1.Lumturia e plotë për ju është? Te arrij te ndjej dhe vleresoj momentin kur jam e lumtur vertet dhe te mos e kuptoj kete pasi te kete kaluar shume kohe. 2.Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes? Do doja shume te isha nga njerezit qe ngrihen tere gjalleri ne mengjes.Por fatkeqesisht ende nuk jam stervitur keshtu dhe kjo eshte nje nga gjerat qe me ben te zemerohem me shume me veten.Ndaj ajo qe me zgjon ne mengjes eshte zilja e celularit qe e fik tere terbim sa here qe bie:) 3.Hera e fundit që u shkritë në të qeshur? Sot ne megjes kur lexova nje email interesant. 4.Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është? Qendrueshmeria (si ne mbajtjen e fjales per ate qe them ashtu edhe ne fiksimin e realizimit te diçkaje qe dua panvaresisht se sa ja arrij). 5.Mangësia juaj kresore? Padurimi ,mosperqendrimi dhe deshira per ta bere çdo gje mrekullisht . 6.Në cilat gabime tregoheni më tolerant? Ne ato qe e di se e kane nje shpjegim te arsyeshem 7.Me cilën figurë historike, je i apasionuar? Asnjehere s'e kisha menduar me pare kete gje. Mbase intelektualet qe nisen levizjen "Humanisma" , levizje e cila u be shtyse per fillimin e periudhes se rilindjes dhe shume ndryshimeve te rendesishme te metejshme. 8.Cilët janë sot, heronjtë tuaj? Çdokush qe ndjek pa frike dhe dredhi endrren e tij 9.Udhëtimi juaj më i dashur? Akoma se kam bere por mendoj se ai ne Prage dhe lindjen e larget. 10.Shkrimtarët tuaj më të dashur ? Hugo,Hesse,Bukowski,Hegel,Bierce,Kafka,Coelho,Pamuk,Murathan Mungan,Camus ohu sa shume qe jane. 11.Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë? Vleresoj qendrueshmerine ne ndjenjat dhe zgjedhjet e tyre. 12....dhe tek një grua? Tregimin e feminilitetit te saj pa perdorur cilesi te rendomta dhe te rreme si krenaria e tepruar, kerkimi i llogarive etj. 13.Kompozitori juaj i prefeuar? Schubert (vdes per Piano Trio in E-flat melodi qe e jep ne 3 filma : 1.Pianisti i Hanekes,2.Sacrifice e Tarkovsky dhe ne nje tjeter qe s'po e kujtoj tashme).Me pelqen dhe Mozart,Bethoveen,Michael Galasso (kompozitori i muzikeve tek "In the mood for love") etj. 14.Këngën që fishkëllen kur je në dush? Bo bo s'lame intimitet pa thene per veten.kete po e lej te pakten:) tallem nuk para fishkellej apo kendoj maksimumi qesh nese me kujtohet diçka komike. 15.Libri me mbresëlënës? Kjo eshte nje pyetje shume e veshtire dhe e gjate ndaj nuk pergjigjem dot.Por mbase shkrimtaret e mi te preferuar mund t'ju ndihmojne ta merrni me mend. 16.Filmi më mbresëlënës? Filmat e Fellinit,Suzukit,Von Trier,Bergmanit,Herzogut dhe shume shume regjizoreve te tjere qe s'po i kujtoj tani. 17.Piktori juaj i dashur? Salvador Dali,Caravaggio,Klimt,Familja Buza nga shqiptaret. 18.Ngjyra juaj e preferuar? Blu-marine, jeshile,gushe-rosaku,e kuqe. 19.Cilin quani, suksesin më të madh tuajin? Moslekundjen nga zgjedhjet,besimet e mia ne çfaredolloj situate ,presioni apo rasti. 20.Pija juaj e preferuar? Uji,uji , uji.Asgje nuk ndrroj me te.Kur s'kam uje , sikur me thahen dhe trute:)Ne mungese te tij leng shege ,dhe frutash te fresketa .Po te jem e detyruar per alkol pak vere ose vodka me leng qershie. 21.Për çfarë jeni penduar më shumë? Per energjine e tepert qe kam ofruar ne raste te gabuara dhe mbi njerezit jo te duhur. 22.Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë? Dyftyresine,njerezit e papare qe marrin kot kur arrijne diçka,cmirezinjte, rendomesine . 23.Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur? Edhe pyet : fotografia, kinemaja dhe kercimi. 24.Frika juaj më e madhe? Kam fobi akrepat..nuk ka ndonje gje qe t'me trembe me shume se ato.Prej kesaj frike e ka pesuar dhe Majla kur u detyruam te linim shtepine qe e kishim mu ne qender te qytetit sepse une rastisa ne dy akrepa ne shtepi:) mos qeshni ishte e tmerrshme sidomos akrepi i dyte i zi , i madh 10-12 cm pa egzagjerim qe me doli mu ne mes te perdes teksa po mbyllja perdet.Keni pa akrep ne mes te perdes ju? Tmerr , tmerr u paralizova fare kur e pashe. 25.Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra? Kur e shoh te nevojshme psh: kur shoh se robi perballe nuk han pyke dhe nuk do te degjoje çfare them, kur nuk dua te thyej zemra qe e marrin çdo gje dysttaban , kur dua te fle dhe pak para se te iki ne pune :)) etj etj.. 26.Cila është moto-ja juaj? Kam shume, ndryshojne nga situata dhe gjendja ime shpirterore 27.Si do preferonit të vdisnit? Nuk dua te vdes ne menyre te kobshme ama dhe pa e marre vesh se po vdes, nuk dua te iki nga kjo bote. Prandaj psh.ne gjume nuk do doja te vdisja. 28.Nese do t'ju ndodhte te takoheshit me Zotin çfare do te donit t'ju thoshte? Jo me kaq drejtesi xhan, rruga e shtrembet te nxjerr me shkurt ndonjehere:)) Tallem , ku ta di une?:) 28.Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe? Te lekundur Kaq miq..Tani ju lutem nese nuk pertojne dua t'ja kaloj stafeten: Bizeles , Zhapikut , Shqipos , Bletes , Briskut , Selfit , Eratos , Lisit , L'etranger dhe kedo tjeter qe deshiron sepse nuk dua te shtrengoj askend:))
Belle, mirë të thotë EdRus!!! Dy fjalët e para, tek komenti yt i par, e bënë EdRus, të bëj...sugjerimin. Ndër të tjera,Eni, ti ke frikë akrepat(edhe pse përdor fjalë greke), unë kam akrepat e orës. Tik-tak, tik-tak...
Nuk eshte Paris destinacioni yt i enderruar, me zhgenjeve Eno, dhe une qe shkruaj e shkruaj tek blogu im per te ndryshuar mendjen (ha ha) nejse te kam falur se ke qejf ujin si une dhe per Parisin paisu me nje te dashur te zemres para se te vish, eshte pasaporta e hyrjes.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
16 comments:
Te kuptoj fare mire per piken 2.
Ndaj e kam zevendesuar me radio oren me zile perndryshe do ngrihesha gjithe nerva.
Te mbeshtes shume tek pika 21, dhe 22. Eshte ironike kur mendon sa shume kohe i kemi dedikuar njerzve dhe si shperblim marrim vetem zhgenjime nga ata.
rrofsh per auto-intervisten e bukur:))
elais:))
belle: flm ty per leximin:)
e lexova edhe une.
Te lumshin dockat e vockela :)
@Belle: rregullo fjalorin :)
:) flm edrus..
@edrus, cilin fjalor??? sot e paskeni kapur me mua te gjithe:))
Belle, mirë të thotë EdRus!!!
Dy fjalët e para, tek komenti yt i par, e bënë EdRus, të bëj...sugjerimin.
Ndër të tjera,Eni, ti ke frikë akrepat(edhe pse përdor fjalë greke), unë kam akrepat e orës.
Tik-tak, tik-tak...
Ne Prage bashke apo jo ;)
Lal me jep leje te bej copy-paste pikat e perbashketa? Bej shaka!Do ta kryej detyren.
Ago: dhe ata te ores te frikshem jane:)
Majla: Patjeter lal , aman vetem te ikim:)
Nuk eshte Paris destinacioni yt i enderruar, me zhgenjeve Eno, dhe une qe shkruaj e shkruaj tek blogu im per te ndryshuar mendjen (ha ha) nejse te kam falur se ke qejf ujin si une dhe per Parisin paisu me nje te dashur te zemres para se te vish, eshte pasaporta e hyrjes.
Tena s'ta prish une ty,do bej ç'eshte e mundur:))
eni, sapo te kem pak kohe do mundohem t'i pergjigjem pyetesorit. :)
eshte e mirepritur intervista jote e dashur Lisi!
eni, shpirt te bukur. faleminderit per te drejten qe na dhe.
blete: flm ..kenaqesia do jete e imja:)
Albtranslator je pergjigjur shume bukur pyetjeve vertet tip i zgjuar te puth :)
Post a Comment