Nuk ka nje strategji te planifikuar ish-i , ai lind ne çdo vend e çdo situate .Po ashtu nuk ka as edhe nje stacion te caktuar ndalon kudo dhe kurdo.Nuk njeh kohe dhe as nuk di te beje planifikime.
Thjesht ndodh , fare thjeshte behet nje e kaluar qe dikur as do te na e merrte mendja se do te behej e tille.Nje e kaluar qe mbase dikur do te behej nje e ardhme.
Ndjesi te ndryshme le tek ne ai , te renda dhe tronditese kur nuk eshte i mirepritur dhe befas behet pjese e jetes tone , por nga ana tjeter ndjesi krejtesisht te gezueshme madje ne disa raste deri diku egoiste ne gezimin e tyre kur na ndodh ne diçka qe nuk e deshirojme me si pjese te jetes tone.
Nje gje eshte e sigurte ; sido qe te jene reagimet tona ndaj tij , pesha dhe ndikimet e tij mbi ne jane te paharrueshme , here ndergjegjevrarese,here te pabesueshme, here te lodhshme e here tragjike.
Ishi nuk para ka stil , nuk para ka sqime dhe nuk zgjedh.Mund ta hasesh realizimin e tij ne çdo fushe te jetes apo te mendimit , ne çdo perzgjedhje,mendim,doktrine,ambicje…
Perfundimi me sukses dhe shkeputja nga lidhja me diçka te padeshirueshme , drobitese , te pakendeshme na jep ne fund sa lehtesim aq edhe keputje shpirterore.
Shpesh kjo dukuri shoqerohet dhe me humbje besimi , ftohje ndaj vetes dhe zgjedhjeve qe bejme , humbje guximi , humbje nxitjeje dhe humbje deshire ndaj zgjedhjeve te reja.
Te qenurit ish , apo te lenurit perballe me idene e diçkaje tashme te mbaruar dhe detyrimi qe na le jeta per ta pranuar ate si pjese tonen dhe te zgjedhjeve apo veprimeve tona te ardhshme , mund te na shkaktoje dhe ndjesi turpi e shmangjeje ndaj fakteve te jetes , apo ndaj shoqerise ,madje dhe ndaj vetes tone.
Kur nocioni i ishit eshte i papritur apo i padeshiruar tronditja e pesuar , shoku i shkaktuar na ben madje dhe te kalojme kufinjte e realitetit , duke na futur ne boten e trillimit dhe enderrimit vetjak.Kjo eshte nje nga gjerat qe ne qeniet e dobeta njerezore aplikojme shpesh.Sa here na ka detyruar pesha e rende e ishit te trokasim ne portat e enderrimit apo te vetemashtrimit!!!
Eshte e rende pesha e ishit..Sidomos kur perveç luftes qe ti ben me shpirtin dhe unin tend per te mundur ta pranosh ta perjetosh ate , te jesh e detyruar dhe ta pranosh ate me ze dhe madje dhe te firmosesh pranimin e tij.Duket si e pabesueshme por ja qe ndodh!
Eshte çmendurisht e tmerrshme , por medet ! , dhe aq e vertete…
Dikur edhe une kam kaluar neper kete terr…
Ne nje dhome te ngurte me drita alivanosese neoni , ne nje dhome te ngrire qe dukej sikur vinte nga nje bote tjeter , nje infermiere me fytyren e saj te mermerte te sheshuar nga çdo lloj rrudhe mimike dhe emocioni , me pyeti me zerin e saj acarueshem energjik:
- Juve jeni vajza e ishit??? Ju lutemi firmosni kete raport exitusi (ishi i jetes ne gjuhen e mjekesise)…
Çfare pyetje ishte kjo?Si priste ajo nga une ti jepja nje pergjigje te sakte per diçka qe une nuk e konceptoja , qe nuk e besoja dhe nuk doja ta besoja?Une nuk doja ta njihja kete ish , nuk doja ta pranoja…
Njeriu eshte aq i pashprese e i pambrojtur ndonjehere saqe behet fare enderrimtar e po aq lehte i genjyeshem.Ne kete menyre shpirti i tij mund te lodroje ne çfaredolloj kufiri te jete perveç atij te realitetit…Ashtu siç isha dhe une ne ato momente.
Si fillim e pashe infermieren venger…Me pas e kuptova se ajo nuk ishte ne nje vend-ndodhje me mua ndaj nuk kishte sesi te flisnim te njejten gjuhe.Keshtu qe nuk fola sepse dhe po te flisja nuk do te thoja dot kurrfare gjeje.
Infermierja me kerkoi dhe nje here te firmosja formularin e exitusit dhe vazhdoi te me shikonte me vemendje teksa hodha firmen me te veshtire , me genjeshtare te jetes time.
Une nuk e besoja ate qe nenshkrova , ndaj si e tille nuk mund ta quaj si te vertete.
Eshte e rende pesha e ishit…E rende pesha qe le boshlleku i nje te ardhme te djegur per tu kthyer ne nje te shkuar shterpe..
Dedikuar babit tim , te dashur dhe te paharruar , me tere mallin dhe zbrazetine çjerrese qe me la largimi i tij keto 6 muajt e fundit: (
20 comments:
Ah, Eni, disa njerez kane humbur sensibilitetin apo sensin e realitetit. Goethe thote: dashurine qe eshte e rrenjosur thelle ne zemer, vdekja nuk e merr dot. Une them qe keto lloj dashurish dalin jashte zones se influences se ish-eve, sepse jane te perjetshme. Ta shkruaj kete koment per te te mos te te lene vetem ne hidherimin tend. me dashuri, SR
sigurisht qe eshte ashtu e dashur Selfi... po mjekesia nuk mendon ashtu:((
falemderit shume per mesazhin..
Jetojme ne nje periudhe ku egoizmi ve Un-in ne piedistal, shpeshhere dhe ky eshte nje fallsitet sepse s'na bije ndermend as per vehtvehten nganjehere per zgjedhjet qe bejme ne jete.
Lejome te te puth ne balle, per te te falenderuar ne emer te te gjithe baballareve te botes dhe per te ndare me ty kalimin e ketij momenti te dhimbshem per ju.
Nuk kam fjale.
Do te doja vetem te te jepja nje perqafim per te thene qe humbjet i mbartim gjithmone me vete por mund t'i ndajme nga pak me njeri-tjetrin sic e ke bere ti ketu.
U prehte ne paqe!
oh wow, eni! ky blog eshte jashtmase i fuqishm! une shkruajta nje dicka te ngjashme me kete temen e ishi-t...por imja eshte komplet figurative. nuk te njoh mire, sigurisht, keshtu qe nuk mund te dal ne konkluzion akoma...por jam me te vertete duke shpresuar qe ndoshta edhe ti po flet ne menyre figurative kur flet per babain. kjo ishte shume prekese dhe e shkruar shume bukur.
Shume postime te lidhura me vdekjen e nje miku/te afermi kam pare keto kohe neper blogosfere. Shpresoj te ndryshoje kjo tendence.
Eni, nje mendim per ty dhe dhimbjen tende.
Te pershendes!
*perqafim virtual*
Eni, somehow "ish" = back to the future..... don't you think?
Eni!
Lexo pak postimin që kam në blog me titull "Për Amalian".
Boshllëku që lë neriu yt, nuk mbushet kurrë.
Rëndësi ka, të mos bëhet gurë në zemër, për gjithë jetën.
Ndër të tjera, unë mendoj se, kur largohet nga jeta një njeri kaq i afërt(e kam ndjerë me njeriun tim 37 vjeç)asnjë forcë nuk mund të ta largoj nga qenia.Eshtë përherë brenda nesh.
miq flm shume sapo i lexova mesazhet tuaja , ju dua shume!
emigrant: me pelqen si ide ajo e jotja! flm!
Eni,
nuk kam fjale...te perqafoj shumë fort!
A.
Me "ish"-et e cdo lloji ne bejme nje udhetim ne kohe - ne permasen tone te katert. Ky udhetim mund te shkoje ne dy kahje: prapa (ne shqiptaret jemi "notorious" per te jeturait me te shkuaren) dhe perpara (ketu futen vizionaret e cdo kalibri). Gjenite dallojne nga ne te zakonshmit per lirshmerine e udhtimit ne te dy kahjet; shume shpesh me shpejtesine e drites.
Nje shkrim i akullnajes te peshku quhet "Jo kushtore"; linku: http://www.peshkupauje.com/jo-kushtore/2007/05/15/
Kushtorja perben element te dhembjes / vuajtjes ne jeten tone - "sikuri" qe te shpon si gjemb. Sikur "ish" te ishte me mua.... "how I wish you were here" (pink floyd) etc. Jo me kot kushtores anglezet i thone "future in the past" - ver re ama, nuk i thone "past in the future". Eshte ceshtje attitude, perseri. Shpesh "ish" zbukurojne qenien tone, kur kane qene te bukur; ose na forcojne kur nuk qene te tille. Puna eshte te shohim perpara; se latinet thoshin, "po pe perpara, perpara do te shkosh...." dhe e anasjellta.
Me fal for all the rambling. Por te kthehemi te dimensioni i pare, ai baziku fare, ato qoftet me kungull nuk i gjeta dot te krye-faqja. Do i kerkoj edhe nje here....
akullnaja: falemderit :)
emigrant: me shkrive me ato kungujt..i ke ne fillimet e faqes:)
Eni, nje perqafim virtual edhe nga une, ashtu si Shqipo. Ndonjehere fjalet jane te teperta dhe kemi nevoje vetem per nje prekje...:)
flm e dashur Tea:)
pa fjale ...per ty nje perqafim per te te lehtesuat peshen e dhimbjes.
miqesishte.
flm Altin!
E dashur pranoje dhe nje peqafim te ngrohte qe vjen nga New Yorku per te bere te ditur qe e ndjej dhimbjen tende.
flm e dashur Belle..miresena u ktheve.
Post a Comment