Ishim diçka me pak se adoleshente kur filloi çdo gje.Ende pa arritur te kuptonim diçka u zhytem ne vorbullen e ndryshimeve se bashku me vendin tone.
Ju futem kesisoj nje rremuje te zhurmshme nga ku nuk dolem dot me.Mbase ende te papergjegjshem per ate qe benim , por me deshiren per te arritur perhere e me mire , shumica jone u largua nga familja , vendi i vet.
U larguam drejt nje te panjohure , drejt nje gjeje qe as na ftonte ,as na largonte.Me shpresat per me mire , por me bezdine , me ankthin e se panjohures ne shpirt.
Pas perballjes se pare me te rene , filluan , sigurisht , pse ç'prisnit tjeter perpjekjet per asimilim:(
Njeriu keshtu qenka gatuar.Do patjeter qe te sosi diku , i pelqen apo jo destinacioni.
E çuditshme sesi mund te fshije njeriu çdo gje , apo sesi mund te fshehe nen ndergjegje vetem per hir te ketij qellimi.
Fillimi qe i veshtire sigurisht.Fillimet jane perhere te veshtira.
Larg familjes, larg vendit , larg kujtimeve , larg botes tende , larg traditave te dashura , larg femijerise ..... , larg pafajsise, larg te perhershmes tende...
Nuk eshte e lehte.
Por nderkohe je i detyruar te vraposh me nje hop me te tjeret , nuk e ke luksin e soditjes, meditimit te sjelljeve te tua dhe ambjentit qe te rrethon.
Dhe ja vjen nje dite qe ti behesh pjese e ketij ambjenti , pjese e kesaj gjeje dikur te re per ty... Vjen nje dite qe ti shikon se ke perftuar zakone , mendime , ide, besime , doktrina te reja...
Nuk i perket me vetem se kaluares dhe unit tend te vjeter.Sado qe e mendon ate vazhdimisht .. sado qe te mungon vazhdimisht..
Befas e ndjen veten ne mes te nje udhekryqi gjigand.Jeta jote nuk eshte me njeshe por e ndare ne mijera copa , si copat e nje pasqyre te bere cope e therrime.Secila cope me pasqyrimet , reflektimet e saj.
Mbase e vetmja gje qe mund te te zgjoje sadopak nga kjo zhgjenderr eshte koha qe ka kaluar si pa ndjere dhe ka reflektuar kudo gjurmet e saj.
Sheh qytetin tend te ndryshuar , me nje ritem jete tjeter qe ti nuk e kap dot me , nuk ja ndjen dot me pulsin , sheh se pothuajse te mungon krejtesisht shoqeria jote shumica dhe ata si ty jane larg , sheh se nuk ka me gjurme te jetes tende ne asnje cep.Sheh prinderit e tu me te plakur dhe me pak energjike dhe te dhimbset koha qe nuk ke kaluar me ta .Kohe kjo e shpenzuar per tu bere pjese e se rese , per te sfiduar peshen e se papritures ...
Por ne fakt çfare ke arritur:Ndihesh ende i huaj ne vendin ku tashme jeton ,e misafir ne vendin tend.Ndjen se nuk i perket me asgjeje 100% dhe asgje nuk te pret me .
Keshtu pra jemi ne , ky brez.
Njerez pa 1 destinacion te caktuar , pa nje prehje konstante ...
Njerezit e brezit te humbur....

Eni Turkeshi
18 comments:
shkrim shumë i bukur. shumë të tjerë me fatin e ngjashëm do ta gjejnë vehten në këtë shkrim. poashtu shprehja "gjeneratë e humbur" përdoret pandërpre në kohra dhe hapsira të ndryshme (po mendoj në Hemingway, Jack Kerouac e shumë të tjerë).
është temë që mua më preokupon me vite dhe krejt rastësisht dje e kam shkruar një tekst në temën e njejtë në ditarin tim (po mendoj ditarin në fletore, si në kohërat para se të shpikej interneti dhe blogu:-).
Përshëndetje,
Arbër R.
Falemderit Arber..na bere kurjoze tani..te mirepresim dhe ne blogosfere:)
Kaq bukur nuk do ta kisha shkruar dot, por ndjenja eshte e njejte. E kuptoj fare mire se c'ndien, dhe ne te njejten kohe e kuptoj qe secili nga brezat e konsideron veten te humbur. Prinderit tane humben lirine e fjales dhe mendimit, gjysherit tane humben rinine ne luftera e keshtu me radhe. Mbase nqs do te ishim prane familjes ne qytetin tone, do te ndienim keqardhje per mundesite qe na ofron kjo bote dhe nuk i i provuam. Besoj se ka edhe nga keta ne Shqiperi.
Eni,
tragjedia jone nuk eshte sepse ikem. tragjedia jone eshte qe ne ikem sepe nuk kishim alternativa. Ikja eshte dicka qe bota perendimore e kultivon prej kohesh. Koha jone moderne eshte koha e nomadeve, e njerezve qe e ndertojne jeten kudo dhe ndihen ne shtepine e tyre kudo qe te jene. Ne ishim te paret qe ikem mbas dekatave vetedehese dhe brainwashese qe ky atdheu yne eshte me i miri, guri i rende ne vend te tille e me radhe. Ky mitizim i atdheut na eshte futur kaq thelle sa qe ne shpesh here harrojme te pyesim vetem se kush jemi dhe cfare duam, jashte kontekstit te atdheut, te relaksuar ashtu sic e bejne te tjeret. Plus ne jemi nje brez qe lirine e njohem per here te pare kur ishim jashte, dhe sado e bukur qe eshte liria ne ender te tremb kur kthehet ne realitet sepse ti nuk e njeh kete realitet dhe nuk di cte besh me te. Keto jane problemet tona, specifike per brezin tone. Brezat qe do vijne dhe qe do kene mundesine te jetojne ne nje Shqiperi me prosperitet, nuk do t'i kene keto dilema qe kemi ne sepse e para kur te ikin nuk do ikin sepse nuk kane alternativa por sepse ikja eshte nje nga alternativat e shumta qe do kene, nje alternative qe nuk e perjashton kthimin, dhe kthimi nuk perjashton mundesine e te jetuarit ne atdhe me dinjitet por edhe nuk perjashton mundesine qe ti si njeri te zhvillohesh e afirmohesh ne tregun e punes te vendit tend.
Anonim ..kjo ishte dhe ajo per te cilen une u qava..po ta shohesh me vemendje do e kuptosh se po themi te njejten gje:)
Adele: falemderit.e vertete , çdo brez ka pishmanlleqet e veta...
Eshte pjese e njerezimit pepjekja/kerkesa per te zene vend diku. Per t'u "rrenjezuar". Nuk e di nese kjo perpjekje e ben brezin tone te "humbur" apo te "fituar".
Vertet ne themi ne shqip "guri i rende ne vend te vet" po ku e ka vendin "guri" atje ku lind si pjese e nje shkembi apo atje ku e cojne "morenat". Sido qe te vije puna nuk do te ngelet pjese e shkembit por do te behet "njesi me vete" dhe do te latohet nga koha qe nuk kthehet mbrapsht.
Eni,Kur i thosha keto fjale para disa vitesh,me thoshin:"ec mer ti,s'kenaqeni kuure ju me te miren",por ata s'kane provuar dramen e te qenit VETEM,vetm me cmendurine tende,kur do te doje qe te kishe prane dhe me te cmendurin e te cmendurve qe dikur merrej si shembull ne fshat..........sepse s'kane provuar vuajtjen e njeriut qe ndihet pa atdhe,pa shtepi,i huaj mes te huajve dhe i perhumbur mes te tijeve.
RRofsh Eni,dhe ,gajret thone plakat,besoj se gjysmen nga e trasha e hodhem me duket :),s'na ngelet qe te shkojme nga dhe si te na shtyje era.
Eni, me pelqeu shume shkrimi me lart...ndihem sikur shoh veten ne cdo fjale.Sidomos kur permend se shume nga ne nuk jane "vendas" aty ku jetojne, po ne te njejten kohe ndihen mysafire ose te perjashtuar nga jeta ne atdhe.Brez i humbur apo jo, te gjithe kemi ndjenjen se dicka mungon.
Shume i goditur si shkrim, ndoshta per vete faktin qe po i flet nje njeriu si une qe ka perjetuar largimin nga familja, miqte, dhe pse jo atdheu prej disa vitesh. Ate qe ti ke theksuar ketu e kam ndjere veren e pare qe jam kthyer ne shqiperi, dhe ishte nje ndjenje aq e cuditshme sepse spo e kuptoja qe isha ne vendin tim, por s'isha me pjese e vendit tim. Besoj, se me kupton se c'dua te them. Eshte e trishte te mendosh qe ndjehemi te hauj ketu ku jetojme, dhe ndjehemi te huaj dhe ne vendlindje....
Komplimente edhe nga ana ime per ate person qe e ka shkruar kete... dhe gjithashtu ju them se jam dakord me te gijth juve,sepse edhe une jam jasht vendlindjes(qe me mungon shume)....
Naim A.
mire qe nuk reagova menjehere tek ky shkrimi se tjetri eshte gjithmone kundra. Kur erdha ne fillim ketu (per studime), e ndjeja veten vertet vetem, nuk me hynte azgje ne sy. Nderkohe u njoha me njeriun qe dua, krijuam familje, femijet, pata fatin te sjell edhe familjen time ketu dhe tashti e shoh veten si ai njeriu qe ka fatin te kete nje origjine dhe te njoh nje kulture tjeter ose nje menyre te jetuari tjeter. Une e shikoj kete si nje pasuri dhe te them te drejten nuk do me vinte keq te rifilloja aventuren ne nje vend tjeter. Nje paratneze te vogel, nuk e di si mund te jetoja pa femijet e mi prane vetes por kjo eshte tragjedia e te gjithe prinderve qe jetojne ne nje vend te lire.
Eni
Tipike sic e quan ti, te njerezve ne rremuje... vecse, ke vazhdu me qene ne rremuje.
Drejt te panjohures, por qe i reshti guximi per te "panjohura" te reja. Dhe perse? Sepse frika nga c'ka mund te humbesh eshte me e madhe se shpresa nga c'ka mund te fitosh.
E tha qarte Anonimi Cigan (edhe une "beduin shkretetire" jam) qe eshte karakteristike e ketij brezi, por thuaj qe eshte edhe pasuria e tij... sepse brezat e rinj po dalin breza "zhulsash".
Te pakten ketij brezi i eshte dhene mundesia te krahasoi, dhe te kuptoj qe ngritjet deri ne -IZM "te gurit te rende ne vend te vet" eshte rrene, por i dha mundesine ketij brezi te kuptoji qe ajo pjese e njeriut, qe po lebetitet ne kete shkrim (shpirterorja) ka nevoje te kenaqet, dhe nese nuk e kenaqi Genjeshter-izmi Atdhe, kerkojeni diku tjeter, diku ku zgjat perjetesisht. Meqenese shpirti eshte qe zgjat perjetesisht, ajo cka e kenaq duhet gjithashtu te jete e perjetshme.
Mendjen hapur Peshq... enduni neper ujra... por mos u rehatoni vetem nen ato te trazuarat.
Rrofsh Edrus...
hahaha
nuk kam c'te shtoj me... plus qe te tjeret e plotesuan (faleminderit edrus!).
puna eshte edhe sa breza te tjere do jene te humbur...
Nuk jam dakort me konstatimin se jemi brez i humbur.
Aspak madje!
Woow.. Po lexoja dhe me rrenqethej mishi. Nuk e vazhdova dot deri ne fund. Kush e di sa nga ne e quan kete si experience personale. Dhe pse ka dicka te vertete ne faktin a te qenurit "brezi i humbur" prap jemi me prane faktit qe "kemi jetuar ne nje kohe mjaft interesante" (se mbaj mend se ku, por e kam degjuar diku kete shprehje). E verteta eshte se cdo kohe ka; dramen, tragjedine, ose monotonine e vet. E gjithe varet nga c'short bie.
Se pari ju falnderoj te gjithve ju miq per komentet tuaja , me ane te te cileve ky shkrim u kompletua.Shtuat shume gjera qe une nuk i nuk i pata permendur ne shkrimin tim.
Desha t'ju sqaroj disa prej jush per diçka qe me keni keqkuptuar.Une nuk desha aspak qe ta dramatizoj gjendjen ne te cilen jemi.Une nuk jam e penduar per vendin ku jam dhe jeten qe bej.Ama ashtu siç thate dhe anonimi i pare tragjedia jone qendron ne faktin se nuk kishim alternativa te tjera perveç asaj qe beme ndersa brezat ne vazhdim do ta kene kete gje.Mbase duhet pare ashtu siç e sheh anonimi i dyte kete gje , si nje rast qe na u ofrua neve per te pare se çfare eshte me e mire.Nuk desha ta kthej ne "izm" , besimin "guri i rende ne vend te vet", ajo qe desha te prekja une qe bezdia e shkaktuar nga kjo gje e dyfishte qe jetojme.Mbase ngaqe ne ishim te paret qe e provuam , nuk jemi mesuar ende me disa gjera dhe kemi ngelur disi ne midis.Kjo qe dhe arsyeja qe e quajta brezin tone brez i humbur.Ketu i "humbur"nuk duhet te kthehet ne "izm":)Pra mos e zmadhoni aq shume.Fare bukur une mund te kisha thene.Brezi ndermjetes , apo brezi intermezo, brezi i ngelur diku midis te vjetres dhe te rese.
Shkrimi i mesiperm ishte vetem nje perpjekje per te pershkruar perjetimet e nje brezi , perjetime keto qe sigurisht kane lene gjurme te ndryshme ne individe te ndryshem.
wow eni,
faleminderit qe me drejtove tek ky blog, shkruajtur me gjuhe te bukur dhe ze te fuqishem e te sinqerte. mu rrenqeth mishi gjate gjithe leximit. c'do fjale tingellonte kaq e vertete per mua.
excellent social commentary. this should be published.
hugs
Klodi flm lal:)
Post a Comment