Kjo fundjave qe e mbushur plot me evenimente shume te kendshme dhe te bukura ndaj e kalova aq ngjeshur por aq bukur sa qe ne fakt prej saj do te mund te dilnin disa shkrime..Mbase ashtu do te behet..permban aq shume tema , sa qe do te flas mbase veç e veç per secilat me vone,sepse nuk mund ti kaloj me pak fjale...
Me ane te flicker-it jam njohur me nje frup fotografesh ketu (them ketu sepse nuk ka vetem turq por kombesi te ndryshme.Organizatori eshte turk , nje njeri shume i kompletuar si nga ana kulturore ashtu dhe nga ana e organizimit qe e ben te perkryer).
Te shtunen ne mengjes u mblodha me miqte e mij fotografe ketu dhe siç e patem bere ne plan me pare do te dilnim per te bere fotografi ne lagjet e vjetra te Stambollit.
Koha qe ka nja 2 muaj qe nuk prishet fare , si per dreq u ftoh shume dhe u be shume ftohte ate dite.Por planin nuk e prishem dhe ikem ne vendin e takimit:)
Si fillim u ulem dhe beme nje mengjes te mire (me bufe te hapur)ne nje restorant autentik te Stambollit.Festuam dhe ditelindjen e organizatorit me nje torte te kendshme dhe me pas u nisem per ne stacionin e trenit te provinces pasi rreth zonave te vjetra provinciale te Stambollit do bridhnim.
Stacioni i trenit qe eshte goxha i vjeter , i themeluar qe ne 11 Shkurt 1888 dhe i hapur me 3 Nentor 1890 se bashku me pallatin e stacionit te trenit qe ka per arkitekt , arkitektin e njohur gjerman A.Jasmund , arkitekt i cili me punen e tij te shkelqyer fitoi besimin e sulltanit Abdulhamit II dhe u zgjodh si arkitekt konsulent ne saraj.
Perpara se ti hipnim trenit dhe te nisnim udhetimin tone neper lagjet e vjetra te Stambollit u futem ne nje muze te vogel ne hyrje te trenit , ne te cilin gjendeshin mjaft objekte te perdorura me pare ne tren dhe stacion.Pasi beme disa foto , u nisem drejt trenit.
Pas njefare udhetimi disa stacione zbritem ne nje nga lagjet e vjetra te Stambollit dhe u kenaqem me arkitekturen e vjeter te shtepive perreth.Me e bukura e ketyre zonave eshte ruajtja aq me naivitet e jetes se vjeter te lagjes dhe mosperzierja kokeforte me qytetin kozmopolitan.Habitesh kur sheh ndertesat , njerezit e shperfillur e te qete (gje qe nuk para e gjen ne Stambollin e zhurmshem dhe plot gjalleri, ku kudo vrapon per diku) dhe thua si ka mundesi te ruhet kaq shume dhe kaq bukur e vjetra..
Me pas u ulem ne nje kafe autentike dhe me stil popullor , ku dhe aty pata rastin te marr disa foto te mira.U kenaqem me nga nje pije te kendshme dhe nargile (me molle jeshile) ..
Me tutje serish duke ecur beme disa foto shume te lezetshme dhe pas nja njefare ore do habiteni por kryetari jone na beri nje surprize dhe na morri qofte te gjalla (receten e tyre e keni tek blogu im yummania) sepse kishim ardhur afer me nje restorant te shquar per gatimin e tyre.Pasi i morrem ato te paketuara , u ulem ne nje kafene.Ishte interesante te uleshe ne kafene , zakonisht neper to ulen vetem burra qe lozin tavell e pijne çaj te zi tere kohes, ndaj ishte nje ndjesi e lezetshme.U ulem aty dhe nderkohe qe pinim çajin tone , ju perveshem qofteve te gjalla.Une supozova qe grupit tone perveç emrit te fotografise ti shtojme dhe nofken "gurme" sepse shyqyr Zotit jemi te gjithe mire me oreks:))Me pas vazhduam te benim foto dhe per nja nje ore tjeter derisa me ne fund vendosem te kthehemi se per pak do na ngrinin duart aq ftohte qe:) ..
Ndersa te dielen se bashku me Majlen(shoqen time te ngushte qe prej 12 vjetesh) ikem ne festivalin e filmave japoneze dhe pame nje film shume interesant per te cilin do ju flas me vone.Kete festival e ndjekim perhere sepse ka filma vertet shume cilesore.
Me pas nje vrap ne nje kafe shume te kendshme te quajtur "Bota e kafese" qe ma pat rekomanduar fort nje miku im nga grupi i fotografeve.Nuk kishte te share vertet.Kishte shume lloje kafesh nga me te ndryshmet.Ndryshimi i vetem nga Starbucks dhe Gloria Jeans eshte se kjo eshte nje firme turke dhe i ka me tradicionale kafete , gje qe me pelqen me shume.Une morra nje makiato me karamel per vete.Ishte pak i embel sidoqofte me pelqeu mjaft.
Me pas i erdhi rradha detyres me te veshtire, percjelljes se Majles e cila siç mund ta lexoni ne blogun e saj po transferohet per ne Ankara..Kjo qe dhe pjesa me e veshtire dhe e keqe e dites:(
Ngushellohem me faktin se do ikim shpesh tek njera tjetra..
Ne darke ndoqa semundjen time "Oscars"..them semundje se me eshte bere si ves qe e ndjek perhere..Po na la pa gjume dreqi:(
Siç mund ta shihni kjo fundjave qe e mbushur aq plot sa me shume u lodha se u shplodha.e mgjth mendoj se ja vleu se u kenaqa mjaft:)
Ne foto do shihni fotografi qe kemi dale me grupin e fotografeve dhe disa foto te tjera nga ajo dite...

12 comments:
Eni,me behet qejfi qe paske kaluar nje fundjave te kendshme dhe mes miqsh(prandaj s'me behet te ve fotografite e mija, se kur shikoj tuajat me vjen zor nga vehtja).
P.s:mire i mora vesh te gjitha,por nje gje s'e kuptova:Stacioni i trenit qe eshte goxha i vjeter , i themeluar qe ne 11 Shkurt 1988 dhe i hapur me 3 Nentor 1890 (i themeluar 102 vjet mbas hapjes ;) :P )
përparësia që je pjesmarrëse e grupit është që stimulohesh të punosh më shumë në këtë drejtim (fotografi) si dhe frymëzohesh nga entuziazmi dhe rezultati i punës së tjerëve.
falemenderit për rrëfimin e bukur reth fundjaves.
Përshëndetje, Arbër
Gezohem qe ke kaluar nje fundjave kaq frutdhenese os fotodhenese ;)
fundjave te tilla plot me aktivitet dhe mes miqsh pac gjithnje. mendoj, qe keto jane momentet me te bukra ne jeten e nje njeriu.
p.s. dhe une e pi kafen makiato te embel si shoqja eni:))
Paske kaluar me te vertete nje fundjave teper te kendshme. Fotot jane teper origjinale dhe sigurisht ma shtojne deshiren per te vizituar Stambollin. :)
edrus: te lutem viji sa me shpejt fotot e tua e mos na le kurioze.e rregullova ate gafen me qe ra llafi.
arber:po vertet eshte ide e mire qe jam ne kete grup se me nxit per me teper.
elais: rrofsh:))
belle:flm..edhe ty te pelqen makiatoja e?
orange bakery: mirutakofshim ne Stamboll:)
Edhe mua do me pelqente te kaloja me shume kohe me fotografite. Me vone mbase, dua te bej edhe kurse.
Filmat japoneze, mua me duken shume violent dhe filmat aziatike ne pergjithesi me funde shume tragjike. Nese ti je njohese e mire, do me pelqente ta provoja te gjifja nje film te mire.
ok e dashur Tena , do te pergatis nje liste filmash dhe ta nis me email.jam e sigurt qe do te bejne te ndryshosh mendim:)
Eni, po vazhdove keshtu me keto rrefime per stambollin, mos u cudit kur te me shohesh si fanti spathi m'u perpara deres tende. Une akoma nuk i kam harruar mbresat e mia nga Stambolli dhe enderroj te vij prape aty. Praktikisht agensite turistike te Stambollit duhet te me paguajne se aq reklame i bej Stambollit sa nuk e ke idene.
me shume reklame se une s'e besoj se i ben kush:)
vec kur te t'i shohim fotot e tuja ne ndonje galeri eee? shpresoj!
pa bere shaka: lumsi ti qe po ben keshtu udhetimesh, do mesosh shume nga fotografet e tjere.
kjo foto e ksaj kafes qe po i bika suvaja me pelqeka!
shqipo: organizatori jone ka ndermend qe dikur te hape nje ekspozite me fotot tona..kismet nuk e di se kur mendon ta beje:)
Post a Comment