Showing posts with label sociale. Show all posts
Showing posts with label sociale. Show all posts

Tuesday, June 10, 2008

Çezmja Magjike

Na ishte nje here nje fshat i vogel dhe i humbur ne nje qoshe te harruar te vendit.

Rrihej tere kohes nga ererat e veriut , erera kaq te forta dhe te thellimta qe binin si epidemi mbi çdo gje ne fshat, duke e mbuluar keshtu kesisoj çdo vend me brymen e tyre te hirte dhe thyese, duke i perçuar çdo pjese grimcat e tyre te terbimit dhe duke flijuar çdo lloj gjallese qe mundohej ti rezistonte.

Fshati i tere nuk qe veçse nje kameleon qe ndryshonte çehren e tij sipas ketyre ererave kercenuese.Nje kameleon shpirtvrare e buzeplasur qe hiqej zvarre pa pike deshire kundrejt padronit te vet.Nje kameleon i irrituar dhe i mbushur me inate te papermbajtshme te ndezura nga deshirat asnjehere te realizuara.

Keshtu kalonin ditet dhe vitet.Ne plogeshti dhe agoni te pritjes.Ne harrese totale.

Photobucket

Nje dite te acarte qe frynte nje ere shkulese , nje grua shtatzene po ecte rrugeve te fshatit me veshtiresi te shkaktuar nga trupi mese i renduar dhe mundimi i madh per ti ngjeshur kembet ne toke .Syte i qene rrembushur nga ferfellimi pickues i eres dhe nuk mund te shihte me dot sa duhej.

Me se fundmi u plandos ne çesmen e fshatit.Nuk mund te ecte me.Nuk i benin me gjymtyret.

Nderkaq ndjeu nje si ngerç ti pushtonte tere shtatin .U drodh.

Kishte ardhur koha..Foshnja e saj po vinte.

Veshtroi andejpari se mos i zinte syri ndokend , por gjithandej boshlleku kercenues i shpalosej kobshem perpara syve .

Nderkaq dhimbjet dhe kontraktimet kishin arritur kulmin.Me veshtiresi te pashpjegueshme gruaja mblodhi te tera forcat dhe i e shtyu veten e saj me tere fuqite zor te permbledhura.

Foshnja e saj erdhi pas disa çastesh dhe ajo sakaq grisi nje cope te madhe nga trikoja e saj e ngrene vende vende dhe e rrethoi beben e saj duke u dridhur nga emocionet por dhe trishtimi i pamundesise.

Donte ta ngrohte beben e saj , por nuk kishte asgje me se ta bente kete.Ajo vete ishte gjysme e ngrire.Mundej vetem ti jepte qumeshtin e saj , te vetmin leng te jetes, per ngrohtesine e te cilit ishte e vetedijshme.

Me levizje pak a shume mekanike mundi te nxirrte gjirin e saj per te ushqyer te birin.Por medet ! …edhe gjiri i saj ishte i forte si nje dru .

Befas nje lot i saj pikoi mbi parvazin e çezmes dhe ja , ate çast ndodhi mrekullia! Nga çezma e ngrire filloi te rridhte uje i vaket!!! Gruaja e gjore e lagu sakaq gjirin e saj , te cilin filloi ta ndjente me ngadale.Me ne fund ndjeu nje si tubim masiv lengjesh ne kraharor dhe me nje ngazellim te papare e mori foshnjen e saj per ta ushqyer.

Me tej , e ngjallur u ngrit me beben per te vazhduar rrugen per ne shtepi.

Qe prej asaj dite u perhap me nje shpejtesi te habitshme gojedhena mbi çezmen e fshatit.Kishte nje gezim te paimagjinueshem , nje gjallim te pakontrollueshem , nje trysni jete te papare ne kete fshat fantazme.Dukej sikur ishte grisur nje here e pergjithmone maska gri e izolimit dhe trishtimit!Askush nuk i tutej me duhmave te acaruara te eres! Rruget qene plot!

Fshati kishte nisur te jetonte! Kishte nisur te ngjyrosej dhe jo me vetem me nje ngjyre apo me ngjyra te perqasura , nje ylber i vertete dukej se kishte zbritur ne fshat.

Por nuk mbaroi me kaq.Popullsia e fshatit filloi te rritej nga dita ne dite , nga gelimet qe beheshin nga fshatrat apo komunat perreth.

Per nje kohe te shkurter fshati u be nje zone turistike shume e preferuar dhe e vizituar nga mijera vizitore e turiste plot oreks e kersheri per mrekullira .

Sigurisht qe te tere vinin e vizitonin çesmen magjike.

Banoret e fshatit dukeshin mjaft te kenaqur nga kjo , turizmi i kishte majmur te ardhurat e tyre dhe paraja i kishte ngrohur shtepite,shpresat dhe zemrat! Sa e larget dhe e pavertete dukej çdo gje tani! Çdo gje perveç Çezmes Magjike!!! Ajo ishte mrekullia e tyre..Por nje mrekulli , arsyen dhe zanafillen e te ciles nuk e dinin dhe as qe kishin per ta kuptuar! Por nuk eshte se e vrisnin mendjen shume per te!

Mijra njerez e vizitonin çezmen perdite.Mijra njerez perdite luteshin,rrefeheshin ,lotonin,mallengjeheshin e perdelleheshin para kesaj çezme.Çezmja sigurisht shihte anet me te verteta,zhveshura,dobeta te zemres se njerezve,ashtu siç shihte dhe skutat me te erreta , te pashprehura te shpirtit human!

Pasi çdokush qe vinte aty e leshonte veten e tij ,tere brengat e tij,tere fiksimet dhe aspiratat , tere shpresat e tij ne menyren me te hapur qe mundej!

Dhe çezmja filloi te rridhte çdo dite e me pak uje te ngrohte, deri sa kaloi ne pika te shpeshta me tej perhere e me te rralla deri sa nje dite u tha!!!

U tha sepse nuk kishte mbetur me shtrat pafajesie, ku uji i shpreses, ku pikelat e mrekullise te rridhnin rrjedhshem, pa u penguar neper ngushtica te interesit , pa u mbledhur neper pellgje te hipokrizise, pa u perzjere ne vorbullen e budallallekut te vetedijshem te te luajturit syllambyllsi me vetveten ; u tha sepse nuk kishte ngelur me asnje lloj inati,ambicje,kembengulje,force mendimi apo grimce ndergjegjeje perveçse nje manie te lebyrshme tregtare.

Dhe nuk qe aspak çudi qe askush nuk e vuri re kete.Te tere qene te hutuar dhe mahnitur , te ngujuar ne adhurimin dhe faljen ndaj nje mrekullie te mundshme pa u kuptuar apo pa u munduar as e nje lloj here te kuptohej ,te hamendesohej apo te vritej mendja per burimin e saj!

Po me fshatin ç’u be do thoni?

Fshati ishte dhe eshte ende nje nga pikat e fuqishme turistike te vendit! Sigurisht me objektin kryesor te famshem te tyre ; Çezmen magjike!!!

Saturday, June 07, 2008

Maska dhe njerez



Photobucket

Me beri pershtypje tema qe kishte hapur Tena rreth maskave.Eshte diçka qe e kam perhere ne mendje.
Maska dhe menyrat apo arsyet e shumta te perdorimit te saj.
Zanafilla e maskes mendohet te jete ne token italiane teksa ne fillimet e shekullit te 16te maskat perdoreshin gjeresisht ne Evrope neper ballo dhe vende kercimi ,ndersa ne Angli perdoreshin nga aktoret e teatrove.
Maskat qe prej asaj periudhe u perdoren mbase disi me pak , por kurrsesi nuk i humben preferuesit e tyre.
Ndersa ne ditet e sotme , maskat kane perfituar shume karaktere qofshin keto te drejterdrejta apo te nenkuptueshme.
Ne sensin e mirefillte te fjales , do te thoja se perdorimi i tyre eshte mjaft i gjere ne fushen e modes, duke krijuar nje aksesuar shume te veçante,pikant dhe sipas stilit te tij , here gotik,here teatral apo te frikshem.
Ndersa ne sensin tjeter , pra ate qe nuk e shfaqim por thelle thelle e dime te tere, maskat jane pjese e pashmangshme e jeteve tona ne shume momente.
Shihen pak a shume si mburoja te sigurta ndaj thyerjeve te mundshme qe mund te marrim ne shoqeri , po aq sa mund te kene dhe karakter mashtrues.
Maskat mund te jene dhe ca me te pafajshme , pra te na sherbejne si mbulese perfekte kur duam te themi genjeshtra te pademshme.
Nje gje eshte e sigurte :Pa keto maska eshte bere e veshtire jetesa.

Ne foton lart ndodhet nje mozaik i nje projekti tim te quajtur: Veshur me lesh , por nuk jam shqerre!

Ketu doja te vija ne dukje , kotesine e mbulimit te femres dhe idese se mbeshtjelljes se saj ne shtresa , si per ti humbur asaj çdo lloj tipari, veçorie duke e nxjerre ate mbase dhe nga te qenurit njeri.
Po keshtu ne lidhje me kete teme mund te citoj dhe nje projekt tjeter timin te quajtur : "Perveç mendjes, çdo gje mund te izolohet"



Kete shkrimin tim dua ta mbyll me nje shprehje per maskat qe me beri shume pershtypje:

eshte e hidhur
te shikosh
renien
e maskave
ne kohet me te pamaskuara

teksa je me i maskuar se kurre!
-rehaiku 315 h-

Nderkohe miq jeni te tere te ftuar te sillni pershkrimin tuaj rreth maskave dhe nese do ta shtonit dhe ndonje foto tuajen te maskuar me diçiture do ishte akoma dhe me fantastike.Arsyen e kerkeses time do ta shihni te shpjeguar se shpejti ne blogun e Tenes:)












Friday, May 09, 2008

Fragmente te veçanta nga atdheu


 poetic windows from a forgotten era

pallat poetik

Miq, po ju ve nje tog fotosh qe i kam shkrepur ne Pogradec gjate takimit me miqte fotografe..Jane te tera shume te veçanta dhe mua me bejne pershtypje sa here i shoh..

c'era una volta il uest:)



Photobucket


Ne rrugen nga Guri i Kuq per ne Pogradec mund te shihje shume shites ngjalash.Nuk e di por mu duk shume i veçante ky moment me kete djalin qe mbante ngjalen ne dore duke e tundur perballe makines se nuses...

Tuesday, May 06, 2008

Seksi dhe nepsi shet?

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar

Mu kujtua nga ky shkrim ketu te flisja per kete teme.
Siç e dini jam krijuese e disa blogjeve perveç Albtranslator.
Nje prej tyre jane dhe Yummania dhe Mamadhia( ky i fundit mirembahet kolektivisht dhe jo privatisht).
Me ben pershtypje diçka se megjithese Albtranslator ka me shume kohe qe eshte hapur se dy blogjet e tjera (rreth 8 muaj me pare se to), goditjet ne blogjet e tjera jane shume me teper.

Nga kjo konstatova:

1.Njerezve i pelqejne faqet e gatimit.Gatimi dhe çdo gje qe ka lidhje me te detyrimisht shkakton nje ndjenje te pakontrollueshme kersherie dhe deshire.Yummania ne diten e saj me te vizituar ka pasur nje numer vizitash prej 603 vizitoresh!

2.E njejta gje vlen dhe per faqen Mamadhia.Kjo faqe qe ne fillim te saj eshte hapur me qellimin per argetimin e njerezve dhe si e tille sigurisht qe do te jete e klikuar , por shikimi i tageve te kerkimit per te hyre ne kete faqe si dhe numri i egzagjeruar i klikimit drejt nje posti te caktuar (ca si me pike te kuqe:) me perforcon idene e titullit te ketij posti.
Ky post i caktuar per te cilin po flas eshte klikuar plot 10.273 here! ndersa ne diten me te vizituar ky blog eshte klikuar plot 1917 here!!!

Ndersa Albtranslator diten e tij me te vizituar e ka pasur me nja 350 klikime.Maratonomak(blogu im i perbashket me Bizelen rreth fotografise) akoma dhe me pak.Kjo e verteton dhe nje here ate qe them sa me lart.
Te njejten gje do te vini re dhe ne flickr.Foto te natyrave te mesiperme jane shume shume me te para sesa fotot e tjera.
Si thoni a nuk kam te drejte?

Friday, November 30, 2007

Rrefej , rrefen,rrefejme,rrefeni,rrefejne:)

Ka disa kohe qe kur kam kohe lexoj nje faqe interneti turke qe e shqiperuar do titullohej:www.rrefime.com
Ketu eshte bere aq popullore sa dhe neper gazeta u perfol si nje fenomen shoqeror.Dhe nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, pasi aty shfaqen ne nje menyre shume origjinale dhe interesante natyra te ndryshme njerezore.
Duhet ta pranojme se jemi kurioze dhe çdo gje e shpalosur na e terheq vemendjen.Ky eshte reaksioni yne ndaj jetes se sotme shoqerore.

Temat e rrefyera jane nga me te ndryshmet.
Po ju jap disa shembuj rrefimesh nga kjo faqe:
------------------------
1.E urrej te laj spinaqin.Me merr shume kohe.Por nga ana tjeter dhe qejf e kam shume.Nje dite me hipi ne koke ta provoja ta laja ne lavatriçe.Ku i dihet mbase me kishte shkuar mendja ne nje gje brillante qe askush nuk e kishte menduar perpara.Perfundimi? Spinaq i zgerdhire,lavatriçe gjysme e shkaterruar dhe nje burre qe mendon t'me ndaje sepse mendon se eshte martuar me nje debile.Nuk i ve faj:(

2.Gjate udhetimit me autobuz nga qyteti B. ne qytetin C. dikush si i terbuar ju lut shoferit te ndalonte sepse kishte nevoje shume urgjente.Si fillim shoferi nuk pranoi sepse para nje ore kishim bere pushimin e madh,por me ne fund ndaloi per te dhe sigurisht tere autobuzi beri pushim te detyruar.Pas 5 minutash , ku thoni se u perballem me kete tipin qe kishte nevoja urgjente?Tek berberi duke u qethur!!!Hajde dhe mos u çmend po deshe.

3.Ne mengjes perplasem me koken e te dashurit tim teksa po lidhja kepucet dhe ai me shaka me thoter: oo ç'me vrare me briret e tu.. Eh them me vete : ta dish ti sa shume me vrane mua briret e tu :)

----------------------------------------
Sot me lindi nje ide.Pse te mos e hapnim dhe nje faqe te tille ne shqip?Mendoj se dhe shqiptaret kane plot gjera per te rrefyer (me karakter konfesimi jo tregimi!) U tha , u be dhe e hapa faqen kolektive .
Per me shume shikoni ketu : http://rrefime.wordpress.com
Rregullat per postime ne faqe do ti gjeni aty.
Jeni te tere te mirepritur!

Saturday, November 10, 2007

Facebook-mania e fundit e socializimit virtual

Sot dua te flas pak per Facebook , apo manine e re te socializimit virtual.Facebook nga dita ne dite po behet dhe me e preferuar dhe e aplikuar, duke lene keshtu ne hije mjaft faqe te tjera sociale si Myspace,Hi5,Yonja etj.
Le ta marrim me nga afer kete fenomen te ri social duke dhene se pari disa fakte informuese rreth tij:

1.Facebook u krijua nga Mark Zuckerberg , ish nxenes i universitetit te Harvard-it me 04.Shkurt 2004.Mark Zuckenberg eshte krahasuar shpesh me Bill Gates.Te dy kane qene ne Harvard , te dy e kane braktisur shkollen dhe Zack po tregon te njejtat dhunti talenti ne fushen e informatikes sa dhe Bill Gates.Si fillim Faceebook qe hapur vetem per studentet e Harvardit , me pas u hap dhe per studente te universiteteve te tjera amerikane si ai i Bostonit,Northernwestern etj..
Ne 11 Shtator 2006, Facebook hapet me se fundi per tere perdoruesit e internetit ane e mbare botes.
2.Disa fakte te rendesishme te Facebook te dhena kronologjikisht:Me 10 Maj 2007 Facebook hedh nje hap te rendesishem duke i dhene shteg te lire te tera firmave per te reklamuar.Kjo i dha fuqi Faceebook-ut dhe ndaj shume konkurrenteve te tjere ne fushen e reklames falas si psh Craiglist etj.
Me 14 Maj 2007 Facebook lançon Qendren e Biznesit .Çdo perdorues , ndonese ne permasa te limituara , ka mundesi te reklamoje nje servis apo produkt , apo nje aktivitet te tijin.
Me 24 Maj Facebook lançon API (application programe interface) , apo e njohur ndryshe dhe si Platforma e Facebook ku shkruesit e ndryshem te aplikimeve software mund te paraqesin punet e tyre.Kjo eshte nje nga pikat me te rendesishme ne Facebook te pakten sipas vezhgimeve te mia (pelqimi nga ana e perdoruesve).Po ashtu Facebook ka bashkepunime te rendesishme si ai me iTunes, me youtube (qe nga 24.06.207 ata morren ne stafin e tyre dhe ish CFO-ne e youtube Gideon YU).Po ashtu vlen per tu permendur ketu dhe bashkepunimi me iphone.
Me 25.07.2007 Microsoft kerkon pjese aksioni nga Facebook.
Dhe fale fames se fituar , Facebook arrin te shese 1,6% te aksioneve te saj per 240 milion USD.Tere kjo kerkese shpjegohet me suksesin dhe fluksin e reklamave te paraqitura ne Facebook.Pas kesaj shitjeje vlera e Facebook ne borse arriti shumen 15 miliarde USD.

3.Disa fakte statistikore per Facebook:
a) E çuditshme mbase , por per momentin ka vetem 300 punonjes.Ne fakt mendoj se duhet rritur ky nr.si dhe sherbimet duhen permiresuar sepse shpesh here ka ngecje te rrjetit.
b)Facebook gezon 50 milione perdorues aktive momentalisht.Ky numer rritet perdite me 150.000 perdorues te rinj.
c)Turqia ka arritur e 5-ta ne liste ne nje kohe fare te shkurter me nje numer prej 500.000 perdoruesish.

4.Çfare filloi ta rriste popullaritetin,kersherine dhe terheqjen e perdoruesve (qe shtohen me mijra çdo dite) , qene sidomos aplikimet e ndryshme software qe Facebook filloi tu ofronte atyre .Nese do ta shohim me nga afer kemi keto aplikime baze:

(Facebook Wall) Muri i Facebook
(Facebook Gifts)- Dhuratat e Facebook
(Facebook Marketplace) Pazari i Facebook
(Facebook Pokes) Goditjet e Facebook
(Facebook Groups) Grupet e Facebook
(Facebook Cases)Çeshtjet e Faceebook

-Muri i Facebook: Ne kete rubrike , mund te shkruani mesazhe te ndryshme per miqte tuaj.Pas kesaj rubrike Facebook hapi dhe mure te tjera argetuese si Superfunwall apo Fun wall , ku perdoruesit perveç mesazheve mund te linin dhe fotot,video,kenge apo aplikime te tjera zbavitese.Disa nga aplikimet zbavitese me ne mode ne Facebook jane:dhuratat,emocionet e shprehura me figura shume te lezetshme ne formatin gif , superlativat (ku mund ti vini nje epitet miqve tuaj apo te fitoni dhe ju nje te tille), double dare (ku mund ti nxisni miqte tuaj te guxojne te bejne gjera te çuditshme) , pijet qe mund te qerasni,ushqimet qe mund te qerasni,apo qe mund te godisni miqte tuaj etj.Perveç kesaj ka dhe aplikime te tjera me aspekte me shoqerore apo me flirtuese siç jane testet e ndryshme, referenca miqsh,pershkrime miqsh,krahasime njerezish etj.Gjithashtu ka dhe teste te ndryshme psikologjike,kinemaje,arti,gjeografie,mode te kendshme keto te fundit per te pare dhe me mire dhe afer afersine tende me miqte apo thjesht dhe per te mesuar pelqimet e tyre.Mendoj se kjo eshte zgjidhja me e mire qe Facebook ka bere per te arritur suksesin momental me reklamat.Te tera aplikimet qe sa vijne dhe shtohen nga dita ne dite jane zbavitese dhe eglendisese, disa jane edukative ngjithashtu.Pra ka per çdo bark dhe stomak , material ketu nese do flisnim popullorçe.
-Pazari i Faceebook :Perdoruesit mund te bejne reklamime te aktiviteteve te ndryshme si : real-estate , dhenie produktesh apo servisesh ne te ndrysme me qera apo shitja e tyre etj.
-Goditjet e Facebook- aplikime te ndryshme software per te terhequr vemendjen e miqve tuaj.
-Statusi ne Facebook- Ju mund ta ndryshoni gjendjen tuaj duke perdorur jo vetem temat e gatshme te Faceebook siç jane (jam ne pune,po flej,jam jashte etj) duke e vene ne pune krijmtarine tuaj ..Dalin vertet gjera te lezetshme prej andej.Dy nga statuset qe me kane bereme shume te qesh deri tani jane :
1.une nuk jam ndonje njeri i persosur, por ama di kung fu :)
2.po mendoj si t'ja vjedh parfumin motres per sot etj etj..
Krijmtaria s'ka fund sigurisht:)
-Ngjarjet ne Facebook: Ju mund te merrni pjese ne aktivitete te ndryshme te organizuara ne qytetin tuaj apo online si dhe te hapni aktivitete vete dhe te ftoni miqte tuaj.
Grupet ne Facebook- Kjo eshte nje nga rubrikat me interesante dhe te rendesishme ne Facebook.Mund te kete tipar politik,argetues,hobi etj etj.Sidomos grupet politike kane shume anetare.Mund te veçoj ketu grupin "ve bast se mund te gjej 1 milione veta qe urrejne Bushin" apo versioni turk "ve bast se mund te mbledh 250.000 veta qe ja shpif Erdogani" etj.Turqit jane te vetmit per te krijuar grupe me emra komike te pakten me aq sa kam vrojtuar deri tani nga grupet se ende s'kam pasur mundesi te kontrolloj shume grupet.Ja dhe disa emra te çuditshem grupesh "Sa te rri te martohem e e lodroj me rroça, rri beqo dhe dal per qefin tim" , "e shef ne rruge si flet me goje, por ne facebook e ben mik per koke" , "ne facebook do gjej dhe mamine time me kismet te Zotit" dhe pas disa ditesh doli nje grup tjeter me emer "e gjeta dhe mamine , rashe rahat tashme" :).Po ashtu ka dhe plot grupe me karakter shendetesor dhe ambientalist..
-Çeshtjet ne Faceboook- Edhe keto jane po aq te rendesishme sa dhe grupet .Sigurisht qe ketu mund te gjeni dhe çeshtje komike ashtu si dhe çeshtje te çdo tipi tjeter po ashtu si tek grupet.
Perveç rubrikave te lartpermendura , Facebook kohet e fundit shtoi dhe servise te tjera te rendesishme si importimi i blogjeve ne facebook,fotografive nga flickr etj etj.Kjo i dha perparesi facebook ndaj faqeve te tjera sociale si myspace,hi5 etj.
Pra siç mund ta shihni Facebook eshte nje sinteze bombastike e shume shebimeve popullore ne boten virtuale, te tera te servirura me sprucime origjinale per t'ju mbajtur perhere ne korrent , por aq sa dhe per t'ju lidhur goxha pas vetes.Facebook eshte kthyer ne nje trend , ne nje nga aktivitetet shoqerore dhe menyrat me "ngjitese" te komunikimit.Sigurisht qe kjo sjell dhe lidhjen dhe fiksimin mbas tij.Por ketu me duhet te them diçka.Mendoj se kjo eshte e kontrollueshme.Nuk e di por Facebookun me tere rubrikat e tij e krahasoj me ato hotelet turistike me 5+ yje qe kane ato sherbimet pa kufi dhe tufen e sherbimeve qe ofron me ato bufete e hapura te hoteleve.
Me kujtohen njerez te ndryshem pasi kthehen nga pushimet ne keto hotele.Kur i pyet si ja kane kaluar thone: Ah mrekulli , mrekulli u kenaqem ça sherbimi..Vetem se jena shnosh mo ..se çar te hash para..Me vjen ti them : Vella , mos ha çdo gje :)
Po e njejta gje vlen dhe per Facebook, mendoj.Mos prano çdo aplikim , mos mbaj dhe gjera qe nuk te pelqejne ne faqen tende apo mos u mer me gjera qe pasi i kryen do te bejne te ndihesh e bukosur :)Kjo esh rruga me e mire dhe e shendetshme per tu kapur sa me pak nga kjo epidemi.

Ah dhe nje keshille te fundit.Ruajini mire profilet tuaja dhe zgjidhni graden e privacise se tyre dhe te dhenave qe keni ne faqen tuaj .Dhe e mira e te mirave eshte te mos jepni shume te dhena sikur dhe Facebookut sepse mund te jeni te rrezikuar qe te dhenat tuaja ti shiten firmave te ndryshme reklamash!

Hajde pra ju qofte udha e mbare ne Facebook:)

Tuesday, August 21, 2007

Vetmi Urbane/Urban Solitude

Me shume ore pune, me shume mbledhje, me shume axhenda te superfryra.Me shume plane karriere, me shume stres per te ardhmen, me shume xhelozi mes kolegesh.Me shume intriga, me shume pasiguri, me shume merzi. Me shume takime te anulluara, me shume vizita te vonuara.Me shume pagjumesi, me shume plogeshti .
Me pak qetesi,me pak prehje , me pak buzeqeshje.Me pak bisedime, me pak argetim,me pak gjera per te ndare.Me pak shpengim, me pak perkushtim,me pak ngrohtesi.
Me pak kerkesa per hollesira , me shume elemente kalimtare.Me pak vemendje , me shume tubim rreth çdo gjeje te bujshme.Me pak deshire per te degjuar, me shume tendence per tu shmangur.Me pak perhapje, me shume mbyllje ne vetvete.
Simboli i jetes se sotme urbane eshte nje sinteze e izolimit, siperfaqesores dhe indiferences.Te gjitha bashke te çojne ne ate vetmine e pashmangshme.Vetmine urbane...
------------------------------------------
Longer working hours,more meetings,more overloaded notebooks.Much more carrier plans,more stress on future,more jeolous collegues.Much more intrigues,much more insecurity,much more boredom.More cancelled programs,more belated visits.
Less calm, less relax,less smiling faces.Less conversations,less entertainment,less things to be shared.Less outgoing manners,less dedication,less warmness.
Less will for details,more demands on transient elements.Less concentration,more rushing on momentary events.Less will to listen , more intention to escape.Less socialising ,more desist to ourselves.
Nowadays urban life is a synthesis of isolation,superfaciality and indiference.All of these ones lead to this unescapable solitude.The urban solitude!





Tuesday, June 19, 2007

Kode Konkubinash

Per ne njerezit qe jetojme ne kohen e teknologjise dhe qe jemi bere aq te huaj me çdo gje telekomunikuar dore me dore madje dhe me zakonet e nje apo disa brezave perpara nesh sigurisht qe eshte perhere e çuditshme te mesojme menyra telekomunikimi te vjetra.Aq me teper nese ato permbajne aq shume intriga dhe histori brenda.Sot po ju shkruaj menyrat me te cilat grate e haremeve osmane ose te ashtuquajtura konkubinat perdornin per te komunikuar me te dashurit e tyre.Kete shkrim e kam lexuar para disa vitesh nga nje gazete shqiptare dhe me qe dukur interesant ndaj po e ndaj me ju.
Ne pergjithesi konkubinat ne ate kohe komunikonin me lule.Poshte do te gjeni kodin per çdo lule:

Jargavani i bardhe: Zbulova dashurine per here te pare.
Dredhez ose urth:Te jam besnike per jete!
Livando ose trumze e bute: Perse s'e ke kuptuar ende se une te dua?
Trendafili i kuq: Deshira per ty me trazon jeten!
Trendafili i verdhe:E di qe me ke tradhetuar dhe ndihem keq.
Kamelia: Dote te dua perjete.
Gjineshtra: Mendoj gjithmone per ty.
Drekez: Te lutem bejme paqe.
Lule portokalle: A do te martohesh me mua?

Nenkuptimet e luleve
Akacia: Shqetesim
Lule hudhre:Fat
Fillikate:Eshte e kote qe insiston.
Kumak : Duhet te marresh ajer.
Lule pate: Dyshime
Lule dhembi luani: Mahnitje
Luleshtrydhe: Do te te haja
Karafil: Kortezi
Rruke: Mburrje
Zambak: Pasterti
Livando: Dashnor i sinqerte
Mellage: Mos dysho
Lander: Aventure
Aguliçe: Keshille
Trendafil i kuq: Pasion
Trendafil i verdhe : Xhelozi
Rozmarine : Kujtim

Kur i sheh keto gjera ne njefare menyre njeriu ndjen habi per ato gra qe ne ato vite dhe kohe te veshtira kane mundur te krijojne nje lloj komunikimi te tille, nderkohe qe njerezit e sotem shpesh mbeten si guake megjithe kushtet e pafund per te komunikuar!Mbase na ka bere koha dhe jeta me teper virtuale se e gjalle te tille , te veshtire per tu shprehur, pertace per te pershkruar ndjesite tona!Ku i dihet?

Monday, May 07, 2007

Hikikomori- eremitet e koheve te sotme

Hikikomori , eshte nje nga fenomenet e perhapura shume sidomos keto vitet e fundit ne Japoni.E hasur me teper tek djemte adoleshente , hikikomori jane personat te cilen shkeputen prej jetes sociale krejtesisht duke e ngujuar veten e tyre neper dhomat, bodrumet,banjot e shtepise. Keta persona e kalojne kohen e tyre gjate dites duke fjetur dhe tere naten duke lexuar , pare tv ose duke lozur apo bere chat ne kompjuter.Jane pothuajse te shkeputur komplet nga bota dhe shoqeria perveç mbase disa dialogjeve te shkurtra me nenat e tyre dhe keto ne raste shume te rralla.
Shkaqet per shfaqjen e kesaj simptome jane te shumta por nuk ka asnje gje te qarte dhe te sigurte 100%. E megjithate ky fenomen shihet me shume si problem social sesa psikologjik.
Personat qe terhiqen krejtesisht nga bota dhe shoqeria jane vezhguar te jene kryesisht persona te bezdisur dhe te stresuar nga jeta sociale qe e shikojne ngujimin ne shtepi si nje shpetim.Nje nga shkaqet me te medha shihet shkolla dhe stresi qe perjetojne nxenesit ne te.Nga disa studime qe jane bere ne kete fushe eshte vene re qe neper shkolla egziston nje atmosfere strikte,kerkuese dhe sfiduese.Ne fakt ky eshte nje fakt i njohur per Japonine dhe ne fushat e tjera si vendet e punes etj.Duke qene nje vend me standarde te larta jete , edhe kerkesat dhe standardet e rendimentit ne pune dhe shkolle jane me te larta, gje kjo e cila sjell rritjen e stresit dhe pakenaqesise ndaj vetes.Ne Japoni çdo vit kryhen 30.000 vetevrasje.
Por nuk eshte vetem arsyeja e mesiperme shkaku.Shume studiues te kesaj dukurie , fajesojne dhe prinderit dhe rolin e familjes ne pergjithesi.Pas luftes se dyte boterore modeli i familjes japoneze qe nje baba qe punon dhe nena qe rrit femijet ne shtepi.Kjo situate vazhdon ende sado qe kushtet mund te kene ndryshuar .Ka akoma nena qe kujdesen per femijet e tyre dhe pse ata kane arritur moshen 30-40 vjeçare dhe nuk punojne.Kjo krijon nje lloj ldhjeje psikologjike dhe serish shkeputje nga bota e jashtme.
Nje mundesi tjeter shkaktare e ketij fenomeni shihet dhe kultura dhe poezia e brishte dhe melankolike japoneze.
Ne fakt asgje nuk eshte e sigurte , por sidoqofte Hikikomori shihet me teper si nje semundje sociale sesa psikologjike.
A perbejne rrezik hikikomorit si individuale?Te qenurit e tyre shume pasive si dhe fakti se kjo nuk eshte nje semundje psikologjike nervore e mohon kete fakt.
E megjithate nuk mungojne rastet e vrasjeve (me raste dhe te disa personave) prej hikikamoreve.Per kete arsye shume prinder e fshehin femijen e tyre hikikamor , prej frikes se mos ja marrin ne ndonje spital çmendine. Nje fenomen ky i rende sa per viktimen dhe per familjen.Nuk dihet numri i sakte i tyre por sipas disa te dhenave te fundit i ka kaluar 1 milionet nderkohe qe ka filluar te shfaqet dhe ne Tajlande,Kine dhe Kore.


Per me shume rreth ketij fenomeni:
en.wikipedia.org/wiki/Hikikomori
news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/correspondent/2334893.stm

Wednesday, February 07, 2007

Ne , brezi "i humbur" ....


Ishim diçka me pak se adoleshente kur filloi çdo gje.Ende pa arritur te kuptonim diçka u zhytem ne vorbullen e ndryshimeve se bashku me vendin tone.
Ju futem kesisoj nje rremuje te zhurmshme nga ku nuk dolem dot me.Mbase ende te papergjegjshem per ate qe benim , por me deshiren per te arritur perhere e me mire , shumica jone u largua nga familja , vendi i vet.
U larguam drejt nje te panjohure , drejt nje gjeje qe as na ftonte ,as na largonte.Me shpresat per me mire , por me bezdine , me ankthin e se panjohures ne shpirt.
Pas perballjes se pare me te rene , filluan , sigurisht , pse ç'prisnit tjeter perpjekjet per asimilim:(
Njeriu keshtu qenka gatuar.Do patjeter qe te sosi diku , i pelqen apo jo destinacioni.
E çuditshme sesi mund te fshije njeriu çdo gje , apo sesi mund te fshehe nen ndergjegje vetem per hir te ketij qellimi.
Fillimi qe i veshtire sigurisht.Fillimet jane perhere te veshtira.
Larg familjes, larg vendit , larg kujtimeve , larg botes tende , larg traditave te dashura , larg femijerise ..... , larg pafajsise, larg te perhershmes tende...
Nuk eshte e lehte.
Por nderkohe je i detyruar te vraposh me nje hop me te tjeret , nuk e ke luksin e soditjes, meditimit te sjelljeve te tua dhe ambjentit qe te rrethon.
Dhe ja vjen nje dite qe ti behesh pjese e ketij ambjenti , pjese e kesaj gjeje dikur te re per ty... Vjen nje dite qe ti shikon se ke perftuar zakone , mendime , ide, besime , doktrina te reja...
Nuk i perket me vetem se kaluares dhe unit tend te vjeter.Sado qe e mendon ate vazhdimisht .. sado qe te mungon vazhdimisht..
Befas e ndjen veten ne mes te nje udhekryqi gjigand.Jeta jote nuk eshte me njeshe por e ndare ne mijera copa , si copat e nje pasqyre te bere cope e therrime.Secila cope me pasqyrimet , reflektimet e saj.
Mbase e vetmja gje qe mund te te zgjoje sadopak nga kjo zhgjenderr eshte koha qe ka kaluar si pa ndjere dhe ka reflektuar kudo gjurmet e saj.
Sheh qytetin tend te ndryshuar , me nje ritem jete tjeter qe ti nuk e kap dot me , nuk ja ndjen dot me pulsin , sheh se pothuajse te mungon krejtesisht shoqeria jote shumica dhe ata si ty jane larg , sheh se nuk ka me gjurme te jetes tende ne asnje cep.Sheh prinderit e tu me te plakur dhe me pak energjike dhe te dhimbset koha qe nuk ke kaluar me ta .Kohe kjo e shpenzuar per tu bere pjese e se rese , per te sfiduar peshen e se papritures ...
Por ne fakt çfare ke arritur:Ndihesh ende i huaj ne vendin ku tashme jeton ,e misafir ne vendin tend.Ndjen se nuk i perket me asgjeje 100% dhe asgje nuk te pret me .

Keshtu pra jemi ne , ky brez.
Njerez pa 1 destinacion te caktuar , pa nje prehje konstante ...
Njerezit e brezit te humbur....
Eni Turkeshi

Thursday, February 01, 2007

Lufta me cigaren dhe sensacionet mediatike

Po lexoja ne blogun e Tenes , shkrimin e saj mbi cigaren dhe mu kujtua nje shkrim qe pata lexuar nje dite ne gazete.Siç dihet sidomos ne Amerike por dhe ne Evrope ka filluar nje lufte e theksuar per ndalimin e cigares dhe kjo lufte eshte ne forma te ndryshme , duke filluar nda ndalimi i pirjes se saj ne vende publike, restorante,vende pune.Apo me ane te manifestimeve, me ane te kurseve te ndryshme ndihmuese ne pergatitjen e psikologjise se pacientit mbi lenien e cigares etj etj.
Por lajmi qe lexova ne gazete ishte krejtesisht ndryshe , ne te flitej per nje studim te universitetit te Los Angelesit nga ku ishte arritur ne perfundimin se demtimi i nje zone te trurit te quajtur "insula" shkaktonte "heqjen e fiksimit" per te pire cigare ose e thene ndryshe , i jep fund te qenurit tirjaqi cigareje.Ne rast deshire te pacientit kjo mund te arrihej me nje nderhyrje te lehte kirurgjikale.Kishte dhene dhe shembull nje te semure qe dikur pinte 2 paketa cigare ne dite dhe qe tashme nuk i shkonte mendja per te pire me.Por ne te njejten kohe nuk thuhej asgje per pasojat qe mund te sillte demtimi i kesaj pjese te trurit.
Eshte kthyer ne nje mode tashme nxjerrja e shpikjeve te reja qe do te ndryshojne shume gjera ne jeten e njeriut , ne te shumten e rasteve qe do ta bejne jeten e tij me komode dhe te nje niveli me te larte.Kjo si ne anen mjekesore ashtu dhe ne çdo fushe tjeter.Por mendoj se zbulimet ne anen shkencore duhet te jene me te ndjeshme sidomos ndaj nje pjese te shoqerise qe e zbaton çdo zbulim si te ishte pjese e bibles.Nuk eshte fort e drejte qe ti hidhet hi ne sy njerezve vetem me anet pozitive te zbulimit , pa treguar ose pa qene te sigurte ende ne pasojat e tij qe mbase mund te jene dhe shume me te medha e te demshme.Kjo e ben ate nje zbulim gjysmak dhe me shume sesa zgjidhje nje fryrje dhe sensacion mediatik..

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator