Showing posts with label natyra njerezore. Show all posts
Showing posts with label natyra njerezore. Show all posts

Tuesday, June 10, 2008

Çezmja Magjike

Na ishte nje here nje fshat i vogel dhe i humbur ne nje qoshe te harruar te vendit.

Rrihej tere kohes nga ererat e veriut , erera kaq te forta dhe te thellimta qe binin si epidemi mbi çdo gje ne fshat, duke e mbuluar keshtu kesisoj çdo vend me brymen e tyre te hirte dhe thyese, duke i perçuar çdo pjese grimcat e tyre te terbimit dhe duke flijuar çdo lloj gjallese qe mundohej ti rezistonte.

Fshati i tere nuk qe veçse nje kameleon qe ndryshonte çehren e tij sipas ketyre ererave kercenuese.Nje kameleon shpirtvrare e buzeplasur qe hiqej zvarre pa pike deshire kundrejt padronit te vet.Nje kameleon i irrituar dhe i mbushur me inate te papermbajtshme te ndezura nga deshirat asnjehere te realizuara.

Keshtu kalonin ditet dhe vitet.Ne plogeshti dhe agoni te pritjes.Ne harrese totale.

Photobucket

Nje dite te acarte qe frynte nje ere shkulese , nje grua shtatzene po ecte rrugeve te fshatit me veshtiresi te shkaktuar nga trupi mese i renduar dhe mundimi i madh per ti ngjeshur kembet ne toke .Syte i qene rrembushur nga ferfellimi pickues i eres dhe nuk mund te shihte me dot sa duhej.

Me se fundmi u plandos ne çesmen e fshatit.Nuk mund te ecte me.Nuk i benin me gjymtyret.

Nderkaq ndjeu nje si ngerç ti pushtonte tere shtatin .U drodh.

Kishte ardhur koha..Foshnja e saj po vinte.

Veshtroi andejpari se mos i zinte syri ndokend , por gjithandej boshlleku kercenues i shpalosej kobshem perpara syve .

Nderkaq dhimbjet dhe kontraktimet kishin arritur kulmin.Me veshtiresi te pashpjegueshme gruaja mblodhi te tera forcat dhe i e shtyu veten e saj me tere fuqite zor te permbledhura.

Foshnja e saj erdhi pas disa çastesh dhe ajo sakaq grisi nje cope te madhe nga trikoja e saj e ngrene vende vende dhe e rrethoi beben e saj duke u dridhur nga emocionet por dhe trishtimi i pamundesise.

Donte ta ngrohte beben e saj , por nuk kishte asgje me se ta bente kete.Ajo vete ishte gjysme e ngrire.Mundej vetem ti jepte qumeshtin e saj , te vetmin leng te jetes, per ngrohtesine e te cilit ishte e vetedijshme.

Me levizje pak a shume mekanike mundi te nxirrte gjirin e saj per te ushqyer te birin.Por medet ! …edhe gjiri i saj ishte i forte si nje dru .

Befas nje lot i saj pikoi mbi parvazin e çezmes dhe ja , ate çast ndodhi mrekullia! Nga çezma e ngrire filloi te rridhte uje i vaket!!! Gruaja e gjore e lagu sakaq gjirin e saj , te cilin filloi ta ndjente me ngadale.Me ne fund ndjeu nje si tubim masiv lengjesh ne kraharor dhe me nje ngazellim te papare e mori foshnjen e saj per ta ushqyer.

Me tej , e ngjallur u ngrit me beben per te vazhduar rrugen per ne shtepi.

Qe prej asaj dite u perhap me nje shpejtesi te habitshme gojedhena mbi çezmen e fshatit.Kishte nje gezim te paimagjinueshem , nje gjallim te pakontrollueshem , nje trysni jete te papare ne kete fshat fantazme.Dukej sikur ishte grisur nje here e pergjithmone maska gri e izolimit dhe trishtimit!Askush nuk i tutej me duhmave te acaruara te eres! Rruget qene plot!

Fshati kishte nisur te jetonte! Kishte nisur te ngjyrosej dhe jo me vetem me nje ngjyre apo me ngjyra te perqasura , nje ylber i vertete dukej se kishte zbritur ne fshat.

Por nuk mbaroi me kaq.Popullsia e fshatit filloi te rritej nga dita ne dite , nga gelimet qe beheshin nga fshatrat apo komunat perreth.

Per nje kohe te shkurter fshati u be nje zone turistike shume e preferuar dhe e vizituar nga mijera vizitore e turiste plot oreks e kersheri per mrekullira .

Sigurisht qe te tere vinin e vizitonin çesmen magjike.

Banoret e fshatit dukeshin mjaft te kenaqur nga kjo , turizmi i kishte majmur te ardhurat e tyre dhe paraja i kishte ngrohur shtepite,shpresat dhe zemrat! Sa e larget dhe e pavertete dukej çdo gje tani! Çdo gje perveç Çezmes Magjike!!! Ajo ishte mrekullia e tyre..Por nje mrekulli , arsyen dhe zanafillen e te ciles nuk e dinin dhe as qe kishin per ta kuptuar! Por nuk eshte se e vrisnin mendjen shume per te!

Mijra njerez e vizitonin çezmen perdite.Mijra njerez perdite luteshin,rrefeheshin ,lotonin,mallengjeheshin e perdelleheshin para kesaj çezme.Çezmja sigurisht shihte anet me te verteta,zhveshura,dobeta te zemres se njerezve,ashtu siç shihte dhe skutat me te erreta , te pashprehura te shpirtit human!

Pasi çdokush qe vinte aty e leshonte veten e tij ,tere brengat e tij,tere fiksimet dhe aspiratat , tere shpresat e tij ne menyren me te hapur qe mundej!

Dhe çezmja filloi te rridhte çdo dite e me pak uje te ngrohte, deri sa kaloi ne pika te shpeshta me tej perhere e me te rralla deri sa nje dite u tha!!!

U tha sepse nuk kishte mbetur me shtrat pafajesie, ku uji i shpreses, ku pikelat e mrekullise te rridhnin rrjedhshem, pa u penguar neper ngushtica te interesit , pa u mbledhur neper pellgje te hipokrizise, pa u perzjere ne vorbullen e budallallekut te vetedijshem te te luajturit syllambyllsi me vetveten ; u tha sepse nuk kishte ngelur me asnje lloj inati,ambicje,kembengulje,force mendimi apo grimce ndergjegjeje perveçse nje manie te lebyrshme tregtare.

Dhe nuk qe aspak çudi qe askush nuk e vuri re kete.Te tere qene te hutuar dhe mahnitur , te ngujuar ne adhurimin dhe faljen ndaj nje mrekullie te mundshme pa u kuptuar apo pa u munduar as e nje lloj here te kuptohej ,te hamendesohej apo te vritej mendja per burimin e saj!

Po me fshatin ç’u be do thoni?

Fshati ishte dhe eshte ende nje nga pikat e fuqishme turistike te vendit! Sigurisht me objektin kryesor te famshem te tyre ; Çezmen magjike!!!

Tuesday, May 06, 2008

Seksi dhe nepsi shet?

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar

Mu kujtua nga ky shkrim ketu te flisja per kete teme.
Siç e dini jam krijuese e disa blogjeve perveç Albtranslator.
Nje prej tyre jane dhe Yummania dhe Mamadhia( ky i fundit mirembahet kolektivisht dhe jo privatisht).
Me ben pershtypje diçka se megjithese Albtranslator ka me shume kohe qe eshte hapur se dy blogjet e tjera (rreth 8 muaj me pare se to), goditjet ne blogjet e tjera jane shume me teper.

Nga kjo konstatova:

1.Njerezve i pelqejne faqet e gatimit.Gatimi dhe çdo gje qe ka lidhje me te detyrimisht shkakton nje ndjenje te pakontrollueshme kersherie dhe deshire.Yummania ne diten e saj me te vizituar ka pasur nje numer vizitash prej 603 vizitoresh!

2.E njejta gje vlen dhe per faqen Mamadhia.Kjo faqe qe ne fillim te saj eshte hapur me qellimin per argetimin e njerezve dhe si e tille sigurisht qe do te jete e klikuar , por shikimi i tageve te kerkimit per te hyre ne kete faqe si dhe numri i egzagjeruar i klikimit drejt nje posti te caktuar (ca si me pike te kuqe:) me perforcon idene e titullit te ketij posti.
Ky post i caktuar per te cilin po flas eshte klikuar plot 10.273 here! ndersa ne diten me te vizituar ky blog eshte klikuar plot 1917 here!!!

Ndersa Albtranslator diten e tij me te vizituar e ka pasur me nja 350 klikime.Maratonomak(blogu im i perbashket me Bizelen rreth fotografise) akoma dhe me pak.Kjo e verteton dhe nje here ate qe them sa me lart.
Te njejten gje do te vini re dhe ne flickr.Foto te natyrave te mesiperme jane shume shume me te para sesa fotot e tjera.
Si thoni a nuk kam te drejte?

Tuesday, July 31, 2007

Safari jone i fundit!/Our last safari

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar .Mozaiku eshte i imi , fotoja veç e mikut tim.
(photo courtesy: Burak Yilmaz)
Kisha disa dite qe nuk futesha dot ne blog..Por mendoj se eshte justifikuar mjaftueshem mungesa.Pasi te dielen u mblodha me miqte e mij fotografe dhe patem serish fatin te paralizonim disa momente te paharrueshme.Siç e shihni dhe nga fotoja kete here kishim krijuar nje qyteze te vogel:) qe ja vume emrin : qyteti i fotografise:) 60 veta nuk eshte pak..dhe policet na shihnin te habitur teksa ecnim kujtuan mos qeme ndonje grup qe kishte dale per miting:)Ishin mbledhur si fotografet e Stambollit dhe te Ankarase ndaj u beme kaq shume.Madje midis nesh qe dhe bebja 1 muajshe e njerit prej miqve fotografe , qe e pagezuam :) ne grupin tone:)
E forta qe se ne fillim u perballem dhe me nje grup çiklistash nga Evropa dhe pasi pershendetem njeri tjetrin filluam te fotografinim sho-shoqin:)
Plani i shetitjes qe serish lagjja e Ballatit per te cilen ju kam folur dhe me pare , por ne fakt atje shkuam vetem per te pire kafen/çajin e fundit sepse ne fillim vendosem ta benim ne kembe rrugen por rruga na doli ca me e gjate seç e prisnim dhe vizituam vende te tjera :)
Por nuk u penduam hiç se ja kaluam shkelqyer,se pari u futem neper disa rrugica dhe hane te vjetra te Stambollit , me pas vijuam me xhamine e Rustempashase , pastaj u ulem pak ne kafe"Haliç"..Haliçi eshte i shumenjohuri "Golden Horn" ndaj kafeneja kishte nje emre te tille sepse qe perballe me Haliçin.Ishte nje kafe fantastike me tavan prej çatie qelqi , pa folur ketu per mobilimin shume te kendshem me antika , por antika jo nga ato qe shiten neper muzera , por sende familjare qe e ben dhe me te veçante ndjesine.
Me tej vazhduam me xhamine e Sulejmanies shume e njohur kjo e fundit.(per xhamite dhe vendet e tjera do t'ju flas me me hollesi here tjeter).
Me pas grupi yne endacak u ul per te ngrene dreken (se çajrat dhe kafete qe pijme rruges nuk numerohen:) ndaj s'po i permend ato).U ulem diku afer xhamise.Gjella kryesore ne menu qe çfare do thoni juve? Po groshe mo groshe:) Sigurisht kishte dhe kebape e donere por une per vete mora tere ngazellim nje groshe dhe nje tarator.Apapa apo s'ishte ai kosi per tu prere me thike:) mazallah se binte vaji brenda rrinte siper tere kohes:)
Me tutje vazhduam rrugen neper nje lagje tjeter te vjeter te Stambollit : Xhibali..Nuk ke sesi te mosmahnitesh nga shumengjyrshmeria e rrrugeve,ndertesave,njerezve...Ajo ç'ka me çudit dhe mahnit sa here dal per safari eshte ideja se vizitoj perhere rruge dhe vende qe nuk i kam ditur me pare.Stambolli eshte nje thesar i vertete nga keto ane.Ka shume njerez qe dhe tere jeten sikur ta kene kaluar ketu nuk kane pare dhe nuk kane zbuluar ende shume vende.Nje ide e tille me ben te ndihem mire .Nuk me pelqen te rri ne nje vend te cilit nuk kam me se çfare ti zbuloj!
Me mahniten sidomos femijet me ate aftesine e tyre per te pozuar..A thua se tere jeten kane pozuar!Le pastaj kur filluan te bejne gare se kush do dilte perpara ne foto:)
U larguam serish me nje ndjesi kenaqesie te pamatur prej nje lagjeje tjeter te vjeter te Stambollit..aty ku siç do te thoshte dhe Emigranti : njerezit jetojne ende me shpyrt!
Siper kam vene nje mozaik fotosh nga mund te shihni disa fragmente nga safari jone i fundit.
Meqe ra fjala diten nuk e mbaruam me aq ..E kishim vendosur t'ja nxirrnim ujin dites ndaj ndonese me nje grup me te vogel se pari shkuam dhe hengrem darken poshte ures se Gallates (sandviçin e famshem me peshk)..dhe me tutje nje pjese ende me e vogel e mbylli naten ne bar Eloy nje bar i vogel qe me kujtoi baret rock te Tiranes me ate atmosferen modeste dhe te ngrohte , te hapura ne Shqiperi ne vitet '90.
Ç'tju them me shume , kalova serish nje dite fantastike!Per me teper shihni fotot ato flasin me shume!




Friday, July 20, 2007

Hidherim i Sforcuar...

U be shkas nje video e çmendur ne blogun e Strangeman per ta shkruar kete kujtim te zhytur ne rrudhat e trurit tim...Behet fjale per nje nga bemat qe ndodhen diten e vdekje se Enver Hoxhes.Komshija ime qe per arsye ruajtje privacie po ja ndryshoj emrin po ja vej Lili, asokohe punonte arketare ne nje klub me fitime te kenaqshme.Fitime keto qe arketaret qe punonin aty sigurisht kujdeseshin qe te mos i binin si bombe arkes se shtetit duke i pergjysmuar ato:)

Ate 11 prill , Lili (qe duhet te theksoj se nuk qe shquar per simpatizante te partise dhe Enverit) niset per ne pune , pa asnje lloj dijenie rreth "gjemes".Me ne fund arrin.
Por ç'te shohe: Shoqet e saj te punes jane te tera si te shtangura .Syte i kane te fryre sikur u ka rene bomba siper , floket te shkalafitura dhe fytyrat si te trembura.
Lilit i ngrin gjaku.
- Ç'ka ndodhur moj gra,- pyet.
-Ah moj Lili ta dish ti se çfare ka ndodhur , ah, gjema ka ndodhur , gjema..,- thote njera nga grate.
-Çfare ka moj,- pyet Lili serish.
-Ah korbat ne , ç'na gjeti thuaj,- flasin grate.
-Mos e kane marre vesh per arken moj?Ka ardhur ndonje njeri nga kontrolli moj gra?Me thoni moj na kapen, na zbuluan me ne fund?Pu pu pu kaq e pat dhe kjo pune.E zeza thuaj.Me thoni moj te iki te marr leke nga shtepia ta mbyllim kete mesele.Ta mbushim arken dhe t'ja hedhim kete here si thoni, - pyet Lili tere padurim.
Grate vazhdonin dhe qanin pa pushim duke u denesur.
Lilit filloi ti humbte durimi.Ku nuk i shkonte mendja , por kryesisht tek bastisja e arkes , ajo qe frika me e madhe qe kishte.
-He moj gra flisni de , na e zbuluan arken moj si eshte puna , ç'gjeme na gjeti,- bertet tere padurim.
Me ne fund njera nga grate i afrohet asaj dhe me dhembsuri :) dhe ze te dridhur i i thote duke ju marre fryma:
-Ah moj Lili , ta dish ti se ç'na ka gjetur ne .Te shkretet ne , i gjori kombi jone thuaj.Ah dite e zeze , dite e zeze..E humbem moj e humbem.
- Ke humbem moj korbe, fol de te shkreten ,- bertet Lili nderkohe qe mendja i rrinte ende tek arka dhe reflekset i thoshin te ikte ne shtepi , te merrte leket , te .......
-Ah Lili , po ta them por mbaje veten moter , a te keqen , ulu gjekundi mos rri ne kembe , he xhan.
Lili qe nevrikosur keqazi dhe po e shihte shoqen me ca sy te dalldisur.
-Na vdiq shoku Enver , drita e kombit moj korbe, ah te gjorat ne , si do jetojme ne me pas , çdo behet me atdheun tone tashme , ah ah...


Po e mbaj pezull tregimin per nje moment.Dua t'ju kujtoj sa ju thashe perpara profilin e Lilit , ndjesite e saj per partine dhe Enverin dhe çlirimin qe pesoi me ane te ketij rrefimi nga e shoqja nderkohe qe Lilit i kishte fluturuar truri nga ankthi e stresi prej arkes.Por , kete here fillonte nje stres me i madh , paraqitja e dhimbjes para shoqerise , gje qe duhej bere ne menyren me te perkryer.


Lili kishte ngelur si e shtangur ..Çfare te bente?Tere ankti i meparshem teksa qe perballur me realitetin qe shoqja sapo i tha qe thyer ne mijera copa duke e bere Lilin histerike dhe te pavendosur ne sjelljet e saj.Kishte nje lehtesim te çuditshem nga rrefimi i shoqes , lehtesim ky fort i demshem dhe fare pa lidhje me gjendjen e "kobshme" qe mbizoteronte rreth saj.Por te ishte si te ishte edhe Lili duhet ta tregonte hidherimin e saj deri ne piken e fundit.Por Lili qe si e hutuar , ç'te bente.Gjeja e pare qe i erdhi ndermend qe perplasja e dores me sa i hante ne balle (ende thote qe me bene syte xixa nga ajo perplasje:) dhe ulerima : MOS....

Problemi qe se Lilit i vinte shume fort per te qeshur dhe nuk guxonte te ulte koken sepse do ja shkrepte keqaz fare.Ndaj gjithe ç'beri qe vetem perseritja me hidherim te thekshem e fjales: MOS..Shoqet i kishin shkuar prane sepse qene tronditur nga reagimi i saj duke menduar se ajo kishte pesuar nje shok.Lili e mbajti koken ashtu per rreth 15' :)
Lili i kuptoi se nuk do ta shtynte gjate keshtu , ndaj kishte kerkuar te pinte sepse vetem kur pinte i vinte per te qare.Kishte shuar nje shishe konjak aty dhe pastaj ja kishte marre kujes ashtu siç dinte ajo vete dhe kesisoj te ma kishte nderuar kujtimin e xhaxhit me mire se çdo kush.Ajo Lili, me ndihmen e nje konjaku dhe dehjes se pergjithshme prej hipokrizise kishte bere nje vajtim qe shume pak veta mund ta kene bere.

Ende e kujton me te qeshura te medha ate dite dhe teatrin qe beri per te shpetuar lekuren.E çuditshme sa krijues behet njeriu kur eshte ne hall:)




Monday, July 16, 2007

Dalldisje vere

Hıstoria e meposhtme eshte historia qe perjetova ne plazh dhe ju pata premtuar se do ta ndaja me ju.Mbase nuk do ju duket dhe aq komike tani,por duhet te ishin aty ta jetonit live per te ndjere çmendurine e momentit:)

Mbremje e ngrohte vere.As edhe nje fije ere nuk fryn dhe perdet jane te palevizshme.
Ben aq vape sa dhe fryma qe nxjerr eshte me e ftohte se ajo qe thith.
Nje sekelldi e madhe me ka perfshire mua dhe mamin , te dyja duke bere nje perpjekje te çuditshme per te fjetur sadopak.Lodhja e plazhit na ka kapluar , por tere kjo zagushi nuk na lejon te fleme.
Eh sigurisht qe kjo na ben dhe me nervoze.Por nuk heqim dore se perpjekuri, sigurisht dhe vazhdojme te kthehemi deshperueshem ne shtrat derisa me ne fund erdhi nje moment qe sikur u topitem dhe mrekullisht syte na u renduan dhe per pak do na merrte gjumi aq i deshiruar por pikerisht ne ate moment ne vesh na vijne disa zera nga apartamenti ne pallatin perballe.
Per juve qe nuk e dini apartamentet ne plazhin e Shkembit te Kavajes jane ndertuar si kerpudha prane njeri tjetrit keshtu qe nuk eshte çudi ta ndjesh veten si i shtepise dhe ne apartamentet afer.Do s’do do degjosh dhe do jesh koshient per çdo gje qe ngjet aty..Keshtu na ndodhi dhe ne..
Me sa marrim vesh nga e folura e tyre kemi te bejme me nje familje tradicionale te Shqiperise se Mesme ..Si fillim degjohen zerat e dy djemve :
-E plako , keshtu puna.Une ja çova ktijna , gjithe ato pjese te reja kembimi , ku filloi tu m’bo si i forte jo , m’bo ulje ktu jo atje , jo duhet ta keni per nder te punoni me firmen me prestigjoze te ketij sektori ne vend etj etj.S’e di ky rrumpalla se kush jam une mer ti.S’e di ky se ne Itali mu m’shtrojn dreka e darka e m’gjezdisin gjith anej n’maj t’Limuzines.Ala s’e di ky barkderri kush jom une por do e msoje.
Flisnin me ze aq te larte sa ne na hypen nervat.
Mami im u hodh : Tani e gjeten keta me na u bo si bilbil?
-Pushoni more,- bertiti.
Por me kot , sa me shume ankoheshim ne aq me shume ngrihej zeri i tyre.Dukej sikur qene ne konrkurs se si te mburreshin sa me shume dhe donin t’ja benin te ditur te gjitheve kete.
-E boni veten legen per i fature 30.000 € .S’e di ai toçi se un kam firmos fatura 1.000.000 € n’dit ene se kom per gjo i 30.000 €.Pastaj ju prish menja e tha po te hap nje leter krediti por une i thashe se mallrat kushtojne 30.000 € dhe jo nje leter krediti…Gamori kujtoi se kishte nai rrote aty afer .Ala s’me njef mu ai or ti jo,-vazhdon djali.
-Ore po gazeta keni ngrene , pushoni ore ;- bertet mami , por jo vetem qe zerat nuk pushojne por atyre i shtohen dhe zera te tjere.Nje grua i bertet se bijes :

-Çohu mi pra e jepi i t’fshime shpise se zuni shpia kryma prej teje jarebi.
Goca: Ngela gjithe diten me radac m’dore s’ma diti njeri s’ma diti.
Gruaja:Mylle mi gojen t’shplaft panuklla , e vej men punes aty.

Ora 3.30 e nates dhe keta njerez zihen per punet e shtepise!!Si mund te flesh ne nje gjendje te tille?
Mami ben dhe nje perpjekje te funfit duke bertitur qe te pushonin por duket se ata e kishin marre me nge ate pune..Ashtu me nerva te shkaterruara siç isha mu kujtua si ne mjegull nje pjese nga nje film shqiptar dhe me kapi gazi e fillova te qesh me lot ..Me tej bertita me sa kisha ne koke :

-Roje,Roje! Ej ti , idiot:) !

Me ne fund ndjeme nje lloj reagimi nga pala perballe .U degjuan disa psheretima …
Epo thashe me ne fund i rane me te budallenjte dhe i therriten mendjes.Por me genjente mendja..Keq fare biles…S’kaluan as 5 minuta nga e bertitura ime kur nga ana tjeter degjohet :

-Degjuam krisma!!! :)

-Eh , ç’na polli belaja , - thashe..Keta po qe qenkan njerez pa pune .
Por nuk kisha fare ndermend t’ja dorezoja betejen atyre bilbilave .

-Pushoni more karafila se eshte mesi i nates,- bertas une.

-Karafili nuk eshte vetem i yni por dhe i juaji,- vjen pergjigjja nga ana perballe.
Qeshe gati ti hidhja dhe une ndonje bejte , kur degjohet zeri i gruas :
-Ambra , shpejt futu mrena se te myti yt ate..Shpejt , e mos e zgjat.

Me ne fund zerat shuhen dhe bie nje fare qetesie , por tashme nuk na ze gjumi nga te qeshurat.Rastesia komike e kesaj nate te gjate vere , na kurdisi keq dhe e harruam gjumin e vazhduam ende te kukurisim nen efektin e momenteve te çuditshme qe kishim kaluar.
Kur te mberthen budallalleku nuk te leshoka kollaj.Dhe nga ky i fundit ka plot ketu :)

Sunday, June 10, 2007

Buffalo'66 ---- Heronj te vetmuar & kokeulur

Buffalo'66 eshte nje film i zhanrit te kinemase se pavarur , xhiruar me '98 nga Vincent Gallo qe njekohesisht luan dhe heroin kryesor te filmit : Billy Brown.
Nje grup aktoresh shume te mire si Cristina Ricci,Anjelica Houston,Ben Gazarra,Rosana Arquette dhe i fuqishmi Mickey Rourke marrin pjese ne kete film dhe mund te them me plot gojen se kane nxjerre nje rol te shkelqyer.
Ne fillim te filmit ndeshemi me Billyn (V.Gallo) nje djale 30 vjeçar , qe sapo ka dale nga burgu , ku pat ndenjur 5 vjet per nje krim qe nuk e kishte bere.
Billy eshte i terbuar , deshira e tij e vetme eshte te vrase maskarain qe e futi ne burg perpara 5 vitesh.Ne pamje te pare mendoni se ai eshte nje vagabond pa karakter dhe i paafte, por ngadale ngadale filloni te futeni ne boten e tij.
Billy ndryshe nga sa duket apo jep nga jashte ka nje zemer shume te brishte dhe ka nje seder te habitshme.Gjithe jeten e tij ai e ka kaluar nen nje vetmi sublime , me prinder qe nuk do tu kishte bere pershtypje ne jetonte apo jo , apo qe mbase qene bere pishman qe e kishin sjelle ne bote.
Mamaja e Billyt , nje grua e semure pas televizionit dhe ndeshjeve te bejzbollit, duket se nuk ka as edhe nje lidhje tjeter me boten.Ne fakt duket se nuk jeton por vegjeton, eshte ne nje gjendje hutimi konstante.Ndaj s'eshte çudi qe te mos e njohe fare te birin.
I jati , ish kengetar , duket se eshte nje njeri i merzitur nga jeta me nje ndjenje te theksuar zhgenjimi qe e shpreh haptas ndaj çdo gjeje.Me Billyn eshte sjelle perhere eger, ndersa per afeksion as qe nuk mund te mendohet se ka marre ndonjehere nga te dy prinderit.Duke qene keshtu nuk ka sesi te mos habitesh nga miresia dhe dashuria, empatia e pafund qe buron nga Billy.Tere jeten e tij eshte munduar ti hyje ne sy prinderve madje dhe kur u fut ne burg.Me ndihmen e mikut te tij te vetem (nje gjysem budallai qe te gjithe e therrasin "Rrote") ai organizon lidhjet me prinderit me ane te letrave dhe kartolinave qe i shkruan qe perpara se te hyje ne burg duke i siguruar ata ne keto letra se po hyn ne nje detyre shume te rendesishme per CIA ndaj do te mungoje per nje periudhe 5 vjeçare.Qellimi i vetem i Billy eshte qe kur te dale nga burgu te vrase maskarai qe i nxiu jeten dhe pastaj me nje plumb ti jape fund dhe jetes se vet ku nuk ka as edhe nje qoshe te vetme qetesie dhe shprese.Por gjerat nuk ecin sipas llogarive te tij dhe ai detyrohet te rrembeje Lejlan (C.Ricci)qe e has ne nje shkolle baleti per t'ja prezantuar familjes si gruan e vet , per arsyen e thjeshte te bindjes se familjes se sa jete te rregullt dhe lumtur familjare ka ai perveç punes ne te cilen "dihet" se eshte shume i suksesshem.
Ajo ç'fare eshte prekese , komike , e çuditshme eshte perpjekja gati e pakuptimte e Billyt per ta mashtruar familjen e tij mrekullisht , per te mos e treguar ne asnje menyre mjerimin e tij te pergjithshem , gje kjo e nxitur dhe nga ndjenjat e tij te kompleksit te mbruajtura nga vetmia,perbuzja,mosafrimi i tij nga shoqeria dhe madje vete familja e tij.Ah pa harruar dhe piken e dobet te Billyt ; mossuksesin i tij ne shkallen superiore me vajzat ndaj te cilave ai ndihet krejtesisht i pambrojtur , kjo gje e shkaktuar mbase dhe nga nje peng i mbetur nga dashuria e tij e pare dhe e vetme platonike , Wendy (Rosanna Arquette) .
Duket se te tere kete duf paaftesie dhe kompleksi ai do ja nxjerre me ne fund Lejles , e cila çuditerisht reagon shume matur ndaj tere veprimeve te tij te çuditshme , te paekuilibruara,te egra dhe vulgare.Lejla nuk ben gje tjeter veçse e ndjek ate vazhdimisht me bindje dhe gadishmeri te habitshme , duke luajtur nje rol fantastik madje shume me te egzagjeruar sesa Billy e priste.Pas takimit "per te ardhur keq" me familjen e tij dhe nje goditje tjeter ne nje kafe ku ai sheh "dashurine e tij platonike, Wendyn" , Billy arrin ne nje faze tronditese vetmie dhe lodhjeje.Perveç kesaj duket se Billy i eshte afruar dhe nje zone tjeter tashme , nje zone qe ai nuk e ka rastisur me pare, ka filluar ta pelqeje vertet nje vajze(Lejla)..Reagimi i tij i pare eshte gati qesharak , sillet si nje kafshe e eger , e trembur si per ti shpetuar kurthit te kafshes dinake (Lejla) dhe kete ja shpreh asaj sa here ajo do ti afrohet , duke i thene se ai i urren vajzat sepse jane te keqija , dinake, tradhtare , te pabesa dhe se nuk ka deshire te shoqerohet me askend sepse ne fakt po te kish dashur ai do te kishte 1000 vajza..Por ne te njejten kohe nis te krijohet nje lloj lidhjeje e padukshme e Billyt me Lejlen , lidhje kjo qe sado ai ne fillim nuk do ta pranoje dhe i shmanget me vendosmeri , ne fund fare do te arrije t'a ndihmoje Billyn te krijoje dimesione te reja ne zgjedhjet e tij te ardhshme, qe do ti beje zgjedhjet e tij me komode, me te rehatshme , me egoiste, me te zgjuara dhe qe me se fundi do ta bejne te takohet me ate qe ai e ka kerkuar perhere por nuk e ka perjetuar : Dashurine dhe afeksionin...
Jua keshilloj me force kete film!
ne imdb.com ka 7.2 pike nga 10 te mundshme.
photosource: www.yahoo.com






Saturday, May 19, 2007

Klientat, shtetesia dhe karakteristikat e tyre...


Siç ju thashe dhe ne mailin e kaluar po kaloj disa dite te ngjeshura pune ne panair.Panairet ndonese te lodhshme me perlqejne shume sepse jane te mbushura me eksperienca te ndryshme me njerez, ide , kendveshtirime te reja.Nje nga eksperiencat me te çuditshme dhe interesante eshte ajo e njohjes me njerez nga vende te ndryshme te botes.Secili ka veçantine e tij dhe menyren e vet te komunikimit apo te berjes pazar ne çmim...Ja po ju shkruaj diçka nga pershtypjet e mia modeste nga vezhgimet e mia mbi njerezit nga vende te ndryshme qe i kam bere keto dite dhe neper panairet e tjera qe kam marre pjese.
1-Italianet,spanjollet: Mund te them me plot gojen se jane klientat me te kendshem jo vetem per faktin se jane xhentilet qe nuk diskutohet , por njekohesisht te kenaqin per faktin se kane gusto te holle ,(te pakten ata qe jane ne fushen e dekorimit shtepiak po nje here) dhe kur ben prezantimin e produktit e ben me qejf sepse e di qe personi perballe te kupton dhe percepton se çfare po thua (kjo sidomos nese produktet jane produkte te klasit "haute couture")....
2-Gjermanet : Ndryshe nga sa mund te njihen ose paragjykohen si te serte ata jane mbase disa nga klientat me babaxhane:) dhe te qeshur ...
3-Izraelitet: Jane pa dyshim me dinaket nder gjithe klientat e tjere.I ndriçojne syte dhe jane shume te kapshem.S'te falin as gjynafet siç thojne turqit:) pra as edhe centi nuk i shpeton nga syte:)
4.Kinezet : U bene boze me kopjimet e tyre .Mbase nuk eshte e drejte dhe e vlefshme per te tere por kane fituar nje nam te keq per shkak te menyres se tyre kopjuese te prodhimit.Ndaj sidomos kur shikohen teafrohen ata neper stande rritet gadishmeria ndaj aparateve fotografike dhe celulareve te tyre si dhe ndaj atyre vete.Ç'te bejme tjeter , te fikin deren ata:(
5.Arabet:Vdesin per çike lajle lule si ne dizenjo ashtu dhe ne veshje dhe ne çdo gje tjeter..Dmth ato e kane arabeskllekun ne çdo koncept te jetes se tyre.Femrat arabe nuk dine se ku ti vejne florinjte perpara, madje me beri pershtypjse dhe arkitekte dekoresh kishin pak a shume te njejtin stil.E megjithate nuk mund te them te njejten gje dhe per libanezet , te cilet kane gusto shume me terafinuar dhe minimaliste..Kot nuk qe Bejruti para lufte qendra e modes se Lindjes se Mesme.
6-Amerikanet : Jane shume praktike dhe te shpejte ne veprim, por nuk mund te them se jane shume te zote nga ana e zgjedhjeve estetike.
7-Afrikanet e jugut : Kane disa zgjedhje te veçanta dhe interesante .Jane nje fryme e re ne biznes.
Por mbi te gjitha çfare eshte me e rendesishme secili ka nje pike te dobet ku mund ta kapesh dhe te drejtosh apo dominosh biseden dhe pazarllekun:
Italianet,spanjollet shkrihen kur fillon e i flet ne gjuhen e tyre teksa arabet hutohen dhe nga nje kujdes sado i vogel , ndersa evropianet dhe amerikanet nga qerasje tradicionale .Per te perjashtuar ketu te vetmit izraelitet si me mendjekthjelletit e te gjitheve te cilet duan vetem shume fakte dhe argumente te pafund mbi çmimin,koston,prodhimin etj etj...
Keto qene disa ide modeste per te mundesuar nje "kripje sa me te lezetshme dhe te pademshme te truve te klienteve" nga nje person qe ka vite qe punon neper panaire.Nese keni dhe ju ide interesante jane te mirepritura:)
p.s:dje duke zbatuar tere eksperiencat e mesiperme plus dhe me fatin qe eci mbare bera nje shitje prej 45.000 € (jo per gje po i kemi nje çike te kripura produktet:))
p.s.2: ajo bukuroshja ne foto eshte stilistja e firmes:)


About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator