Tuesday, July 31, 2007

Safari jone i fundit!/Our last safari

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar .Mozaiku eshte i imi , fotoja veç e mikut tim.
(photo courtesy: Burak Yilmaz)
Kisha disa dite qe nuk futesha dot ne blog..Por mendoj se eshte justifikuar mjaftueshem mungesa.Pasi te dielen u mblodha me miqte e mij fotografe dhe patem serish fatin te paralizonim disa momente te paharrueshme.Siç e shihni dhe nga fotoja kete here kishim krijuar nje qyteze te vogel:) qe ja vume emrin : qyteti i fotografise:) 60 veta nuk eshte pak..dhe policet na shihnin te habitur teksa ecnim kujtuan mos qeme ndonje grup qe kishte dale per miting:)Ishin mbledhur si fotografet e Stambollit dhe te Ankarase ndaj u beme kaq shume.Madje midis nesh qe dhe bebja 1 muajshe e njerit prej miqve fotografe , qe e pagezuam :) ne grupin tone:)
E forta qe se ne fillim u perballem dhe me nje grup çiklistash nga Evropa dhe pasi pershendetem njeri tjetrin filluam te fotografinim sho-shoqin:)
Plani i shetitjes qe serish lagjja e Ballatit per te cilen ju kam folur dhe me pare , por ne fakt atje shkuam vetem per te pire kafen/çajin e fundit sepse ne fillim vendosem ta benim ne kembe rrugen por rruga na doli ca me e gjate seç e prisnim dhe vizituam vende te tjera :)
Por nuk u penduam hiç se ja kaluam shkelqyer,se pari u futem neper disa rrugica dhe hane te vjetra te Stambollit , me pas vijuam me xhamine e Rustempashase , pastaj u ulem pak ne kafe"Haliç"..Haliçi eshte i shumenjohuri "Golden Horn" ndaj kafeneja kishte nje emre te tille sepse qe perballe me Haliçin.Ishte nje kafe fantastike me tavan prej çatie qelqi , pa folur ketu per mobilimin shume te kendshem me antika , por antika jo nga ato qe shiten neper muzera , por sende familjare qe e ben dhe me te veçante ndjesine.
Me tej vazhduam me xhamine e Sulejmanies shume e njohur kjo e fundit.(per xhamite dhe vendet e tjera do t'ju flas me me hollesi here tjeter).
Me pas grupi yne endacak u ul per te ngrene dreken (se çajrat dhe kafete qe pijme rruges nuk numerohen:) ndaj s'po i permend ato).U ulem diku afer xhamise.Gjella kryesore ne menu qe çfare do thoni juve? Po groshe mo groshe:) Sigurisht kishte dhe kebape e donere por une per vete mora tere ngazellim nje groshe dhe nje tarator.Apapa apo s'ishte ai kosi per tu prere me thike:) mazallah se binte vaji brenda rrinte siper tere kohes:)
Me tutje vazhduam rrugen neper nje lagje tjeter te vjeter te Stambollit : Xhibali..Nuk ke sesi te mosmahnitesh nga shumengjyrshmeria e rrrugeve,ndertesave,njerezve...Ajo ç'ka me çudit dhe mahnit sa here dal per safari eshte ideja se vizitoj perhere rruge dhe vende qe nuk i kam ditur me pare.Stambolli eshte nje thesar i vertete nga keto ane.Ka shume njerez qe dhe tere jeten sikur ta kene kaluar ketu nuk kane pare dhe nuk kane zbuluar ende shume vende.Nje ide e tille me ben te ndihem mire .Nuk me pelqen te rri ne nje vend te cilit nuk kam me se çfare ti zbuloj!
Me mahniten sidomos femijet me ate aftesine e tyre per te pozuar..A thua se tere jeten kane pozuar!Le pastaj kur filluan te bejne gare se kush do dilte perpara ne foto:)
U larguam serish me nje ndjesi kenaqesie te pamatur prej nje lagjeje tjeter te vjeter te Stambollit..aty ku siç do te thoshte dhe Emigranti : njerezit jetojne ende me shpyrt!
Siper kam vene nje mozaik fotosh nga mund te shihni disa fragmente nga safari jone i fundit.
Meqe ra fjala diten nuk e mbaruam me aq ..E kishim vendosur t'ja nxirrnim ujin dites ndaj ndonese me nje grup me te vogel se pari shkuam dhe hengrem darken poshte ures se Gallates (sandviçin e famshem me peshk)..dhe me tutje nje pjese ende me e vogel e mbylli naten ne bar Eloy nje bar i vogel qe me kujtoi baret rock te Tiranes me ate atmosferen modeste dhe te ngrohte , te hapura ne Shqiperi ne vitet '90.
Ç'tju them me shume , kalova serish nje dite fantastike!Per me teper shihni fotot ato flasin me shume!




9 comments:

redBonsai said...

Ia paske kaluar shumë mirë. Më bëhet qjefi. Interesante fotot.
Cheers

ITS said...

mirese u ktheve...

Na shkruaj ndonje gje per zgjedhjet ne Turqi. Si eshte situata politike?

eni said...

redbonsai: rrofsh lal

its: flm ..nuk para kam pasur kohe dhe shume deshire te ndjek kete gje por mesa duket nga perfundimi 46,6% i AKP , ka shkaktuar nje pakenaqesi te dukshme.Menjehere pas zgjedhjeve u be shume aktual nje lajm bi ufot .Gjoja sikur na qenkeshin rastisur shume ufo keto kohet e fundit.Sipas statistikave te votimeve : 1 ne çdo dy veta ka votuar per AKP.Ne gazete 1 dite lexova dike te thonte se nese nje nga dy vetat ka votuar per AKP-ne atehere njeri nga keta te dy eshte ufo:))
te shkruajta flash por sapo te mundem te gej kohe do te shkruaj diçka me shume , mgjth ky blog eshte i depolitizuar..

belle_fleur said...

Paske kaluar mrekullisht mire. Safari pervec fotografive te shumta te jep mundesine te bredhesh dhe vende qe si ke ditur qe ekzistonin me pare, dhe kjo gje i shton akoma me bukuri. Kam deshire te vizitoj Stambollin vetem nga keto pershkrimet qe ke sjelle shpesh here ne blog.

Rrofsh!!

Majla said...

Te lumshin dockat e dashur! fotot me pelqyen shum!
Dua shum tju dergoj ca foto nga Doha por ngaqe me duhet te dal diten se mar dot guximin se esh 45 grad e siper :)
dhe shum e zen me pun...

but I will...

eni said...

belle: flm lal.je e mirepritur!:)
majla: mm sa qef me ne fund do na sjellesh info lal..miss you so much:(

akull-naja said...

Ah ç'ma çove mendjen per groshe.... :)

ELAIS said...

Paskeni qene gjithe ai popull :))
Ca qejfi!

eni said...

yep 60+ :)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator