Showing posts with label komike. Show all posts
Showing posts with label komike. Show all posts

Thursday, October 18, 2007

Gregori dhe une

Qe nje dite e gjate pune.E lodhshme.Pa te reja.Pa te veçanta.
Shkurt monotone dhe e merzitshme.Nga ato ditet kur jo vetem qe nuk meson apo mer diçka te re , por jep shume fare nga vetja dhe energjia jote.
Kjo me ben ta pres me symbyllur vajtjen ne shtepi.Te mos duroj dot sa te futem brenda, sa te mbyllem dhe te çliroj tere bezidite e grumbulluara gjate dites.
Mua me pelqen qendrimi ne shtepi.E dua shtepizen time.E dua ate boten e vogel ,te krijuar nga vetvetja.Mund te duket pak si egocentrike, por ja qe keshtu e perceptoj.
Me ne fund arrij.Ndjej nje ndjesi lehtesimi.Mire a keq , dhe kjo dite mbaroi, tani eshte koha per qetesim , per kthim ne boten time.
Plandosem mbi divan.E para gje qe bej sa here jam e lodhur.Mbyll syte fort sikur te dua te zhytem ne erresire sublime per disa momente.Kjo me jep pershtypjen e largimit nga shume gjera bezdisese.
Çel syte perseri...Ndjej nje lloj lehtesimi inert qe me endet neper tru.Filloj te gjezdis syte neper dhome, ashtu kot , lirshem ..pa menduar per asgje..Thjesht i kullos .
Dhe ja papritmas ndeshem me ate qe do t'me rrembeje qetesine, ngeshmerine dhe rehatllekun aq mundimshem krijuar.
Qendron ne mur.Eshte i vogel fare.Por sa i hajthem, aq edhe i shpejte.Nje mini ndryshim i ajrit e ben ate te levize me nje shpejtesi te rrufeshme dhe jo me nje levizje e imja.Eshte dhe diplomat i madh.Po nuk levizi gje , as ai nuk leviz, rri si i ngordhur , si i padukshem aty ku eshte.
Provoj te fik driten.E rindez pas pak kur ç'te shoh..ai ka mare tere ate udhe nderkohe.
Eh-,them me vete,- qerrata do te ma hedhesh mua ti?
Ne fakt kur e mendoj thelle , thelle e kuptoj se ai ma merr ne kthese.Eshte i shpejte sa vete dreqi, finok, i ndjeshem ne maksimum dhe rreshqet pa teklif kudo, nderkohe qe forca ime e gravitetit me shtrengon idhtas fort ne toke.Vendos ti afrohem dhe ta godas.Perpjekje qesharake kjo , duke i pasur parasysh vetite e tij.
Atehere , ç'bej?
Vendos ta injoroj.Te bej sikur nuk eshte , nuk egziston fare.
Jam e lodhur ,- them-, me duhet te shtrihem.E çe pastaj se ai kaloi mu afer murit prane shtratit tim?
Por nuk mundem , nuk ja arrij dot.Mendja me rri tek trupi i tij i zhdervjellet.Nuk me pelqejne gjerat qe rreshkasin dhe zhduken shpejt.Ka diçka mistrece ne to.Ka diçka siperfaqesore.
Me ngjallin siklet.
E shoh se eshte e pamundur te mos mendoj per te.
Por e shoh se dhe po me shterrojne fuqite.Ndaj vendos ta pranoj si fakt , si qenie dhe ta pervetesoj kete ide.Madje mundohem te familjarizohem me te, ta shoh si dike te njohur.
E quaj Gregor..Po de Gregor , se qe i paftuar , i padeshiruar tek une.Sepse mbase me kujton shume te paftuar qe rreshkasin paturpshem, paskrupuj ne jeten time.Ashtu pa karar dhe pa lajmerime ...serbes fare.
- Gregor , more djale-,them..Sado i padeshiruar dhe i paftuar qe je ..si misafir qe je ne shtepine time, nuk po te zboj.Por me me duhet te te them diçka , dhe mbaje vath ne vesh, degjove?
Kur te mos jem une ketu je i lejuar te merresh me çdo gje.POR...Nuk dua te shoh nje grimce tenden kur te jem ketu.Kjo eshte shtepia ime..ndaj lipsu ku te duash merr vesh..nuk me intereson fare se nga do katranosesh..
Nuk pipetin asgje , asgjekundi nuk ndjej levizje dhe ferfellima te neveritshme gjymtyresh reptile.
Kuptoj.Ky maskara , po me luan te zgjuarin, te kapshmin.Ashtu , fshehurazi..Me terezi.
Ashti si tere tinzaret qe me kane rrethuar..me ngerdheshje te padegjueshme, duke me futur mua ne siklet per çapaçullleqet e veta.Terbohem..
Vendos te luaj dhe une me armen e tij.Te luaj ate budallain e riperterire.Dhe e bej.
Se pari fik driten.Pres.Pothuajse nuk marr fryme, por e shtrengoj fort pantoflen ne dore.
Dhe ja pas pak me behet sikur ndjej disa zvarritje te squllura mbi mur.Lekura me shnderrohet ne nje gardh puçkurrizash , por nuk bezaj fare.Jam kthyer e tera ne nje det perceptoresh.Ne nje oqean nervash te dallgezuara.Me ne fund e ndjej fare prane.Zhvendoset shkujdesshem, i sigurte qe nuk ka asgje qe po e ndjen.
Dhe i kushton shume rende ky shkujdes!Sa perjetesia vete!
Nervat i kam ende te tendosura paq..Por mundem te buzeqesh.Madje te zgerdhihem.Mendoj me vete se perhere harrohet nje detaj, lihet gjithnje nje dere e hapur ndaj gabimeve, krijohet perehere nje lemsh kur thurren gjerat kot me kot.Mpleksen pameshirshem gjerat kur duket sikur krijohen me plane te urta , por vesvese.
Ndaj eshte me mire te mos i besh keto , mendoj, te mos luash politikanin, te mos brumosesh kurthe, se paku jo kaq rendomshem.Me mire eshte te jesh trim dhe pakez budalla, pakez i paduruar them.Me e shendetshme me duket.
Ndjej batanijen te me rendoje kendshem mbi trup,te me trullose embelsisht drejt gjumit.Eshte nje nate e zeze sterre , pa asnje yll.
Erresire sublime.Perfekte per tu perhumbur ne prehjen e shumepritur.

Friday, July 20, 2007

Hidherim i Sforcuar...

U be shkas nje video e çmendur ne blogun e Strangeman per ta shkruar kete kujtim te zhytur ne rrudhat e trurit tim...Behet fjale per nje nga bemat qe ndodhen diten e vdekje se Enver Hoxhes.Komshija ime qe per arsye ruajtje privacie po ja ndryshoj emrin po ja vej Lili, asokohe punonte arketare ne nje klub me fitime te kenaqshme.Fitime keto qe arketaret qe punonin aty sigurisht kujdeseshin qe te mos i binin si bombe arkes se shtetit duke i pergjysmuar ato:)

Ate 11 prill , Lili (qe duhet te theksoj se nuk qe shquar per simpatizante te partise dhe Enverit) niset per ne pune , pa asnje lloj dijenie rreth "gjemes".Me ne fund arrin.
Por ç'te shohe: Shoqet e saj te punes jane te tera si te shtangura .Syte i kane te fryre sikur u ka rene bomba siper , floket te shkalafitura dhe fytyrat si te trembura.
Lilit i ngrin gjaku.
- Ç'ka ndodhur moj gra,- pyet.
-Ah moj Lili ta dish ti se çfare ka ndodhur , ah, gjema ka ndodhur , gjema..,- thote njera nga grate.
-Çfare ka moj,- pyet Lili serish.
-Ah korbat ne , ç'na gjeti thuaj,- flasin grate.
-Mos e kane marre vesh per arken moj?Ka ardhur ndonje njeri nga kontrolli moj gra?Me thoni moj na kapen, na zbuluan me ne fund?Pu pu pu kaq e pat dhe kjo pune.E zeza thuaj.Me thoni moj te iki te marr leke nga shtepia ta mbyllim kete mesele.Ta mbushim arken dhe t'ja hedhim kete here si thoni, - pyet Lili tere padurim.
Grate vazhdonin dhe qanin pa pushim duke u denesur.
Lilit filloi ti humbte durimi.Ku nuk i shkonte mendja , por kryesisht tek bastisja e arkes , ajo qe frika me e madhe qe kishte.
-He moj gra flisni de , na e zbuluan arken moj si eshte puna , ç'gjeme na gjeti,- bertet tere padurim.
Me ne fund njera nga grate i afrohet asaj dhe me dhembsuri :) dhe ze te dridhur i i thote duke ju marre fryma:
-Ah moj Lili , ta dish ti se ç'na ka gjetur ne .Te shkretet ne , i gjori kombi jone thuaj.Ah dite e zeze , dite e zeze..E humbem moj e humbem.
- Ke humbem moj korbe, fol de te shkreten ,- bertet Lili nderkohe qe mendja i rrinte ende tek arka dhe reflekset i thoshin te ikte ne shtepi , te merrte leket , te .......
-Ah Lili , po ta them por mbaje veten moter , a te keqen , ulu gjekundi mos rri ne kembe , he xhan.
Lili qe nevrikosur keqazi dhe po e shihte shoqen me ca sy te dalldisur.
-Na vdiq shoku Enver , drita e kombit moj korbe, ah te gjorat ne , si do jetojme ne me pas , çdo behet me atdheun tone tashme , ah ah...


Po e mbaj pezull tregimin per nje moment.Dua t'ju kujtoj sa ju thashe perpara profilin e Lilit , ndjesite e saj per partine dhe Enverin dhe çlirimin qe pesoi me ane te ketij rrefimi nga e shoqja nderkohe qe Lilit i kishte fluturuar truri nga ankthi e stresi prej arkes.Por , kete here fillonte nje stres me i madh , paraqitja e dhimbjes para shoqerise , gje qe duhej bere ne menyren me te perkryer.


Lili kishte ngelur si e shtangur ..Çfare te bente?Tere ankti i meparshem teksa qe perballur me realitetin qe shoqja sapo i tha qe thyer ne mijera copa duke e bere Lilin histerike dhe te pavendosur ne sjelljet e saj.Kishte nje lehtesim te çuditshem nga rrefimi i shoqes , lehtesim ky fort i demshem dhe fare pa lidhje me gjendjen e "kobshme" qe mbizoteronte rreth saj.Por te ishte si te ishte edhe Lili duhet ta tregonte hidherimin e saj deri ne piken e fundit.Por Lili qe si e hutuar , ç'te bente.Gjeja e pare qe i erdhi ndermend qe perplasja e dores me sa i hante ne balle (ende thote qe me bene syte xixa nga ajo perplasje:) dhe ulerima : MOS....

Problemi qe se Lilit i vinte shume fort per te qeshur dhe nuk guxonte te ulte koken sepse do ja shkrepte keqaz fare.Ndaj gjithe ç'beri qe vetem perseritja me hidherim te thekshem e fjales: MOS..Shoqet i kishin shkuar prane sepse qene tronditur nga reagimi i saj duke menduar se ajo kishte pesuar nje shok.Lili e mbajti koken ashtu per rreth 15' :)
Lili i kuptoi se nuk do ta shtynte gjate keshtu , ndaj kishte kerkuar te pinte sepse vetem kur pinte i vinte per te qare.Kishte shuar nje shishe konjak aty dhe pastaj ja kishte marre kujes ashtu siç dinte ajo vete dhe kesisoj te ma kishte nderuar kujtimin e xhaxhit me mire se çdo kush.Ajo Lili, me ndihmen e nje konjaku dhe dehjes se pergjithshme prej hipokrizise kishte bere nje vajtim qe shume pak veta mund ta kene bere.

Ende e kujton me te qeshura te medha ate dite dhe teatrin qe beri per te shpetuar lekuren.E çuditshme sa krijues behet njeriu kur eshte ne hall:)




Thursday, May 10, 2007

Aventurat e Hikikomor-Enit !

Po mendoja sot mbi hikikomorit dhe thashe me vete se dhe une nuk eshte se jam ndonje qenie shume sociale dhe se ishin disa kerkesa dhe nevoja sa jetike aq dhe shpirterore ato qe me shtynin te takohem me boten e jashtme.Pastaj me shkoi ndermend se po te vendosja te behesha hikikomori me çfare do te merresha.Ja dhe lista si me poshte:)

1.Vura re se koleksioni i filmave qe zoteroj (vcd dhe dvd) eshte afer 100...do shikoja filma tere kohes:) Sigurisht do merrja dhe ca te tjere perpara.
2.Do lexoja dhe nje here me shume vemendje tere librat qe kisha dhe do nxirrja dhe kuptime te reja prej tyre.Une sa here lexoj nje liber per here te dyte zbuloj mendime dhe ide te reja jo per gje:) Por besoj se do merrja dhe ca libra te tjere me vete.
3.Do merrja gogla,komça,susta,rruaza, leter punedore dhe do beja varse dhe zbukurime te ndryshme.
4.Kujtoni se harrova internetin?Jo ore embelsira per ne fund:)
Sa here qe do ta kisha moralin poshte do kerceja tek Mamadhia per te marre dozen e nevojshme te humorit , sa here qe do te doja te zbavitesha ,qeshja,zgerdhihesha dhe argetohesha do surfoja mbi humorin , fantazine dhe skiçllekun e Zhapikut,Edrusit,E.T,Bletes.Kur ta shihja se nga ndenja ne shtepi shpirti po fillonte te me thahej do lundroja mbi detrat e mendimeve te L'etranger,E7E,Kastadives,Bizele,Selfmaderadio,Banago,Vrima e Çelesit,Naides,..Kur te doja ta zhdervjelletesoja trurin tim do merrja pak freski nga Elaisi,Redbonsai&Co,Njeriu i çuditshem,Brisku,Erato,Shqipo,London Lily,Lolers.Kur t'me merrte malli per jeten normale do kaloja nje vrap virtual tek Tena,Belle_Fleur,Candyland,Orange Bakery,Eda, Amour_Monde,Digital Objective,Zografi.Kur truri im te ishte thare nga etja do kridhesha mbi Ne-per Vije dhe Mademoiselle.Kur t'me vinte shpirti ne maje te hundes dhe do te kerkoja nje miks nga çdo gje qe mund te merrja do kerkoja nje kokteil virtual nga Peshku..


Kur e shoh kete liste nuk me duket dhe aq keq dhe mendoj se do mund ta shtyja mire e bukur si Hikikomori..Po juve ç'na thoni, si ma keni syrin?Dua mendimet tuaja nese dikur do te vendosnit te beheni te tille:)



Monday, February 12, 2007

Avantazhet dhe dizavantazhet e te qenurit me shtepi afer

Kam nja 1 vit e ca qe kam nderruar shtepine dhe kam ardhur afer me punen.Po mendoja nje dite se çfare avantazhesh dhe çfare dizavantazhesh ka kur je me shtepi afer me punen.

Avantazhet:
1-Ne nje qytet te madh dhe me trafik te tmerrshem si Stambolli , te jesh me shtepi larg dmth te harxhosh 4 ore (kur ka shume trafik) dhe 2 ore ne dite (kur nuk ka trafik) per te udhetuar.Ata te shtepise qeshnin kur i thoja se bej perdite rrugen Tirane-Vlore:)Ndersa tani e kam 15 minuta larg.Per kete arsye maksimumi i kohes qe harxhoj eshte 30 minuta.
2-Duke qene kaq afer perfitoj te iki dhe te vi ne kembe.Me kete rast bej dhe gjimnastiken e dites.
3-Nese arrin me shpejt ne shtepi ke kohe te merresh me shume me veten ose me punet e tjera.
4-Nese shtepine e ke afer me qendren (megjithse per Stambollin nje qender nuk eshte e vlefshme se ka disa qendra:) eshte mire sepse del kur te duash dhe sa here te duash.Si dhe shkon ne cilin aktivitet te duash dhe sa here ta ka qejfi.Kur isha me shtepi larg pertoja ta beja kete perhere.Si thone shaka 2 ore vajtje e 2 ardhje:)

Dizavantazhet:
1-Duke qene afer , njeriu ka raste qe neglizhon me shume dhe kesisoj vonohet:(
2-Kur je larg ke mundesi te flesh gjate rruges , apo te lexosh libra.Duhet ta pranoj se jeta qe bejme nuk na e jep tere kohes mundesine dhe perkushtimin per te lexuar shume.Ndaj kur isha me shtepi larg e perdorja shume mire kohen per te lexuar gjate udhetimit.S'kishte gje me te kendshme.Per te fjetur flija ne mengjes, kur kthehesha lexoja:)Ndersa kur je afer nuk ben dot asnjeren:(

3-Xhepi te tronditet me shume kur je afer qendres dhe shtepia nuk eshte me e mire:(
4-Nese je buf nate :) s'te ben derman as e qenura afer me punen per tu ngop me gjume:)

Perfundim : Pa si eshte njeriu , nuk kenaqet kurre me asgje.Do e gjeje nje kleçke kudo:)

Thursday, January 11, 2007

Mister X.

Gazeta Paloma eshte nje nga gazetat limonate qe kane dale kohet e fundit (2-3 vitet e fundit) ne Shqiperi.Nuk eshte se e lexoj ate ama ka nje pjese ne te qe me terheq shume.Ajo e Mister X.
Mister X.eshte nje personazh shume i njohur i skenes dhe ekranit (apo te pakten keshtu e pershkruajne) qe jep pergjigje dhe zgjedhje njerezve ne udhekryq.
Me pelqen menyra se si ai pergjigjet.Ka nje antipati te veçante per njerezit e trashe , bibat ,njerezit e paemancipuar apo dhe ato qe çoç i duket vetja.Dhe i jep perhere pergjigjen e duhur ndonese duke e prishur ca dhe gojen, gje qe une mendoj se eshte me e drejte se sa te rrije dhe te flase me nje edukate hipokrite dhe pa vlere.Keshtu i shkund me mire ndergjegjen e njerezve.Do ju sjell sot 3 shkrime qe me kane argetuar shume dhe me falni sepse jam e detyruar ti sjell ashtu siç jane keshtu qe mos u trembni shume nga gjuha e perdorur se nuk ka lezet tja meremetoj gjuhen Mister X-it:)

Rasti i pare:
I dashur Mister X.
Dua te denoj ish te dashuren time 15 vjeçare sepse me la kot pa asje qellim.Nese e dhunoj, me fusin ne burg ,apo t'ja lej Zotit te marre hak.

Pergjigje: Hakmarrjen leja Zotit.Ate nuk e fusin ne burg.

Rasti i dyte:
Jam nje zonje e martuar 26 vjeçare.Kam nje djale.Burrin e dua shume.Por kam dhe nje te dashur.Dhe me ate ja kaloj shume mire ne çdo drejtim dhe e dua dhe ate shume.Si t'ja bej qe te dal nga ky hall se po çmendem?

Pergjigje: Po çmendesh?Perse valle?Ti e paske ne terezi.Kur merzitesh me burrin , e paske nje "hallezgjidhes".Por kur te merzitet ky "hallezgjidhesi" si ja ben , shkon me burrin?Mbyllu ne shtepi dhe mos dil prej andej per nje vit.

Rasti i trete:
Jam nje adoleshente 14 vjeçare.Me çmenden keta te shtepise , nuk me kuptojne fare.Vetem shoqja ime e ngushte me jep qetesi dhe me kupton.Kam vendosur te largohem nga shtepia.Do iki bashke me shoqen time se ketu nuk ka per te me kuptuar njeri.


Pergjigje : Dmth ti ke vendosur te shkosh nga jot eme , ne te sat eme..Nuk e di sepse po ju te dyja me kujtuat ato grate tek "Thelma &Louise" qe shkuan pak si per lesh...

Si ju duket?me verte flet rende,po ja keput koken budallenjeve.edhe nje here me falni per gjuhen po nuk desha te bej ndryshime se i ikte origjinaliteti...

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator