Nje grup aktoresh shume te mire si Cristina Ricci,Anjelica Houston,Ben Gazarra,Rosana Arquette dhe i fuqishmi Mickey Rourke marrin pjese ne kete film dhe mund te them me plot gojen se kane nxjerre nje rol te shkelqyer.
Ne fillim te filmit ndeshemi me Billyn (V.Gallo) nje djale 30 vjeçar , qe sapo ka dale nga burgu , ku pat ndenjur 5 vjet per nje krim qe nuk e kishte bere.
Billy eshte i terbuar , deshira e tij e vetme eshte te vrase maskarain qe e futi ne burg perpara 5 vitesh.Ne pamje te pare mendoni se ai eshte nje vagabond pa karakter dhe i paafte, por ngadale ngadale filloni te futeni ne boten e tij.
Billy ndryshe nga sa duket apo jep nga jashte ka nje zemer shume te brishte dhe ka nje seder te habitshme.Gjithe jeten e tij ai e ka kaluar nen nje vetmi sublime , me prinder qe nuk do tu kishte bere pershtypje ne jetonte apo jo , apo qe mbase qene bere pishman qe e kishin sjelle ne bote.
Mamaja e Billyt , nje grua e semure pas televizionit dhe ndeshjeve te bejzbollit, duket se nuk ka as edhe nje lidhje tjeter me boten.Ne fakt duket se nuk jeton por vegjeton, eshte ne nje gjendje hutimi konstante.Ndaj s'eshte çudi qe te mos e njohe fare te birin.
I jati , ish kengetar , duket se eshte nje njeri i merzitur nga jeta me nje ndjenje te theksuar zhgenjimi qe e shpreh haptas ndaj çdo gjeje.Me Billyn eshte sjelle perhere eger, ndersa per afeksion as qe nuk mund te mendohet se ka marre ndonjehere nga te dy prinderit.Duke qene keshtu nuk ka sesi te mos habitesh nga miresia dhe dashuria, empatia e pafund qe buron nga Billy.Tere jeten e tij eshte munduar ti hyje ne sy prinderve madje dhe kur u fut ne burg.Me ndihmen e mikut te tij te vetem (nje gjysem budallai qe te gjithe e therrasin "Rrote") ai organizon lidhjet me prinderit me ane te letrave dhe kartolinave qe i shkruan qe perpara se te hyje ne burg duke i siguruar ata ne keto letra se po hyn ne nje detyre shume te rendesishme per CIA ndaj do te mungoje per nje periudhe 5 vjeçare.Qellimi i vetem i Billy eshte qe kur te dale nga burgu te vrase maskarai qe i nxiu jeten dhe pastaj me nje plumb ti jape fund dhe jetes se vet ku nuk ka as edhe nje qoshe te vetme qetesie dhe shprese.Por gjerat nuk ecin sipas llogarive te tij dhe ai detyrohet te rrembeje Lejlan (C.Ricci)qe e has ne nje shkolle baleti per t'ja prezantuar familjes si gruan e vet , per arsyen e thjeshte te bindjes se familjes se sa jete te rregullt dhe lumtur familjare ka ai perveç punes ne te cilen "dihet" se eshte shume i suksesshem.
Ajo ç'fare eshte prekese , komike , e çuditshme eshte perpjekja gati e pakuptimte e Billyt per ta mashtruar familjen e tij mrekullisht , per te mos e treguar ne asnje menyre mjerimin e tij te pergjithshem , gje kjo e nxitur dhe nga ndjenjat e tij te kompleksit te mbruajtura nga vetmia,perbuzja,mosafrimi i tij nga shoqeria dhe madje vete familja e tij.Ah pa harruar dhe piken e dobet te Billyt ; mossuksesin i tij ne shkallen superiore me vajzat ndaj te cilave ai ndihet krejtesisht i pambrojtur , kjo gje e shkaktuar mbase dhe nga nje peng i mbetur nga dashuria e tij e pare dhe e vetme platonike , Wendy (Rosanna Arquette) .
Duket se te tere kete duf paaftesie dhe kompleksi ai do ja nxjerre me ne fund Lejles , e cila çuditerisht reagon shume matur ndaj tere veprimeve te tij te çuditshme , te paekuilibruara,te egra dhe vulgare.Lejla nuk ben gje tjeter veçse e ndjek ate vazhdimisht me bindje dhe gadishmeri te habitshme , duke luajtur nje rol fantastik madje shume me te egzagjeruar sesa Billy e priste.Pas takimit "per te ardhur keq" me familjen e tij dhe nje goditje tjeter ne nje kafe ku ai sheh "dashurine e tij platonike, Wendyn" , Billy arrin ne nje faze tronditese vetmie dhe lodhjeje.Perveç kesaj duket se Billy i eshte afruar dhe nje zone tjeter tashme , nje zone qe ai nuk e ka rastisur me pare, ka filluar ta pelqeje vertet nje vajze(Lejla)..Reagimi i tij i pare eshte gati qesharak , sillet si nje kafshe e eger , e trembur si per ti shpetuar kurthit te kafshes dinake (Lejla) dhe kete ja shpreh asaj sa here ajo do ti afrohet , duke i thene se ai i urren vajzat sepse jane te keqija , dinake, tradhtare , te pabesa dhe se nuk ka deshire te shoqerohet me askend sepse ne fakt po te kish dashur ai do te kishte 1000 vajza..Por ne te njejten kohe nis te krijohet nje lloj lidhjeje e padukshme e Billyt me Lejlen , lidhje kjo qe sado ai ne fillim nuk do ta pranoje dhe i shmanget me vendosmeri , ne fund fare do te arrije t'a ndihmoje Billyn te krijoje dimesione te reja ne zgjedhjet e tij te ardhshme, qe do ti beje zgjedhjet e tij me komode, me te rehatshme , me egoiste, me te zgjuara dhe qe me se fundi do ta bejne te takohet me ate qe ai e ka kerkuar perhere por nuk e ka perjetuar : Dashurine dhe afeksionin...
Jua keshilloj me force kete film!
ne imdb.com ka 7.2 pike nga 10 te mundshme.
photosource: www.yahoo.com
20 comments:
Pershkrim i bukur.
Flm Eni :)
Që nesër!:)
elais: gezohem:)
akullnaja: mire e ben:)
"Jua keshilloj me force" - e madhe je!!
Sa te gjej rastin do ta shikoj:))
jam e sigurte qe do te pelqeje Belle!
Eni, historia pershkruar ne menyre pikante; quick note: data e postimit eshte gusht 2007.... mos duhet korrektuar?
Mbasi na i tregove te gjithin, me mire po shkoj te shikoj 'kill Bill' vol.2 :P
Po une qe jam ne vendin e shqiponjave dhe qe nuk kam Virgin Store ketu ku ta gjej?????
emigrant: flm per lajmerimin!
edrus: :))
strangeman: po te bej nje kopje nga cd-ja im e po ta dergoj me poste po deshe..
njerez oferta e postimit te cd vlen vetem per shqiperine:) jo per gje po do iki atje me 24:)
Eni,
me la Edrusi nje porosi qe duhet ta pasoja.
Per keto dite 'detyre shtepie':
Tema:"Lëvozhgat e thata të ndajfoljeve të kohës"
Pranohen krijime ne proze dhe poezi :)
dhe kaloja 'stafeten' dhe nje tjetri(me 'urdherin' qe edhe ai/ajo t'ja kaloje ndonje tjetri akoma :)))
film tjetër i tij i preferuar dhe jashtzakonisht kontrovers: "Brown Bunny"...
arbër
flm Arber.do mundohem ta gjej.
Elais: tani e kam koken bosh por do perpiqem.dhe sigurisht qe do ta kaloj.ide e ndritur kjo e Edrusit:)
ha. nje nga filmat e mij me te preferuar. edrus, s'ka gje. shikoje gjithsesi sepse kinematografia dhe dialogu jane yll!
ja ku me doli nje bashkendjekes filmi me ne fund.gezohem qe mendoke njesoj Klodiana..po njifemi ngadale ngadale:)
akullnaja: e pe filmin lal?
brown bunny was disappointing--to me anyway. just saying. the whole controversy revolved around chloe sevigny performing real oral sex on screen. meh. big-whoopty-doo!
eni edhe une e kam nje nga filmat qe e keshilloj shume. O njerez degjoni Enin dhe shikoni filmin.
tena: haha , rrofsh:)
e adhuroj kinemane e pavarur dhe mburrem me filma te tille si buffalo '66. eshte nje 'tregim viziv' kaq intim e megjithate permbledh kaq shume veta perreth.
me kujtohet: ne mbremjen qe e kemi pare, ishim me shume se 11 miq ne nje dhome dhe vetem dy veta e kishin pare filmin!!!
si te them: 'na shpetoi dashuria'...
flm per artikullin!!!
:)
flm dhe ju per artikullin tjeter per kete film te mrekullueshem.
Post a Comment