Monday, February 12, 2007

Avantazhet dhe dizavantazhet e te qenurit me shtepi afer

Kam nja 1 vit e ca qe kam nderruar shtepine dhe kam ardhur afer me punen.Po mendoja nje dite se çfare avantazhesh dhe çfare dizavantazhesh ka kur je me shtepi afer me punen.

Avantazhet:
1-Ne nje qytet te madh dhe me trafik te tmerrshem si Stambolli , te jesh me shtepi larg dmth te harxhosh 4 ore (kur ka shume trafik) dhe 2 ore ne dite (kur nuk ka trafik) per te udhetuar.Ata te shtepise qeshnin kur i thoja se bej perdite rrugen Tirane-Vlore:)Ndersa tani e kam 15 minuta larg.Per kete arsye maksimumi i kohes qe harxhoj eshte 30 minuta.
2-Duke qene kaq afer perfitoj te iki dhe te vi ne kembe.Me kete rast bej dhe gjimnastiken e dites.
3-Nese arrin me shpejt ne shtepi ke kohe te merresh me shume me veten ose me punet e tjera.
4-Nese shtepine e ke afer me qendren (megjithse per Stambollin nje qender nuk eshte e vlefshme se ka disa qendra:) eshte mire sepse del kur te duash dhe sa here te duash.Si dhe shkon ne cilin aktivitet te duash dhe sa here ta ka qejfi.Kur isha me shtepi larg pertoja ta beja kete perhere.Si thone shaka 2 ore vajtje e 2 ardhje:)

Dizavantazhet:
1-Duke qene afer , njeriu ka raste qe neglizhon me shume dhe kesisoj vonohet:(
2-Kur je larg ke mundesi te flesh gjate rruges , apo te lexosh libra.Duhet ta pranoj se jeta qe bejme nuk na e jep tere kohes mundesine dhe perkushtimin per te lexuar shume.Ndaj kur isha me shtepi larg e perdorja shume mire kohen per te lexuar gjate udhetimit.S'kishte gje me te kendshme.Per te fjetur flija ne mengjes, kur kthehesha lexoja:)Ndersa kur je afer nuk ben dot asnjeren:(

3-Xhepi te tronditet me shume kur je afer qendres dhe shtepia nuk eshte me e mire:(
4-Nese je buf nate :) s'te ben derman as e qenura afer me punen per tu ngop me gjume:)

Perfundim : Pa si eshte njeriu , nuk kenaqet kurre me asgje.Do e gjeje nje kleçke kudo:)

13 comments:

Anonymous said...

për mua puna është rreth 15 minuta me autobus dhe pastaj rreth 30 minuta tren. moment ideal për mua ti observoj njerëzit, shijoj bukurinë e lindjes (perëndimit në kthim) së djellit dhe gjithsesi moment kur lexoj apo shkruaj diçka. Në të njejten kohë: nuk do t'isha ankuar nëse punën vetëm 15 minuta nga shtëpia do ta kisha...
përshëndetje,
Arbër

Lily said...

Une shkollen dhe punen i kam pak larg, rreth 20 minuta autobus dhe afer 1 ore tren/metro. Dmth shkojne afer 3 ore udhetim cdo dite, qe eshte kohe plotesisht e humbur...sidomos kur nuk gjen as vend per tu ulur e duhet te ngjeshesh me te tjere si sardele.

Do te doja shume te isha me afer po c'te bej, nuk ma mban xhepi te jetoj ne qender te Londres.

eni said...

Lily s'ke faj sepse e di qe Londra eshte vendi me i shtrenjte per qirate.Sa me perket mua edhe une jetoj ne nje garsioniere ne qender.Mund te rrija fare mire dhe ne nje shtepi me normale , sepse koha kalon dhe tashme nuk jam me studente qe kerkon te jetoje nje jete boheme por me kishte ardhur ne maje te hundes nga largesia ndaj vendosa te kaloj ne kete shtepi.Si perfundim jam e kenaqur,ndryshimi i vetem eshte vetem shtepia (shtepia tjeter qe me emire sigurisht)plus dhe ato qe kam shkruar ne tekst, por mendoj se ja vlen ketu ku jam per tere avantazhet e fituara.

Anonymous said...

kesaj i thone "keq me burre e keq pa burre, keq te mos martonesh kurre" (ha ha). Me kendeveshtrimin e nje shqiptare jasht atdheut, ke fat te madh. Ne vendet ku jetojme ne eshte e vertete qe ta kesh punen nje ore nga shtepia eshte normale. Une per momentin e kam rreth 40min (dhe per me shume ne qender, nje nga, te Parisit) dhe eshte fantastike se edhe lexoj nje çik edhe nuk eshte shume larg.
Nderkohe nje shqiptar ne Shqiperi, duhet te thote qe jemi vertet te çmendur te pranojme te jetojme me keto konita. Ju them te dashur nashkatdhetar qe njeriu mesohet me te gjitha.

belle_fleur said...

Une i bashkangjitem shumices se njerzve qe nuk jetojne ne qender, por realisht te jetoja "downtown NYC" duhet te isha ne familjen Hilton:)) keshtu qe dhe mua me duhet te "commute" cdo dite te pakten 45 min. Mgjth, edhe une si Tena, lexoj kur jam ne tren sepse dhe koha kalon me mire, plus bej dicka qe me pelqen.

ELAIS said...

Lali po ti e ben qe e ben rrugen me kembe, blej nje mp3-player(nese nuk e ke) shkarko libra nga interneti dhe duke ecur e duke degjuar :)
Une per vete ashtu e bej kur kam ndonje rruge te gjate per te bere ose kur udhetoj me avion etj.

shqipo said...

une e kam 30 min larg me makine (ne trafik te zakonshem). s'lexoj dot se s'kam autopilot ne makine :)

eni said...

Tena te marrte e mira se me shkrive.e vertete qe njeriu mesohet me te gjitha.shume gjera qe na dukeshin çudi me pare , tani absolutisht nuk me bejne pershtypje.Ne Tirane ende shihet si problem puna jashte qytett psh,sepse nuk jane mesuar njerezit me kete lloj jete ende dhe distancat jane jo vetem kilometrike por dhe hierarshike (dmth kush punon jashte Tirane , nuk para eshte i kenaqur.Ketu perjashtoj ata qe punojne ne firmat e medha ne autostrade).
Belle: e dashur , siç thashe dhe me lart , jetoj ne nje garsioniere, 40 metra katror.Po te isha ne periferi , ose jo ne periferi po jo ne qender do te paguaja te njejten gje por ne shtepi me te madhe.Une zgjodha te paren:)
Sapere Aude: e di qe se ke keq fare ti lal.Rrofsh per iluminimin se me thene te drejten s'me kishte shkuar mendja.Ide e shkelqyr kjo , jo per gje po dhe qetesuese ,plus qe tamam per mua sepse mua me fiksohen ose i perceptoj gjerat me mire kur i degjoj sesa kur i lexoj:)

eni said...

shqipo beje dhe ti siç thote sapere aude..une do e ndjek kete gje per vete...

Candyland said...

Une e kam rreth 20 minuta me makine dhe nuk ankohem dot. Apo s'jam edhe kundra trafikut. :)

Para ca muajsh degjova librin e pare ne makine dhe eshte me te vertete interesante sepse kur s'ke kohe tjeter kjo ehste menyra me e mire per te "lexuar".

edrus said...

kur e kisha punen larg,kam qene gjithmone i perpikte :),ndersa tani qe e kam afer...pothuajse gjithmone me vonese(dhe kjo per faj te blogerave qe ndonjehere me duhet t'ju pergjigjem dhe ne 3 te nates ;)

eni said...

bravo edrus sa i perpikte je:)

Anonymous said...

fantastike ideja e librave te degjuara, tjetri qe do te optimizoje kohen ne maksimum. Rrofshi o miq per idete e mira.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator