Showing posts with label meditim. Show all posts
Showing posts with label meditim. Show all posts

Tuesday, August 21, 2007

Vetmi Urbane/Urban Solitude

Me shume ore pune, me shume mbledhje, me shume axhenda te superfryra.Me shume plane karriere, me shume stres per te ardhmen, me shume xhelozi mes kolegesh.Me shume intriga, me shume pasiguri, me shume merzi. Me shume takime te anulluara, me shume vizita te vonuara.Me shume pagjumesi, me shume plogeshti .
Me pak qetesi,me pak prehje , me pak buzeqeshje.Me pak bisedime, me pak argetim,me pak gjera per te ndare.Me pak shpengim, me pak perkushtim,me pak ngrohtesi.
Me pak kerkesa per hollesira , me shume elemente kalimtare.Me pak vemendje , me shume tubim rreth çdo gjeje te bujshme.Me pak deshire per te degjuar, me shume tendence per tu shmangur.Me pak perhapje, me shume mbyllje ne vetvete.
Simboli i jetes se sotme urbane eshte nje sinteze e izolimit, siperfaqesores dhe indiferences.Te gjitha bashke te çojne ne ate vetmine e pashmangshme.Vetmine urbane...
------------------------------------------
Longer working hours,more meetings,more overloaded notebooks.Much more carrier plans,more stress on future,more jeolous collegues.Much more intrigues,much more insecurity,much more boredom.More cancelled programs,more belated visits.
Less calm, less relax,less smiling faces.Less conversations,less entertainment,less things to be shared.Less outgoing manners,less dedication,less warmness.
Less will for details,more demands on transient elements.Less concentration,more rushing on momentary events.Less will to listen , more intention to escape.Less socialising ,more desist to ourselves.
Nowadays urban life is a synthesis of isolation,superfaciality and indiference.All of these ones lead to this unescapable solitude.The urban solitude!





Friday, June 01, 2007

Pesha e rende e ish-it

Ishi…..Te gjithe ne jete jemi ndeshur shpesh me kete nocion.
Nuk ka nje strategji te planifikuar ish-i , ai lind ne çdo vend e çdo situate .Po ashtu nuk ka as edhe nje stacion te caktuar ndalon kudo dhe kurdo.Nuk njeh kohe dhe as nuk di te beje planifikime.
Thjesht ndodh , fare thjeshte behet nje e kaluar qe dikur as do te na e merrte mendja se do te behej e tille.Nje e kaluar qe mbase dikur do te behej nje e ardhme.
Ndjesi te ndryshme le tek ne ai , te renda dhe tronditese kur nuk eshte i mirepritur dhe befas behet pjese e jetes tone , por nga ana tjeter ndjesi krejtesisht te gezueshme madje ne disa raste deri diku egoiste ne gezimin e tyre kur na ndodh ne diçka qe nuk e deshirojme me si pjese te jetes tone.
Nje gje eshte e sigurte ; sido qe te jene reagimet tona ndaj tij , pesha dhe ndikimet e tij mbi ne jane te paharrueshme , here ndergjegjevrarese,here te pabesueshme, here te lodhshme e here tragjike.
Ishi nuk para ka stil , nuk para ka sqime dhe nuk zgjedh.Mund ta hasesh realizimin e tij ne çdo fushe te jetes apo te mendimit , ne çdo perzgjedhje,mendim,doktrine,ambicje…
Perfundimi me sukses dhe shkeputja nga lidhja me diçka te padeshirueshme , drobitese , te pakendeshme na jep ne fund sa lehtesim aq edhe keputje shpirterore.
Shpesh kjo dukuri shoqerohet dhe me humbje besimi , ftohje ndaj vetes dhe zgjedhjeve qe bejme , humbje guximi , humbje nxitjeje dhe humbje deshire ndaj zgjedhjeve te reja.
Te qenurit ish , apo te lenurit perballe me idene e diçkaje tashme te mbaruar dhe detyrimi qe na le jeta per ta pranuar ate si pjese tonen dhe te zgjedhjeve apo veprimeve tona te ardhshme , mund te na shkaktoje dhe ndjesi turpi e shmangjeje ndaj fakteve te jetes , apo ndaj shoqerise ,madje dhe ndaj vetes tone.
Kur nocioni i ishit eshte i papritur apo i padeshiruar tronditja e pesuar , shoku i shkaktuar na ben madje dhe te kalojme kufinjte e realitetit , duke na futur ne boten e trillimit dhe enderrimit vetjak.Kjo eshte nje nga gjerat qe ne qeniet e dobeta njerezore aplikojme shpesh.Sa here na ka detyruar pesha e rende e ishit te trokasim ne portat e enderrimit apo te vetemashtrimit!!!

Eshte e rende pesha e ishit..Sidomos kur perveç luftes qe ti ben me shpirtin dhe unin tend per te mundur ta pranosh ta perjetosh ate , te jesh e detyruar dhe ta pranosh ate me ze dhe madje dhe te firmosesh pranimin e tij.Duket si e pabesueshme por ja qe ndodh!
Eshte çmendurisht e tmerrshme , por medet ! , dhe aq e vertete…
Dikur edhe une kam kaluar neper kete terr…

Ne nje dhome te ngurte me drita alivanosese neoni , ne nje dhome te ngrire qe dukej sikur vinte nga nje bote tjeter , nje infermiere me fytyren e saj te mermerte te sheshuar nga çdo lloj rrudhe mimike dhe emocioni , me pyeti me zerin e saj acarueshem energjik:

- Juve jeni vajza e ishit??? Ju lutemi firmosni kete raport exitusi (ishi i jetes ne gjuhen e mjekesise)…

Çfare pyetje ishte kjo?Si priste ajo nga une ti jepja nje pergjigje te sakte per diçka qe une nuk e konceptoja , qe nuk e besoja dhe nuk doja ta besoja?Une nuk doja ta njihja kete ish , nuk doja ta pranoja…
Njeriu eshte aq i pashprese e i pambrojtur ndonjehere saqe behet fare enderrimtar e po aq lehte i genjyeshem.Ne kete menyre shpirti i tij mund te lodroje ne çfaredolloj kufiri te jete perveç atij te realitetit…Ashtu siç isha dhe une ne ato momente.
Si fillim e pashe infermieren venger…Me pas e kuptova se ajo nuk ishte ne nje vend-ndodhje me mua ndaj nuk kishte sesi te flisnim te njejten gjuhe.Keshtu qe nuk fola sepse dhe po te flisja nuk do te thoja dot kurrfare gjeje.
Infermierja me kerkoi dhe nje here te firmosja formularin e exitusit dhe vazhdoi te me shikonte me vemendje teksa hodha firmen me te veshtire , me genjeshtare te jetes time.
Une nuk e besoja ate qe nenshkrova , ndaj si e tille nuk mund ta quaj si te vertete.

Eshte e rende pesha e ishit…E rende pesha qe le boshlleku i nje te ardhme te djegur per tu kthyer ne nje te shkuar shterpe..

Dedikuar babit tim , te dashur dhe te paharruar , me tere mallin dhe zbrazetine çjerrese qe me la largimi i tij keto 6 muajt e fundit: (

Thursday, May 24, 2007

Ndjenja me e bukur (2003)

Si ndodhi valle???

As une nuk e di..Dhe nuk do ta marr vesh ndonjehere sado kohe qe te kaloje…
Ne boshllekun e pafund qe ndodhesha , a e dinte valle uni im i boshatisur aq sa te bente jehone mes mureve te tij , ai uni im qe shmangej nga vete vetja e vet , ai shpirti im qe largohej nga çdo gje dhe ndihej i vetmuar mes tere atij kalaballeku ,a e kishte haberin ai shpirti im endacak qe megjithese i pershtatej çdo gjeje por qe nuk mbartte kurrfare gjeje brenda tij se egzistonte diçka qe do ti jepte fund mpirjes se tij dhe terheqjes se tij kundrejt çdo gjeje?
Jo , absolutisht fare…
Si perhere ishte terhequr ne qoshen e vet , duke vazhduar ti pershtatej pa asnje lloj interesi te perhershmes dhe çdo gjeje tjeter te sterditur ,dhe ne te njejten kohe duke perqeshur kete te perhershme vetmevete , ishte krejtesisht pa asnje lloj dijenie ndaj atij momenti qe do ta flakeronte mpirjen e tij me nje shuplake e papritur.
Gjate nje kohe qe une nuk prisja t’me ndodhte diçka e tille , madje gjate nje kohe qe une qeshja me emocione te tilla , gjate nje kohe qe perpiqesha te strehohesha tek veprimet e mia te mekanizuara dhe te sekelldisura , une as nuk e pata menduar se do ta kisha ngrene nje shuplake kaq te embel…
Mjaftoi vetem nje takim sysh..
Ka nje kenge vargjet e te cilave thone : Mbreteresha e shiut , enderron per diellin”… dhe une tani po mendoja nese akulli enderon per zjarrin valle?
Sipas meje po..
I tere uni im i rrethuar me akull ishte mbeshtjelle papritmas nga shalli i nje ere te ngrohte.Akulli brenda meje ishte dhene kaq shume pas kesaj ngrohtesie saqe kishte vendosur te behej njesh me te , duke filluar kesisoj te shkrinte..Sikur te kishte qene perhere i tille!
Sikur te kishin qene perhere keshtu!!!
Papritmas ndjeva çdo lloj te vertete te bezdisshme te largohej porsi tym prej meje, duke ndjere ne ate çast jeten t’e levrinte.
Zemra , ashtu pakez si me ndrojtje filloi te rrihte serish duke me dritheruar tere brendesine time .
Ndjeva çdo ane timen te shkelqente…Kjo s’do dhe aq mend ; tashme e kisha qiellin shume prane.
Zemra,truri dhe syri im kishte vetem nje pike perqendrimi tani : Ate!
Pakez me ndrojte , pakez e terhequr , por ne te njejten kohe pa pushim vazhdoja te shihja Ate.
Sa e çuditshme eshte qe ky shpirt dikur krejt i boshatisur ndjen se e ka pasur Ate perhere prane..Ne fakt Ai paskesh qene perhere aty!
Kur e ndjeja veten krejtesisht te vetmuar mes turmes , Ai paskesh qene qe nuk paksa lene driten time te shuhej…
O dashuri , ti qe e larteson shpirtin e njerezve , qe ja mbush me drite unin e tyre, qe i fal jete zemres se tyre , qe ja zbukuron si anen e brendshme dhe te jashtme çdokujt, dije pra se je ndjenja me e vertete , me e sinqerte, me naive me e veçante ne kete te luajtur bote.
Ti rrofsh dashuri , rrofsh!

Saturday, December 23, 2006

Gjithmone vonohemi , kudo


Nje poezi qe me pelqen shume...tregon menyren sesi i perjetojme shume gjera ne jete...mendoj se eshte e vlefshme per te gjitha koherat...


Gjithmone vonohemi kudo


Gjithmone vonohemi , kudo
nga larg shume larg ne vime
Te lodhur bredhim ne trishtim
gjithmone vonohemi , kudo
Nuk dime te vdesim as te qete ,
shpirti kur vdekja afrohet
Papritur ndizet , flakerohet
Nuk dime te vdesim as te qete
Gjithmone vonohemi , kudo
E vonuar endrra , qetesia ,
suksesi , pritjet , dhembshuria ,
Gjithmone vonohemi , kudo


Andrew Ady
photo source : www. oldmasterpiece .com

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator