Per mendimin tim nje nga gjerat me te veshtira eshte te jesh femije.
Kur e shikon ne plan te pare mund te themi:E ç'paska te veshtire?A nuk eshte valle mosha qe ne jemi me te çliret se kurre?Kur do ta perjetojme valle here tjeter kete kohe veçse ne femijeri?
Kjo eshte shume e vertete, por po te shikojme dhe anen problematike dhe sociale te kesaj grupmoshe do te vihen re shume gjera ne e veshtiresojne jetesen e tyre.
Sidomos ne shoqerite me pak moderne, tradicionale , ku shume gjera jane tabu,shume menyra sjelljeje jane te paracaktuara dhe edukimi dhe menyra e rritjes se tyre eshte e prere si me thike qe ne fillim.
Per te mos kaluar pastaj ne ekstreme , ne rastet e shoqerive shume te varfra ku femija perdoret si force pune dhe del krejtesisht nga bota femijerore duke u burreruar , por fatkeqesisht duke u burreruar me pasoja dhe ne menyre gjysmake nga zori.
Ndersa ne shoqerite tradicionale , patriarkale ne shume vende rastisemi se pari me shprehjen lapidar injorante : Zoti ja jep riskun femijes!
A thua se femija sillet ne nje fare menyre nga prindet ne bote dhe pastaj padyshim do te rritet nga fryma e shenjte!!!
E çuditshme eshte se kete mendim nuk e kane vetem familje qe jetojne ne zonat e varfra apo getot e qytetit por dhe mjaft familje me nje gjendje ekonomike dhe nivel intelektual mesatar.
Çfare perspektive zhvillimi per veten e tij se pari dhe me tej per shoqerine mund te kete nje femije i tille?
Ai nuk eshte shume me teper sesa nje konkluzion i shumeditur i mosplanifikimit familjar.Nuk mendoj se e egzagjeroj kur e them kete.
Sigurisht qe nuk do ti mungoje dashuria familjare,por sa do te ndihmohet ky femije per tu zhvilluar ,per tu hedhur ne shoqeri,per tu bere pjese e saj?
Ç'mund te beje familja per ta lehtesuar depertimin ne shoqeri me sa me pak ndikime negative dhe te qendrueshme ne psikologjine dhe karakterin e tij?
Ç'mundesi ka familja dhe sa e predispozuar eshte kjo e fundit per t'ja dhene te tera keto gjera te mesiperme?
Pasi ky femije nuk eshte vetem nje pjese familjare por dhe nje pjese e shoqerise.
Afrimi dhe pershtatja,perpjekja per te hyre ne boten e femijes ndalohet bezdisshem nga shume , kode te skicuara prej shekujsh tradicionalisht.
Jane keto kode qe percaktojne normat e sjelljes , kode te cilat nuk kane asje lloj natyre elastike , rrjedhimisht qendrojne shume pa lidhje me kohen.
E megjithate ato kalohen si relike te vyera brez pas brezi,mbase duke pesuar vetem disa ndryshime te vogla( apo plasaritje te lehta), pa u bere fjala per gerryerje.
Brezat ndihen te detyruar ti percjellin keto ,pasi dhe ata jane brumosur me keto te fundit dhe rrjedhimisht i duket fare normale ti percjellin apo aplikojne dhe mbi femijet e tyre.
Nuk shihet shume ana psikologjike sesa sjellja ne vend e ketyre kodeve.Kjo mbase behet pa u kuptuar , por qe sidoqe te jete realizohet me sukses.
Te tera keto nuk bejne gje tjeter veçse rrisin hendekun mes prindit dhe femijes.
Nuk e harroj me qe ra fjala dhe dua t'ju jap si shembull qe mua personalisht me nervozonte shume .
Femija nuk mund te nevrikosej.Nuk kishte si te ishte pjese e natyres se tij kjo ndjesi.Nuk e mbani mend kur na thonin me te qeshur: Ua pse ke nerva ti?Kane femijet nerva?
E sa e sa afrime te tjera qe nuk benin tjeter veçse , ja nenshtronin apo lekundnin femijes besimin tek personaliteti i vet.
Po ashtu nuk duhen lene pa nenvizuar dhe familjet e nje niveli te ngritur shoqeror dhe ekonomik dhe presioni i tyre i tepruar mbi femijet dhe mania per ti bere ata te gjithedijshem qe ne nje moshe te mitur.
Nese do me duhej ta permblidhja gjite sa thashe me lart; sjellja ne jete e nje femije do ishte me e kenaqshme per te dyja palet nese do te kryhej ne kohen e duhur, dhe kur prindi te kete arritur nje pjekje se paku te kenaqshme te tijen ne kete aspekt,se paku keshtu mendoj une.
Nuk dua te kritikoj dhe as te perbuz asnje lloj menyre edukimi , por mendoj se ka edhe me mire, atehere pse te mos e pergatisim veten dhe kushtet e jetes ne menyre te tille?
Kur them kete, nuk nenkuptoj pergatitjen e pageses se universitetit te femijes ,rregjistrimin e tij ne kurse qe para lindjes se tij.
Sepse para se gjithash, ne jete nuk do vije nje superfuqi , nje mit , por nje njeri me te tera dobesite,ndjesite,te mirat dhe te keqijat e tij.
Sigurisht qe per te tera sa u thane me lart nuk mund te ngarkohen prinderit sepse dhe ata pjese dhe pasoje e brezave te meparshem jane, por shoqeria ne pergjithesi dhe si e tille ndihma dhe ndryshimet me te madha duhet te vijne prej saj.
Mbase venia ne dijeni dhe publikmi i propagandave me qellim shpjegimi,informimi ne mase te gjere nga institucionet sociale te shtetit , do te ndikonin pozitivisht ne ndryshimin e situates.
Them ndikojne sepse nuk pretendoj te ndodhin mrekullira ne nje kohe te shkurter.