Tuesday, February 20, 2007

Eni me pak fjale...


Ç'ti bej drejtorit une :) pa , as qe do me kishte shkuar ndermend te shkruaja per veten.Çfare mund te shkruaje njeriu per dike qe e ka afer perhere dhe merzitet sa e sa here prej saj? :)

1-Vajza e dyte dhe femija i vogel i nje familjeje ku perhere egziton ngrohtesia familjare.U mireprita si "djale" por e bera proçken rruges duke ardhur e i habita njerezit me pranine time :)aq shume sa infermierja ne maternitet , kur kishte pare babin tim me torte ne dore e kishte pyetur: e pse tere kjo gje , nje goce e vogel te lindi:) (p.s: ate infermieren dua ta gjej per koken time, kam ca plane per te :))
Femijerine dhe çdo kohe qe une e kalova prane familjes e konsideroj si te perkryer sepse perhere e kam gjetur afrimitetin,alegrine,çiltersine ne te.
2-E paafte ne pikture,shkrim poezie,pune teknike dhe ne marrjen me njerez me trurin "dystaban".Mbaj mend se kur isha ne kopesht me detyruan te vizatoj dhe me tremben duke me thene se do vinte kontrolli , nga sikleti mu djersiten duart,gje qe me ndodh sa here sikletosem .E kam peshqesh nga edukatorja qe kishte mbaruar psikologji per femijet ne "Harvard":(
3-Kujt ja nxij jeten : 1-budallenjve te riperterire (i quaj te tille njerezit qe kur nuk i ndihej zeri dhe nuk i perkrahte kush i kam ndenjur afer dhe me vone me kane sprucuar tere dyftyresine e tyre dekadente).2-njerezve te perkedhelur (jam e lumtur qe familja ime nuk me ka rritur si femije te perkedhelur.Pastaj varet se çfare nenkupton me perkedheli.Kjo me ka bere ajo fare gjeje qe jam sot, gje per te cilen jam rehat me ndergjegjen time:) ,3- atyre qe e shohin si per detyre rendomesine ne tru.
4-Kur isha e vogel nja 4-5 vjeç paskam pire birre dhe paskam thene : sa i mire ky biri:) megjithse une veshtire se e besoj kete sepse tani nuk me pelqen fare alkoli dhe nuk me shkon mendja te pij , kur duhet me pi me raste pi pak vere.E megjithate miqte me thone se duhet te pime perpara qe te vijme ne nivelin tend te alegrise sidomos kur kercejme:)Kjo mbase vjen ngaqe vdessssss te kercej dhe nuk besoj se do heq ndonjehere dore.Meqe jemi tek pasionet , ka dhe dy te tjera : kinemaja dhe fotografia.Sidomos fotografia eshte nje nga gjerat qe ka filluar te me terheqe me shume vemendjen kohet e fundit , sepse mbase eshte dhe nje nga pasionet dhe hobit qe kam vendosur ti shkoj mbrapa deri ne fund dhe ta zhvilloj, gje qe se kam bere me shume te tjera me perpara.Kjo gje me mbush me kenaqesi.
5-Hap rruge , duron , perpiqet te jete e qete ne marredhenie me njerezit , por kthehet ne luan (pa egzagjerim) nese behet fjale per te dashurit e saj.
KAQ....
Hej pse vetem ne do vuajme ? do te doja dhe une te dija diçka me 5 llafe mbi Bizelen,Blendin,Belle,Bleten, Selfmaderadion,Tean,Eraton (ato qe jane thirrur me pare nuk po i permend)..mos pertoni dhe na shkruani dhe ju !ne fakt dua te lexoj nje te tille tek te gjithe miqte qe kam ne listen e blogut tim ,pse jo le ta vazhdojme kete nisme interesante ndonese dhe rraskapitese te N.Agos !
P.S: Ne foto ai rroçi i vogel jam une,tjetra motra (Kastadiva)

19 comments:

Agobooks said...

Ashtu bravo!
Mbasdite të këndshme dhe faleminderit për marrjen e stafetës.
Na, na u dha rasti të mësonim se, të dyja motrat, mbajnë blog.
Gjithë të mirat!

eni said...

falemderit per hapjen e stafetes.me tmerroi ideja ne fillim por tani qe e hoqa qafe , mezi po pres te shoh te tjeret.)
flm per kete nisme AGO...

Anonymous said...

eni edhe une per te kercuer sidomos nuk kam nevoje per alkol, nderkohe nje gote vere te mire e kam qejf dhe me pelqen (hajde te themi te verteten edhe dy). Kur isha ne atdhe veç me kujtohet mire, ndonjehere pija edhe me shume.

bizele said...

I can very much relate to the first part of point three! Eshte sikur te ma kesh marre nga goja, ose me mire gishtrinjte.

Dukesh njeri sh. i cilter dhe gazmor, me nje dashuri te madhe per jeten. Je burimi i nje force te madhe pozitive, e cila kam pershtypjen qe ndikon (gjithmone per mire) njerezit qe ke prane.

ET said...

O te, o te o teta Eni,ti kote u lole,
babi, babi ime o teta Eni e thote cdo nate qi ti je sume e mire.
Mami, mami ime o teta Eni este bere sume xeloze mami ime.
Kul te litem ele une do beje nje bioglafi o teta Eni.
Babi o teta Eni me ka plemtual te me bleje nje bombel te male plot me spluco babi ime, qe te beje bioglafine me te bukul ne bote une.
Po ti teta Eni te iste mbalual splucoja ?
Nuk ke leke pel spluco ti teta Eni ?
Mos u melzit sume se kul te ma bleje babi do te te splucoj ele ty una.
Mile teta Eni?
tlalala, tlalala, tlalala...

eni said...

nje gje s'kuptoj o bathe,pse njehere behesh junior e njehere i madh?ma shpjego se s'po i jap dot me dum.

eni said...

te pelqenka vera Tena:
Bizele : flm per konsideraten.me vjen mire qe mendokemi afersisht njesoj sidomos per piken 3.1:)

shqipo said...

dukesh qe je shume gazmore e plot energji ti, te lumte :)

PS: as une s'e kuptoj ket "dual personality" te e.T. qe po shfaq kto kohet e fundit... http://www.answers.com/topic/dissociative-identity-disorder

ELAIS said...

Gezohem qe te njoha sadopak nepermjekt ketij pershkrimi :)

Anonymous said...

eni, ndiej nevojen te te blej nje gote vere po sapo po kaloj nje periudhe detoksi (hehehe)
Quaje kete nje ngritje dollije nga ana ime.
Gaz e jete pac perjete.

edrus said...

Eni..........shume pak ;)
edhe persa i perket valleve,mos kujto se presim qe te na kercesh naplonin :),vogliamo la danza del ventre qui ;)
RRofsh Eni,sic i thashe dhe N.Agos,sapo te kthehem,do te bej pjesen time te stafetes :)
mire u pafshim dhe gjithe te mirat

belle_fleur said...

Eni, rrofsh per "introduction" qe ke bere mbi vetveten. Je vertet shume tip i kendshem edhe pse realisht te njoh vetem prej shume pak kohesh dhe ne virtualitet:))

Shyqyr qe s'jam e vetmja kur behet fjala per kercim sepse dhe une jamsi puna jote kercej non stop...i guess its a good thing bc we exercise:))

eni said...

shqipo: thx:) po presim perskrimin tend..interesante faqja mbi karakteret e shumefishta:)
elais: :)
blete: gezuar dhe ty blete;) rrofsh!
edrus:me duket se deri tani jam njeriu qe kam fol me shume per veten dhe druhem se behem e merzitshme ndonjehere:)
belle: flm , po presim dhe pershkrimin tend taksirat e ke:)

Anonymous said...

tjetri te jete ne France dhe te mos pelqej veren. Nejse dhe kabernetin nuk jam ka lene mbrapa apo veren nga librazhdi.

eni said...

he me te lumte Tena...mos me shiko mua se ne kete fushe le per te deshiruar...

Unknown said...

Amen! :)

Candyland said...

Eni very nice, very nice..:)

E shkrujta edhe une timen, so hidhi nje sy kur te kesh kohe.

shqipo said...

@tetena: shume pijetare ju francezet eee? uh c'me kujtove ate veren e librazhdit. qe thu ti, me solli nje kusho 2 shishe nga ai kaberneti i librazhdit e m'a ngriti ne qiell sikur te ishte mooo "eshte vere shume e mire, me teknologji franceze, e ruajtur ne tunelet e ushtrise" e ku di une. apo s'ma kishin bere edhe etiken ne anglisht (pavaresisht se kishte ca gabime drejtshkrimore, si p.sh. "production of Albania" kur duhet te jete product of Albania. nejse.

une gjithe qef marr t'a hap. e kuptova qe dicka s'shkonte qysh kur i futa turjelen se doli tapa kollaj fare. e qe thoni ju o mikesha (dhe miq) virtuale, se mos bejme gje ne shqipot sagllem nga fillimi deri ne fund! vera mund te kishte qene e mire po tapat ishin me te vogla se gryka shishes! keshtu qe i ishte fut ajer edhe po behej uthull.

kshu historia e gjate e veres se Librazhdit.

eni said...

e forte ajo puna e "production":)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator