Friday, April 25, 2008

Disa gjera nuk harrohen kurre!

Photobucket

Dje po kaloja nga pallati i kultures dhe teksa po ecja syte me zune parkun prapa monumentit te Skenderbeut.Sa shume ka ndryshuar ky park tashme!
Nuk mund te them se nuk me pelqen fare pamja e tij e re , stili minimalist qe eshte perdorur ne mirembajtjen e tij.
Por me merr dhe shume malli per ato pemet e bukura kushedi se sa vjecare dhe shume elemente te tjera qe nuk i gjej me aty.

Te gjithe nga ne kane nga nje kujtim ne kete park te vecante.
Ketu ishte pika kryesore e shetitjeve dhe lodrimeve te kalamaqerve, e fotografive familjare, madje dhe vendi i piketuar dhe per shume filma.
Ishte vendi i pazevendesueshem i vizitave familjare te dites se diele.Nuk besoj se ka ndonje familje qe nuk e ka ndonje fotografi prej asaj kohe ne kete park.
Tashme , nuk e ka me ate gjallerine e dikurshme , ato hijet e renda te atyre pemeve madheshtore dhe askush nuk tregon me interesin e dikurshem , aq me teper askujt nuk i shkon mendja per te bere fotografi ne kete park.
Madje dhe une kisha kohe qe kaloja ketej por asnjehere nuk isha ndjere gati per te bere foto ketu.
Ndjeva nje lloj nostalgjie dhe malli kur shkrepa aparatin per te fotografuar kete park krejtesisht te ndryshuar.
E megjithate ngelet serish i bukur ky park.Po ju ve dy fotografi edhe per ju qe keni kohe pa e pare dhe mund t`ju kete marre malli.

19 comments:

BEBOPCOWBOY said...

po cfare ishte bashkia keq me fondet publike qe nuk i bleu pak me te medhaja ato bredhat.

Po nejse do behen te medhaja ato pemet nje dite. Durim, durim!

Po ke te ndrejte ai parku eshte nje tjeter pjese e identitetit tone qe zhduket. Pak e pak nga pak po na bien puplat.

Parrulla Armiqesore said...

Ti besoj se ke harruar porosine time!

eni said...

BBC: ke te drejte po na bien puplat:(

Parulla Armiqesore: aspak:) ja shih ketu per me shume:

http://www.flickr.com/photos/eni/sets/72157600026435957/

http://www.flickr.com/photos/eni/sets/72157600045134826/

http://www.flickr.com/photos/eni/sets/72157594493816339/

Shkëlqim Çela said...

En, thank you!

C

Majla said...

Vertet qe parku duket shum lakuriq me ato bredhat picirruke. shpresoj ti kete rene ne sy dhe bashkise e ta permiresojne me planin e rinovimit te Sheshit Skenderbe. Fundi fundit ja moren doren shkul e mbill peme....

eni said...

Cim:always wellcomed.cheers!

majla:uroj e dashur, uroj

Agobooks said...

Nuk e di nëse do të qe mundësia të liheshin disa nga pemët e mëparsme?! Në të vërtetë, me ato lidheshin kujtimet e shumë nga neve që kaluam rininë tonë si studentë në Tiranë, por edhe të atyre që u lindën e urritën atje.
Le të bëhet më e mira, gjithsesi!

eni said...

nuk e di se çfare pune i prishnin te shkretat peme parkut Neki , po te shpreosojme per zhvillime me te mira siç thua ti!pershendetje!

Anonymous said...

Eni, nuke e di nese je ti autorja e imazheve qe paraqesin sheshin Firenze (ne mos gaboj?). Te gjithe e kemi para syve kete mini kopesht mbas kolosit Skenderbè. Kur jepej filmi Kapedani ne televizor, besoj te gjithe kemi kujtime te mira.
Por, do te doja t'i beja nje analize te shkurter fotografive. Ato zhdukin pluhurin, grine dhe zhurmen. Fotografite duket qe duan te paraqesin nje shesh qe mund te perfytyrohet diku andej nga Zvicra, por ja qe jemi ne Tirane...zhurme shume zhurme.
Sidoqofte mire, une kur isha nuk arrita ta fotografoja me aq rregull dhe ndjeshmeri estetike.
Miqesisht
An (sq)

eni said...

T.
po une jam autorja.te falenderoj per analizen qe i ben sepse me bere te mendoj dhe te kujtoj disa gjera te tjera ne lidhje me kete shesh.shume e drejte eshte sa thua, por me beso sado qe ndjej nostalgji per parkun e vjeter nuk mund te them se dhe ky i tanishmi eshte shume per te ardhur keq, deri diku me terheq pamja e re minimaliste , sigurisht pa lene menjane dhimbjen qe le tullaceria e shkaktuar nga shkurtimi i pameshirshem i pemeve aq te bukura:(
por vertet qe nuk kam shtuar ndonje gje dhe nuk kam zbukuruar foton vete .maksimumi mund ti kem rritur çike kontrastin dhe ngjyrat dhe te kem zgjedhur nje kend çike me ndryshe (e di qe nuk doje te thoje kete po nejse po e ve ne dukje me qene brenda:), por te jesh i sigurte se qe atmosfera e tille qe me shtyu ta kap keshtu!
flm dhe njehere perhere te mirepritura analizat dhe komentet e tua..
pershendetje

Anonymous said...

ENI THE GREAT!!!

Po degjoj nje kenge italiane te Jovanotti.Titullohet "A TE"-TY

TE PERSHENDES!

P-S:faleminderit.tek blogu nuk jam pergjigjur por po te falenderoj ketu!

eni said...

Dritan te flm shume.me pelqen shume Jovanotti!
dhe njue here trashegime per motren.best!

Selfmaderadio said...

Eni,

faleminderit! ne te vertete, parku, i fotografuar keshtu sic e ke bere ti, duket ok. Nuk e di se cfare pershtypje te le parku ne nje kuader me te madh, ku te jete pjese e kuadrit, ku te kemi mundesi t'i veme gjerat pak ne proporcion me rrethinat. Por, shijet jane edhe shume personale, dhe kujtimet per ne qe jemi larguar edhe me burgosese.

DtV

eni said...

Self flm ti:)
sa e vertete ajo kujtimet burgosese..mbase dhe per kete arsye nuk duket shume e vertete kjo foto.por me beso vertet eshte sistemuar mire,paçka se ne na qan zemra per ato kthesat,pemet dhe dekorimin e dikurshem.
dtv dhe ty!

e paditur said...

Kam dëgjuar njëherë një shpjegim të Edi Ramës për punën e parkut. Ai jepte dy arsye: 1) rikthimi në identitet (sipas tij, parku i ri përputhet me planin origjinal të viteve '30) dhe 2)shumë nga pemët e kishin mbushur moshën për të dalë në pension dhe përbënin rrezik për trafikun dhe njerëzit.

Sa për fotot që dikur bënim në park. Arsyeja nuk ishte bukuria e parkut, por fakti që aty mblidheshin fotografët. Sot, për ta s'ka më nevojë njeri. Derisa jeta e shqiptarëve ka ndryshuar, pse të mos ndryshonte dhe parku?

Anonymous said...

E drejte per ato qe thua Eni, por mendoj qe ky minimalizem ka per qellim t'i japi godinave perrreth me shume fryme, pra t'i beje me shume "funksionale" edhe pse perbrenda ka burokrate qe nuk dine sesi ta kalojne kohen. Tirana ka marre nje fryme arkitekurore pak te çuditshme, por kjo vjen nga mungesa e historise ne urbanistike dhe nga "turpi" qe kane disa te prezantohen ne Nato e EU me kete kryeqytet te trasheguar nga arkitektet e diplomuar ne URSS e ne Kine.
an (sq)

eni said...

e paditur: mirese vjen..s'kisha degjuar me pare per peme qe qenkan aq te vjetra sa duheshkan prere.le qe nuk e besoj nje dokerr te tille.
pika e pare mund te jete e vertete se kam idene si ka qene ne vitet '30.
Nuk mendoj se vetem prania e fotografeve e bente kete vend shume te vizituar dhe pelqyer.Fundja nuk vinte njerezia vetem per te bere foto ketu.Nuk e di por une e mbaj mend qe vinim dhe uleshim ketu dhe me pelqente si vend.
Sa i perket ndryshimit siç thoja dhe ne shkrim sado qe nuk me duket shume i keq apo puneprishes thjesht kam nostalgji per parkun e vjeter.
Rendesi ka te jete bere me qellime reformash urbanistike dhe jo si perfundim i ndonje trilli njerezor.

an (sq):shume e vertete dhe e hidhur sa thua ne lidhje me godinat dhe njerezit ne to:( Dhe shpresoj ti ruhet vlera shume godinave te rendesishme ne Tirane dhe ne Shqiperi dhe te mos shperfytyrohen vetem per hir te disa ndryshimeve moderniste por jo shume mire te bazuara.
Kur them kete nuk perfshij pallatet e ngjyrosura se ndonese jo te tera mendoj se disa jane vertet te lezetshme dhe i shkojne Tiranes dhe dinamizmit te saj.
te pershendes mik

drejt tropojes said...

Une nuk jam nga Tirana, ndaj s`mund te pretendoj te jem nostalgjik per ate cfare ka qene parku ne Qender, apo qofte edhe ndonje zone tjeter e Tiranes. Gjithsesi i kuptoj shume mire reagimet e atyre njerezve qe ndryshimi, apo sic mendoj, percudnimi shtazor qe i eshte bere atij parku, i ben te ndjejne aq dhembje sikur dikush tu kete hequr dicka te tyren, t`ua kete transformuar imazhin.
Besoj se gjithe kryeqytetet e botes kane ndryshuar vazhdimisht, jane bere rregullime e modifikime, por me sa di une, kur keto ndryshime behen, qellimi eshte "me mire" dhe jo "me keq" sic ka ndodhur ketu ne Tirane. Eshte e vertete se ne ndonje stine me mot te keq, eshte shkeputur ndonje dege nga ato pemet e medha, eshte rrezuar edhe ndonje trung, por nuk kemi degjuar te kene vrare njeri keto gjera. Ndaj justifikimi se pemet perbenin rrezik, eshte krejt pa baze. Por gjithsesi, eshte krejt e dukshme se jo vetem ai park, por e gjithe Tirana eshte pushtuar nga disa ndryshime qe kane sjelle me shume kaos, rremuje, pluhur, papasterti dhe shume pak koncept qyteti, perjashto lyerjen e pallateve apo ndertimin e ndonje ure a qofte eshe ndonje hapesire te vogel gjelberimi.

eni said...

e drejte Tropoja se kur ndryshimet behen ne menyre kaotike dhe me arsye te tilla dhe perfundimet nuk do jene aq te hajrit.
te pershendes..

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator