Showing posts with label memory. Show all posts
Showing posts with label memory. Show all posts

Friday, April 25, 2008

Disa gjera nuk harrohen kurre!

Photobucket

Dje po kaloja nga pallati i kultures dhe teksa po ecja syte me zune parkun prapa monumentit te Skenderbeut.Sa shume ka ndryshuar ky park tashme!
Nuk mund te them se nuk me pelqen fare pamja e tij e re , stili minimalist qe eshte perdorur ne mirembajtjen e tij.
Por me merr dhe shume malli per ato pemet e bukura kushedi se sa vjecare dhe shume elemente te tjera qe nuk i gjej me aty.

Te gjithe nga ne kane nga nje kujtim ne kete park te vecante.
Ketu ishte pika kryesore e shetitjeve dhe lodrimeve te kalamaqerve, e fotografive familjare, madje dhe vendi i piketuar dhe per shume filma.
Ishte vendi i pazevendesueshem i vizitave familjare te dites se diele.Nuk besoj se ka ndonje familje qe nuk e ka ndonje fotografi prej asaj kohe ne kete park.
Tashme , nuk e ka me ate gjallerine e dikurshme , ato hijet e renda te atyre pemeve madheshtore dhe askush nuk tregon me interesin e dikurshem , aq me teper askujt nuk i shkon mendja per te bere fotografi ne kete park.
Madje dhe une kisha kohe qe kaloja ketej por asnjehere nuk isha ndjere gati per te bere foto ketu.
Ndjeva nje lloj nostalgjie dhe malli kur shkrepa aparatin per te fotografuar kete park krejtesisht te ndryshuar.
E megjithate ngelet serish i bukur ky park.Po ju ve dy fotografi edhe per ju qe keni kohe pa e pare dhe mund t`ju kete marre malli.

Monday, February 04, 2008

Monday, January 21, 2008

Takimi i pare me flickeristat shqiptare!

Siç ju pata thene , te shtunen u nisem me miqte shqiptare per ne ekskursionin tone te pare te fotografeve shqiptare ne linjen Tirane-Pogradec.
Ne fakt neve e nisem qejfin qe nje nate para ekskurisonit ne cafe Serendipity ku u takuam dhe ndenjem per 7 pale qejfe nja 4 ore te mira:)
Te nesermen do niseshim gjoja me 7 por u nisem ne 8.20.Duke e ditur qe koha eshte flori:p gjate kesaj kohe lagem gurmazne dhe zgjodhem muziken qe do degjonim rruges, e cila ne fakt qe gjeja e vetme per te cilen vuajtem gjate ketij ekskursioni.
Gjate rruges ndaluam disa here ne Kerrabe,Elbasan,Librazhd,dhe me se fundmi ne Gur te Kuq ku kishim otelin.
Pasi u rregulluam ne hotel si fotografe te palodhur:P, u nisem rruges per ne Poradec, me sakte per ne Drilon se aty ndaluam si fillim.S'lame mjellma,pata , uje ,pasqyrime,ngjyra pa kap..Disa fituan dhe disa epitete te larmishme te tipit "patofil" nga shkrepja e tepert e aparateve mbi patat e mjellmat:D
Me tej vazhduam duke ecur (kesaj rradhe) per ne Morene ku do hanim dreken.Shenim ky qenkesh fshati qe qenkan bere disa xhirime te te famshmit "zonja nga qyteti".Hengrem dreke per 7 pale qejfe aty me Belushka dhe Koran (peshqit e famshem te zones)..me tutje serish hipem ne makine dhe vajtem ne Pogradec ku vizituam studion e nje fotografi te famshem.Percudine time kishte plot internete rrotull.Mezi me mbajten kembet nga mos futja ne internet dhe kallezimi i udhetimit ende te pambaruar:p, por e mbajta veten ose me mbajten:D

Tavell kishim, bleme dhe letra dhe ja kercitem nje 5katsh te fuqishem ne kalane e Dadissad dhe Krastes..Darka qe serish e fuqishme me tepsine qe ju ka servirur Krasta dhe ne flickr.Pastaj per te tretur peshqit, zbritem poshte , ku u luajt rendshem ping pong dhe bilardo.Une per vete nuk luajta asnjeren por u kenaqa duke kapur miqte ..pastaj u pervodha çik tek salla e basketbollit dhe kapa pak karriget qe ja kisha vene syrin qe ne mengjes:p
Pastaj e mbyllem naten si trima me nje 5katsh tjeter:D
Ne mengjes u ngritem ne nje atmosfere magjike gjysme mjegull, gjysme qiell me re dhe duke perfituar nga kjo , ecem ne kembe deri ne Pogradec duke kapur ç'te na zinte siri...
Me pas e zume fitin dhe mbushem barkun me paçe ( a.k.a shpirtnore siç tha Indrisin) dhe pilaf tek Zoica ne Poradec.
Po nuk mund t'ja linim shendene Poradecit pa provuar "koken e arapit" nje lloj embelsire karakteristike e qytetit, qe ngjan shume me pastat shu.
Sigurisht nuk pertuam te shullehemi ne diell e te ngrohnim gurmazin me nje makiato tjeter teksa syte i benim xixa per gjerat interesante qe na vinin rrotull.vigjilenca ne maksimum:D

I lame shendene Pogradecit , pa harruar te ndalonim rruges ne nje fshat ku ndodheshin disa vagone te vjetra treni dhe ku atmosfera qe e papershkrueshme vertet.Mu duk vetja si ne nje nga filmat e Kusturices..mbase ketu i ka bere dhe ai kush e di?
Beme dhe disa foto te çmendura perballe lumıt Shkumbin.Uroj qe Albani (fotografi qe na beri fotot) te na i vere sa me shpejt se jane vertet eksluzive:)
Perendimi na kapi ne Kerrabe dhe qe aq i qejfshem sa filluam te hedhim valle ne makine:D
Se fundmi titanet arriten shendoshe e mire dhe u plasen per disa minuta ne kolltuqet e Serendipity derisa e morren veten nga ky udhetim i pare qe kaloi me shume sukses dhe lezet.
Uroj qe ky te jete hapi i pare per takime te reja mes nesh..mgjth e di qe s'ka nevoje ta them se ata qe do shohin fotot do vihen ne rradhe qe ti shkruajme ne liste per heres tjeter:)

p.s: tani po e shof se fotot i kam vene kronologjikisht mbrapsht por po pertoj ti ndryshoj. e merrni vesh vete ju:p

Tuesday, August 28, 2007

memories of our last safari/ kujtime nga safari i fundit

Photobucket

Miq ju pata thene se do ju flisja per safarin tone te fundit..Isha shume e lodhur per te shkruar ditet e tjera.Plus qe kisha dhe shume fare pune:(
Nejse besoj se tere keto foto do e mbushin mungesen time;)Ne fakt shume prej jush mund ti keni pare dhe ne flickr por pa ditur historine nuk pine shume uje fotot.Po ja nis pra:)
Te shtunen ne darke siç ju pata thene u takuam ne ora 00.00 dhe pas nja gjysem ore u nisem.E forta qe se teksa prisnim ne shesh u perballem me nje grup tjeter udhetimi.Na thane : mos jeni gje dhe ju nga grupi "Shetitje dhe Aventure"?
Ne na kapi e qeshura.
-Jo -,i thame .Jemi grupi i "Photographer's Cafe"..Ku ta dinim ne se me aq aventura sa do kalonim do ja kalonim dhe ketij grupi aventurier:))
Nejse , per tu nisur u nisem sagllam:) Si fillim morrem grupin qe na priste ne anen aziatike pastaj u nisem rruges gjysmen e te ciles e kaluam duke kercyer.Kisha marre disa cd qe vete i perdor per te degjuar si dhe kercyer dhe na pati lezet te gjithve se te tere filluan duke u hedhur:) Vetem se aty nga ora 04.30 -05.00 syte filluan te me tradhetonin.
Me vinte plasja se nderkohe kishim arritur ne nje vend shume te bukur ne bregdetin e detit te zi.Ishte nje atmosfere fantastike dhe na erdhi keq qe nuk ndalonim dot diku per te bere ca foto.Qielli dhe deti kishin marre nje ngjyre shume te çuditshme si te perhimte dhe e perzier kjo dhe me dritat e para te mengjesit qe fantastike.Pak me vone rastisem ne disa fabrika.S'kishte mrekulli me te madhe te shihje ate qiell me re te çuditshme te perzihej me shtellungat e tymit qe dilnin nga oxhaku i fabrikes.Dukej pak a shume surreale.Por siç ju thashe dhe me pare po me kepuste gjumi ndaj pas nja 15 minutash dremita :(
Per te mos e zgjatur dhe me shume arritem shendoshe e mire dhe u ulem ne nje kafe prane te ciles kalonte nje lume.Nuk e di sepse mu kujtua filmi"te gjithe lumenjte rrjedhin" mbase sepse ngjante shume si vend.Secili kishte pergatitur diçka ne shtepi dhe kesisoj u "shtruam" mire:)
Me pas dolem dhe beme nje shetitje te mire neper qytet.Bartini , po ashtu si disa qytete te tjera te Turqise si (safranbolu etj) kane shtepi shume te ngjashme me shtepite Beratase dhe Gjirokastrite.Ne fakt gjate tere kohes se ketij safari pata ndjesine se isha ne Shqiperi aq e afert mu duk ajo zone.Si shtepite , si rrugicat.Me pas u ulem ne nje kafe dhe beme riatualin tone (pra pime çaj:).Aty mu krijua mundesia te kap disa portrete te kendshme te miqve te mij si dhe te pozoj per ta:) Me tutje kaluam ne nje si pyll te vogel ku drekosem me gjerat qe kishim pergatitur si dhe me shalqi (qe e hapem me menyrat Bonzai:) dhe djathe te bardhe..Gjetem dhe lisharse aty dhe hajde qef hajde nja 10 minuta ngela aty..Na kishin ngelur dhe dy zona te tjera veç Bartinit per te shetitur : Amasra dhe Inkumu.Te dyja keto zona jane ne bregdet.U nisem me makine per ne Amasra kur ne mes te malit na ndalon makina! Eh ç'na polli belaja! Nuk luan vendit e uruara.100 here e provuam nuk punonte.Me ne fund therritem nje teknik qe ta shihte nderkohe nje mendjendrituri i erdhi ne mend ti hipnim nje makine tjeter e te iknim.E forta qe se makina e vetme qe gjetem qe nje kamion i hapur nga mbrapa.I hipem atij dhe u kenaqem 100 here me shume sesa te kishim hipur ne makinen me te rehatshme:) Jo per gje po ishim shume lart dhe shikonim bregdetin fare lirshem! Ça ajri,ça pamje , ça atmosfere! Plus dhe ne njeri me skiç se tjetri qe asnje se vind ujin ne zjarr:)Ne Inkumu nuk na doli koha te ikim por ne Amasra u
kenaqem ndenjem goxha.Disa dhe u lane.Amasra ngjante shume fare me Himaren dhe me kapi nje nostalgji e madhe sepse mu kujtuan pushimet qe beja me familjen time atje.Atmosfera qe shume e kendshme dhe mikpritese.Shtepite e vogla te shumengjyreshme, deti me varka nga me te ndryshmet dhe bukurat, kodrat e mbuluara me re dhe mjegull mistike, çdo gje qe shume e bukur.Ne nje pjese te mire te qytetit kishte mbeturina nga nja kala e vjeter keshtu qe shume vende qene te rrethuara me mure te kalase.Pasi hengrem dhe nje darke te mire, na u desh te prisnim dhe nja 3 ore makinen qe te vinte.Pime dhe çajin e fundit dhe nga ora 12.30 te bere telef i hipem makines.Ne fakt nuk erdhi makina jone por nje tjeter se e jona nuk qe rregulluar ende:( Veç te na shikonit kur hipem ne makine.Mezi na mbanin kembet se syte kishin kohe qe kishin perenduar:) Keshtu mbaroi dhe ky safar miq.
Per me shume foto te kendshme mund te shihni dhe tek mozaiqet e miqve te mi, ka dhe disa portrete te miat aty nga ku disa shume komike:))

Photos from my friends (my portraits and some funny photos included)
1.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1253242558/
2.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1251159818/in/photostream/
3.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1250103261/in/photostream/ (funny one)
4.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1249833205/in/photostream/
5.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1249585109/in/photostream/ (eni portrait)
6.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1247577445/ (our group a.k.a :trimat:)
7.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1247573005/
8.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1257157513/

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator