Showing posts with label transporti. Show all posts
Showing posts with label transporti. Show all posts

Friday, April 20, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - IV


5.METRO ME E RE
Kalon neper lagjet me moderne dhe me te ngritura si nga niveli shoqeror ashtu dhe standardet jetesore.Preferohet nga çdo lloj moshe, klase shoqerore por sidomos te rinjte perbejne pjesen me te madhe.Veçorite:

1.Ne keto metro ka nje atmosfere shume te larmishme dhe argetuese si psh : ekspozita te llojeve te ndryshme , dyqane lulesh , panaire te vogla rrobash , dekorimi etj , qoshe librash falas , muzikante te zhanreve te ndryshme (ne çdo stacion ka muzikante te llojeve te ndryshme qe nga instrumentet me popullore deri tek me modernet.Mua per vete me pelqejne shume disa muzikante qe merren me muzike sufi).Perveç ketyre te lartpermendurave ka deri dhe teatro kukullash(shih ne foto).
2.Mbizoterojne elemente te artit minimalist, ekspresionist dhe te artit te perandorise osmane neper tabllo te ndryshme te varuar neper mur dhe ne dekorim.
3.Por ka edhe gjera te bezdisshme si psh : institute gjuhesh apo banka qe bejne reklama sherbimesh te ndryshme .Punonjeset e tyre jane vertet "rrodhe" ndaj kur kalon andej ke dy rruge : ose te vraposh ose te besh ecje sportive , ndryshe e hengre , t'u qepen:)


6.Autobuzi dhe mikrobuzat... jane nje dukuri me vete.Sheh karaktere aq te ndryshme dhe interesante aty sa qe sa here qe jam duke udhetuar ne to mendja me rri te bej nje film me metrazh te shkurter me ndodhite qe ndodhin aty:)

Tuesday, April 17, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - III

3.VAPORET
Ka dhe nga te shpejtet (qe i therrasin motorr:) dhe nga normalet.Nese keni kohe dhe deshironi te shijoni kenaqesine e kalimit midis dy kontinenteve dhe pamjes se mrekullueshme qe ke perpara zgjidhni te dyten:) Veçorite:
1.Njerezia e ka zakon te zbrese apo te hipi ne anije pa u ankoruar ende.Kjo i duket si nje lloj trimerie apo sfide siç duket se ndryshe nuk ka si shpjegohet.Ka dhe nga ata qe e teprojne dhe behen gati 10' para zbritjes tek dalja , duke pritur tere padurim per t'ju afruar portit.Ndaj keshillohet te mos rrini afer ketyre njerezve nese nuk ju ka marre malli per nje dush:)
2.Eshte kenaqesi te besh mengjes apo te pish diçka ne kafene e anijes.Çmimet jane mjaft te arsyeshme per shkak te administrimit te çdo lloj transporti nga bashkia.Ç'me pelqen me shume eshte te pij çaj dhe ti hedh pulebardhave simite.Pulebardhat te shoqerojne gjate tere udhetimit dhe me nje shpejtesi te admirueshme kapin çdo cope simiteje te hedhur.Madje ndonjehere fluturojne me shpejt se te hidhet simitja!!
3.Ka plot shitesa ambulante qe shesin produkte te ndryshme kinkalerie apo shtepiake me nje çmim mjaft te aryeshem.Pale ça reklamimi qe i bejne se ! Te iken truri sikur po shet ndonje mjet te nderlikuar elektronik! Mua per vete me duken shume te suksesshem keta njerez panvaresisht se nuk para shesin shume gjera sepse shume veta i marrin per mashtrues.E forta eshte se nuk guxon njeri me ble gje edhe nese ja vlen se e shofin si nje budalle symbyllur:)

Monday, April 16, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - II

TRAMWAY dhe METRO
Keto te dyja jane te nderthurura me njera tjetren dhe kalojne midis zonave me te populluara si nga ana e banesave ashtu dhe nga ana e institucioneve te punes.Ne fakt zona e populluar me banesa dhe vende pune nuk eshte dhe aq interesante sa zona qe perfshin disa nga lagjet e vjetra dhe te rendesishme te Stambollit.Veçorite e ketyre mjeteve jane :

1.Nje nga stacionet eshte qender e tregtise se ruseve po ashtu dhe mjaft e rrahur si zone nga shqiptaret qe vijne per tregti.
2.Nje stacion me tutje eshte universiteti i Stambollit (ish shkolla ime me qe ra fjala:) dhe stermbushet me studenta.
3.Pese-gjashte stacionet ne vijim jane lagje te vjetra te Stambollit ndaj dynden me turista.Çfare me duket antipatike tek ta eshte shetitja e tyre tere kohes me harta ne dore dhe gjoja-harmonia dhe pershtatja e tyre me çdo gje.Eshte shume amatore dhe e merzitshme.
4.Sigurisht qe te hollet jane me te lumturit ne kete mjet transporti ku shume shpesh mund ta ndjesh veten si sardele e konservuar.

photo source: www.istanbul.net.tr

Saturday, April 14, 2007

Transporti ne nje qytet metropolitan - I




E nisur nga nje shkrim i Bletes mbi metrote po vazhdoj dhe une stafeten me veçorite e gjithe mjeteve te transportit qe perdorim ketu ne Stamboll.Do te jene disa pjese te ketij shkrimi per çdo mjet transporti.Po filloj me trenat qe i pelqej shume.

Te jetosh ne nje qytet te madh si Stambolli i i bie qe te jesh "mish e thua" dhe me mjetet e transportit, pa te cilat si zor se shkon dot gjekundi.Ne kembe?? As mos e mendoni...
Sikunder jetoj ne nje qytet te madh (me popullate 18 milion banore+ 1 milion turista = 19 milion) dhe njerezit qe ndesh ne kete qytet , dhe rrjedhimisht dhe ne keto mjete udhetimi ndryshojne.Ne fakt kjo ka lidhje dhe me zonen e qytetit neper te cilen kalojne keto mjete transporti.
Psh . i ashtuquajturi treni i provinces, kalon neper disa lagje te vjetra dhe jo fort te ngritura ekonomikisht te Stambollit (ka dhe lagje te pasura por jo dhe aq).Si rrjedhim dhe njerezit qe frekuentojne kete mjet transporti nuk para shquhen per nje zhvillim apo integrim te madh (flas pa percaktime ok?).Veçantite e udhetimit me tren:

1.Treni nuk para eshte fort i ri ndaj dhe dyert nuk jane automatike , hapen e mbyllen prej pasagjereve apo prej disa bredharakerve te vegjel qe bejne akrobacira jashte trenit nderkohe qe treni eshte ne ecje e siper!!
2.Ka rrezik dhe mundesi te larta qe te vidhesh , ndaj nuk duhet te mbash sende shume te shtrenjta neper duar (sidomos mjetet elektronike jane me te priruat per tu vjedhur).
3.Mbushur me raste me kapadainj qe jane te gatshem per sulm nese nuk i pelqen diçka ne sjelljen e dikujt tjetri , duke menduar se ka nje qellim te keq me te.
4.Ne oret e vona , ben mire te mos hipesh.
5.Vizitohet rregullisht nga shitesa ambulante qe shesin gjera te ndryshme.

Konkluzion : Sidomos ne lagjet me pak te zhvilluara dhe ne oret e vona eshte ca me rrezik te udhetosh!E megjithate eshte bukur te udhetosh me tren
.
p.s : ata garipat ne tren jane miqte e mij fotografe.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator