Ajo ishte ashtu sic mund ta merrni me mend dhe nga blogu i saj : energjike, me bisede te kendshme dhe plot kripe, spontane..Ishte kenaqesi njohja me te..
Me kete rast piva dhe racionin tim te makiatos shqiptare..eshte e cuditshme dhe ne vendin me te mire ta pi une makiaton nuk e nderroj me ate shqiptaren, ndaj sa here qe vij ketu vetem makiato pi...
Pastaj eshte ndryshe te pish dhe te bisedosh ne nje vend ku njerezit duket qe jane me te ngeshem dhe te lirshem sesa ne nje vend kur cdokush vrapon per diku , sikur vetem dhe me mendje:) Ketu nuk e sheh nje dukuri te tille ndaj vertet qe relaksohesh dhe e le trurin me pushime.
Me vjen vetem keq se po me afrohet kaq shpejt dita e kthimit:(







