Nuk sheh gje tjeter vecse pula dhe gjela deti te alivanosur dhe syfrikesuar qe enden neper duart e te zoteve ne tere qytetin.Them aman te kaloje bajrami dhe te bijne rehat dhe kafshet e gjora:(
Me shume ore pune, me shume mbledhje, me shume axhenda te superfryra.Me shume plane karriere, me shume stres per te ardhmen, me shume xhelozi mes kolegesh.Me shume intriga, me shume pasiguri, me shume merzi. Me shume takime te anulluara, me shume vizita te vonuara.Me shume pagjumesi, me shume plogeshti . Me pak qetesi,me pak prehje , me pak buzeqeshje.Me pak bisedime, me pak argetim,me pak gjera per te ndare.Me pak shpengim, me pak perkushtim,me pak ngrohtesi. Me pak kerkesa per hollesira , me shume elemente kalimtare.Me pak vemendje , me shume tubim rreth çdo gjeje te bujshme.Me pak deshire per te degjuar, me shume tendence per tu shmangur.Me pak perhapje, me shume mbyllje ne vetvete. Simboli i jetes se sotme urbane eshte nje sinteze e izolimit, siperfaqesores dhe indiferences.Te gjitha bashke te çojne ne ate vetmine e pashmangshme.Vetmine urbane... ------------------------------------------ Longer working hours,more meetings,more overloaded notebooks.Much more carrier plans,more stress on future,more jeolous collegues.Much more intrigues,much more insecurity,much more boredom.More cancelled programs,more belated visits. Less calm, less relax,less smiling faces.Less conversations,less entertainment,less things to be shared.Less outgoing manners,less dedication,less warmness. Less will for details,more demands on transient elements.Less concentration,more rushing on momentary events.Less will to listen , more intention to escape.Less socialising ,more desist to ourselves. Nowadays urban life is a synthesis of isolation,superfaciality and indiference.All of these ones lead to this unescapable solitude.The urban solitude!
Ishte nje dite si gjithe te tjerat...Pakez e vrenjtur por pa shi . - Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima. Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s'e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo.. Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç'behej... Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to...Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine... Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej...Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj. Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur. Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur. Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati "ja morri doren" durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht. Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante . Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin. Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte "asaj " nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe "vajze"...
Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.
Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..
Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..
E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.
- Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.
Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.
Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi...
Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.
Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.
Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.
Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.
Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.
Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??
Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???
Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??
Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.
Fatima u tregua e gatshme per t'ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.
Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.
Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen :(
Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.
E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si " e vdekur" dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe "faqja e zeze" qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe "xhepin " e familjes duke kundershtuar dhe fatin " e arte" berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .
Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.
Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.
Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..
Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen...
Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.
I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere...
Isha gati duke harruar kur mu kujtua se sot ishte dita e parafundit per te derguar foto per te marre pjese ne ekspoziten e fotografive me teme nga Shqiperia qe do te organizohet ne Paris. Ne fakt isha shume e pavendosur se nuk kam shume kohe qe e kam aparatin qe kam tani dhe me perpara nuk kisha bere dhe fotografi shume mbreselenese ne Shqiperi.Ne fakt kishte dhe diçka tjeter qe me beri te jem ne medyshje..Doja ta prezantoja vendin tim sa me mire e bukur .(Kjo ishte dhe arsyeja me kryesore ne fakt). Kohet e fundit ne shume filma apo fotografi ne lidhje me Shqiperine bie shume ne sy perdorimi i elementeve te varferise , ç'rregullimit, shkaterrimit .Keto mund te jene elemente qe i japin pjeses artistike mbase nje force per shkak te ndjesise se dhimbsurise qe shkaktojne, por mendoj se nuk duhet kaluar shume masa me to.
Une doja te tregoja nje ane tjeter , anen e bukur , ate bukuri te pasforcuar , krejtesisht orgjinale dhe aq naive te vendit tim me foton time.Nuk e di se sa kam arritur ta shpreh veten time , por kjo ishte ideja .Po e vendos foton dhe per ju. Fotoja e ka emrin "Kontraste Arkitekturale" dhe tregon kontrastin midis shtepive te vjetra tiranase dhe ndertesave te reja te ndertuara pas demokracise.Fotoja ka si sfond nje qiell te shkelqyer , blu , Tiranas qe te kenaq shpirtin kur e shef.Ishte nje dite fantastike , plot me diell kur e kapa foton.Isha me fat:)
Po lexoja gazeten Milliyet sot dhe u argetova goxha kur lexova sesi qe festuar Sh.Valentini neper vende te ndryshme te botes.Ishte artikull interesant , thashe ta ndaja me ju:
1-Tajlande,Bangkok: Me shume se 1000 çifte u martuan sipas riteve budiste dhe 10 çifteve te para ju dhuruan siguracione per tere jeten dhe pushime per muaj mjalti. 2-Japoni: Nje qender shendetsore pergatiti "banjo me çokollate" per çiftet qe festonin.Perveç kesaj ofroi dhe alternativa te tjera si "banjo vere" , "banjo kafeje" , dhe "banjo sakoje". 3-Kine,Shangai: Shume restorante ne kete qytet kishin shtuar ne menyne e dites dhe nje lloj gatimi me "patate jashtetokesore"!E ashtuquajtur ndryshe dhe "Pema e Orkidese Roze" eshte perftuar nga farat e qe jane kaluar nga nje proçes mutacioni ne nje mjet kozmik.Restorantet e shpallen kete patate si simbol i fisnikerise te dites se te dashururave. 4-Afrika e Jugut : Personave te bezdisur nga te dhururarit çokollata apo lule ju ofrua nje alternative origjinale dhurate: Test per HIV.Nje qender mjekesore ne Johanesburg shpalli se do te shiste me nje çmim shume te arsyeshem (2,5 $) nje test te tille ne nje vend te tille ku nga 9 veta nje ishte mbartes i ketij virusi.(me kuptimplota per mendimin tim !!) 5-Indi-Ne zonen e Kashmirit nje organizate e quajtur Duhtaran e-Millet bastisi lokalet dhe rrahu te dashuruarit si dhe dogji kartolinat e Shen Valentinit. (faqe e zeze)..... 6-Stamboll -Ne nje nga zonat me te zhvilluara dhe evropiane te qytetit , ne lagjen Nishantashi (ketu e kam punen une me qe ra fjala) , u nda nga dy fotomodele te njohura afrodiziaku "Vitesse" i njohur si Viagra natyrale.Pjesemarrja qe e hatashme:)) Cila nga keto te sipermet ju beri me shume pershtypje?Mua per vete Afrika e Jugut, Kina dhe Japonia.Po juve?
Po e bej zemren gur dhe po shkruaj dhe une diçka me rastin e shen valentinit:) Nje vjershe qe me pelqen shume nga Pushkin...
Une ju kam dashur; ndoshta dashuria ne shpirtin tim ende nuk u shua... Por s'dua qe t'ju kape merzia tani.. T'ju pikelloj tani ?; Jo kurre s'dua Ju desha heshtur , fare pa shprese munduar ende nga zilia s'jua thashe ju desha aq sinqerisht e aq me bese , sa dhente Zoti dikush tjeter kaq ju dashte...
Gezuar dhe mos harroni , mos e vini dashurine tuaj ne fron vetem per kete dite por per tere vitin!
Ja ku erdhi serish Shen Valentini.Erdhi me tere zhurmen , rremujen , zellin e njerezve te pickuar ne maksimum nga fryrjet kokoshe te komercialeve te ndryshme qe reklamojne papushim vleren dhe bukurine e kesaj dite te dashuruarish sigurisht nen shtresen e biznesit, nen hijen e publiciteit.I njejti perdellim , te njejtat reklama te perenduara , te njejtat promocione te shfrenuara qe i "thurrin lavde" dites se te dashuruarve... Sa te palvlere qe e bejne çdo gje. Megjithate midis ketyre kishte dhe disa aktivitete qe me argetuan dhe me bene te ve buzen ne gaz per arsye te larmishmerise dhe kreativitetit te tyre.Ja ku po jua shkruaj me nje liste si me poshte:
1-Ne Filipine , Manila 6.124 veta u puthen ne te njejten kohe.Me kete rast thyen rekordin e thyer ne vitin 2005 nga 5.875 vetave ne Hungari . (shih f oton) 2-Firma Pfizer , prodhuese e Viagras , lajmeroi se do ta shiste kete te fundit pa recete dhe pa limite me date 14.Shkurt.2007. 3-Nje firme amerikane ndihmon personat qe te gjejne nje arsye per te mos e kaluar Shen Valentinin prane te dashures/dashurit te vet.Sikunder moda kete vit eshte qe te kalohet kjo dite prane bashkeshortit/es :))lol , kjo firme gjen arsye te ndryshme per te mos u takuar me te dashuren/dashurin. (kjo me argetoi me shume)
4-Nje firme argjendarie ne nje qytet te Turqise , kishte pergatitur nje pale pandofla , me peshe 80 gr , komplet prej floriri , çmimi i te cilave eshte 2.000 $.Ide e mire sidomos per nje vend ku njerezit vdesin ende per ar dhe kane preferenca arabeske.
5-Shume restorante kane filluar te pergatiten dhe per 15 Shkurtin qe ne shume vende ka filluar te shihet si dita e te vetmuarve.Nuk i shpeton gje nga syte jo.Edhe nese nuk ka nje dite te tille , e krijojne:)
Kam nja 1 vit e ca qe kam nderruar shtepine dhe kam ardhur afer me punen.Po mendoja nje dite se çfare avantazhesh dhe çfare dizavantazhesh ka kur je me shtepi afer me punen.
Avantazhet: 1-Ne nje qytet te madh dhe me trafik te tmerrshem si Stambolli , te jesh me shtepi larg dmth te harxhosh 4 ore (kur ka shume trafik) dhe 2 ore ne dite (kur nuk ka trafik) per te udhetuar.Ata te shtepise qeshnin kur i thoja se bej perdite rrugen Tirane-Vlore:)Ndersa tani e kam 15 minuta larg.Per kete arsye maksimumi i kohes qe harxhoj eshte 30 minuta. 2-Duke qene kaq afer perfitoj te iki dhe te vi ne kembe.Me kete rast bej dhe gjimnastiken e dites. 3-Nese arrin me shpejt ne shtepi ke kohe te merresh me shume me veten ose me punet e tjera. 4-Nese shtepine e ke afer me qendren (megjithse per Stambollin nje qender nuk eshte e vlefshme se ka disa qendra:) eshte mire sepse del kur te duash dhe sa here te duash.Si dhe shkon ne cilin aktivitet te duash dhe sa here ta ka qejfi.Kur isha me shtepi larg pertoja ta beja kete perhere.Si thone shaka 2 ore vajtje e 2 ardhje:) Dizavantazhet: 1-Duke qene afer , njeriu ka raste qe neglizhon me shume dhe kesisoj vonohet:( 2-Kur je larg ke mundesi te flesh gjate rruges , apo te lexosh libra.Duhet ta pranoj se jeta qe bejme nuk na e jep tere kohes mundesine dhe perkushtimin per te lexuar shume.Ndaj kur isha me shtepi larg e perdorja shume mire kohen per te lexuar gjate udhetimit.S'kishte gje me te kendshme.Per te fjetur flija ne mengjes, kur kthehesha lexoja:)Ndersa kur je afer nuk ben dot asnjeren:( 3-Xhepi te tronditet me shume kur je afer qendres dhe shtepia nuk eshte me e mire:( 4-Nese je buf nate :) s'te ben derman as e qenura afer me punen per tu ngop me gjume:)
Perfundim : Pa si eshte njeriu , nuk kenaqet kurre me asgje.Do e gjeje nje kleçke kudo:)
Ishim diçka me pak se adoleshente kur filloi çdo gje.Ende pa arritur te kuptonim diçka u zhytem ne vorbullen e ndryshimeve se bashku me vendin tone. Ju futem kesisoj nje rremuje te zhurmshme nga ku nuk dolem dot me.Mbase ende te papergjegjshem per ate qe benim , por me deshiren per te arritur perhere e me mire , shumica jone u largua nga familja , vendi i vet. U larguam drejt nje te panjohure , drejt nje gjeje qe as na ftonte ,as na largonte.Me shpresat per me mire , por me bezdine , me ankthin e se panjohures ne shpirt. Pas perballjes se pare me te rene , filluan , sigurisht , pse ç'prisnit tjeter perpjekjet per asimilim:( Njeriu keshtu qenka gatuar.Do patjeter qe te sosi diku , i pelqen apo jo destinacioni. E çuditshme sesi mund te fshije njeriu çdo gje , apo sesi mund te fshehe nen ndergjegje vetem per hir te ketij qellimi. Fillimi qe i veshtire sigurisht.Fillimet jane perhere te veshtira. Larg familjes, larg vendit , larg kujtimeve , larg botes tende , larg traditave te dashura , larg femijerise ..... , larg pafajsise, larg te perhershmes tende... Nuk eshte e lehte. Por nderkohe je i detyruar te vraposh me nje hop me te tjeret , nuk e ke luksin e soditjes, meditimit te sjelljeve te tua dhe ambjentit qe te rrethon. Dhe ja vjen nje dite qe ti behesh pjese e ketij ambjenti , pjese e kesaj gjeje dikur te re per ty... Vjen nje dite qe ti shikon se ke perftuar zakone , mendime , ide, besime , doktrina te reja... Nuk i perket me vetem se kaluares dhe unit tend te vjeter.Sado qe e mendon ate vazhdimisht .. sado qe te mungon vazhdimisht.. Befas e ndjen veten ne mes te nje udhekryqi gjigand.Jeta jote nuk eshte me njeshe por e ndare ne mijera copa , si copat e nje pasqyre te bere cope e therrime.Secila cope me pasqyrimet , reflektimet e saj. Mbase e vetmja gje qe mund te te zgjoje sadopak nga kjo zhgjenderr eshte koha qe ka kaluar si pa ndjere dhe ka reflektuar kudo gjurmet e saj. Sheh qytetin tend te ndryshuar , me nje ritem jete tjeter qe ti nuk e kap dot me , nuk ja ndjen dot me pulsin , sheh se pothuajse te mungon krejtesisht shoqeria jote shumica dhe ata si ty jane larg , sheh se nuk ka me gjurme te jetes tende ne asnje cep.Sheh prinderit e tu me te plakur dhe me pak energjike dhe te dhimbset koha qe nuk ke kaluar me ta .Kohe kjo e shpenzuar per tu bere pjese e se rese , per te sfiduar peshen e se papritures ... Por ne fakt çfare ke arritur:Ndihesh ende i huaj ne vendin ku tashme jeton ,e misafir ne vendin tend.Ndjen se nuk i perket me asgjeje 100% dhe asgje nuk te pret me . Keshtu pra jemi ne , ky brez. Njerez pa 1 destinacion te caktuar , pa nje prehje konstante ... Njerezit e brezit te humbur....
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!