Showing posts with label trillim. Show all posts
Showing posts with label trillim. Show all posts

Tuesday, June 10, 2008

Çezmja Magjike

Na ishte nje here nje fshat i vogel dhe i humbur ne nje qoshe te harruar te vendit.

Rrihej tere kohes nga ererat e veriut , erera kaq te forta dhe te thellimta qe binin si epidemi mbi çdo gje ne fshat, duke e mbuluar keshtu kesisoj çdo vend me brymen e tyre te hirte dhe thyese, duke i perçuar çdo pjese grimcat e tyre te terbimit dhe duke flijuar çdo lloj gjallese qe mundohej ti rezistonte.

Fshati i tere nuk qe veçse nje kameleon qe ndryshonte çehren e tij sipas ketyre ererave kercenuese.Nje kameleon shpirtvrare e buzeplasur qe hiqej zvarre pa pike deshire kundrejt padronit te vet.Nje kameleon i irrituar dhe i mbushur me inate te papermbajtshme te ndezura nga deshirat asnjehere te realizuara.

Keshtu kalonin ditet dhe vitet.Ne plogeshti dhe agoni te pritjes.Ne harrese totale.

Photobucket

Nje dite te acarte qe frynte nje ere shkulese , nje grua shtatzene po ecte rrugeve te fshatit me veshtiresi te shkaktuar nga trupi mese i renduar dhe mundimi i madh per ti ngjeshur kembet ne toke .Syte i qene rrembushur nga ferfellimi pickues i eres dhe nuk mund te shihte me dot sa duhej.

Me se fundmi u plandos ne çesmen e fshatit.Nuk mund te ecte me.Nuk i benin me gjymtyret.

Nderkaq ndjeu nje si ngerç ti pushtonte tere shtatin .U drodh.

Kishte ardhur koha..Foshnja e saj po vinte.

Veshtroi andejpari se mos i zinte syri ndokend , por gjithandej boshlleku kercenues i shpalosej kobshem perpara syve .

Nderkaq dhimbjet dhe kontraktimet kishin arritur kulmin.Me veshtiresi te pashpjegueshme gruaja mblodhi te tera forcat dhe i e shtyu veten e saj me tere fuqite zor te permbledhura.

Foshnja e saj erdhi pas disa çastesh dhe ajo sakaq grisi nje cope te madhe nga trikoja e saj e ngrene vende vende dhe e rrethoi beben e saj duke u dridhur nga emocionet por dhe trishtimi i pamundesise.

Donte ta ngrohte beben e saj , por nuk kishte asgje me se ta bente kete.Ajo vete ishte gjysme e ngrire.Mundej vetem ti jepte qumeshtin e saj , te vetmin leng te jetes, per ngrohtesine e te cilit ishte e vetedijshme.

Me levizje pak a shume mekanike mundi te nxirrte gjirin e saj per te ushqyer te birin.Por medet ! …edhe gjiri i saj ishte i forte si nje dru .

Befas nje lot i saj pikoi mbi parvazin e çezmes dhe ja , ate çast ndodhi mrekullia! Nga çezma e ngrire filloi te rridhte uje i vaket!!! Gruaja e gjore e lagu sakaq gjirin e saj , te cilin filloi ta ndjente me ngadale.Me ne fund ndjeu nje si tubim masiv lengjesh ne kraharor dhe me nje ngazellim te papare e mori foshnjen e saj per ta ushqyer.

Me tej , e ngjallur u ngrit me beben per te vazhduar rrugen per ne shtepi.

Qe prej asaj dite u perhap me nje shpejtesi te habitshme gojedhena mbi çezmen e fshatit.Kishte nje gezim te paimagjinueshem , nje gjallim te pakontrollueshem , nje trysni jete te papare ne kete fshat fantazme.Dukej sikur ishte grisur nje here e pergjithmone maska gri e izolimit dhe trishtimit!Askush nuk i tutej me duhmave te acaruara te eres! Rruget qene plot!

Fshati kishte nisur te jetonte! Kishte nisur te ngjyrosej dhe jo me vetem me nje ngjyre apo me ngjyra te perqasura , nje ylber i vertete dukej se kishte zbritur ne fshat.

Por nuk mbaroi me kaq.Popullsia e fshatit filloi te rritej nga dita ne dite , nga gelimet qe beheshin nga fshatrat apo komunat perreth.

Per nje kohe te shkurter fshati u be nje zone turistike shume e preferuar dhe e vizituar nga mijera vizitore e turiste plot oreks e kersheri per mrekullira .

Sigurisht qe te tere vinin e vizitonin çesmen magjike.

Banoret e fshatit dukeshin mjaft te kenaqur nga kjo , turizmi i kishte majmur te ardhurat e tyre dhe paraja i kishte ngrohur shtepite,shpresat dhe zemrat! Sa e larget dhe e pavertete dukej çdo gje tani! Çdo gje perveç Çezmes Magjike!!! Ajo ishte mrekullia e tyre..Por nje mrekulli , arsyen dhe zanafillen e te ciles nuk e dinin dhe as qe kishin per ta kuptuar! Por nuk eshte se e vrisnin mendjen shume per te!

Mijra njerez e vizitonin çezmen perdite.Mijra njerez perdite luteshin,rrefeheshin ,lotonin,mallengjeheshin e perdelleheshin para kesaj çezme.Çezmja sigurisht shihte anet me te verteta,zhveshura,dobeta te zemres se njerezve,ashtu siç shihte dhe skutat me te erreta , te pashprehura te shpirtit human!

Pasi çdokush qe vinte aty e leshonte veten e tij ,tere brengat e tij,tere fiksimet dhe aspiratat , tere shpresat e tij ne menyren me te hapur qe mundej!

Dhe çezmja filloi te rridhte çdo dite e me pak uje te ngrohte, deri sa kaloi ne pika te shpeshta me tej perhere e me te rralla deri sa nje dite u tha!!!

U tha sepse nuk kishte mbetur me shtrat pafajesie, ku uji i shpreses, ku pikelat e mrekullise te rridhnin rrjedhshem, pa u penguar neper ngushtica te interesit , pa u mbledhur neper pellgje te hipokrizise, pa u perzjere ne vorbullen e budallallekut te vetedijshem te te luajturit syllambyllsi me vetveten ; u tha sepse nuk kishte ngelur me asnje lloj inati,ambicje,kembengulje,force mendimi apo grimce ndergjegjeje perveçse nje manie te lebyrshme tregtare.

Dhe nuk qe aspak çudi qe askush nuk e vuri re kete.Te tere qene te hutuar dhe mahnitur , te ngujuar ne adhurimin dhe faljen ndaj nje mrekullie te mundshme pa u kuptuar apo pa u munduar as e nje lloj here te kuptohej ,te hamendesohej apo te vritej mendja per burimin e saj!

Po me fshatin ç’u be do thoni?

Fshati ishte dhe eshte ende nje nga pikat e fuqishme turistike te vendit! Sigurisht me objektin kryesor te famshem te tyre ; Çezmen magjike!!!

Thursday, August 02, 2007

Arome...

(photo courtesy: Şefika Barlas (http://www.flickr.com/photos/74944580@N00)

Aroma e polenave te superfryre te nje liliumi ne pranvere , era e perzier me myshk e nje trungu, ajri shpues i nje fosili ne nje shkemb , kundermimi djeges i prushit..Te gjitha keto secila me te veçanten e vet , mbreselense ne menyra te ndryshme.
Imagjinoni ti vishni ketyre aromave dhe profilin human , esencen e shpirtit njerezor , teksturen e poreve te zemres dhe te formoni kesisoj auren e nje individi.Nje guide perfekte drejt kimise se nje shpirti....Nuk te mbetet veçse te udhetosh drejt tij.
Befas dera hapet dhe dhoma mbushet me aromen tende. Çdo cep i dhomes duket sikur e perpin me nje shpejtesi te çuditshme . Nje arome pishash me freski te athet qe duket sikur mbart tere misterin e nje pylli me vete.Duket sikur ajri ne dhome tendoset si nje tel.Nuk ka me asnje rryme tjeter , nuk ka me asnje lloj perçimi puhizash te tjera , sundon kudo dominante aroma jote. Ketu nis dhe udhetimi im.
Ai udhetim mizorisht terheqes , ajo ndjekja syllambyllsi e emocioneve.Shqisat e mia, me nje ngutje te pakontrolluar fillojne te dehen lirshem nen egzaltimin qe kjo arome i fal , duke lundruar shkujdesshem ne detin e transit te atij momenti fatlum. Ka vetem diçka qe i frenon ato tashme , synimi per te shtrenguar çdo pike te kesaj arome , per te burgosur fshehurazi çdo note te saj, per te fshehur ne menyre fanatike çdo nuance te saj , per ta mberthyer kete te fundit diku thelle ne qilarin e shpirtit.Per tu perballur serish me te ne oret e veshtira , per ta thithur ate ne oret e mallit mallit per ty , per te shuar ethet e mungeses tende …
Nuk marr dot fryme.Nuk mundem me..Jam e mbushur me eren tende..Ne fakt nuk ankohem per kete. As qe dua te leshoj as edhe nje pikez prej saj. Me trondit , me trullos , me shkund dhe me ben te bej gjera te çuditshme por as nuk me shkon mendja te lejoj te me shpetoje sikur dhe nje grimce prej saj.
Tashme aroma jote vjen perhere dhe me e dendur..Duhet te jesh diku fare prane, ja afer skrivanise sime..Duket sikur do te plas nga angushtia qe me jep shperthimi ngadhenjyes i aromes tende.Ja ,tani po kalon prane skrivanise dhe po afrohesh te me pershendesesh.Mbase 5 , ja maksimumi 7 hapa na ndajne.
Ti po afrohesh te me pershendesesh , une e di tashme.Afrohesh me ate buzagazin tend te rehatshem , me ate lirshmerine e perhershme.Ti je kaq afer .
Por une kam frike te kthej koken .Kam frike se po ta kthej koken dhe te te shoh do te filloj te bej nje nga ato xhestet spontane te ngazellimit .Une e di se do ti bej keto , perhere keshtu kam vepruar kur je afruar..

Nje buzeqeshje syndritur, levizje kuturu duarsh lart per te sajuar nje xhest shoqeror tip “give me five” , e folur babaxhane , ja se çfare bej kur kthehem drejt teje.
Kushedi sa idiote duhet te duken te tera keto..Me ngrin zemra vetem duke i menduar..Ndaj bej nje perpjekje te çuditshme per te mos degjuar çkam rrotull…Madje mundohem te mos marr as fryme..Fundja ajo eshte qe i prish te gjitha..
Me vrull bej sikur shkruaj diçka ne kompjuter.Tastiera leshon disa piskama te ngjirura perballe gishtave te mi te çorientuar.Me qeteson disi ky ze.Te pakten mi err syte..Me ben te mos shoh perreth.
Nderkohe ndjej nje dore ne kurriz.Kthej koken gjoja si me pertese dhe teksa perballem me ty mundohem ti vesh mimikes time levizjet me te ngadalta, ti jap reagimeve te mia nje ritem breshke.
Ti me pershendet si perhere , por kete here me nje gjalleri te çuditshme , me nje drite feksese ne sy.Mi ngul syte bezdisshem , sa qe une nuk di me si ta mataroj , trurin tim zaten te lodhur nga kontrollimi i reflekseve te mia.Me fton ne festen qe do te japesh sot ne darke.
Nuk me lejon te kundershtoj dhe largohesh duke me lene te hutuar sa me ska.Madje harron t'me japesh dhe adresen e vendit ku behej festa.

Syte me shkojne mbi tavoline.Siper ndodhet nje kuti mbi te cilen shkruan : Ftese per dy..
E habitur hap kutine dhe brenda gjej diçka qe nuk do te ma merrte mendja kurre ta shihja.Parfumin tim!!! Nga e di ti valle parfumin tim?

Nga prapa tij ka nje shenim te ngjitur:Ndiqe intuiten dhe ndjenjat e tua! Mos ju shmang atyre.Nuk do te çojne ne adresen e gabuar!
Buzeqesh...
Po nisem per nje udhetim te ri ,udhetim ku hapat e mia nuk do te hidhen me kuturu...

Thursday, July 12, 2007

If I gave you a ticket--Nese do te jepja nje bilete?

If I gave you a ticket, would you joing me to the stations of love,happiness,longing and warmness?
But in fact you don't have to dear , as you are those stations yourself!
---------------------------------------------------------------------------------------
Nese do te te jepja nje bilete , a do me shoqeroje ne stacionet e dashurise,lumturise,mallit dhe ngrohtesise?
Por ne fakt nuk ka nevoje e/i dashur sepse vete ti je keto stacione!

Wednesday, June 13, 2007

Pa Fryme !

Ja tek dergjen hireplote ne tepsi...Luspat ende i farfullijne plot nur..Ato luspa te kuqe ne portokalli qe kushedi sa bukur do jene pasqyruar ne ujera te ndryshme.
Ne trupat e tyre ende dallohen tipare jete.Akoma mund te imagjinosh kredhjet e tyre te zhdervjellta , trazimet e lehta te siperfaqeve ujore nga levizjet e tyre elegante , trupat e tyre teksa tundin lozonjarshem bishtat sikur te donin te zilepsin sirenat me te perkryera!
Kushedi valle sesa detra e oqeane kane kaluar , midis sa ujerave kane pluskuar , neper sa qyteterime te fundosura kane lodruar.Kushedi se me çfare sekretesh , pasqyrimesh te nenujshme jane ndeshur?
Syte te qarte porsi copa qelqi i shndrijne ende..Ashtu , ne ate gjendje te zgurdulluar duket sikur duan te perçojne ndonje mesazh.Mbase duan te tregojne ate momentin e fundit , ate zalisjen perfundimtare te shkaktuar nga nje grep pafalshmerisht i shpejte..me pas asfiksimin e menjehershem dhe perpelitjet e kota.Perpelitje qe i ngjajne me shume lutjeve te pashpresa qe nuk kane se ku te perplasen...Fokusim gati i frikshem i kobit te momentit.
Dhe pastaj gojet, oh ç'mund te thuhet per gojet e hapura aq zhurmshem dhe ngjethshem?Ç'eshte personazhi i tablose "Ulerima" te Munchit perpalle kesaj ulerime te ngelur ne mes, perballe kesaj piskame te bllokuar ne rruge e siper?Kjo eshte çjerrja e jetes qe po mundohet te ngule thonjte per te mos ngelur ne mes, çjerrja e nje jete ora e reres se te ciles eshte ngujuar , çjerrja e nje jete teksa veshtron per here te fundit kete bote teksa po largohet pa deshiren e saj.Dhe njekohesisht deshira e fundit e jetes perpara mbylljes se saj: te thithe ajrin e gjallerise, afshin e egzaltimit , te dehet per here te fundit me veten .

P.S: Ja dhe detyra u tha , u be, Elais :)Tashme po ja kaloj detyren krijuese : Briskut

P.P.S:Falenderimet me te perzemerta i takojne mikut tim fotograf Burakut , per fotografine e mrekullueshme , muze e ketij shkrimi.Eshte djale shakaxhi kur e pyeta nese mund ta perdorja foton per shkrim pergjigjja qe kjo : Llaf eshte ai e tere tepsia eshte e jotja:))

Faqja e tij e fotografive ne flickr: http://www.flickr.com/photos/burakyilmaz61



Wednesday, April 18, 2007

Koha e gabeleve

Ky skeç eshte krijuar nga ana ime me disa elemente pikante dhe nga Majla , ne vitin e fundit qe isha ne kolegj.Perhere me kane bere pershtypje gabelet dhe jeta e tyre , si dhe kisha degjuar shume anektoda ne lidhje me ta , njeren prej te ciles e kam futur dhe ne skeçin tim.Kete skeç e pata shkruar qe ta luanim ne fund te shkolles dhe vertet qe u be gallate e madhe, madje patem fatin ta luanim dhe ne skenen e tetrit te operas dhe baletit ku ne si shkolle (kolegji turk) festuam mbarimin e shkolles (matura'98).
Ne skeç flitet per nje familje gabele me shume femije (pse pritet gje tjeter:) .Kryetari i familjes eshte Braçja ( e luajta vete Braçen) , nje burre me i shkurter se femijet e vet , barkmadh dhe qesharak.Dembel, dreadharak qe do te fitoje leke me pune te fshehta , talent ne klarinete , por dhe shpirt njeriu.Ka fiksim mbase dhe te fshehte komshijen e tyre , Antoneten.
Ravena eshte gruaja e Braçes (e nxorri rolin ne nje forme te shkelqyer Majla:) , grua e mire , e dhene pas familjes.Perveç kesaj kane dhe nja 7-8 femije qe dhe Braçja nuk ja mban mend numrin.
Ne fakt keto do ta postoja me kohe por nuk po gjeja videon (se ajo eshte store me vete) , por ju premtoj se dhe ate do ta ve ne nje te ardhme te afert.
Po ju le nen shoqerine e gabeleve:)

Koha e gabeleve....

Ravena duke pastruar koken e te birit nga morrat i bertet ketij te fundit : - Morrsi i dreçit , per surratin tat po na maro bidoni i vajgurrrit;- dhe ja fut me shpulle kokes.
Katani (djali) : - E pra trençerekun e harrxhove ti me baben ere...
Ravena:- Ik çerrohu se po vjen baba

Ne dhome hyn Braçja duke kercyer dhe kenduar "Shiki shiki java"

Braçja therret Ravenen : Hajde mi hajde se jena bo pasanink , kena fitu 5.000 lek ( te vjetra!!)sot (dhe e shkund doren tere gjalleri).
Ravena e shperfytyruar: Çyça , ku me burro?
Braçja : Ke kusherira jote mi pra , Sabrija
Ravena : Ku me ku ?
Braçja : Ke gabi mi pra mo
Ravena: uuuu..po e festona sot pra mo.hajt se ta rregullo Ravena ty tashi.Po t'sjell i garrum buke , çik djath..u harrova , ka çik fuges po e nrof e po ta sjell.Po t'sjell ne pak verrrrrr mirrr?
Braçja duke fluturu nga qejfi : Mirrr
Ravena sjell ushqimet dhe veren dhe ja jep Braçes.
Braçja pasi provon "veren": - Po kjo osh uthull mi budallaçe
Ravena e revoltuar: Çyça burri , donke ne verrr ti , pse ere ça osh sot vit i ri e?Prit se po i hedh Ravena jote çik çeçer , po ta boj mbrekulli fare...
Braçja i lulezuar ne fytre: Si t'kam un ty ere Ravene si llokum t'kam.
Ravena qesh e lumtur dhe krenare:)
Ndekohe hyn Antoneta ne shtepi.
Antoneta: O Ravene t'keçen na jep i filxhan me groç borxh se ja jap mujin tjeter.
Ravena : Çyça mi Antonet, ça boni ju kshu , muj per muj ka i filxhan groç.Ju sikur e hani me gushta !!
Antoneta : Po ça ti boj mi dreçin atyre çafirve t'mi.I dhashe 8 gota uji para dreke , po s'u ngopen dreçnit , deçen groç:)
Ravena: Mirrr mi mirr se ta jap une ,- dhe iken te marre groçen.
Braçja tere qejf: Ça bo ti mi Antonete , si je mirrrr e ?
Antoneta me gojen vesh me vesh : Mir e Braçe , po ti me dreç ça ke bo?
Braçja: Ça bo ai Rinaldo jot mi , a shet mo kullojse me vrima e ?
Antoneta : Jo ere jo , ka ngel pa pun ai çyçari im , m'fiku m'fikuuuu
Ravena: Po ti ça bone per pune mij Antonete?
Antoneta plot gjalleri: Uuuu jam ftillu tashti jam ftillu .Kam fillu ke plenat.
Ravena : U sa mirrr mi gru , sa mirr .çeke rregullu , çeke ftillu
Braçja Antonetes: E di pse t'pyta per Rinaldon?
Antoneta : He ere?
Braçja : Du me hap i biznesmen te ri , do ja vej emrin "Na bashkun morrat".Do bejm çik kutraband , po do bohena te pasur do kena kai celular per çdo dhome , edhe n'banjo...
Antoneta: Kutraband e ?..Po s'ke frike ti ere?
Braçja i prekur ne seder: Une frike e..Nixho ktu nixho : Ni nat isha ulur prane bregut te lumit kur me dalin perpara nja 30 a 40 evxh.Me thane : Sot do na japesh gruan per darke.
Braçja nderkohe ngrihet ne kembe me vrull dhe thote : U thash: Gruan do ta merrni pasi te kaloni mbi kurrizin tim.Nxorra thiken .Thika shkelçente nen driten e henes.Ata me pane e me thane : Ama o Braçe , ti çenke.Te nohem nga pedorimi i thikes....

Antoneta dhe Ravena te lumtura dhe lehtesuara qeshin.
Ravena tere krenari thote : Lumsi un per mu , lumsi un per mu , sa t'fort t'kam .Azgani im!!
Braçes i shkon buza vesh me vesh dhe me gjithe silueten e tij te vogel i duket vetja si div:)
Antoneta: Ravene ika un , se m'presin kalamojt

Braçja: O gru , ku jan ato kalamojt ton , eri?
Ravena: Madalena ka shku ke kusherinjt e tu , ke gabi , Safeti e Baxho ke plenat, Romario dhe Maradona ke dyçanet e prishme te Vefes,Katani ke plenat e 15-katshit, Safia ke tregu , ene Vera o tu la liveret..
Braçja i habitur: Vera?
Ravena: Eme Vera..
Braçja : Pse mi ene Vera kimi ne e?
Ravena e çoroditur: Çyça burri , harrove ti me çe ka lind me i dit me nanen tate Çeçeren kur lindi vllain tat t'vogel , Bebeton?
Braçja : Uuuu kisha harru fare perzotin..

Nderkohe fillojne dhe vijne femijet dalengadale.
Braçja njerit nga femijeve , pasi ai i jep disa gjona te rrjepura: Bravo t'keqen baba , paske punu mire sot
Braçja Ravenes : Ti jap ca lek kalamojve se jena bo t'pasur sot
I ndan leket nderkohe qe femijet zihen kush te marre me shume.
Braçja Ravenes : Na vej çik aheng se kena feste sot.
Ravena ven muzike dhe fillojne te gjithe te kercejne si nen trans.Perfiton dhe Antoneta nga rasti dhe vjen e kercen ngjitur me Braçen , gje qe nuk i shpeton Ravenes nga syte qe i jep nje te shtyre te fuqishme asaj dhe e hedh nga shpia:)
Braçja rri i zene ne faj dhe perpiqet ti marre zemren Ravenes.
Nderkohe qe kercejne femijet i turren lekeve te lena shuk pertoke.Braçja i sheh dhe i perzen i nevrikosur.

Braçja : Pisat , gabelat e dreçit.
Pastaj i drejtohet Ravenes: He mi gru mo na çit te hajm se vdiça
Ravena shkon per te marre gjerat dhe vjen tere frike : Çyça burro , zjarr ..
Braçja : Ku mi gruje ku ?
Ravena : Ja ktu ktu
Braçja i revoltuar merr leket qe jane ne toke dhe i thote Ravenes: Merr klarineten gru , ene t'ikim
Ravena: Çyça po kalamojt me
Braçja : Leni mi kalamojt
Ravena: Mjer un per kalamojt e mi
Braçja : Leni kalamojt t'thash budallaçe.Merr klarineten ti ,ene hec se me klarinet bejm sa t'dush kalamoj...

Dalin nga shtepia me vrap.

Shenim : Tregimi qe ben Braçja (nje nate tek bregu i lumit) eshte marre nga nje barcalete.

Tuesday, April 10, 2007

Rrefen, tavlla e cigares


Une jam nje tavell cigareje.
Pothuajse tere kohes jam e palare , e mbushur gjer ne fyt me cigare te fikura dhe hi.Sapo fiket njera , ndizet tjetra kesisoj , nuk para del koha qe te me pastrojne.
Nuk para shoh drite me sy apo nuk marr ajer.
Mbase jam e vendosur mu perpara diellit dhe mu ne mes te bahçes , por nuk marr asnjeren nga ato qe permenda sa me siper.
Mbase ngaqe jam pothuajse perhere e perballur vetem me aurolen e e erret , te stresuar e te lodhur te njerezve.
Duket sikur tere dufin e dites e nxjerrin perpara meje .
Ketu ka shume njerez qe i shoh perhere dhe pak nga pak kam filluar ti njoh ..Sigurisht qe ata s'e kane as idene time , por une ama i njoh dhembe e dhemballe..

A. 40 vjeç , drejtor firme , eshte nje burre i holle , i gjate , ezmer.I pelqen te degjoje jazz dhe blues.Sa perendime kemi shuar bashke nen sfondin e zerit te rregjur te Nina Simone , nje Zot e di.Ka nje familje te shkelqyer , por gjate nje periudhe te veshtire u pleks me dike tjeter.Tashme eshte bere pishman si qeni por nuk di sesi ti jape fund , pa rrezikuar asgje.Eshte nje njeri fort i rregullt dhe i sukseshem , kjo mbase eshte hera e pare qe i jane futur kembet ne nje kepuce.
Eshte interesante te shohesh njerez te tille te nervozuar.Pale si e pi cigaren , ja nxjerr ujin e zi fare.Duhet sikur do ti dalin mushkerite vendit.Syte i marrin nje pamje te pergjakur dhe duket sikur jane gati per te shperthyer ....

Xh. 23 vjeç , fotografe ne nje firme publicistike.Ka shije te holle dhe nje bote shume te pasur shpirterore .I pelqen te vishet bukur , eshte dhe e mire dreqi.Eshte shume me e mençur se moshataret e saj dhe me pelqen se nuk para broçkullit.Nuk ka endje me te madhe sesa te shikosh menyren sesi pi ajo cigaren me ato buzet e saj mishtore , te lyera me nje te kuq te erret.Le perhere shenje te buzeve te saj ne cigare.Edhe te piren e cigares e ka shume lozonjare.

D.35 vjeç , grua e martuar me 3 femije.Dikur duhet te kete qene e bukur , duket ende nga forma dhe kapaku i syve, megjithse te enjtur tashme.D.nuk del kurre pa syze.Nuk i pelqen te genjeje njerezine se ka rene nga shkallet apo eshte perplasur tek bufeja.Nuk mendon se i shkon moshes se saj nje budallallek i tille.
Dikur qe martuar me dashuri,por i shoqi qe kthyer shume shpejt ne nje specie shume te veçante drudhenese dhe pijedashese.D.-se nuk i lejohet te punoje,as edhe te dale.Ja sot ka dale fshehurazi .Nuk ben ndonje gje te madhe jo edhe kur del keshtu , maksimumi vjen dhe ulet ketu dhe dredh disa cigare.Duart i dridhen tere kohes dhe temthat duket sikur do ti dalin jashte.Ka nje lloj veshtrimi te perhumbur dhe te trembur.Vazhdimisht kthen koken dhe kontrollon se kush po kalon andejpari.Cigaren e fik me shpejtesi dhe force , duke meshuar mbi mua.Pastaj ashtu siç vjen ,largohet porsi nje hije.

J.14 vjeç , gjimnazist.Nje nga vizitoret me te rinj ketu , por dhe me i shpeshti mund te them.Fytyra ende femijenore ka filluar ti lulezoje pakez me puçrrat e moshes.J. e urren veten e tij .Problemi i tij i vetem jane vetem disa kile me shumice, gje qe e ben ate te ndjehet i gjymtuar ndaj preferon te mos perzihet me askend , por te rrije vetem , a ka mundesi deri ne pafundesi?
E thith cigaren ne menyre te tille qe me duket sikur ne vend te fytit ka fshese me korrent dhe jo fyt.Ka raste qe syte i lotojne , por ai shpejt i fshin ato me mengen e bluzes.Nuk i pelqen vetja keshtu.

P.65 vjeç , pensionist.Ish mesues letersie.Fort i rrepte madje.Ende duket prepotenca e tij nga vetulla e djathte qe i rri si e nderkryer.Perhere vjen me nje liber me vete.Shumicen e rasteve e harron cigaren te fiket teksa lexon , pastaj ndez nje tjeter, pastaj nje tjeter e keshtu me rradhe.Rri me ore te gjata ulur duke lezuar.Perhere e shoqeron me nje kafe te shkurter pa sheqer.Fytyra nuk i qesh kurre .Nuk i pelqen t'a pengojne teksa lexon,mbase dhe perhere vjen vetem s'e kam pare me ndonje tjeter deri tani.Ka dhe raste qe nervozohet teksa lexon dhe fillon te flase me vete.

Te gjithe vijne dhe gjejne qetesine apo nje lloj prehje sado te vogel duke pire cigare.Cigarja, kjo mike e vjeter.Askujt nuk i shkon mendja tek une , qe ne kete rast ngelem si nje aktore ndihmese perballe cigares , aktores kryesore.Askush nuk me ve re mua , une jam diçka qe nuk bie ne sy,mbase ngaqe nuk luaj te njejtin rol si ajo.
A nuk ndodh perhere keshtu me heronjte ndihmes/plotesues?

Eni Turkeshi


Tuesday, March 27, 2007

Melodi e vjeter

Photobucket

Muzgu kishte filluar te binte.Qielli kishte marre nje ngjyre te çudishme dhe paksa te frikshme nga shiu i saporene dhe mbase dhe nga dielli i fshehur qe duhej te ishte duke perenduar duke u perlyer ne nje te kuqe te flakte qe reflektonte merzitshem ne xhamat e dhomes.
Ne dhome mbreteronte nje ere myshku dhe amberi nga qirinjte aromatizante.Copeza letrash te zhubrosura dhe te grisura te hedhura kuturu kishin mbushur dhomen.
Greta vazhdonte te shkruante..I shkruante "Atij"..
Befas e kapi nje buzagaz maraz.Si kishte mundesi valle qe ende e shkruante "Ai" me germa te medha sikur kushedi se çfare te ishte ai njeri...
E pat njohur fare rastesisht ne nje takim pune me disa koleget e saj.I kishte pelqyer lirshmeria, elasticiteti ne sjellje, empatia ne veprime dhe te folur , spontaniteti i tij.Siç duket edhe pala perballe kishte pasur te njejtin elektrik ndaj dhe pas nje fare periudhe te shkurter kohe kishin filluar te dilnin.
Lidhja e tyre qe e vrullshme, energjike , e plote dhe pasionante.Kishin nje ndjesi te perkryer ndaj njeri tjetrit , fale kjo ndoshta dhe prej kimise se shkelqyer qe ishte ndertuar ndermjet tyre.
Per Greten , kjo ishte e mahnitshme , nuk qe ndjere keshtu me pare , nuk e kishte ndjere nevojen e dashurise, perkujdesjeve,ndarjes se çdo momenti, perkitjes dhe perkushtimit ndaj dikujt tjeter.Kishte qene perhere indiferente ndaj perdellimeve dhe ndjenjave te perenduara , por kjo nuk ishte keshtu ishte diçka tjeter , ishte diçka qe nuk kishte nevoje te udhehiqej apo te kufizohej , te ushqehej apo te ndalohej me kujdes dhe strategji , ishte diçka qe e therriste dhe e merrte te teren me vete.
Duke ndjere kesisoj , Greta qe leshuar shkujdesshem ne dallget e kesaj rastesie te çuditshme.
Çdo gje qe e bukur dhe e veçante ne fillim dhe do te kishte vazhduar keshtu sikur sjellja e tij te mos kishte ndryshuar.
Papritmas kishte filluar te kthehej ne nje person me rregulla strikte dhe te pacenueshme , pelqime shume egocentrike dhe zgjedhje shume serioze.Befas empatia dhe mirekuptimi i Gretes , pershtatshmeria pa kushte e saj ne lidhje kishte filluar te behej barre per te , nje gje e bezdisshme dhe aspak e volitshme ne rrjedhen e jetes se tij mrekullisht te programuar dhe te perpikte.
Greta kishte humbur shkelqimin e saj , me sa i jepte ai te kuptonte , sepse kishte vazhduar te qendronte e shpenguar dhe e gatshme per te ofruar durimin , perkushtimin , ngrohtesine te pallogaritur holle te saj.Kete ai ja kishte shprehur me disa sjellje dhe reagime te lodhura dhe te sforcuara .
Si fillim perballja me kete gje kishte qene shume e rende, e ftohte dhe e dhimbshme.Kjo i kishte shkaktuar ndot ndaj vetes dhe atij. Zgjati shume dhe i shkaktoi asaj nje perjetim te sterzgjatur kotesie dhe inertesie torturuese.
Me pas Greta filloi te ndjente nje zbrazje totale te tere ndjesive te saj..Kjo ishte si nje kunderpergjigje ndaj ndotjes dhe bezdise qe ndjente ndaj vetes dhe ndjenjave te saj.Kishte arritur perseri ne piken e referimit plus nje mesimi te mire sa edhe te rende qe kishte marre nga historia qe sapo kishte hedhur prapa kraheve.
Ishte shkeputur prej tij duke e lene dhe ate fort te habitur me vendosmerine e saj per ti dhene fund kesaj lidhjeje qe aq shume qe munduar per ta mbajtur te gjalle dhe te fresket.Nuk i kishte dhene asnje shpjegim.
Por kete mbremje , çuditerisht ndjeu nje deshire te ethshme per ti shkruar dy rrjeshta.Kjo nuk ishte nje sipermarrje per ti bere atij shpjegime per ndarjen e befte te tyre , nuk ishte as edhe nje leter hakmarrjeje , apo shfryrjeje , ishte nje leter mjaft e thjeshte ne fakt .Mbase nuk ishte fare nje leter .
Mbase qe veçse nje copez mendimi apor diçka qe donte ti shprehte vetes se saj me shume se askujt tjeter.Ishte mbase veç nje meditim.
Rrjeta e nderlikuar e mendimeve te saj u perkund lehte nga zeri i ngjirur i Billy Holliday teksa kendonte "Solitude"..Ju duk sikur degjoi nje ze te mekur , te larget dhe te vjeter , nje ze qe e kishte shtypur brenda vetes per shume kohe ..
Pastaj qeshi hidhur sepse e kuptoi ç'ishte ky ze.Ishte ajo qe kishte filluar ti shmangej mbase me vetedije , mbase pa vetedije , por perhere me nje vendosmeri te palekundur.
-Dashuria ,- mendoi .
-Kjo melodi e vjeter dhe tashme e harruar...E predispozuar per tu vendosur ne bodrumin e zgjedhjeve te saj te ardhshme....


Eni Turkeshi

Wednesday, March 14, 2007

Nje dite si gjithe te tjerat...


Ishte nje dite si gjithe te tjerat...Pakez e vrenjtur por pa shi .
- Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s'e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç'behej...
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to...Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine...

Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej...Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati "ja morri doren" durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte "asaj " nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe "vajze"...
Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.
Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..
Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..
E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.
- Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.
Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.
Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi...
Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.
Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.
Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.
Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.
Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.
Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??
Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???
Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??
Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.
Fatima u tregua e gatshme per t'ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.
Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.
Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen :(
Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.
E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si " e vdekur" dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe "faqja e zeze" qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe "xhepin " e familjes duke kundershtuar dhe fatin " e arte" berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .
Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.
Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.
Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..
Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen...
Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.
I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere...
Eni Turkeshi

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator