"Kao" dmth fytyre ne japonisht.Ishte ky emri i nje nga filmave japoneze qe ndoqa gjate kohes se festivalit te filmit japonez javen e shkuar.
Ky film , dale ne vitin 2000 me regjizor Junji Sakamoton dhe me aktore kryesore Naomi Fujiyama eshte nje veper e veçante dhe paksa e çuditshme , veper qe i dedikohet te paperfillurve,te vetmuarve , terbimit njerezor ,dufit ndaj narcizmit , vullentit dhe deshires per jeten sido qe te vije ajo.
Ky film , dale ne vitin 2000 me regjizor Junji Sakamoton dhe me aktore kryesore Naomi Fujiyama eshte nje veper e veçante dhe paksa e çuditshme , veper qe i dedikohet te paperfillurve,te vetmuarve , terbimit njerezor ,dufit ndaj narcizmit , vullentit dhe deshires per jeten sido qe te vije ajo.
Masako , eshte nje vajze jo fort e pashme (madje pak rrangalle mund te themi), ka nje paraqitje prej te vonuare mendore.E gjithe çfare ajo ben tere diten , eshte te qepe ne dyqanin e pastrimit kimik te te jemes , te haje sa te kete fuqi , te lexoje libra roze , te shohe telenovela romantike ku nuk i ndalon dot lotet..Eshte nje femije i vetmuar ,i jati pas te cilit ajo ka qene fort e lidhur nuk eshte me prane tyre, e jema nuk para e merr fort seriozisht dhe e sheh vetem si nje dudume gjysme te çmendur, ndersa motra e vogel e urren ate pa mase per shkak te hallduperise se saj dhe e ka bere si mision mundimin e motres me te madhe dhe poshterimin e saj, duke perfshire ketu dhe poshterime fizike si psh rrezimi dhe qellimin me paramendim te motres.
Rrjedha e jetes se tyre ndryshon nje dite kur e jema i vdes dhe motra e vogel zihet dhe e godet ate me pretekstin se e ka bere te ndihet e turperuar tere jeten..Pas nje perleshjeje te vogel , Masako largohet por motra e vogel e ndjek nga pas dhe e nxit.Pas pak duket trupi pa jete i motres se vogel dhe Masako qe vishet dhe pasi merr dhe leket e sjella per ngushellim per te jemen, largohet nga shtepia...Deri ketu kemi pare vetem njeren ane te medalionit , jeta qe do te ndjeke Masako me pas do t'ju habiste te gjithe me gjallerine , shumengjyrshmerine e saj..Sado qe e ndjekur nga nje sere veshtiresish te shumta te shkaktuara pakez dhe nga menyra e saj e çuditshme e sjelljes , si psh. dhunimi i saj nga nje punonjes i gjendjes civile ku shkon per te kerkuar babain , fillimi i saj i punes ne nje shtepi publike si recepsioniste, me pas lenia e saj per shkak te gjetjes se padronit te vetevarur, me tutje gjetja pune ne nje shtepi karaokeje ku ajo gjen dhe mbase miken e saj te vetme ne jete , eksperiencat e saj te ndryshme ne çdo fushe dhe vullneti i saj i çuditshem per te mesuar çdo gje dhe per te sfiduar veten (si psh biçikleta qe ne fillim sa hipte plandosej me vone e mesoi per bukuri , apo noti gjera keto te cilat i jati qe e vleresonte shume i pat thene se nuk do ti mesonte kurre sepse qe e paafte).Me pas pas vrasjes se vellait te padrones se karaokes (theksoj se Masako nuk kishte gisht ne kete) ajo largohet serish ne nje qytet tjeter pa harruar te lajmeroje padronen e karaokes ne telefon arsyen sepse u largua.Arrin ne nje fshat te vogel dhe aty fillon pune prane nje fshatareje si ndihmese,deri kur vjen deri ne ate fshat te larget lajmi per te si e kerkuar per vrasje .Masako serish ben ç'eshte e mundur per tu arratisur se andejmi dhe filmi mbaron me nje panorame te mrekullueshme ku tregon Masakon te hipur ne nje komardare duke notuar me ate pak not qe kishte mesuar drejt anijes me te afert.
Ndjesi te ndryshme mund te keni gjate ketij filmi per heroinen, disa prej jush mund ta kene inat , mund ta urrejne , disa mund ta vleresojne.
Ajo qe me beri me shume pershtypje qe dashuria dhe etja e Masakos per te jetuar , per te bukuren dhe deshirat dhe pretendimet e saj te pafajshme per jeten.Nje njeri kaq i paperfillur , kaq i larguar , kaq i poshteruar madje dhe nga familja e saj , mbeti e lidhur deri ne fund me familjen e saj dhe e vuajti vrasjen e se motres (duke u munduar dhe te vetevritet disa here por pa sukses, si psh nje here keputi litarin kur u vetevar per shkak te peshes se saj:)
Nje gje e tille te ben te ndiesh nje respekt , nje simpati te çuditshme per kete heroine kaq , antiheroike por aq dhe te veçante njekohesisht , nje heroine qe arrin te ndeze dhe nga mesi i erresires ku ndodhet shkendijat dhe shpresen e jetes , sido qe te vije ajo...
p.s: fitues i 22 çmimeve dhe 5 kandidaturave te ndryshme nga ku , fitues i festivalit te filmit japonez, regjizori fitues i Blue Ribbon festival etj.Pika vleresuese ne imdb.com : 6,9 nga 10 qe eshte maksimalja.Une per vete e vleresova me 8.
photo source: www.imdb.com
21 comments:
Interesant filmi mesa po lexoj.
Muaj të mbarë dhe të admiroj që gjen kohën për t'u argëtuar. Disa disa(emra nuk themi) ja dhanë shpirtin shejtanit!
falemenderit për këtë vështrim.
kinemaja aziatike ka prodhuar gjithmonë filma me qasje origjinale. ndryshe nga filmat e holivudit ku çdo gjë thjeshtësohet në "good guy vs bad guy" me t'gjitha klishetë qe kjo me vehte sjell.
gjithsesi do ta shënoj si një nga filmat për ta shiquar së shpejti.
Përshëndetje, Arbër
leonard: ta rekomandoj
n.ago : flm shume , muaj te mbare dhe ty dhe me shkrime sa me te bukura.
arber: me vjen mire qe te paska pelqyer ideja e pershkrimit te filmit.edhe une jam e apasionuuar pas kinemase se lindjes se larget ne pergjithesi dhe kinemaja hollivudiane nuk me pelqen dhe mua per te njejtin fakt.nuk them se nuk ka fare filma te mire , por ne pergjithsi politika qe ndiqet eshte shume klishe..
Faleminderit Eni!
Jo per t'i hequr vlerat filmit, po me kete permbledhje te hollesishme qe bere m'u duk sikur isha dhe une aty ne kinema duke e ndjekur.
Faleminderit!
Eni, faleminderit dhe po e shenoj kete filmin. Personazhi qe pershkruan me kujton heroinat e nje autori amerikan shume te njohur Stephen King.
elais: :) falemderit.shpresoj te mos kem bere gabim duke ju treguar dhe fundin.
tetena:shihe patjeter , ishte shume i lezetshem..
eni, je fantastike ne pershkrime!
Jo perkundrazi. Do me kishte mbetur mendja nese do kishe treguar vetem fillimin.
si gjithnje pershkrimet jane shume interesante, dhe ketu ke bere nje pune fantastike duke detajuar me se miri karakteristikat e personazhit kryesor edhe pse ajo vete ka dy ane te saj, negativen dhe pozitiven.
p.s. e ke pare filmin Sayonara? film amerikan por i xhiruar ne Japoni dhe ta rekomandoj shume shume.
shqipo: flm :)
elais: me dhe zemer.meqenese nuk qenkam e merzitshme do ju bej dhe pershkrime filmash te tjere me vone:)
belle: flm , nuk e kam pare por e kam degjuar shume emrin e ketij filmi.me bere kurioze..
eni,
une jetoj ne japan and have seen the movie. it is a cool one.kinemaja japonese dhe aziatike ehste vertet shume intriguese, dhe pasi jeton ketu vertet qe i kupton personazhet.
this movie was a bit sad.
check out DENSHA OTOKO if you can :)
mua me pelqejne keta filma te vegjel qe nuk jane hollywood, qofte ne aurope apo azi.
sidoqofte sapo pashe the HOLLYWOOD movie 300.
still shocked and proud to be from the region :) ... mqs kam lindur ne jug prane kufirit grek. jam i sigurt qe nqs perset do kishin ecur dhe pak ne veri do u kishim thene the same way:
THIS IS ALBANIA!
cluephone, me shume se te trishtonte te jepte shprese me duket mua.sidoqofte dhe mua me pelqeu shume filmi.
eni,
you like movies too?
I am a movie freak! watch in average 1-2 movies a day. ok by now I better tell you that I am a computer freak too, so I download the hell out of the NET.
me and my buddy, a nice australian who works at the very same OUT-OF-THIS-WORLD-ROBOTICS lab, always during the coffee break will sit and discuss the movies I have seen last night, during the week/end.
even if I get back home tired/drunk/not alone/hungry/pissed off/happy/even not get back home at all, there will be something running on my box (which is deprived from being shut down).
ok then start a new theme:
movie nights with CLUEPHONE! I hope/promise I will write there as often as I can. you see I cant afford a blog of mine ... as I busy watching movies :)
wow..I envy you cluephone:))I'm addicted to films as well..I wish I had that much time , I'd do the same as you and I wish I had a limitless internet loading access:(mgjth nuk qahemi se ketu ka dhe ca vende qe shiten cd me te lire:)me vjen turp por e pranoj se blej shpesh dhe prej andej filma sado qe mund te jene pirate:) ç'ti bej?s'e blej dot perhere je film 20$ copen:(
I wish you had a blog too, I'm sure it'd rock..please consider doing it ..just a blog where you talk about the movies you watch and your opinions about it.I'm sure I'd love it...looking forwad:)
see ya..take care and take new movies too :)
eni,
just realized that the reason I cant have a blog is because I cant afford it timewise. so I decided to be an egoist and spend most of the time in watching movies. maybe will share them later in my life with THE ONE.
but then again, I am here to share a movie:Bobby.
The story of the assassination of Robert Kennedy, the senator (not JFK). everything happens in a hotel where the event took place and same day keneddy was killed. but different pieces of life from different people makes it so interesting, confirming again that life is what happens when we are busy doing something else :)
the most beautiful scenes of the movie: Fishburne leading that discussion about racism while eating in the kitchen with the rest of the crew: Closing shocking scenes after the massacre in the kitchen:and then again the experience on GETTING HIGH SCENE of the young boys that were helping with the elections.
apart from that this movie shows the stage where USA of 1968, was heading (gosh, wasnt even born that time, and people and things felt close) and what they were longing for the future and already lost.
actors that I liked:
hopkins, belafonte, fishburne, rodriges, macy, kutchner.
actors that sucked:
elijah wood, demi moore, sharon stone.
all in all a great movie.
now I dont know when is going to be the next confession, but forgive me FATHER (and Eni) for I have sinned (and sin) a lot!
wow, thanks a lot cluephone.how lucky I am ..I hope I'll receive other ones from you as well , especially japanese ones.
And by the way I'd like to ask you have you ever watched any Seijun Suzuki movie?God that man is crazy.Love him.I mostly like "zigeunerweissen- a.k.a. gipsy's song" and "kagerouza" from his movies.I heard he has shot and lanced his last movie too.Do you know anything 'bout it?
take care, Eni ;)
sent you a fresh breath from Odaiba in your email.
blete seem to like them too.
to which email cluephone?
the gmail.com one
do you have any other that I am not yet aware of?
I have received nothing.can you pls.resend?
Post a Comment