fenomeni:
1.www.vintageswank.com
2.www.retro-housewife.com
3.www.gloriousvintage.com
4.www.vintagevixen.com
5.www.flickr.com (per te pare foto me tag vintage)
6.www.vintagelooks.com
7.www.antiquemystique.com

Saturday, April 28, 2007

Annamode Fashionset-Moda ne kinema

Gjate kohe se festivalit te filmit nderkombetar ne Stamboll, nga qendra kulturore italiane u organizua nje ekspozite mode me veshjet e dizenjuara enkas per filmat me skenar ne vitet 1900-1960.
Te gjitha keto veshje jane krijuar nga shtepia e njohur e modes , Annamode.Kjo shtepi mode u krijua menjehere pas luftes se dyte boterore ne vitin 1946 nga motrat Anna dhe Teresa Allegri.Fill pas themelimit, Annamode perveç koleksioneve te pergjithshme per masen , ka punuar dhe krijuar dizenjime dhe veshje te ndryshme dhe per industrine e filmit.
Ne stafin e kesaj firme kane punuar per nje kohe te caktuar ne fillim te karrieres se tyre dhe emra si Franco Zefirelli,Mauro Bolognini dhe Piero Tosi.

Nga rregjizoret qe kane punuar me kete firme mode mund te rendis : Luchino Visconti,Federico Fellini,King Vidor,Michelangelo Antonioni,Vitorio De Sica etj...
Disa nga divet e kinemase si Sophia Loren,Gina Lolobrigida,Claudia Cardinale,Ingrid Bergman,Ornella Muti,Charlotte Rampling etj, kane ekspozuar veshjet e kesaj shtepie mode mrekullisht neper keto filma.
Ndjesite qe mu krijuan teksa vizitoja ekspoziten qene te papershkrueshme.Mua me pelqejne veshjet vintage (nga vitet '20-'60) dhe retro (nga vitet '60-fund te viteve '70) dhe ne kete ekspozite qene shpalosur aq magjishem.
Me e bukura eshte se aty ishin fustanet dhe rrobat origjinale te veshura nga artistet e lartpermendura.Patjeter qe i fotografova dhe preka te tera fustanet me dore:)) Pse me vinte me ky rast?:))
Ishte nje fustan (i periudhes se viteve '20) qe Ingrid Bergman e kishte veshur ne filmin : NINA matter of time (Vincent Minelli , 1976) , ishte pak si i djegur ne anen e majte te kraharorit.Nuk mu durua dhe e fotografova se afermi:)
Kishte fustane te çdo periudhe duke filluar nga vitet 1900,1910,1920,1930,1940,1950 dhe 1960..
Keto qene ndare me mure dhe per secilen periudhe dhe film qe i perkiste asaj periudhe kishte pershkrim mbi moden ne ato vite si dhe pershkrim mbi filmat.
Fustanet ishin shume te bukura dhe ngela pa goje duke i pare.Pastaj ishte diçka fantastike ti kishe kaq afer dhe ti prekje veshje te tilla dikur te veshura neper filma qe dhe sot e kesaj dite na kane mbetur ne mendje.
Ndersa kur hyra ne pjesen e ekzpozites qe i perkiste filmit te Fellinit (Tre passi nel delirio, me dizenjator Piero Tosin) ngriva..Jam e marrosur pas Fellinit , filmave dhe ideve te tij qe e sfidojne epitetet "fantastike" dhe "te çmendura" dhe ishte nje mrekulli ti shikoje kostumet e shfrenuara dhe super fantastike (ne kuptimin super fancy) qe ai kishte perdorur ne filmat e tij..
Dola nga ekspozita e mbushur me mrekulline e botes se kinemase te derdhur ne rroba..
Po ju ve disa foto nga ekspozita.Per me shume rreth Annamode klikoni ketu:
http://en.centralemontemartini.org
www.romacinemafest.org,
www.yarmo.com
Fotot po i ve te vogla meqe jane shume...

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator