Aroma e polenave te superfryre te nje liliumi ne pranvere , era e perzier me myshk e nje trungu, ajri shpues i nje fosili ne nje shkemb , kundermimi djeges i prushit..Te gjitha keto secila me te veçanten e vet , mbreselense ne menyra te ndryshme. Imagjinoni ti vishni ketyre aromave dhe profilin human , esencen e shpirtit njerezor , teksturen e poreve te zemres dhe te formoni kesisoj auren e nje individi.Nje guide perfekte drejt kimise se nje shpirti....Nuk te mbetet veçse te udhetosh drejt tij. Befas dera hapet dhe dhoma mbushet me aromen tende. Çdo cep i dhomes duket sikur e perpin me nje shpejtesi te çuditshme . Nje arome pishash me freski te athet qe duket sikur mbart tere misterin e nje pylli me vete.Duket sikur ajri ne dhome tendoset si nje tel.Nuk ka me asnje rryme tjeter , nuk ka me asnje lloj perçimi puhizash te tjera , sundon kudo dominante aroma jote. Ketu nis dhe udhetimi im. Ai udhetim mizorisht terheqes , ajo ndjekja syllambyllsi e emocioneve.Shqisat e mia, me nje ngutje te pakontrolluar fillojne te dehen lirshem nen egzaltimin qe kjo arome i fal , duke lundruar shkujdesshem ne detin e transit te atij momenti fatlum. Ka vetem diçka qe i frenon ato tashme , synimi per te shtrenguar çdo pike te kesaj arome , per te burgosur fshehurazi çdo note te saj, per te fshehur ne menyre fanatike çdo nuance te saj , per ta mberthyer kete te fundit diku thelle ne qilarin e shpirtit.Per tu perballur serish me te ne oret e veshtira , per ta thithur ate ne oret e mallit mallit per ty , per te shuar ethet e mungeses tende … Nuk marr dot fryme.Nuk mundem me..Jam e mbushur me eren tende..Ne fakt nuk ankohem per kete. As qe dua te leshoj as edhe nje pikez prej saj. Me trondit , me trullos , me shkund dhe me ben te bej gjera te çuditshme por as nuk me shkon mendja te lejoj te me shpetoje sikur dhe nje grimce prej saj. Tashme aroma jote vjen perhere dhe me e dendur..Duhet te jesh diku fare prane, ja afer skrivanise sime..Duket sikur do te plas nga angushtia qe me jep shperthimi ngadhenjyes i aromes tende.Ja ,tani po kalon prane skrivanise dhe po afrohesh te me pershendesesh.Mbase 5 , ja maksimumi 7 hapa na ndajne. Ti po afrohesh te me pershendesesh , une e di tashme.Afrohesh me ate buzagazin tend te rehatshem , me ate lirshmerine e perhershme.Ti je kaq afer . Por une kam frike te kthej koken .Kam frike se po ta kthej koken dhe te te shoh do te filloj te bej nje nga ato xhestet spontane te ngazellimit .Une e di se do ti bej keto , perhere keshtu kam vepruar kur je afruar.. Nje buzeqeshje syndritur, levizje kuturu duarsh lart per te sajuar nje xhest shoqeror tip “give me five” , e folur babaxhane , ja se çfare bej kur kthehem drejt teje. Kushedi sa idiote duhet te duken te tera keto..Me ngrin zemra vetem duke i menduar..Ndaj bej nje perpjekje te çuditshme per te mos degjuar çkam rrotull…Madje mundohem te mos marr as fryme..Fundja ajo eshte qe i prish te gjitha.. Me vrull bej sikur shkruaj diçka ne kompjuter.Tastiera leshon disa piskama te ngjirura perballe gishtave te mi te çorientuar.Me qeteson disi ky ze.Te pakten mi err syte..Me ben te mos shoh perreth. Nderkohe ndjej nje dore ne kurriz.Kthej koken gjoja si me pertese dhe teksa perballem me ty mundohem ti vesh mimikes time levizjet me te ngadalta, ti jap reagimeve te mia nje ritem breshke. Ti me pershendet si perhere , por kete here me nje gjalleri te çuditshme , me nje drite feksese ne sy.Mi ngul syte bezdisshem , sa qe une nuk di me si ta mataroj , trurin tim zaten te lodhur nga kontrollimi i reflekseve te mia.Me fton ne festen qe do te japesh sot ne darke. Nuk me lejon te kundershtoj dhe largohesh duke me lene te hutuar sa me ska.Madje harron t'me japesh dhe adresen e vendit ku behej festa. Syte me shkojne mbi tavoline.Siper ndodhet nje kuti mbi te cilen shkruan : Ftese per dy.. E habitur hap kutine dhe brenda gjej diçka qe nuk do te ma merrte mendja kurre ta shihja.Parfumin tim!!! Nga e di ti valle parfumin tim? Nga prapa tij ka nje shenim te ngjitur:Ndiqe intuiten dhe ndjenjat e tua! Mos ju shmang atyre.Nuk do te çojne ne adresen e gabuar! Buzeqesh... Po nisem per nje udhetim te ri ,udhetim ku hapat e mia nuk do te hidhen me kuturu...
Aromat jane busulla me e mire per mua. Asnjehere s'genjejne. Trendafili s'vjen kurre ere lakra rasoj dhe anasjelltas.
Kjo pjesa eshte shume e vertete:
Nje buzeqeshje syndritur, levizje kuturu duarsh lart per te sajuar nje xhest shoqeror tip “give me five” , e folur babaxhane , ja se çfare bej kur kthehem drejt teje. Kushedi sa idiote duhet te duken te tera keto..Me ngrin zemra vetem duke i menduar..Ndaj bej nje perpjekje te çuditshme per te mos degjuar çkam rrotull…Madje mundohem te mos marr as fryme..Fundja ajo eshte qe i prish te gjitha.. Me vrull bej sikur shkruaj diçka ne kompjuter.
U lexua! Por kjo letersia, sikur eshte pak e rrembyer. meqe jam mesuar me imazhe keto kohet e fundit, shkronjat me duken se nguliten thelle. Por, mire. Thjesht mire. Udhetime te mbara,qofshin ato reale apo virtuale apo kontestuale.
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques.
All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!
10 comments:
Bon voyage! :)
haha :) udhetim te mbare per personazhin le te themi:)
Per personazhin e kisha dhe une. :)
Aromat jane busulla me e mire per mua. Asnjehere s'genjejne. Trendafili s'vjen kurre ere lakra rasoj dhe anasjelltas.
Kjo pjesa eshte shume e vertete:
Nje buzeqeshje syndritur, levizje kuturu duarsh lart per te sajuar nje xhest shoqeror tip “give me five” , e folur babaxhane , ja se çfare bej kur kthehem drejt teje.
Kushedi sa idiote duhet te duken te tera keto..Me ngrin zemra vetem duke i menduar..Ndaj bej nje perpjekje te çuditshme per te mos degjuar çkam rrotull…Madje mundohem te mos marr as fryme..Fundja ajo eshte qe i prish te gjitha..
Me vrull bej sikur shkruaj diçka ne kompjuter.
Dite te vizllushme!
:)
thx Akull!
"Po nisem per nje udhetim te ri ,udhetim ku hapat e mia nuk do te hidhen me kuturu..." goxha mire:))
belle: po pra lumsi ajo..se ne mire zeza:D
eni, se shpejti dhe ne do ndjekim shembullin e saj:))
Amin:)
U lexua! Por kjo letersia, sikur eshte pak e rrembyer. meqe jam mesuar me imazhe keto kohet e fundit, shkronjat me duken se nguliten thelle. Por, mire. Thjesht mire.
Udhetime te mbara,qofshin ato reale apo virtuale apo kontestuale.
Miqesisht.
an (sq)
flm Tori;)
Post a Comment