Saturday, May 19, 2007

Klientat, shtetesia dhe karakteristikat e tyre...


Siç ju thashe dhe ne mailin e kaluar po kaloj disa dite te ngjeshura pune ne panair.Panairet ndonese te lodhshme me perlqejne shume sepse jane te mbushura me eksperienca te ndryshme me njerez, ide , kendveshtirime te reja.Nje nga eksperiencat me te çuditshme dhe interesante eshte ajo e njohjes me njerez nga vende te ndryshme te botes.Secili ka veçantine e tij dhe menyren e vet te komunikimit apo te berjes pazar ne çmim...Ja po ju shkruaj diçka nga pershtypjet e mia modeste nga vezhgimet e mia mbi njerezit nga vende te ndryshme qe i kam bere keto dite dhe neper panairet e tjera qe kam marre pjese.
1-Italianet,spanjollet: Mund te them me plot gojen se jane klientat me te kendshem jo vetem per faktin se jane xhentilet qe nuk diskutohet , por njekohesisht te kenaqin per faktin se kane gusto te holle ,(te pakten ata qe jane ne fushen e dekorimit shtepiak po nje here) dhe kur ben prezantimin e produktit e ben me qejf sepse e di qe personi perballe te kupton dhe percepton se çfare po thua (kjo sidomos nese produktet jane produkte te klasit "haute couture")....
2-Gjermanet : Ndryshe nga sa mund te njihen ose paragjykohen si te serte ata jane mbase disa nga klientat me babaxhane:) dhe te qeshur ...
3-Izraelitet: Jane pa dyshim me dinaket nder gjithe klientat e tjere.I ndriçojne syte dhe jane shume te kapshem.S'te falin as gjynafet siç thojne turqit:) pra as edhe centi nuk i shpeton nga syte:)
4.Kinezet : U bene boze me kopjimet e tyre .Mbase nuk eshte e drejte dhe e vlefshme per te tere por kane fituar nje nam te keq per shkak te menyres se tyre kopjuese te prodhimit.Ndaj sidomos kur shikohen teafrohen ata neper stande rritet gadishmeria ndaj aparateve fotografike dhe celulareve te tyre si dhe ndaj atyre vete.Ç'te bejme tjeter , te fikin deren ata:(
5.Arabet:Vdesin per çike lajle lule si ne dizenjo ashtu dhe ne veshje dhe ne çdo gje tjeter..Dmth ato e kane arabeskllekun ne çdo koncept te jetes se tyre.Femrat arabe nuk dine se ku ti vejne florinjte perpara, madje me beri pershtypjse dhe arkitekte dekoresh kishin pak a shume te njejtin stil.E megjithate nuk mund te them te njejten gje dhe per libanezet , te cilet kane gusto shume me terafinuar dhe minimaliste..Kot nuk qe Bejruti para lufte qendra e modes se Lindjes se Mesme.
6-Amerikanet : Jane shume praktike dhe te shpejte ne veprim, por nuk mund te them se jane shume te zote nga ana e zgjedhjeve estetike.
7-Afrikanet e jugut : Kane disa zgjedhje te veçanta dhe interesante .Jane nje fryme e re ne biznes.
Por mbi te gjitha çfare eshte me e rendesishme secili ka nje pike te dobet ku mund ta kapesh dhe te drejtosh apo dominosh biseden dhe pazarllekun:
Italianet,spanjollet shkrihen kur fillon e i flet ne gjuhen e tyre teksa arabet hutohen dhe nga nje kujdes sado i vogel , ndersa evropianet dhe amerikanet nga qerasje tradicionale .Per te perjashtuar ketu te vetmit izraelitet si me mendjekthjelletit e te gjitheve te cilet duan vetem shume fakte dhe argumente te pafund mbi çmimin,koston,prodhimin etj etj...
Keto qene disa ide modeste per te mundesuar nje "kripje sa me te lezetshme dhe te pademshme te truve te klienteve" nga nje person qe ka vite qe punon neper panaire.Nese keni dhe ju ide interesante jane te mirepritura:)
p.s:dje duke zbatuar tere eksperiencat e mesiperme plus dhe me fatin qe eci mbare bera nje shitje prej 45.000 € (jo per gje po i kemi nje çike te kripura produktet:))
p.s.2: ajo bukuroshja ne foto eshte stilistja e firmes:)


5 comments:

Anonymous said...

ja me ne fund!
e di qe duhet te jesh lodhur keto dite ne pune por te kam pak zili kur mendoj qe ke perballe, e ne formen e klinetave per me teper, gjithe ato kultura te ndryshme. ka njerez qe merren me studimin e menyrave te te berit pazar (contracting) ne kultura te ndryshme. ajo e turqise del gjithmone neper libra, si stil i vecante e qe arrin te vjedhe nje sasi te konsiderueshme info. nga bleresit e mundshem.
edhe ketej nga italija njerezit i ka zene tmerri nga kopimi i kinezeve. po u lot mendja gjithe punonjesve artizanale! e jo vetem atyre, as vitrinave te ushqimoreve s'te lene me tu besh foto!

ELAIS said...

Me pelqeu shume pershkrimi i klienteve. Jo se jam e fushes por thjesht m'u duk se kishe kapur tipare tipike te tyret qe shfaqen shpesh :)

eni said...

lisi: bo bo atje qenka bere akoma dhe me keq.mgjth dhe ne u beme si roje kete vit dhe ja fshime tere fotot atyre qe fotografonin standin:)

elais: flm ,dhe une me ate ide u nisa per te shkruar kete shkrim:)

Ll.T. said...

S'na the gje per shqipot :)

eni said...

ke te drjete Llukan..ata jane nje histori me vete, ndaj do shkruaj nje shkrim veç per ata se shpejti..

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator