Me pelqen shume stili makro ne fotografi dhe e perdor shpesh.Dhe nuk e perdor rendom vetem per lule e buburreca , por per çfaredolloj objekti. Teksa po shihja kete foton time te fundit ;nje makro qe bera me nje tulipan portokalli , me lindi pyetja ne vetvete:Pse me pelqen te fotografoj ne makro dhe pse pelqehet dhe vleresohet nje teknike e tille ne fotografi ? Vleresimi vjen per faktin se me ane te makros mund te shohim dhe perceptojme shume ane te panjohura dhe te para me veshtiresi te objektit.Na ndihmon ta shohim ate mbase ne nje kend tjeter qe nuk do te na kishte shkuar mendja me sy te lire , qe mendoj se eshte dhe me e rendesishmja ne suksesine makros gjate perçimit te fotografise se objektit.Kush eshte kjo pike kaq e rendesishme? Eshte pikerisht bota intime e objektit , ajo qe na shpaloset si pa u ndier dhe aq befasisht perpara syve.Ne fakt ne mbase nuk e veme re , por kjo eshte gjeja qe na intereson me shume.Tek te gjithe ne , dikush me pak e dikush me shume egziston ideja e pergjimit pervjedhurazi (ne aglisht voyeurism).Ndoshta e kemi bezdi dhe nuk duam ta pranojme kete gje , por ne fakt asnjehre nuk e mposhtim dot 100% kureshtjen qe kemi per te pare apo ditur diçka mbi boten e tjetrit qofte ky ne rastin e fundit dhe nje objekt çfaredo.Ne fakt ajo qe kerkohet teksa behet nje foto makro , apo teksa ruhet objekti per tu fiksuar ne kuadron e makros , eshte me shume se sa fiksimi i objektit ne nje dimension te zmadhuar , fiksimi i detajeve te objektit dhe veprimeve te tyre dhe ne njefare menyre fiksimi ne kuadro i intimitetit te objektit. Te pakten mua me duket se nje kendveshtrim i tille eshte me afer me qellimin e makros. Po ju si mendoni?
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!