Ishte nje dite si gjithe te tjerat...Pakez e vrenjtur por pa shi .
- Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s'e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç'behej...
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to...Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine...
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej...Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati "ja morri doren" durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte "asaj " nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
- Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s'e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç'behej...
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to...Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine...
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej...Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati "ja morri doren" durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte "asaj " nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe "vajze"...
Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.
Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..
Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..
E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.
- Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.
Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.
Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi...
Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.
Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.
Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.
Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.
Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.
Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??
Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???
Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??
Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.
Fatima u tregua e gatshme per t'ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.
Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.
Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen :(
Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.
E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si " e vdekur" dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe "faqja e zeze" qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe "xhepin " e familjes duke kundershtuar dhe fatin " e arte" berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .
Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.
Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.
Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..
Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen...
Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.
I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere...
Eni Turkeshi
28 comments:
Shume i rrjedhshem dhe e mocional tregimi. Me pelqeu shume.
Falemderit Selfi:)
bravo enushka:))...me pelqeu goxha tregimi/proza qe ke shkruar edhe pse trillim, mgjth pasqyron nje pjese te realitetit te vendit ku ti jeton, ndoshta jo ne stamboll por kam pershtypjen qe gjera te tilla ndodhin ose kane ndodhur ne rrethinat jashte kryeqytetit.
Brravo Eni.
Mesova dhe diçka me teper nga ty sote. Menyra e te shkruarit me pelqeu vertete, kishte veteine terrheqese qe te bente ti lexoje vargjet njeri mbas tjetrit per te mesuar me shume.
Urime.
PS: Po shtoj diçka per turqit.
Sado te mire te jene turqit, fakti se martohen me kusherinjte e pare, me ben te mos ndjej asnje respekt per ta. Nuk i urrej, ket s'mund ta them, mbasi ç'do komb ka traditat apo zakonet e veta, por kjo eshte e teperuar tek turqit apo ne boten myslymane, mbasi me sa kam degjuar nuk jane vetem turqit qe e bejne.
Te pershendes.
Sakrifice qe vetem nje prind mund ta beje. E ke pershkruar shume natyrshem situaten. Te pergezoj.
Komplimente Eni, eshte nje tregim shum i bukur..
belle: falemderit.po kjo proze tregon nje pjese te realitetit qe haset kudo.
leonard: falemderit.vetem se do te thoja se çdo popull ka te mirat dhe te keqijat e veta.mendoj se nuk duhet pergjithesuar i tere kombi per hir te disa elmenteve.me vjen keq se nje gje te tille na e bejne dhe neve ndaj mendoj se nuk duhet ti afrohemi situates me pergjithesime.
elais: falemderit.doja ta tregoja te tille sepse dhe fatkeqesite te natyrshme jane , eshte vete dramatike nuk ç'i shton me.
dr.problem: falemderit.nuk e kuptova ke apo jo faqe ne internet.kliova po nuk mu hap gje.
Eni, tregimi eshte vertet i shkruar shume mire. Une ne pergjithesi trembem kur shikoj shkrime kaq te gjata por tendin e lexova deri ne fund dhe kerkoja akoma.
Tregimi yt me ben te mendoj dhe ti them vetes se sa fat te madh qe kemi ne qe jemi rritur nga prindrit si te barabarte ne shoqeri. Bravo edhe nje here.
falemderit per durimin Tena:)eshte e vertete qe jemi me fat qe jemi rritur ne familje ndryshe nga kjo:)
Shume bukur e ke rrefyer. Me pelqeu stili yt i thjeshte. Edhe historia eshte interesante me vezhgimet mbi karakterin njerezor.
Gjithashtu me edukoi pak mbi menyren e jetes se turqve te varfer. Nuk kane shume dallim nga neve.
Dhe me ne fund me kujtoi Boratin. Stereotipet e tij per vendet e lindjes kane te vertetat e tyre. Martesa brenda familjes, dajaku i grave, roberimi, e skllaverimi i tyre. Per te qeshur e per te qare...
Edhe femijet e Fatimes doemos qe do dilinin sakate, se kur martohen kusherinjte e pare dalin mutacione gjenetike. ;)
Ciao
/ngjyrat e faqes jane te veshtira per tu lexuar.
Bukur En,
Me pelqeu vecanerisht,
rB.
@its: falemderit..ndaj e shkruajta qe i dolen 3 femijet e pare sakate per te theksuar faktin e marteses me kusherinj te afert:(
e ndryshova ngjyren besoj se eshte me e lehte per tu lexuar tashme:)
@readbonsai: rrofsh:)
Shum i bukur rrefimi Eni.
ps:rrofsh qe ndryshove tonalitetin e textit, se kisha tere mengjesin qe i vija rrotull e s'e lexoja dot :)
falemderit E.T:)
Rrofte its thuaj se mua nuk me shkoi mendja pernjehere:)
Eni, te lutem, s'mund te martohen dy kusherinj te pare. Mos me thuaj se eshte normale nje gje e tille.
Une nuk jetoj ne turqi, por turq kam njohur plote se ka ketu ku jetoj me bollek, dhe kam degjuar bolle histori nga ta se gruaja e tyre ishte dhe kusherira e pare etj.
Dhe nuk kane qene raste si ne tregimin tend ku i kane detyruar familjet, por se kane dashur vete te rinjte.
U mbetet te martojne dhe motren se s'ka dhe s'ka me tjeter pastaj.
Mua me duken gjera anormale keto Eni, ndoshta une jam gabim, por me sa di une, tek ne ne Shqiperi, gjaku ruhet dhe ndoshta, e theksoj, ndoshta vetem mbas shkalles se 7të mund te martohen.
Dhe pse tek tuk ka dhe raste dhe ne shqiperi, por per mua jane anormal ata qe e bejne.
Mendimi im gjithmon.
Leonard me duket se nuk e ke lexuar me vemendje komentin tim .une sigurisht qe nuk jam ne nje mendje me amartesen e kusherinjve madje me tmerron ideja.
ajo qe thashe une ishte se nuk eshte mire te pergjithesosh tere popullin turk nen kete gje.une kam 8,5 vjet ketu dhe e di se çfare malli jane , kane shume budallalleqe dhe te mira por nuk mendoj se asnje element shume i mire apo shume i keq meriton ta pergjithesosh tere nje komb..kjo eshte idea ime...
Eni, po te me thoshe se jane vetem nje pjese e turqeve qe e bejne kete, do te isha dakord me ty, por shumica e bejne me sa di apo kam degjuar une. Le te supozojme se shumica nuk e ben, le te themi pakica, nuk eshte nje lloj tradite nje gje e tille tek turqit ?
A nuk mendojne ata se po ta japin vajzen tek nje njeri i tyre do te ishte me mire, mbasi mendojne se martesa brenda gjakesise do te ishte me me bese apo ku di une se ç'fare.
Po le te themi se eshte pakica, megjithate, ajo pakice serish eshte shume Eni, dhe nuk eshte normale nje gje e tille. Dhe nese do te flasesh pastaj per nje komb te tere, nuk duhet te flasesh vetem te mirat e nje kombi, por dhe te kqijat, mbasi jane pjese e tije.
Une si shkrova dhe me larte, nuk kam gje me ta, madje i respektoj me shume se marokanet pershembull, por nje "zakon" (e vura ne thonjeza kete qe mos te me thuash se jo te gjithe e kane ) i tille u ul vlerat njerezore.
Dreqi e mori, nuk jemi kafshe, s'mundemi. Vetem kafsha shkon i biri me te emen apo vellai me motren, megjithese dhe tek kafshet ka nga ato lloj qe nuk e bejne.
Po te them se une kam patur dikur fqinj nje turk, dhe kemi folur dhe per keto gjera, e i kam bere shum pyetje. Ishte inxhinier zoteri dhe s'mund ta quaje njeri te rendomte,por, ishte martuar me vajzen e tezes, dhe me dashuri, jo me mbleseri. Dhe ai me tha se raste te tilla nuk jane pak, por shume.
Te pershendes.
Leonardme duket se je stakuar tek mendimi jot dhe nuk do ta degjosh se ç'po them une : une nuk lavderova fare faktin e marteses se dy kushrinjve dhe sikunder kam 8,5 vjet ketu i di shume mire statistikat e ketij fenomeni.As nuk po permend te mirat e ketij kombi dhe as nuk kam pse e mbroj se nuk eshte as kombi im jo.
thjesht nuk me pelqejne pergjithsimet.
sidoqofte , ky tregim me lindi natyrshem nga mendja dhe e shpika duke pare foton , nuk kishte shume lidhje me martesat ne fis sesa femrat dhe jeten e tyre si dhe sakrificat qe detyrohen te bejne gjate jetes..
Kjo qe e tera.sigurisht une e respektojdhe mendimin tend...
Leonard o djalë, hebrenjtë kanë mijeravjecarë që e bëjnë këtë punë (të martesave brenda familjes e cila, meqë ra llafi si proces ka ca kushte që duhen ndjekur) e ke vënë re sa handikapatë janë Hebrenjtë, duke filluar nga Moisiu gjer tek Michel Facault dhe Derrida{duke kaluar më parë Jezu Krishti} prindërit kushurinjë të parë}
*Spinoza,
*Carl Marx
* Theodor Adorno
* Hannah Arendt
* Walter Benjamin
* Constantin Brunner
* Hermann Cohen
* Erich Fromm
* Nachman Krochmal
* Max Horkheimer
* Emmanuel Lévinas
* Leo Strauss
* Henry Bergson, thjesht për të dhënë ca emra) apo do të përmendim, arradhat masive të shkencëtarëve (Ajnshtanji brenda)shkrimtarëve, politikanëve, biznesmenëve...lista emrave do ishte shumë e gjatë
Eni, une nuk shpreha urrejtje e dashur, thjesht thash se nuk ruaj respekt, per nje gje te tille qe ndodh ne boten turke, apo myslymane ne pergjithesi, mbasi nuk jane vetem turqit qe e bejne nje gje te tille.
Dhe kjo s'kishte te bente me ate se ç'fare shkrove ti ne novelen tende.Madje thelbi i sjaje apo menyra se si ke shkruar, me pelqeu, dhe e vleresova kete.
@ d.x
Pershendetje juve
U shtofshin ata emrat e shumnjohur ne liste, madje tu shumfishofshin, as me duhet.
Nuk fola per ate ç'ka sjelle nje martese e tille, nese i ke lexuar shkrimet e mia.
Fola per ate qe quhet Njerezore dhe shtazore.
ok ok ..falemderit dhe njehere te gjitheve per mundimin e leximit te çarçafit:)
Mirmengjes Eni
Ruaje per vete kete shkrim, seshte e nevojeshme ta postosh.
Nuk me pelqeu fjala "çarçaf" qe ke perdorur ne fund.
E dashur, une te sqarova dhe risqarova me duket. Nuk shava ne shkrimet e mia menyren se si ke shkruar ti, e as ate qe shkrimi praqet. Madje e vleresova nje gje te tille, mbasi shkrimi flet per vuajtjet, sakrificat, guximin durimin, shpresen endrrat per nje jete me te mire etj.
Megjithate, po te kujtoj se:
Dikur dikush do te thoshte: Nese ajo qe ke bere ngreh diskutime, do te thote se ti vertete ke bere diçka.
Ja me thuaj, a do te kishte vertete vlere kur te gjithe do te shkruanin BRAVO ENI dhe vetem kaq.
Une mendoj se jo. Kjo sepse nje gje e tille nuk do te ndihmonte te permiresoje shkrimet e tua.
E ndersa replika eshte nje shtyse per ta permiresuar menyren e te shkruarit.
Po shkruaj keshtu se shoh qe me keqkuptove, per ato qe replikova me ty, dhe pse ato nuk kishin te benin me menyren se si ke shkruar apo ç'fare ke dashr te shprehesh.
Te pershendes.
Leonard , une nuk e kuptova pse u indinjove nga fjala "çarçaf"..une ate e perdora per gallate,sepse askush nuk qe ankuar fort per gjatesine e tregimit deri atehere.Une u talla vete , nuk e bera sepse isha shqetesuar nga ankesat.Nese do te prisja vetem bravo , atehere i bie qe une te nxjirrja vetem komentet e tilla gje qe nuk e kam bere dhe nuk e bej.Mua nuk me interesojne gjera te tilla shkruaj per qejfin tim .Sigurisht qe me pelqen te diskutoj me miqte e mi virtuale me te cilet shpreh mendime dhe ja ndjek mendimet dhe shkrimet ne internet.
Po e vertetoj dhe nje here kete duke e nxjerre dhe komentin tend te fundit.Nuk mendoj se ka diçka per te shtuar ne kete teme.Besoj te kesh kuptuar se me ke keqkuptuar.
Gjithe te mirat.
Eni,
ndoshta po t'i besh germat pak me te medhaja leximi do behet me i thjeshte (hyr ne html template dhe luaj pak me pixat, ose nese e ke bere riformatimin e ri mund ta ndryshosh madhesine tek setting shume me lehte). Po keshtu, nese do menjanosh perdorimin e ngjyrave neoni, leximi behet edhe me i thjehste (fusha e zeze dhe ngjyra neoni bejne nje kontrast te bukur por e ben tekstin te veshtire per t'u lexuar). Edhe njehere, pergezime per tekstin, dhe inshallah nuk e le te vetem :)))
falemderit selfi..ngkyrat do perpiqem ti zgjedh me te pershtatshme.ndersa madhesine e shkrimit vete e mbaj kaq se me shume duket shume kaba te pakten per syte e mi.por nese do ta shohesh me te madh , zmadho shkronjat ne ekran tek view e ke /scree dimensions..
shendet..
Eni,
Fakti qe shkrimi yt ka krijuar mjaft diskutim thjesht i shton vlerat autores.
Une i ngelem e mendimit se pervec vlerave letrare, tregimi ka dhe vlera sociale duke qene se hap nje dritare ne nje kategori te shoqerise qe jo te gjithe e njohin.
:)
Ok Eni
Per nje moment mendova she shkrimet e mia te njepasnjeshem tu duken te besdisshem, ndaj dhe shkrova si me larte.
Megjithate te kerkoj ndjese.
Ah dhe diçka,ç'ka ke shkruar,nuk eshte aspak "çarçaf", por ka shume kuptim.
@ REDBONSAI : RROFSH LAL, MIREUPAFSHIM NE ATDHE:)
@LEONAR: ASPAK NUK ME BEZDISE.BEZDISEM NESE NUK ME SHPREHENI SINQERISHT.FALEMDERIT DHE NJEHERE.
Post a Comment