Sipas nje lajmi qe lexova dje ne gazeten Milliyet, sipas nje ankete te bere prof.Ron Inglehart , rreth 97 vendeve me te lumtura dhe atyre me te palumtura , Shqiperia renditet e 91 ne liste:( Pra eshte vendi i 6-te me i palumtur.
Ne ankete u bene keto pyetje:
1.Nese do te merrnit parasysh çdo gje ne jeten tuaj , si do ta pershkruanit veten tuaj: a-shume i lumtur b-kenaqshem i lumtur c- jo dhe aq i lumtur d-fare i lumtur
2.Sa i kenaqur jeni nga jeta juaj per momentin ?
Sipas pergjigjeve keto dolen shtetet me te lumtura:
10 vendet me te lumtura
1 Danimarka 2 Porto Riko 3 Kolumbia 4 Izlanda 5 Irlanda e Veriut 6 İrlanda 7 Zvicra 8 Hollanda 9 Kanadaja 10 Austria
Sipas Prof Ingelhart çdo gje ka lidhje me paqen dhe rehatine shpirterore .Te qenurit e njerezve te lire per te jetuar jeten e tyre si te duan eshte faktori me i rendesishem i lumturise.
photo source: www.hurriyet.com.trPo lexoja sot gazeten Hurriyet ne Internet dhe me thene te drejten u bezdisa disi nga nje lajm qe lexova.Ishte nje shkrim i pergjithshem mbi famen qe ka çdo shtet ne rryma te ndryshme. Teksa shtete te ndryshme te botes ku ketu fus dhe shume shtete te tjera qe jane bere rishtas pjese e Europes dhe nuk eshte se jane dhe shume te zhvilluara kishin plot elemente te famshme , me erdhi i keq kur pashe se per Shqiperine qene shkruar vetem 4 fakte dy prej te cilave i perkisnin kuzhines.Ja dhe simbolet e fames shqiptare: Prodhimi i kromit, Liqeni i Shkodres, melçia shqiptare (eshte nje lloj gjelle qe e bejne turqit me melçi te zakonshme pule a viçi) dhe byreku shqiptar.Mbase kjo mund te jete nje permbledhje krejtesisht ordinere dhe e shpejte me vlera lajmesh te tipit "limonate" qe lexohen gjate nje kohe shtriqjeje kockash ne fundjave. Por mua me bezdisi sidoqofte.Mbase nuk mund te fajesojme vetem te huajt per kete , por dhe vete shtetin tone si dhe mediat tona per minimumin e punes se bere dhe mundimit te mare per te paraqitur sa me denjesisht vlerat historike dhe figurat e rendesishme historike dhe ato te artit shqiptar. Kjo do te ishte dhe nje shtyse shume e mire per turizimin shqiptar dhe njohjen me te mire te vendit tone , qe do te sillte shume hapa te tjere pozitive me pas. Po ju ç'mendim keni miq?
Hıstoria e meposhtme eshte historia qe perjetova ne plazh dhe ju pata premtuar se do ta ndaja me ju.Mbase nuk do ju duket dhe aq komike tani,por duhet te ishin aty ta jetonit live per te ndjere çmendurine e momentit:)
Mbremje e ngrohte vere.As edhe nje fije ere nuk fryn dhe perdet jane te palevizshme. Ben aq vape sa dhe fryma qe nxjerr eshte me e ftohte se ajo qe thith. Nje sekelldi e madhe me ka perfshire mua dhe mamin , te dyja duke bere nje perpjekje te çuditshme per te fjetur sadopak.Lodhja e plazhit na ka kapluar , por tere kjo zagushi nuk na lejon te fleme. Eh sigurisht qe kjo na ben dhe me nervoze.Por nuk heqim dore se perpjekuri, sigurisht dhe vazhdojme te kthehemi deshperueshem ne shtrat derisa me ne fund erdhi nje moment qe sikur u topitem dhe mrekullisht syte na u renduan dhe per pak do na merrte gjumi aq i deshiruar por pikerisht ne ate moment ne vesh na vijne disa zera nga apartamenti ne pallatin perballe. Per juve qe nuk e dini apartamentet ne plazhin e Shkembit te Kavajes jane ndertuar si kerpudha prane njeri tjetrit keshtu qe nuk eshte çudi ta ndjesh veten si i shtepise dhe ne apartamentet afer.Do s’do do degjosh dhe do jesh koshient per çdo gje qe ngjet aty..Keshtu na ndodhi dhe ne.. Me sa marrim vesh nga e folura e tyre kemi te bejme me nje familje tradicionale te Shqiperise se Mesme ..Si fillim degjohen zerat e dy djemve : -E plako , keshtu puna.Une ja çova ktijna , gjithe ato pjese te reja kembimi , ku filloi tu m’bo si i forte jo , m’bo ulje ktu jo atje , jo duhet ta keni per nder te punoni me firmen me prestigjoze te ketij sektori ne vend etj etj.S’e di ky rrumpalla se kush jam une mer ti.S’e di ky se ne Itali mu m’shtrojn dreka e darka e m’gjezdisin gjith anej n’maj t’Limuzines.Ala s’e di ky barkderri kush jom une por do e msoje. Flisnin me ze aq te larte sa ne na hypen nervat. Mami im u hodh : Tani e gjeten keta me na u bo si bilbil? -Pushoni more,- bertiti. Por me kot , sa me shume ankoheshim ne aq me shume ngrihej zeri i tyre.Dukej sikur qene ne konrkurs se si te mburreshin sa me shume dhe donin t’ja benin te ditur te gjitheve kete. -E boni veten legen per i fature 30.000 € .S’e di ai toçi se un kam firmos fatura 1.000.000 € n’dit ene se kom per gjo i 30.000 €.Pastaj ju prish menja e tha po te hap nje leter krediti por une i thashe se mallrat kushtojne 30.000 € dhe jo nje leter krediti…Gamori kujtoi se kishte nai rrote aty afer .Ala s’me njef mu ai or ti jo,-vazhdon djali. -Ore po gazeta keni ngrene , pushoni ore ;- bertet mami , por jo vetem qe zerat nuk pushojne por atyre i shtohen dhe zera te tjere.Nje grua i bertet se bijes :
-Çohu mi pra e jepi i t’fshime shpise se zuni shpia kryma prej teje jarebi. Goca: Ngela gjithe diten me radac m’dore s’ma diti njeri s’ma diti. Gruaja:Mylle mi gojen t’shplaft panuklla , e vej men punes aty.
Ora 3.30 e nates dhe keta njerez zihen per punet e shtepise!!Si mund te flesh ne nje gjendje te tille? Mami ben dhe nje perpjekje te funfit duke bertitur qe te pushonin por duket se ata e kishin marre me nge ate pune..Ashtu me nerva te shkaterruara siç isha mu kujtua si ne mjegull nje pjese nga nje film shqiptar dhe me kapi gazi e fillova te qesh me lot ..Me tej bertita me sa kisha ne koke :
-Roje,Roje! Ej ti , idiot:) !
Me ne fund ndjeme nje lloj reagimi nga pala perballe .U degjuan disa psheretima … Epo thashe me ne fund i rane me te budallenjte dhe i therriten mendjes.Por me genjente mendja..Keq fare biles…S’kaluan as 5 minuta nga e bertitura ime kur nga ana tjeter degjohet :
-Degjuam krisma!!! :)
-Eh , ç’na polli belaja , - thashe..Keta po qe qenkan njerez pa pune . Por nuk kisha fare ndermend t’ja dorezoja betejen atyre bilbilave .
-Pushoni more karafila se eshte mesi i nates,- bertas une.
-Karafili nuk eshte vetem i yni por dhe i juaji,- vjen pergjigjja nga ana perballe. Qeshe gati ti hidhja dhe une ndonje bejte , kur degjohet zeri i gruas : -Ambra , shpejt futu mrena se te myti yt ate..Shpejt , e mos e zgjat.
Me ne fund zerat shuhen dhe bie nje fare qetesie , por tashme nuk na ze gjumi nga te qeshurat.Rastesia komike e kesaj nate te gjate vere , na kurdisi keq dhe e harruam gjumin e vazhduam ende te kukurisim nen efektin e momenteve te çuditshme qe kishim kaluar. Kur te mberthen budallalleku nuk te leshoka kollaj.Dhe nga ky i fundit ka plot ketu :)
Me shtyu Emigranti te shkruaja se sot nuk do shkruaja gje ne fakt.Kjo nuk eshte historia qe ju pata premtuar por nje rast i vertete qe ma tregoi nje e aferta jone qe punon ne maternitet. Me falni per fjalorin e rendomte por desha ta percjell ngjarjen siç ishte ne realitet:)
Nje çift adoleshent gabelesh (vajza 11 vjeç , djali 13 vjeç , ku gjysem burrit sapo i kishin dirsur mustaqet:) shkojne ne maternitet dhe i drejtohen njeres nga grave qe punojne si personel: Djali: Ori shoqeeeee..Ne kena ardh se duuum me bo i çun.. Personeli: Shtatezene e keni bashkeshorten? Djali: Jo mi pra , nuk ben dot kalama kjo gurruja ime nuk di ça me bo.. Personeli: Zonja si e ka ciklin? Djali: Çere osh ai eri? _ dhe nderkohe i drejtohet gruas: E ke marre ciklin eri? Vajza: e sheh me sy te perçudnuar.. Personeli: Jo jo more djale , e kam fjalen per ciklin menstrual .. Djali: ??? Personeli me nerva tashme te irrituara: A i kane ardhur more djale ? Vajza me ne fund e gezuar se kishte kuptuar hidhet me entuziazem: Jo, jo.. Personeli me sy te habitur: Epo atehere ç'femije prisni o te uruar? Djali: Dum çun mi gaxhie pra mo , pse bon sikur se merr vesh.M'thuj mu ku ta morr ciiiiiklinn ene ta bojm çunin se vdiq ene prrindii jone per kalamoj..
Si mendoni çfare komenti i behet ketij dialogu? :))
Ky skeç eshte krijuar nga ana ime me disa elemente pikante dhe nga Majla , ne vitin e fundit qe isha ne kolegj.Perhere me kane bere pershtypje gabelet dhe jeta e tyre , si dhe kisha degjuar shume anektoda ne lidhje me ta , njeren prej te ciles e kam futur dhe ne skeçin tim.Kete skeç e pata shkruar qe ta luanim ne fund te shkolles dhe vertet qe u be gallate e madhe, madje patem fatin ta luanim dhe ne skenen e tetrit te operas dhe baletit ku ne si shkolle (kolegji turk) festuam mbarimin e shkolles (matura'98). Ne skeç flitet per nje familje gabele me shume femije (pse pritet gje tjeter:) .Kryetari i familjes eshte Braçja ( e luajta vete Braçen) , nje burre me i shkurter se femijet e vet , barkmadh dhe qesharak.Dembel, dreadharak qe do te fitoje leke me pune te fshehta , talent ne klarinete , por dhe shpirt njeriu.Ka fiksim mbase dhe te fshehte komshijen e tyre , Antoneten. Ravena eshte gruaja e Braçes (e nxorri rolin ne nje forme te shkelqyer Majla:) , grua e mire , e dhene pas familjes.Perveç kesaj kane dhe nja 7-8 femije qe dhe Braçja nuk ja mban mend numrin. Ne fakt keto do ta postoja me kohe por nuk po gjeja videon (se ajo eshte store me vete) , por ju premtoj se dhe ate do ta ve ne nje te ardhme te afert. Po ju le nen shoqerine e gabeleve:)
Koha e gabeleve....
Ravena duke pastruar koken e te birit nga morrat i bertet ketij te fundit : - Morrsi i dreçit , per surratin tat po na maro bidoni i vajgurrrit;- dhe ja fut me shpulle kokes. Katani (djali) : - E pra trençerekun e harrxhove ti me baben ere... Ravena:- Ik çerrohu se po vjen baba
Ne dhome hyn Braçja duke kercyer dhe kenduar "Shiki shiki java"
Braçja therret Ravenen : Hajde mi hajde se jena bo pasanink , kena fitu 5.000 lek ( te vjetra!!)sot (dhe e shkund doren tere gjalleri). Ravena e shperfytyruar: Çyça , ku me burro? Braçja : Ke kusherira jote mi pra , Sabrija Ravena : Ku me ku ? Braçja : Ke gabi mi pra mo Ravena: uuuu..po e festona sot pra mo.hajt se ta rregullo Ravena ty tashi.Po t'sjell i garrum buke , çik djath..u harrova , ka çik fuges po e nrof e po ta sjell.Po t'sjell ne pak verrrrrr mirrr? Braçja duke fluturu nga qejfi : Mirrr Ravena sjell ushqimet dhe veren dhe ja jep Braçes. Braçja pasi provon "veren": - Po kjo osh uthull mi budallaçe Ravena e revoltuar: Çyça burri , donke ne verrr ti , pse ere ça osh sot vit i ri e?Prit se po i hedh Ravena jote çik çeçer , po ta boj mbrekulli fare... Braçja i lulezuar ne fytre: Si t'kam un ty ere Ravene si llokum t'kam. Ravena qesh e lumtur dhe krenare:) Ndekohe hyn Antoneta ne shtepi. Antoneta: O Ravene t'keçen na jep i filxhan me groç borxh se ja jap mujin tjeter. Ravena : Çyça mi Antonet, ça boni ju kshu , muj per muj ka i filxhan groç.Ju sikur e hani me gushta !! Antoneta : Po ça ti boj mi dreçin atyre çafirve t'mi.I dhashe 8 gota uji para dreke , po s'u ngopen dreçnit , deçen groç:) Ravena: Mirrr mi mirr se ta jap une ,- dhe iken te marre groçen. Braçja tere qejf: Ça bo ti mi Antonete , si je mirrrr e ? Antoneta me gojen vesh me vesh : Mir e Braçe , po ti me dreç ça ke bo? Braçja: Ça bo ai Rinaldo jot mi , a shet mo kullojse me vrima e ? Antoneta : Jo ere jo , ka ngel pa pun ai çyçari im , m'fiku m'fikuuuu Ravena: Po ti ça bone per pune mij Antonete? Antoneta plot gjalleri: Uuuu jam ftillu tashti jam ftillu .Kam fillu ke plenat. Ravena : U sa mirrr mi gru , sa mirr .çeke rregullu , çeke ftillu Braçja Antonetes: E di pse t'pyta per Rinaldon? Antoneta : He ere? Braçja : Du me hap i biznesmen te ri , do ja vej emrin "Na bashkun morrat".Do bejm çik kutraband , po do bohena te pasur do kena kai celular per çdo dhome , edhe n'banjo... Antoneta: Kutraband e ?..Po s'ke frike ti ere? Braçja i prekur ne seder: Une frike e..Nixho ktu nixho : Ni nat isha ulur prane bregut te lumit kur me dalin perpara nja 30 a 40 evxh.Me thane : Sot do na japesh gruan per darke. Braçja nderkohe ngrihet ne kembe me vrull dhe thote : U thash: Gruan do ta merrni pasi te kaloni mbi kurrizin tim.Nxorra thiken .Thika shkelçente nen driten e henes.Ata me pane e me thane : Ama o Braçe , ti çenke.Te nohem nga pedorimi i thikes....
Antoneta dhe Ravena te lumtura dhe lehtesuara qeshin. Ravena tere krenari thote : Lumsi un per mu , lumsi un per mu , sa t'fort t'kam .Azgani im!! Braçes i shkon buza vesh me vesh dhe me gjithe silueten e tij te vogel i duket vetja si div:) Antoneta: Ravene ika un , se m'presin kalamojt
Braçja: O gru , ku jan ato kalamojt ton , eri? Ravena: Madalena ka shku ke kusherinjt e tu , ke gabi , Safeti e Baxho ke plenat, Romario dhe Maradona ke dyçanet e prishme te Vefes,Katani ke plenat e 15-katshit, Safia ke tregu , ene Vera o tu la liveret.. Braçja i habitur: Vera? Ravena: Eme Vera.. Braçja : Pse mi ene Vera kimi ne e? Ravena e çoroditur: Çyça burri , harrove ti me çe ka lind me i dit me nanen tate Çeçeren kur lindi vllain tat t'vogel , Bebeton? Braçja : Uuuu kisha harru fare perzotin..
Nderkohe fillojne dhe vijne femijet dalengadale. Braçja njerit nga femijeve , pasi ai i jep disa gjona te rrjepura: Bravo t'keqen baba , paske punu mire sot Braçja Ravenes : Ti jap ca lek kalamojve se jena bo t'pasur sot I ndan leket nderkohe qe femijet zihen kush te marre me shume. Braçja Ravenes : Na vej çik aheng se kena feste sot. Ravena ven muzike dhe fillojne te gjithe te kercejne si nen trans.Perfiton dhe Antoneta nga rasti dhe vjen e kercen ngjitur me Braçen , gje qe nuk i shpeton Ravenes nga syte qe i jep nje te shtyre te fuqishme asaj dhe e hedh nga shpia:) Braçja rri i zene ne faj dhe perpiqet ti marre zemren Ravenes. Nderkohe qe kercejne femijet i turren lekeve te lena shuk pertoke.Braçja i sheh dhe i perzen i nevrikosur.
Braçja : Pisat , gabelat e dreçit. Pastaj i drejtohet Ravenes: He mi gru mo na çit te hajm se vdiça Ravena shkon per te marre gjerat dhe vjen tere frike : Çyça burro , zjarr .. Braçja : Ku mi gruje ku ? Ravena : Ja ktu ktu Braçja i revoltuar merr leket qe jane ne toke dhe i thote Ravenes: Merr klarineten gru , ene t'ikim Ravena: Çyça po kalamojt me Braçja : Leni mi kalamojt Ravena: Mjer un per kalamojt e mi Braçja : Leni kalamojt t'thash budallaçe.Merr klarineten ti ,ene hec se me klarinet bejm sa t'dush kalamoj...
Dalin nga shtepia me vrap.
Shenim : Tregimi qe ben Braçja (nje nate tek bregu i lumit) eshte marre nga nje barcalete.
Gjate kohes qe isha ne Tirane pata rastin te shkoja me motren ne nje kafe shume te kendshme.Quhej "Noel".Nuk eshte se ishte nje kafe shume e reklamuar apo qe kishte bere shume buje, por ambjenti ishte shume i kendshem dhe i rehatshem. Veçoria e saj qe se muret qene te mbuluara plot me fotografi aktoresh nga vendi dhe bota dhe kishte plot objekte antike , midis te cilave disa radio te vjetra qe nuk kishin te share. Vendndodhjen e kishte fantastike , 5 minuta larg teatrit, nje zbarkim i mire ne rast se keni program per teater. Ç'ka me pelqeu me shume ne kete kafe qe ambjenti i krijuar.Nuk ishte shume vend i madh dhe nuk kishte plot njerez , kesisoj nuk kishte as zhurme.Dhe me fantastikja kamarieret vinin dhe pasi te sillnin gjene qe doje te pije nuk te silleshin neper kembe tere kohes.Ketu ne Turqi , nuk te lene rehat , gjate tere kohes o vijne ndryshojne tavllat e cigareve , o shohin se mos te ka mbaruar kafeja apo pija ,madje ka dhe nga ata qe e trashin fare muhabetin dhe te japin te kuptosh se nese te ka mbaruar pija nuk mund te rrish shume. Kjo eshte e bezdisshme dhe nervangritese.Gje qe nuk e has ne kafe "Noel" , ku kamerieret (qe ne fakt nuk para kishte se sherbenin vete te zotet) , uleshin per shtate pale qejfe ne muhabet me miqte e tyre dhe te harronin qe ishe aty.Mbase ky mosinteresim mund te bezdiste dike , por nese shkoni per te bere muhabet me nje mik/e , eshte vendi i duhur them sepse vetem aty mund te krijosh atmosferen e duhur te lirshmerise dhe te bisedes terkuze. Jua keshilloj nese shkoni ne Shqiperi.
Qe kur kam ardhur ketu ka mbizoteruar koha e keqe dhe me shi.Por nuk eshte se ankohem jo se ajri eshte me i paster, ka nje freski shume mendjekthjelluese dhe nje qiell te mahnitshem.PO ju ve disa foto sic ju premtova...
Sot takova miken tone virtuale Redbonsain ne Tirane. Ne vend te fotos tone vendosem te veme cantat meqenese dhe me ato jeni prezantuar:))))
Ajo ishte ashtu sic mund ta merrni me mend dhe nga blogu i saj : energjike, me bisede te kendshme dhe plot kripe, spontane..Ishte kenaqesi njohja me te..
Me kete rast piva dhe racionin tim te makiatos shqiptare..eshte e cuditshme dhe ne vendin me te mire ta pi une makiaton nuk e nderroj me ate shqiptaren, ndaj sa here qe vij ketu vetem makiato pi...
Pastaj eshte ndryshe te pish dhe te bisedosh ne nje vend ku njerezit duket qe jane me te ngeshem dhe te lirshem sesa ne nje vend kur cdokush vrapon per diku , sikur vetem dhe me mendje:) Ketu nuk e sheh nje dukuri te tille ndaj vertet qe relaksohesh dhe e le trurin me pushime.
Me vjen vetem keq se po me afrohet kaq shpejt dita e kthimit:(
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!