Po lexoja sot haberet ne internet dhe zbulova emrin e semundjes me te re te shekullit XIX: Nomofobi ! E shpjeguar per se gjati kjo fjale dmth "no mobile phobia" . Pra fobi qe shkaktohet nga mugesa e telefoneve celulare!!! Sipas nje studimi te fundit te bere ne Angli, te pakten 13 milione angleze vuakan nga kjo semundje , apo me mire fiksim ! Shume njerez nuk mund te jetojne pa te me idene e ngulitur thelle ne koke se ky mjet do te mund ti shkepuse ata perhere nga familjet dhe njerezit e dashur.
E pranoj se celulari eshte nje mjet i pazevendesueshem kohet e fundit dhe mese i nevojshem, i cili ka hyre aq thelle ne jetet tona per arsyen e thjeshte sepse na ka shkurtuar dhe zgjidhur shume andralla te cilat deri para disa vitesh qene rutina mese te zakonshme nderkohe qe jane kthyer ne gjema nese rindodhen. Sigurisht qe as qe dua te kthehem dhe as qe mundem te kthehem me ne ate kohe sepse s'jam me te pajisur me ato nerva dhe nuk e kam luksin e pritjes. Ama per nje gje jam e sigurte:Nuk do te vuaj kurre nga ky fobi.
Sado qe e vleresoj komoditetin e telefonise celulare , urrej prishjen e privacise qe ky lloj komunikimi shkaktoi. Ja merr njeriut çdo te drejte perhumbjeje .Ka kohe qe njeriu nuk do te jete i kapshem, por celulari e vret krejtesisht kete. Ndoshta e kam dhe se jam ca e paafte ne thurjen e bisedave shume te gjata ne telefon.Nuk i honeps dot,çuditerisht ne telefon pas njefare kohe me lidhet goja dhe nuk di se ç'te llomotis me . Telefoni eshte shume i mire per komunikim te shpejte mendoj une , flash dhe punembarues, se kur fillon me terci e verci pastaj del nga telefoni , kthehet ne komshie llafazane e thashethemxhije. Po komshien ku ta gjesh xhanem se ja shef dhe fytyren dhe e ben nje dore gallate , po telefonit ç'ti besh thuaj , qe kur nuk pushon se reni nuk hahet as me vaj e as me uthull.. Besoj se brezi me i prekur nga kjo semundje jane adoleshentet dhe studentet.Gishtat e ketyre te fundit jane te mbushur me kallo nga kushtezimi i gishtave te tyre per te shkruar mesazhe falas te derdhura me bollek nga firmat e ndryshme te telefonise celulare per te trullosur njerezine me çmimet e tyre "te leverdisshme". Ndersa per mua hera e fundit qe celulari zinte nje vend te rendesishem ne jeten time qe viti 2006 kur e perdorja si aparat fotografik:)) T'jua mas pak pulsin dhe juve miq? Sa te ndjeshem jeni ndaj celulareve dhe sa mund te benit pa to? Per kete vendosa te hap nje pyetesor qe do ta gjeni ne qoshe te faqes.Te shohim çfare perqindjesh do marrim:)
Ja ku jam miq...se pari falemderit per interesimin.Nuk kam humbur gjekundi veçse kisha pak pune kete fundjave.Kisha nje "derr" :) perkthimi per te bere..Por pse ta fsheh; e bera dhe pak me kast per te provuar veten sa do i rezistoja tundimit per te kontrolluar blogun tim,tuajet dhe faqen e flickr:)) Nuk thone kot se fiksimi qenka gje e keqe:))) Dje isha gati te vija dhe ta kontrolloja faqen time por e mbajta veten:)u hutova ca me perkthimin.per fat te mire ende s'e kam lidhur internetin ne shtepi , ndaj e pata ca me te lehte te ambjentohesha me idene:) Por pasi perkthimi mbaroi,sigurisht mu desh te vija ne internet kafe per ta hedhur tekstin e perkthyer..ja aty erdhi fundi i durimit dhe hop.... i harrova te tera sa pata thene:) mu kujtua nje vajze turke blogun e te ciles e lexoj shpesh.Edhe ajo ka bere disa eksperimente me veten si psh: mund te jetoje e lumtur pa embelsira ,si shtyhet nje dite ne nje qender tregtare , te jesh apo jo super pozitive etj etj.. Çdo here eksperimentet i perfundonin si ne tym dhe vazhdonte te bente siç i desh koka.. Po ashtu edhe une:) Eshte mire te merresh me gjerat qe te pelqejne , qofshin keto dhe fiksime:) Fundjave te mbare te gjitheve...
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!