
Nga shume historiane arti "Melencolia I" shihet si nje nga veprat me enigmatike te ikonologjise.Shume komentime te ndryshme i jane bere kesaj vepre por asnjehere nuk eshte vertetuar 100% kuptimi i saj lene mbase qellimshem enigmatik nga vete Dürer.Por mendimet e kritikeve te artit bashkohen ne idene se kjo veper eshte nje permbledhje e pasur e simbolizimit piktoresk te alkimise.Nuk mund te thuhet se Dürer ishte shume i lidhur me alkimine por kjo e fundit qe nje element shume i rendesishem ne boten kulturore te asaj kohe.Po ashtu kjo veper eshte shume e lidhur me elementet gjeometrike te cilat ishin nje nga artet liberale te kohes dhe te cilen Düreri e shihte ti "paraqitja e brendshme teorike" qe e drejtonte mjeshtrin artist drejt artit te tij.Ne kohen e rilindjes çdo lloj baze filozofie dhe shkence pershkruhej me ane te gjeometrise kesisoj ky element gjendet dendur ne kete veper ku secili nga objektet perfshin ose ka nje shpjegim qe ka lidhje dhe shpjegohet me ane te gjeometrise ose alkimise.Katrori i famshem i ndodhur ne cep te vepres , i njohur si katrori magjik permban numra rendore shuma e te cilave eshte perhere e njejte ne çdo kend apo drejtim.Ne mes te katrorit ne nje rrjesht duket dhe data e vepres 1514!Numri romak I qe permban kjo veper mendohet se eshte perdorur nga autori i cili mendonte te sillte ne jete te gdhendura te 4-ra temperamentet !Sa keq qe nuk u realizuan:( Nese do ti kishte premtuar koha do te kishim mundesine te shihnim gdhendjet e temperamenteve te tjera qe ishin : flegmatiku,koleriku dhe sanguine ( e pergjakshme).Keto temperamente qene te ngushtelidhura me kater lengjet e trupit: temthi i zi , gelbaza, temthi i verdhe dhe gjaku) dhe po ta marrim nga pikepamja alkimiste jane dhe te lidhura me 4 ngjyra te jashtezakonshme qe paraqesin 4 fazat e alkimise : e zeza,e bardha, e verdha e limonit dhe e kuqja.Po ashtu kete mund ta lidhim me 4 elemente te tjera te rendesishme si : kater ererat,kater stinet,kater vaktet e dites dhe kater fazat e jetes.Melankolia , lengu i katert (temthi i zi) qe kesisoj e bashkangjitur me token,stinen e vjeshtes, vaktin e mbremjes dhe moshen rreth te 60-tave.Nese nje person kishte me shumice nje leng te tille ne trup , tek ai do te mbizoteronte pertacia,merzia,amulltia.Po ashtu nje lloj erresire ishte mjaft i dukshem ne kete veper per arsyen e lidhje se melankolise me mbremjen dhe erresiren , gje qe njekohesisht lidhej drejtperdrejt me çdo lloj arti krijues.Perpara evenimentit te Humanizmit , melankolia shihej si nje problem i tmerrshem , teksa per Dürerin nuk qe keshtu.Ai e shihte melankoline ne nje sens te ndryshem nga ai i mesuar ne shkollat Neo-Platonike te Firences.Sipas tij , melankolia qe nje dhurate hyjnore, e cila mund te ishte e rrezikshme por qe mund ta drejtonte nje njeri dhe drejt persosmerise.
ISHTE BALLANCA DELIKATE MIDIS ÇMENDURISE DHE GJENIALITETIT!!!
Sipas Dürer; melankolia vepron ne 3 faza mbi shpikesin/gjeniun qe ai ka paraqitur ne veper : "imagjinata" , "arsyetimi" dhe "mendja".Sipas shpjegimeve qe i behen vepres , gjeniu ne veper ka shume mendime dhe imagjinate mbi nje shpikje te re , gje qe pas nje fare kohe e sheh si te pamundur duke arsyetuar situaten dhe mundesite dhe kesisoj i/e pikelluar per mosarritjen e asaj qe do te beje heq dore nga kryerja e diçkaje tjeter qe mund te beje.
Shenim: Kjo eshte nje pershtatje e disa prej komentimeve qe i jane bere kesaj vepre kaq te veçante te njerit prej artisteve me te medhenj te te gjitha koherave!Njera nga fotot eshte vepra "Melencolia I" dhe tjetra nj nga autoportretet e tij.
Per me shume rreth artistit dhe verprave te tij mund te klikoni ketu :
en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer
www.kunstunterricht.de/bildtafel/duerer
http://alchemylab.com/melancholia.htm
www.ibiblio.org/wm/paint/auth/durer/
photo source:en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer
9 comments:
Thanks dear for such an interesting info about Durer and his art.
glad you liked it dear!
Informative si gjithmone :)
ps: Eni, ka dicka qe nuk shkon me ngjyren e shkrimit dhe madhesine e tij kombinuar me backgroundin e zi.
Germat ngjishen me njera tjetren dhe edhe pasi e kam lexuar tekstin me ngelen ne retine rjeshta te verdheme ne bakground te zi.
Nuk e di por besoj se po te provosh Arial apo Verdana (jo bold) do te duket me mire.
Hugs
elais shpresoj me mire keshtu :)
Po:)
Faleminderit
I love Dürer. Shume ndoshta do e njohin nje vizatim duarsh elegante qe shtrihen diku sikur kerkojne te arrijne dicka. Eshte ndoshta vizatimi me ibukur qe mund te jete bere ndonjehere per duart. E ka bere Dürer.
selfi: do ta kerkoj ate veper...flm
selfi, i know exactly what you're talking about. it's amazing.
thanks for the educational info eni!
you're wellcomed dear:)
Post a Comment