"Kao" dmth fytyre ne japonisht.Ishte ky emri i nje nga filmave japoneze qe ndoqa gjate kohes se festivalit te filmit japonez javen e shkuar.
Ky film , dale ne vitin 2000 me regjizor Junji Sakamoton dhe me aktore kryesore Naomi Fujiyama eshte nje veper e veçante dhe paksa e çuditshme , veper qe i dedikohet te paperfillurve,te vetmuarve , terbimit njerezor ,dufit ndaj narcizmit , vullentit dhe deshires per jeten sido qe te vije ajo.
Ky film , dale ne vitin 2000 me regjizor Junji Sakamoton dhe me aktore kryesore Naomi Fujiyama eshte nje veper e veçante dhe paksa e çuditshme , veper qe i dedikohet te paperfillurve,te vetmuarve , terbimit njerezor ,dufit ndaj narcizmit , vullentit dhe deshires per jeten sido qe te vije ajo.
Masako , eshte nje vajze jo fort e pashme (madje pak rrangalle mund te themi), ka nje paraqitje prej te vonuare mendore.E gjithe çfare ajo ben tere diten , eshte te qepe ne dyqanin e pastrimit kimik te te jemes , te haje sa te kete fuqi , te lexoje libra roze , te shohe telenovela romantike ku nuk i ndalon dot lotet..Eshte nje femije i vetmuar ,i jati pas te cilit ajo ka qene fort e lidhur nuk eshte me prane tyre, e jema nuk para e merr fort seriozisht dhe e sheh vetem si nje dudume gjysme te çmendur, ndersa motra e vogel e urren ate pa mase per shkak te hallduperise se saj dhe e ka bere si mision mundimin e motres me te madhe dhe poshterimin e saj, duke perfshire ketu dhe poshterime fizike si psh rrezimi dhe qellimin me paramendim te motres.
Rrjedha e jetes se tyre ndryshon nje dite kur e jema i vdes dhe motra e vogel zihet dhe e godet ate me pretekstin se e ka bere te ndihet e turperuar tere jeten..Pas nje perleshjeje te vogel , Masako largohet por motra e vogel e ndjek nga pas dhe e nxit.Pas pak duket trupi pa jete i motres se vogel dhe Masako qe vishet dhe pasi merr dhe leket e sjella per ngushellim per te jemen, largohet nga shtepia...Deri ketu kemi pare vetem njeren ane te medalionit , jeta qe do te ndjeke Masako me pas do t'ju habiste te gjithe me gjallerine , shumengjyrshmerine e saj..Sado qe e ndjekur nga nje sere veshtiresish te shumta te shkaktuara pakez dhe nga menyra e saj e çuditshme e sjelljes , si psh. dhunimi i saj nga nje punonjes i gjendjes civile ku shkon per te kerkuar babain , fillimi i saj i punes ne nje shtepi publike si recepsioniste, me pas lenia e saj per shkak te gjetjes se padronit te vetevarur, me tutje gjetja pune ne nje shtepi karaokeje ku ajo gjen dhe mbase miken e saj te vetme ne jete , eksperiencat e saj te ndryshme ne çdo fushe dhe vullneti i saj i çuditshem per te mesuar çdo gje dhe per te sfiduar veten (si psh biçikleta qe ne fillim sa hipte plandosej me vone e mesoi per bukuri , apo noti gjera keto te cilat i jati qe e vleresonte shume i pat thene se nuk do ti mesonte kurre sepse qe e paafte).Me pas pas vrasjes se vellait te padrones se karaokes (theksoj se Masako nuk kishte gisht ne kete) ajo largohet serish ne nje qytet tjeter pa harruar te lajmeroje padronen e karaokes ne telefon arsyen sepse u largua.Arrin ne nje fshat te vogel dhe aty fillon pune prane nje fshatareje si ndihmese,deri kur vjen deri ne ate fshat te larget lajmi per te si e kerkuar per vrasje .Masako serish ben ç'eshte e mundur per tu arratisur se andejmi dhe filmi mbaron me nje panorame te mrekullueshme ku tregon Masakon te hipur ne nje komardare duke notuar me ate pak not qe kishte mesuar drejt anijes me te afert.
Ndjesi te ndryshme mund te keni gjate ketij filmi per heroinen, disa prej jush mund ta kene inat , mund ta urrejne , disa mund ta vleresojne.
Ajo qe me beri me shume pershtypje qe dashuria dhe etja e Masakos per te jetuar , per te bukuren dhe deshirat dhe pretendimet e saj te pafajshme per jeten.Nje njeri kaq i paperfillur , kaq i larguar , kaq i poshteruar madje dhe nga familja e saj , mbeti e lidhur deri ne fund me familjen e saj dhe e vuajti vrasjen e se motres (duke u munduar dhe te vetevritet disa here por pa sukses, si psh nje here keputi litarin kur u vetevar per shkak te peshes se saj:)
Nje gje e tille te ben te ndiesh nje respekt , nje simpati te çuditshme per kete heroine kaq , antiheroike por aq dhe te veçante njekohesisht , nje heroine qe arrin te ndeze dhe nga mesi i erresires ku ndodhet shkendijat dhe shpresen e jetes , sido qe te vije ajo...
p.s: fitues i 22 çmimeve dhe 5 kandidaturave te ndryshme nga ku , fitues i festivalit te filmit japonez, regjizori fitues i Blue Ribbon festival etj.Pika vleresuese ne imdb.com : 6,9 nga 10 qe eshte maksimalja.Une per vete e vleresova me 8.
photo source: www.imdb.com