Thursday, February 01, 2007

Lufta me cigaren dhe sensacionet mediatike

Po lexoja ne blogun e Tenes , shkrimin e saj mbi cigaren dhe mu kujtua nje shkrim qe pata lexuar nje dite ne gazete.Siç dihet sidomos ne Amerike por dhe ne Evrope ka filluar nje lufte e theksuar per ndalimin e cigares dhe kjo lufte eshte ne forma te ndryshme , duke filluar nda ndalimi i pirjes se saj ne vende publike, restorante,vende pune.Apo me ane te manifestimeve, me ane te kurseve te ndryshme ndihmuese ne pergatitjen e psikologjise se pacientit mbi lenien e cigares etj etj.
Por lajmi qe lexova ne gazete ishte krejtesisht ndryshe , ne te flitej per nje studim te universitetit te Los Angelesit nga ku ishte arritur ne perfundimin se demtimi i nje zone te trurit te quajtur "insula" shkaktonte "heqjen e fiksimit" per te pire cigare ose e thene ndryshe , i jep fund te qenurit tirjaqi cigareje.Ne rast deshire te pacientit kjo mund te arrihej me nje nderhyrje te lehte kirurgjikale.Kishte dhene dhe shembull nje te semure qe dikur pinte 2 paketa cigare ne dite dhe qe tashme nuk i shkonte mendja per te pire me.Por ne te njejten kohe nuk thuhej asgje per pasojat qe mund te sillte demtimi i kesaj pjese te trurit.
Eshte kthyer ne nje mode tashme nxjerrja e shpikjeve te reja qe do te ndryshojne shume gjera ne jeten e njeriut , ne te shumten e rasteve qe do ta bejne jeten e tij me komode dhe te nje niveli me te larte.Kjo si ne anen mjekesore ashtu dhe ne çdo fushe tjeter.Por mendoj se zbulimet ne anen shkencore duhet te jene me te ndjeshme sidomos ndaj nje pjese te shoqerise qe e zbaton çdo zbulim si te ishte pjese e bibles.Nuk eshte fort e drejte qe ti hidhet hi ne sy njerezve vetem me anet pozitive te zbulimit , pa treguar ose pa qene te sigurte ende ne pasojat e tij qe mbase mund te jene dhe shume me te medha e te demshme.Kjo e ben ate nje zbulim gjysmak dhe me shume sesa zgjidhje nje fryrje dhe sensacion mediatik..

10 comments:

Agobooks said...

Poshtë duhani!

edrus said...

Une vajta tek blogu i Tenes,se desha te shikoja se c'kishte shkruajtur per kullen Ejfel dhe harkun e triumfit qe sot(iniciative e ndjekur dhe nga roma me koloseun dhe disa pjaca te Romes),qe nga ora 19.55-20.00,kane ngelur ne erresire,per te sensibilizuar opinionin publik per gjendjen e klimes(raporti ne fakt del neser).
Me fal Eni qe e shkruajta ketu,por tek Tena,kam probleme me postimet(duhet te shkruaj gjithcka dy-tri here :( )

Unknown said...

Bostoni ben pjese ne listen e qyteteve ku duhani praktikisht eshte i ndaluar kudo. Ne pamje te pare e vetmja gje per te cilen me erdhi mire kur u vu ligji fillimisht ishte fakti qe kur shkoje ne klube apo pube nuk te merrnin rrobat nje ere duhani te tmerrshem qe s'kishte proces lavatrice qe i bente derman. Ajo qe eshte per te konsideruar vec eshte se ne institucione dhe qendra pune ata qe pine duhan kryesisht shihen shtrembur. Arrin puna qe ata qe e pijne ne kohe dimri (-25 grade & bore perjasht) i sheh si te trembur perjasht', fshehur pas nje kollone te godinave, ne kemishe te holle meqe nuk mund te hysh e dalesh me xhup ne orar pune sa here te vjen te pish nje. Keto skena realisht te bejne ose te te dhimbsen keta individe ose padashje ti percmosh ata.
Edhe pse postimi yt merr per shembull duhanin por jo i lidhur me kete ceshtje ne thelb, ne US shume propaganda, studime e shpikje behen si pasoje e politikave dhe interesave te ngushta te ketyre industrive - eshte mjaft e veshtire te dallosh te miren dhe te besosh qe dikush ka te miren e njerezimit 'at heart'.

eni said...

ke te drejte Irida..me duket nje fakt shume bezdises...

eni said...

Edruso mire qe zbarkove ke une shenimet e Tenes:) po nuk na the çoç mendon per ate sa thashe me lart:)
tallem tallem s'je i detyruar te lesh koment:)

Unknown said...

Te lesh duhanin me pasoja ne tru i thone kesaj. Une e kam lene pa nderhyrje kirurgjikale, nganjehere nje vizite tek www.whyquit.com ndihmon..

ELAIS said...

A nuk jane te tille (gjysmake) te gjitha studimet??? Sepse ato kushtezohen nga financimi qe u eshte dhene. Dhe nese ty (zbuluesit/shkencetarit)te japin para per te vertetuar qe a=>b nuk je i interesuar c'lidhje ka a me c apo b me c etj. Ti do vetem te perdoresh parate qe te jane dhene maksimalisht gje qe nuk e ben dot nese nuk ploteson kushtin e publikimit te "vertetimit" qe ke arritur.

edrus said...

-Persa i perket ndalimit te duhanit:eshte diskriminim per ata qe e pijne ate(me vdekje ata qe nxjerrin ligje:))
perse e them kete(jo se jam duhanxhi i stazhionuar,tashme prej 25 vjetesh),por:
1-gjyshi im ka 90 vjet qe pi duhan(eshte akoma gjalle) dhe s'e ka zene kurre frika nga kanceri ne mushkri qe mund t'i shkaktonte duhani
2- vdesim me shume njerez nga semundje te tjera qe kane si shkak mbipeshen:PERSE NUK NDALOHET DHE USHQIMI??
3- nese nga duhani,MUND te te vije ndonje gje,nga pirja e alkolit (nese pihet rregullisht sic pijme ne te tjeret duhanin),DIHET QE TE VIJNE 100 semundje ne stomak melci etj(pa llogaritur dhe problemet me shoqerine,qe duhani nuk ti sjell);PERSE NUK NDALOJNE DHE PIJET ALKOLIKE??
4-rruga e propozuar ne Itali per te zvogeluar rritjen e numrit te piresve te duhanit,eshte rritja e cmimit te paketave(nese e rrisin akoma dhe 10 cent,eshte me ekonomik perdorimi i hashashit,meqe kane liberalizuar sasine dhe perdorimin e tij(!!!)

Mund te vazhdoj sa te doni,por reflektimet e mija nen tymin e nje cigareje me filxhanin e kafese perpara(ops,doni te flasim dhe per kafene??),me cuan ne ca lajme te degjuara keto dite:


S'e di nese e keni degjuar perpara ca kohesh,qe ndersa bente Jogging,nje infrakt e la te vdekur ne moshen 52 vjecare,BABAIN (mos me pyesni per emrin :))e teorise qe thosh se te vraposh......parandalon rreziqet e infraktit......

belle_fleur said...

E njejta gje po ndodh ose me sakte ka zene vend dhe neper vendet publike ketu ne NY dhe te them te drejten jam pro kesaj ideje sepse eshte me e shendetshme, vecanerisht kur je ulur ne vende si tip restorante per te ngrene dicka nuk te bezdis aroma e duhanit qe demton shendetin, por dhe te qelb nga ana tjeter.

Mgjth, per t'ju kthyer "shpikjeve" qe bejne shkenctaret e sotem se si ti bejme njerzit te mos kene deshire per te pire duhan me duket pak "tricky" sepse realisht duhet te kete ndonje efekt anesor kur behen nderhyrjet kirurgjikale. Ne fund te fundit pse duhet qe njerzit ti drejtohen doktoreve per dicka te tille, nuk paskan aq vullnet per te lene duhanin, por duhet te paguajne dhe ca $$$ me shume per te ndaluar kete ves.

edrus said...

ke humbur fare(weekend ne xhiro?? ta uroj qe te jete ashtu :) ),ke tre dite qe je zhdukur nga 'skena' :(,te na kete marre malli thua??

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator