Nuk e di ne e mbani mend nga shkrimi kur flisja per veten se , jam e paafte ne shkrimin e poezive.Kur isha e vogel me dukeshte si cen sepse ne kopesht dhe klase kisha perhere talente te tilla.Nje here s'e harroj , ne klase na dhane detyre te shkruanim diçka per xhaxhin Enver me rastin e ditlindjes.Çfare stresi nuk e harroj, doja te shkruaja nje poezi te vertete per te dhe jo nje shkrim dosido.Sepse poezia do te kishte me shume pamje.Nuk e harroj u ula nja nje ore dhe u mundova te shkruaj nje poezi dhe pas nje ore mundimi shoh se kisha nxjerre ne drite nje alamet paçavureje.Qe prej asaj dite i dhashe fjalen vetes te mos guxoja me te shkruaja nje poezi , ndryshe do frikesoja boten.Ne pergjithesi me pelqejne poezite , qe nuk kane rime brenda madje pak si te ç'rregullta.Mirepo mosha e adoleshences ben te veten dhe njeriu i lejon vetes dhe lajthitje ne ate kohe.Ndaj ja lejova vetes per here te pare dhe te fundit te shkruaj poezi.Po e ndaj me ju:)
Pa Emer Dua te qaj por nuk mundem ; syte me dhembin Dua te flas por nuk mundem ; njerezit do te qeshnin Dua te uleras por nuk mundem; zeri me eshte shuar Dua te pyes pse por nuk mundem; se askush nuk pergjigjet Dua te shprehem por nuk mundem; askush s'do t'me kuptonte Dua te shpjegohem por nuk mundem; mund te shkaktoj dhimbje Dua te fle por nuk mundem; shpirti i trazur s'do me linte Dua te prehem por nuk mundem ; se nuk e gjej dot nje vend te qete Dua te marr fryme por nuk mundem ; agonia me asfikson Dua te bej diçka por nuk mundem ; zemra e ndryshkur nga pritja,indiferenca me ka paralizuar çdo qelize Dua te gjej nje zgjedhje por nuk mundem ; gjithçka e re eshte rrembyer Dua t'ju ndihmoj por nuk mundem ; jo se jam e dobet vete ,por sepse cinizmi juaj s'me lejon Dua te bej diçka per te ndryshuar boten por nuk mundem; se gjithçka eshte ndertuar e erret dhe e komplikuar si nje zgjua bletesh qe ne zanafille Por mos u gezoni sepse sidoqofte nuk do te mundni t'me merrnishpirtin tim qe eshte i rrethuar nga nje dashuri metalike e kristalte...
Shenim: Eh adoleshentet , sa kryengrites dhe njekohesisht pesimiste jane:)
Ja ku erdhi serish Shen Valentini.Erdhi me tere zhurmen , rremujen , zellin e njerezve te pickuar ne maksimum nga fryrjet kokoshe te komercialeve te ndryshme qe reklamojne papushim vleren dhe bukurine e kesaj dite te dashuruarish sigurisht nen shtresen e biznesit, nen hijen e publiciteit.I njejti perdellim , te njejtat reklama te perenduara , te njejtat promocione te shfrenuara qe i "thurrin lavde" dites se te dashuruarve... Sa te palvlere qe e bejne çdo gje. Megjithate midis ketyre kishte dhe disa aktivitete qe me argetuan dhe me bene te ve buzen ne gaz per arsye te larmishmerise dhe kreativitetit te tyre.Ja ku po jua shkruaj me nje liste si me poshte:
1-Ne Filipine , Manila 6.124 veta u puthen ne te njejten kohe.Me kete rast thyen rekordin e thyer ne vitin 2005 nga 5.875 vetave ne Hungari . (shih f oton) 2-Firma Pfizer , prodhuese e Viagras , lajmeroi se do ta shiste kete te fundit pa recete dhe pa limite me date 14.Shkurt.2007. 3-Nje firme amerikane ndihmon personat qe te gjejne nje arsye per te mos e kaluar Shen Valentinin prane te dashures/dashurit te vet.Sikunder moda kete vit eshte qe te kalohet kjo dite prane bashkeshortit/es :))lol , kjo firme gjen arsye te ndryshme per te mos u takuar me te dashuren/dashurin. (kjo me argetoi me shume)
4-Nje firme argjendarie ne nje qytet te Turqise , kishte pergatitur nje pale pandofla , me peshe 80 gr , komplet prej floriri , çmimi i te cilave eshte 2.000 $.Ide e mire sidomos per nje vend ku njerezit vdesin ende per ar dhe kane preferenca arabeske.
5-Shume restorante kane filluar te pergatiten dhe per 15 Shkurtin qe ne shume vende ka filluar te shihet si dita e te vetmuarve.Nuk i shpeton gje nga syte jo.Edhe nese nuk ka nje dite te tille , e krijojne:)
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!