Thursday, July 17, 2008

E mira , Brigitte Mira




Brigitte Mira, eshte nje aktore e shkelqyer gjermane shume e njohur nga filmat e te famshmit Rainer Werner Fassbinder.Ne fakt babai i saj Siegfried Mira ishte nje pianist çifut rus ,vetem e jema ishte gjermane nga Hamburgu.Prindet e saj deshironin qe ajo te behej mesuese muzike teksa ajo deshironte te behej kengetare ose kercimtare.
photo source:www.nndb.com
Kariera e Brigitte Mira perfshin 8 dekada ne fushat e baletit , operetave , muzikaleve , kabaretave , film dhe televizionit.Rolin e pare ajo e luajti tek pjesa "Esmeralda" ne vitin 1929 ne Köln. Ne vitet '30 ajo vazhdoi te merrte pjese neper opereta te ndryshme deri sa ne fillim te viteve '40 zbulohet natyra e saj zbavitese dhe talenti i saj ne humor dhe i propozohet nje karriere ne kabare , karriere te cilen e ndoqi me sukses.Me pas ajo vazhdoi punen e saj si artiste ne teater dhe si aktore ne kinema.Ndersa ne vitet '50 -'60 do te luante ne mjaft komedi,vitet e fundit ajo pati nje sukses dhe ne fushen e telefilmave duke luajtur ne serialin "three dames from Grill" per plot 15 vjet rrjesht.(1977-1992).Loja e fundit e saj qe ne skene ne vitin 2000 5 vjet para vdekjes se saj (20.prill.1910-8 mars 2005) ne skenen e teatrit Hansa ne Berlin me pjesen "The beggar queen of Moabit" ne moshen 90 vjeçare.
Por bumin si aktore ajo e pati vetem pas pjesemarrjes se saj neper filmat e Fassbinderit , nje nga emrat me te spikatur te kinematografise gjermane.Megjithse eshte per tu permendur edhe roli i saj ne filmin e shkelqyer te Werner Herzog "Enigma of Kaspar Hauser" , ne te cilin ajo luante rolin e nje sherbetoreje shume te veçante.
Pra mund te themi se ishte bashkepunimi me Fassbinder,ai qe spikati dhe vuri ne dukje talentin e kesaj aktoreje kaq te veçante,shpirtin e saj sa te bute dhe sentimental,aq kontrovers dhe rebel , si dhe natyren e saj te ngrohte por dhe hokatare , sa te terhequr por dhe me aq supriza te guximshme.
Me mimikat e saj jo lehte te shpjegueshme,zerin e saj qe te ben te ndjesh respekt por edhe nje afeksion te papershkrueshem, me melankoline here komike,here trishtuese deri ne pikellim,here te habitshme per tu besuar se eshte e mundur apo e vertete ne nje bote si kjo e sotmja , dhe karakteret e rendomta apo heronjte e paperfillur ne shoqeri mbase qe ajo i shnderroi ne mite te fuqishme dhe mbreselenese ,duke misheruar tek to tere dhimbjen,pafuqite ,sinqeritetin,naivitetin ,humorin pickues dhe dashurine e dlire duke lene nje gjurme te thelle tek tere kinofilet dhe kritikuesit e kinematografise.
Roli me i folur i saj mes 8 filmave te tjere qe ajo bashkepunoi me Fassbinderin , qe ai i Emmi Kurowskit tek filmi i quajtur "Ali :Fear eats the soul" ,ku ajo luan rolin e nje pastrueseje te ve ,60vjeçare , te vetmuar ,te paperfillur nga femijet e saj,e cila e gjen ngrohtesine dhe dashurine tek Aliu , nje punetor ilegal marroken.Te dy karakteret kane "minuset" e tyre ne shoqeri:Emmi eshte 30 vjet me e madhe se Aliu ,teksa Aliu eshte ilegal,i nje feje tjeter dhe i nje race tjeter.Me kete film te shkelqyer, ku loja e Miras eshte me shume se dritheruese dhe brilante ajo fitoi Çmimin e Filmit Gjerman ,teksa po i njejti film fitoi çmimin nderkombetar te kritikeve ne Cannes 1975.(kam vene nje video nga ky film ne post) .Qe pas bujes se ketij filmi Mira fitoi nje fame te madhe si aktore e veçante "karakteresh" , karaktere shume te veçanta,ku ato me te spikaturat qene sidomos karakteret e filmave te Fassbibderit.
Mira do te thoshte ne nje interviste pas vdekjes se Fassbinderit me 1982 :Nese ai do te ishte akoma ne jete,tashme do te kisha marre nje Oskar".
E njohur per sensin e saj thumbues te humorit ; dikur ajo qe pyetur sesi i zgjidhte burrat e saj (ajo qe martuar 5 here) sipas shenjave te horoskopit,dhe ajo do t'ja kepuste aty per aty:Jo marr ç'me del perpara:)
Duke perfituar nga kjo sjellje dhe natyre e saj ajo luajti ne disa role karakteresh pikante ne moshe te pjekur,karaktere keto qe lane shume gjurme ne kinematografi.Megjithese nuk ishin te tere role kryesore ,disa here role ndihmese , tipat interesante qe ajo sillte ne jete si proletare sypatrembur dhe te flakte por dhe po aq naive dhe te pambrojtur nga kurthet dhe interesat politike , sherbetore te marra me bote te çuditshme kundershtuese me njera tjetren , mama te liga,gra te dhimbsura dhe te perkushtuara familjare, dhe sa e sa karaktere te tjera te veshtira dhe krejtesisht te ndryshme nga njera tjetra.
Nese do te pyetesha une se çfare mendoja per Brigitte do te thoja :
Ajo qe me mahniti dhe me beri shume per vete ne çdo film te Brigitte Mira qe kam ndjekur , eshte natyra e paparashikushme e saj.Mbase kjo eshte pika kyçe qe e ben ate kaq te pazakonshme.Nuk mund te gjesh lehte te shkrire ne çdo plastike fytyre aktoresh , pafajesine dhe naivitetin , po aq sa dhe dhimbsurine dhe afeksionin te cilat mund te ndryshojne befasisht dhe kryekeput per tu shnderruar ne shperthime te vrullshme te ndjenjave qe do ta ndryshonin kete grua te mire here ne nje demon,here ne nje kokete,here ne nje terroriste,here ne nje star kabareje apo ne nje psikopate ne dukje te "qete".Pa harruar ketu te shtojme vetine e zerit te saj magjik , te bute dhe te nje toni te kadifejte dhe tere nuancave te pafundme qe mund te marre ai ne raste te ndryshme. Me nje trup te shkurter,fytyre qe nuk mund te thuhet se eshte e bukur , por me nje veshtrim perhere sentimental,tipi i Brigitte te ngulet sakaq ne koke per te mos tu shkulur per nje kohe te gjate.
Ne fund te jetes se saj Brigitte shihej me syrin e nje trashegimie kombetare.Ajo ishte berlinasja komike me nje zemer te madhe..Epitet i cili i pershtatet kaq shume asaj !
Filma te tjere mbreselenes te kesaj aktoreje jane:
Lili Marleen (1981 -Fassbibder)
Mother Kunster's trip to heaven (1975-Fassbinder)
Berlin Alexanderplatz (1980 -Fassbinder)
Adolf and Marlene (1976)
Chinese Roulette (1976-Fassbinder)
Satan's Brew (1976-Fassbinder) etj..
Shume prej tyre si kam gjetur ende dhe jam ne kerkim dhe shume kurioze per ti ndjekur sa me shpejt.
per me shume rreth aktores:
http://www.imdb.com/name/nm0591930/

9 comments:

drejt tropojes said...

nje personazh interesant sipas ketij postimi, per te cilin nuk kisha dijeni me pare! flm!

eni said...

tropoja pershendetje mik.eshte vertet nje aktore e shkelqyer filmat e se ciles ja vlen ti ndjekesh..

Anonymous said...

kam ndjekur dy nga filmat Ali dhe Ruleta kineze, ku luan dy role krejt te ndryshme. flm per kete post.

p.s. nese te intereson, qarkullon nje torrent:
FASSBINDER film maker by Ronald Hayman (ebook)

kinofili

eni said...

flm Kinofil per feeback:)
best

Anonymous said...

nuk e dise duhet te kem turp po nuk e kisha degjuar ndonjehere!
Mbase ne pergjithesi kinematografine gjermane nuk njoh !

eni said...

s'ka asgje per turp moj Tena:) nuk kemi si ti njohim te tere:)
nejse se paku e njohe prej ketej kete aktore te madhe , filmat e se ciles ti rekomandoj.pershendetje

Minerva said...

Se njihja as une...ndoshta ngaqe kinematografia gjermane s'me ka terhequr shume...mah, sidoqofte, flm qe e solle ketu Eni. Mesova dicka me teper :-)

belle_fleur said...

Eni, po i radhitem grupit te injoranteve persa i perket aktores gjermane :( Sdq, flm qe na informove me kete star gjerman e cila duhet kerkuar dhe shikuar sa me pare.

Rrofsh e dashur!

eni said...

minerva:mua me terheq mjaft..ka plot rregjizore dhe aktore per tu zbuluar..hugs

belle.normale yll se nuk njihet nga shume veta.une jam "krimb" :) i Fassbinderit ndaj e njoh kaq mire.po ja vlen ti shohesh filmat e saj dhe tij:) cheers lal

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator