Monday, May 07, 2007

Hikikomori- eremitet e koheve te sotme

Hikikomori , eshte nje nga fenomenet e perhapura shume sidomos keto vitet e fundit ne Japoni.E hasur me teper tek djemte adoleshente , hikikomori jane personat te cilen shkeputen prej jetes sociale krejtesisht duke e ngujuar veten e tyre neper dhomat, bodrumet,banjot e shtepise. Keta persona e kalojne kohen e tyre gjate dites duke fjetur dhe tere naten duke lexuar , pare tv ose duke lozur apo bere chat ne kompjuter.Jane pothuajse te shkeputur komplet nga bota dhe shoqeria perveç mbase disa dialogjeve te shkurtra me nenat e tyre dhe keto ne raste shume te rralla.
Shkaqet per shfaqjen e kesaj simptome jane te shumta por nuk ka asnje gje te qarte dhe te sigurte 100%. E megjithate ky fenomen shihet me shume si problem social sesa psikologjik.
Personat qe terhiqen krejtesisht nga bota dhe shoqeria jane vezhguar te jene kryesisht persona te bezdisur dhe te stresuar nga jeta sociale qe e shikojne ngujimin ne shtepi si nje shpetim.Nje nga shkaqet me te medha shihet shkolla dhe stresi qe perjetojne nxenesit ne te.Nga disa studime qe jane bere ne kete fushe eshte vene re qe neper shkolla egziston nje atmosfere strikte,kerkuese dhe sfiduese.Ne fakt ky eshte nje fakt i njohur per Japonine dhe ne fushat e tjera si vendet e punes etj.Duke qene nje vend me standarde te larta jete , edhe kerkesat dhe standardet e rendimentit ne pune dhe shkolle jane me te larta, gje kjo e cila sjell rritjen e stresit dhe pakenaqesise ndaj vetes.Ne Japoni çdo vit kryhen 30.000 vetevrasje.
Por nuk eshte vetem arsyeja e mesiperme shkaku.Shume studiues te kesaj dukurie , fajesojne dhe prinderit dhe rolin e familjes ne pergjithesi.Pas luftes se dyte boterore modeli i familjes japoneze qe nje baba qe punon dhe nena qe rrit femijet ne shtepi.Kjo situate vazhdon ende sado qe kushtet mund te kene ndryshuar .Ka akoma nena qe kujdesen per femijet e tyre dhe pse ata kane arritur moshen 30-40 vjeçare dhe nuk punojne.Kjo krijon nje lloj ldhjeje psikologjike dhe serish shkeputje nga bota e jashtme.
Nje mundesi tjeter shkaktare e ketij fenomeni shihet dhe kultura dhe poezia e brishte dhe melankolike japoneze.
Ne fakt asgje nuk eshte e sigurte , por sidoqofte Hikikomori shihet me teper si nje semundje sociale sesa psikologjike.
A perbejne rrezik hikikomorit si individuale?Te qenurit e tyre shume pasive si dhe fakti se kjo nuk eshte nje semundje psikologjike nervore e mohon kete fakt.
E megjithate nuk mungojne rastet e vrasjeve (me raste dhe te disa personave) prej hikikamoreve.Per kete arsye shume prinder e fshehin femijen e tyre hikikamor , prej frikes se mos ja marrin ne ndonje spital çmendine. Nje fenomen ky i rende sa per viktimen dhe per familjen.Nuk dihet numri i sakte i tyre por sipas disa te dhenave te fundit i ka kaluar 1 milionet nderkohe qe ka filluar te shfaqet dhe ne Tajlande,Kine dhe Kore.


Per me shume rreth ketij fenomeni:
en.wikipedia.org/wiki/Hikikomori
news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/correspondent/2334893.stm

9 comments:

Anonymous said...

Zi e me zi dynjaja! ne fakt nuk eshte shume per tu habitur qe njerezia nuk ndjehet at home me boten qe e rrethon, por eshte gjynah qe mungon forca per ballafaqim.
komunikimi masiv ka pjelle deshiren per veteizolim, apo komunikimi masiv na ben te duket e habitshme deshira per veteizolim? mah!
lisi

eni said...

Lisi mendoj se jane qe te dyja ato qe thua:( Ç'ti besh morri kot kjo dynja..falemderit per komentet e lezetshme...

belle_fleur said...

eh pike e zeze ca s'na degjojne veshet ne ditet e sotme. njerezit qenkan vertet qenie te cuditshme dhe bejne gjera nga me "weird". s'kisha degjuar per kete semundje dhe eshte per te ardhur keq kur meson qe mosha te reja izolohen pa patur deshiren me te vogel per te jetuar jeten sado e veshtire te jete ajo. Por sic permend dhe ne shkrimin tend nje rol kryesor luajne dhe nenat qe tregojne kujdes te panevojshem ndaj femijeve te tyre.

ELAIS said...

Eni, me bere kurioze te di si(pse) rastise te lexosh per kete teme.

Nese hikikomori-et bejne chat dhe luajne ne kompjuter neteve nuk me duken dhe aq asociale. Vertet nuk i perkasin atij tipi te njeriut "social" qe njihet apo pranohet ne Japoni por nuk me duken te krahasueshme me asketet qe veteizolohen teresisht.

Hikomoret me duken relativisht te vetedijshem per zgjidhjen qe kane bere (ndoshta jo te tere nese mendojme qe nje pjese e tyre ndoshta kane krijuar nje varesi te njejte ndaj kompjuterit te krahasueshme me ate ndaj droges apo alkolit).

eni said...

e dashur e lexova pardje ne gazete dhe me beri kurjoze te kerkoj per ta sepse me bene shume pershtypje.
sigursht qe deri diku jane te vetedijshem hikikomorit , ata e bejne kete zgjedhje per ti shpetuar apo bere bisht stresit qe i jep jeta e jashtme , mgjth nuk mund te flas shume sepse nuk eshte se shkaqet i dihen plotesisht.pastaj ai socializimi ne kompjuter dhe duke qendruar mbyllur ne nje dhome te vetme nuk e di se ne çfare kategorie socializimi hyn...

Anonymous said...

une kam pare nje dokumentar mbi keta te rinj dhe ajo qe me beri me shume pershtypje ishte respekti i prinderve per zgjedhjen qe benin femijet per jeten e tyre. E mendoja veten ne vendin e tyre dhe e shikoja me shume duke ju dhene nje shpulle dhe duke i detyruar te dilnin nga kjo gjendje, per mua, idjote. Veç ketu e shikon robi diference e kulturave mbi jeten ? dhe pa gjykuar, nuk mund te them se ata kishin te drejte dhe une jo ose e kunderta.

eni said...

te jap te drejte Tena dhe une si ti mendoj.nuk e di se sa gjakftohte do te kisha mundur te isha ne nje rast te tille.

Anonymous said...

me dole ne shteg eni,
literally it means : close in ones shell.
actually you should see that movie Densha Otoko.
there is gyu HIKIKOMORI who actually does communicate through internet.
but thats just a fragment where this movie is based upon.

in japan it happens that I rarely see my apartment so, I guess I have exactly the opposite problem :)

japanese society is messed up big time, and I have been observing it for a while now.
eni check this movie: Suicide Club. a japanese movie that is kind of funny. not to mention battle Royal series.

ketu tamam qe njeresit marin kot, ne drejtime nga me te ndryshmet. I tend to be a stress free individual, and therefore japanese people consider me SI TE DALE NGA SHINAT :)
who cares ... we can bomb them again ... cant we ? Before those crazy North Koreans do ...
until then かわい子 KAWAIKO

eni said...

clue po prisja komentin tend ne kete teme:) rrofsh!
you're so funny:)
I'll try to find those movies...
cheers..

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator