Ndertesa Elhamra , apo siç njihet me emrin e vjeter Alhambra (qe dmth e kuqe) eshte nje nga ndertesat me te bukura dhe te rendesishme , nje nga ndertesat me histori me te çuditshme dhe enigmatike , e gjendur ne nje nga lagjet me te rendesishme te kultures, artit dhe siç dihet mire ne ditet e sotme dhe te defrimit siç eshte Beyoglu (apo e njohur ndryshe me emrin e vjeter Pera)…
E quaj te tille sepse e kaluara e veçante e kesaj ndertese te shtyn te mendosh keshtu.Fillimet e saj jane fillimet e shekullit te 19-te .Dihet se ne vitin 1827 nje Gjenovez i quajtur Guistiniani Barthelmy kishte ndertuar aty nje teater me origjine franceze.Njekohesisht ne ndertese ndodhej dhe restoranti i njohur "Billur". Asokohe perballe saj ndodhej teatri Concordo, i cili u mbyll ne vitin 1906 , per ti lene vendin kishes San Antoine..Po ne ate kohe per arsye krejtesisht te paditura Elhamra u mbyll..Ne vitin 1920 , ndertesa blihet nga Arapzade Sait Bej i cili sipas gojedhenave thuhet se e rindertoi çdo gje nga e para duke e shkaterruar ndertesen e vjeter se pari.Ne vitin 1922 arkitekt Ekrem Hakkı Ayverdi dhe Kiryadis rindertojne dhe restaurojne kinemane e re te ashtuquajtur "Alhambra" brenda nderteses.Kesisoj pas nje periudhe tjeter mbylljeje ne vitin 1922 ajo beri hapjen me te bujshme dhe te suksesshme kete here si kinema.Per momentin qe u hap ajo u shqua per anen e saj arkitekturale dhe teknologjine e perparuar te perdorur ne strukturat e saj. U shnderrua keshtu ne nje nga vendet e prefuara te aristokracise dhe shtreses se larte te shoqerise turke , duke mos menjanuar faktin se qe salloni i preferuar i Ataturkut per pritjet e ndryshme…Fama dhe lavdia e saj filloi te zbehej sidomos pas vitit 1945 kur salloni i nderteses kishte filluaj te konkurohej rende nga shume sallone te tjera qe ndodheshin me ne qender.Kesisoj mbyllja e kinemase u be e pashmangshme per t'ja lene vendin serish nje salloni teatri.Ne vitin 1976 salloni i teatrit kthehet perseri ne nje sallon kinemaje kesaj here me emrin e ndryshuar si "Elhamra".
Por Elhamra kete here e kishte humbur shkelqimin dhe sqimen e meparshme dhe rruga e vetme per ta mbajtur te gjalle interesin e klientave u pa si fillim shfaqja e filmave aksion (kryesisht karateje) gjate viteve ’70 , nderkohe qe ne vitet ’80 dhe deri ne vitin ’99 u perhumb ne vorbullen e filmave erotike.Dukej sikur nje lloj mallkimi i padukshem e ndiqte kete ndertese hap pas hapi .Kesaj here arsyeja e mbylljes se saj qe disi me e kobshme , nje renie e befasishme zjarri shkakton djegien e kinemase , e cila duke qene dhe e vogel , daljet nuk i kishte te pozicionuara shume volitshem.Shume mendime dhe supozime jane hedhur mbi djegjen e kesaj kinemaje ne vitin 1999.Njeri prej tyre q ese djegja ishte bere me paramendim nga grupet fetare si ndershkim i politikes qe kjo kinema ndiqte.
Disa vite me vone Elhamra – Ndertesa “Feniks” u ngrit serish nga hiri i saj per t’ja lene vendin kesaj here nje ndertese bujtese te nje teatri te vogel , nje shtepie kulture shume te njohur per ekspozitat e saj te rendesishme rreth artit modern (pikture,fotografi) si dhe leksionet e filozofise (Faqja e saj e internetit : http://www.karsi.com/) ..Ne katin e pare te Elhamres ndodhen punishte artizanati .Elhamra eshte kthyer serish ne nje nga qendrat ne ze kulturore dhe interesi dhe popullariteti i saj po rritet nga dita ne dite.Egzistojne ide se kesaj ndertese do ti kthehet serish atmosfera e viteve , por kesaj here shume me profesionalisht me nje kinema dhe teater super modern.
Duket sikur “Elhamra” kete here do te kete nje jete me te “gjate” dhe do te gjeje qendrueshmerine qe asnjehere nuk e perjetoi.
Qendrueshmeri qe mendoj se e meriton pas tere kokefortesise se saj per te rilindur panvaresisht çdo lloj permbysjeje sado te rende.
5 comments:
Eh, te gjitha ndertesat e Beyoğlu-s mbsjne ere histori.
Qendra kulturore Karşı, mos esh ajo qe hapi vjet nje espozite fotografish nga ngjarjet e bastisjes se tregtareve armene te Beyoğlu-s, por qe u sulmua nga grupet fashiste?
do te flas me ngadale per shume nga ndertesat qe me pelqejne lal...
nuk di gje per kete sulmin une:(
vertet interesante historiku i kesaj ndertese mjaft te bukur dhe qe me gjithe veshtiresite qe koha apo njerzit me sakte i hedhin mbi sup, ajo perseri qendron kryelarte dhe krenare.
Foto dhe historik mjaft informativ.
Rrofsh Eni se na sjell gjthmone nga nje copez te panjohur Stambolli.
:)
falemderit juve goca..do mundohem t'ju sjell shume prej tyre:)
Post a Comment