Monday, July 16, 2007

Dalldisje vere

Hıstoria e meposhtme eshte historia qe perjetova ne plazh dhe ju pata premtuar se do ta ndaja me ju.Mbase nuk do ju duket dhe aq komike tani,por duhet te ishin aty ta jetonit live per te ndjere çmendurine e momentit:)

Mbremje e ngrohte vere.As edhe nje fije ere nuk fryn dhe perdet jane te palevizshme.
Ben aq vape sa dhe fryma qe nxjerr eshte me e ftohte se ajo qe thith.
Nje sekelldi e madhe me ka perfshire mua dhe mamin , te dyja duke bere nje perpjekje te çuditshme per te fjetur sadopak.Lodhja e plazhit na ka kapluar , por tere kjo zagushi nuk na lejon te fleme.
Eh sigurisht qe kjo na ben dhe me nervoze.Por nuk heqim dore se perpjekuri, sigurisht dhe vazhdojme te kthehemi deshperueshem ne shtrat derisa me ne fund erdhi nje moment qe sikur u topitem dhe mrekullisht syte na u renduan dhe per pak do na merrte gjumi aq i deshiruar por pikerisht ne ate moment ne vesh na vijne disa zera nga apartamenti ne pallatin perballe.
Per juve qe nuk e dini apartamentet ne plazhin e Shkembit te Kavajes jane ndertuar si kerpudha prane njeri tjetrit keshtu qe nuk eshte çudi ta ndjesh veten si i shtepise dhe ne apartamentet afer.Do s’do do degjosh dhe do jesh koshient per çdo gje qe ngjet aty..Keshtu na ndodhi dhe ne..
Me sa marrim vesh nga e folura e tyre kemi te bejme me nje familje tradicionale te Shqiperise se Mesme ..Si fillim degjohen zerat e dy djemve :
-E plako , keshtu puna.Une ja çova ktijna , gjithe ato pjese te reja kembimi , ku filloi tu m’bo si i forte jo , m’bo ulje ktu jo atje , jo duhet ta keni per nder te punoni me firmen me prestigjoze te ketij sektori ne vend etj etj.S’e di ky rrumpalla se kush jam une mer ti.S’e di ky se ne Itali mu m’shtrojn dreka e darka e m’gjezdisin gjith anej n’maj t’Limuzines.Ala s’e di ky barkderri kush jom une por do e msoje.
Flisnin me ze aq te larte sa ne na hypen nervat.
Mami im u hodh : Tani e gjeten keta me na u bo si bilbil?
-Pushoni more,- bertiti.
Por me kot , sa me shume ankoheshim ne aq me shume ngrihej zeri i tyre.Dukej sikur qene ne konrkurs se si te mburreshin sa me shume dhe donin t’ja benin te ditur te gjitheve kete.
-E boni veten legen per i fature 30.000 € .S’e di ai toçi se un kam firmos fatura 1.000.000 € n’dit ene se kom per gjo i 30.000 €.Pastaj ju prish menja e tha po te hap nje leter krediti por une i thashe se mallrat kushtojne 30.000 € dhe jo nje leter krediti…Gamori kujtoi se kishte nai rrote aty afer .Ala s’me njef mu ai or ti jo,-vazhdon djali.
-Ore po gazeta keni ngrene , pushoni ore ;- bertet mami , por jo vetem qe zerat nuk pushojne por atyre i shtohen dhe zera te tjere.Nje grua i bertet se bijes :

-Çohu mi pra e jepi i t’fshime shpise se zuni shpia kryma prej teje jarebi.
Goca: Ngela gjithe diten me radac m’dore s’ma diti njeri s’ma diti.
Gruaja:Mylle mi gojen t’shplaft panuklla , e vej men punes aty.

Ora 3.30 e nates dhe keta njerez zihen per punet e shtepise!!Si mund te flesh ne nje gjendje te tille?
Mami ben dhe nje perpjekje te funfit duke bertitur qe te pushonin por duket se ata e kishin marre me nge ate pune..Ashtu me nerva te shkaterruara siç isha mu kujtua si ne mjegull nje pjese nga nje film shqiptar dhe me kapi gazi e fillova te qesh me lot ..Me tej bertita me sa kisha ne koke :

-Roje,Roje! Ej ti , idiot:) !

Me ne fund ndjeme nje lloj reagimi nga pala perballe .U degjuan disa psheretima …
Epo thashe me ne fund i rane me te budallenjte dhe i therriten mendjes.Por me genjente mendja..Keq fare biles…S’kaluan as 5 minuta nga e bertitura ime kur nga ana tjeter degjohet :

-Degjuam krisma!!! :)

-Eh , ç’na polli belaja , - thashe..Keta po qe qenkan njerez pa pune .
Por nuk kisha fare ndermend t’ja dorezoja betejen atyre bilbilave .

-Pushoni more karafila se eshte mesi i nates,- bertas une.

-Karafili nuk eshte vetem i yni por dhe i juaji,- vjen pergjigjja nga ana perballe.
Qeshe gati ti hidhja dhe une ndonje bejte , kur degjohet zeri i gruas :
-Ambra , shpejt futu mrena se te myti yt ate..Shpejt , e mos e zgjat.

Me ne fund zerat shuhen dhe bie nje fare qetesie , por tashme nuk na ze gjumi nga te qeshurat.Rastesia komike e kesaj nate te gjate vere , na kurdisi keq dhe e harruam gjumin e vazhduam ende te kukurisim nen efektin e momenteve te çuditshme qe kishim kaluar.
Kur te mberthen budallalleku nuk te leshoka kollaj.Dhe nga ky i fundit ka plot ketu :)

17 comments:

ITS said...

Hehe.... nuk e di se pse emri "Ambra" me duket gjeja me qesharake ne kete histori...

T'apartengo e se c'i tengo, io prometo e poi mantengo... mouhaha... (s'me besohet qe kam qene adoleshent nje here e nje kohe) kjo gruja paska pjelle ne epoken e Ambres, dhe do ta kete gocen midis 10-13 vjec.... :D

eni said...

:)) duhet ta vertetoj se vajza nuk quhej Ambra por ja vura une te tille:))

bizele said...

do kesh qene duke degjuar ndonje kenge te ambres kur shkruaje eni...lool-me shkrive-edhe pse jetoj ne florida u lebetita nga vapa ne shqiperi-kishte nete kur te kapte nje afsh i llahtrshem, dilje ne ballkon, dhe nga dalldisja e konsideroja seriozisht hedhjen nga ballkoni i katit te peste si te vetmen menyre per te gjetur shpetim (kjo kur me rastiste te qendroja tek kusherinj qe skishin lluksin e kondicionerit).

nuvole said...

oh sa kam qeshur! ambra? hahahaha. u ndjeva sikur isha aty! klasike kjo!

eni said...

bizele: larg qofte te degjoj kenge te Ambras..po e vura kasten kete emer se e di se shqiptaret e kane shume per zemer:)

klodiana::)) thx girl:)

ELAIS said...

Paskeni bere vertet gallate :)

belle_fleur said...

histori te nje nate vere, me ambra, me roje, me krisma, dhe pse me jo dhe me pune shtepie ne oren 3 pas mesnate....e forte besa:))

eni said...

elais: ah duhet te ishe aty..s'ta tregoj dot sa shume kemi qesh..ende me mamin flasim me roje, roje.tashme sa here e telefonoj i them : Roje si te kam:))

belle: po besa fort jemi kenaq:))

ak said...

Ambra....:)

Its te pershendes me kengen: L'ascensore. (Batte forte il cuore....):D

En, me shkatrrove!

Shkëlqim Çela said...

ooooo Eni! :) po komshijte qekan grup fare, pse s'thu....

....Mos shkel ke muuuutiii, Denisooo! Ah te shpelafte jot' ome, te shpelafte!...

.... Qyqa mi gra, hika se m'filloi Rixhi (Bold and beautiful)....

eni said...

strangeman: :))

emigrant: hahaha Rixhi...

bletebzz said...

ah mi eni, c'me kujton nje histori.
muajin e pare qe kushoja ime me familjen vjen ne bronks, i drejtuan tek nje ndertese me super shqiptar. ky superi e kishte zakon te vinte i dehur cdo nate ne shtepi, rrihte gruan dhe pastaj ia kerciste nje dore seksi te fuqishem. nuk pipetinte spanjoll ne ndertese por vetem ai.
nje nate vjen te beje avazin e degjoheshin vetem ulerimat e gruas se shkrete:
"Mos ere, mos ere se me dhem fort aty, qe p... ere ma len b... se m'dhem."
kushoja ime e shkrete nuk e la burrin t'i afrohej per nje muaj pas kesaj klithme.
p.s. me fal per fjalorin, por nuk dija si ta perifrazoja.

eni said...

tragjikomike :( :)

ak said...

Rating-u i blogut tat, en, sapo ndryshoi. U bo XXX, si edrusi.
Blete,.... :D
Ku i gjen?

eni said...

ha ha Strange jo se ata kontrollojne vetem fjalet anglisht:))

Shkëlqim Çela said...

strangie, si ishte ajo historia e jevgut, qe e hodhi e shoqja ne gjyq, se "kish gabu venin"?

"Noten ishte, ftofet kishe, drit nuk kishe.... n'dore ja dhashe, ku e futi une s'e pashe....." u mbrojt jevgu...

Booo, me ket rating shkoi XXXXXX.... sorry En, faji i Ali Demit.... delete it, se s'me ngel hatri....

eni said...

:))

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator