Hikikomori , eshte nje nga fenomenet e perhapura shume sidomos keto vitet e fundit ne Japoni.E hasur me teper tek djemte adoleshente , hikikomori jane personat te cilen shkeputen prej jetes sociale krejtesisht duke e ngujuar veten e tyre neper dhomat, bodrumet,banjot e shtepise. Keta persona e kalojne kohen e tyre gjate dites duke fjetur dhe tere naten duke lexuar , pare tv ose duke lozur apo bere chat ne kompjuter.Jane pothuajse te shkeputur komplet nga bota dhe shoqeria perveç mbase disa dialogjeve te shkurtra me nenat e tyre dhe keto ne raste shume te rralla. Shkaqet per shfaqjen e kesaj simptome jane te shumta por nuk ka asnje gje te qarte dhe te sigurte 100%. E megjithate ky fenomen shihet me shume si problem social sesa psikologjik. Personat qe terhiqen krejtesisht nga bota dhe shoqeria jane vezhguar te jene kryesisht persona te bezdisur dhe te stresuar nga jeta sociale qe e shikojne ngujimin ne shtepi si nje shpetim.Nje nga shkaqet me te medha shihet shkolla dhe stresi qe perjetojne nxenesit ne te.Nga disa studime qe jane bere ne kete fushe eshte vene re qe neper shkolla egziston nje atmosfere strikte,kerkuese dhe sfiduese.Ne fakt ky eshte nje fakt i njohur per Japonine dhe ne fushat e tjera si vendet e punes etj.Duke qene nje vend me standarde te larta jete , edhe kerkesat dhe standardet e rendimentit ne pune dhe shkolle jane me te larta, gje kjo e cila sjell rritjen e stresit dhe pakenaqesise ndaj vetes.Ne Japoni çdo vit kryhen 30.000 vetevrasje. Por nuk eshte vetem arsyeja e mesiperme shkaku.Shume studiues te kesaj dukurie , fajesojne dhe prinderit dhe rolin e familjes ne pergjithesi.Pas luftes se dyte boterore modeli i familjes japoneze qe nje baba qe punon dhe nena qe rrit femijet ne shtepi.Kjo situate vazhdon ende sado qe kushtet mund te kene ndryshuar .Ka akoma nena qe kujdesen per femijet e tyre dhe pse ata kane arritur moshen 30-40 vjeçare dhe nuk punojne.Kjo krijon nje lloj ldhjeje psikologjike dhe serish shkeputje nga bota e jashtme. Nje mundesi tjeter shkaktare e ketij fenomeni shihet dhe kultura dhe poezia e brishte dhe melankolike japoneze. Ne fakt asgje nuk eshte e sigurte , por sidoqofte Hikikomori shihet me teper si nje semundje sociale sesa psikologjike. A perbejne rrezik hikikomorit si individuale?Te qenurit e tyre shume pasive si dhe fakti se kjo nuk eshte nje semundje psikologjike nervore e mohon kete fakt. E megjithate nuk mungojne rastet e vrasjeve (me raste dhe te disa personave) prej hikikamoreve.Per kete arsye shume prinder e fshehin femijen e tyre hikikamor , prej frikes se mos ja marrin ne ndonje spital çmendine. Nje fenomen ky i rende sa per viktimen dhe per familjen.Nuk dihet numri i sakte i tyre por sipas disa te dhenave te fundit i ka kaluar 1 milionet nderkohe qe ka filluar te shfaqet dhe ne Tajlande,Kine dhe Kore.
Per me shume rreth ketij fenomeni: en.wikipedia.org/wiki/Hikikomori news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/correspondent/2334893.stm
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!