
Me date 2 qershor ne Stamboll u organizua konkursi Air Race nga Red Bull.Ne kete konkurs marrin pjese pilotet me te famshem nga e tere bota , te cilet me nje shpejtesi te paimagjinueshme , bejne kthesa dhe manevra te ndryshme neper korridore shume te ngushta dhe te shkurtra ajrore , ishte vertet kenaqesi te ishe prezente.Ndaj dhe ne e lame kete dite si dite safari dhe thame me kete rast po kapim dhe fotografite e avionave.Pune koti per ne , njerezit me aparate jo profesionale dmth , sepse nuk eshte e mundur ta kapesh nje avion qe ecen me nje shpejtesi te marre.Sa me hynte objekti ne kuadrat te kameras, me dilte keshtu qe pothuajse nuk kapa fare gje.

Si perfundim i dhame dum se nuk vazhdohej me ashtu ne ate vape dhe diell te tmerrshem llamburites dhe ja mbajtem vrapit per ne Balat nje lagje e vjeter e Stambollit (per te cilne do ju flas ndonjehere tjeter) e cila ishte dhe shume afer me zonen ku po behej Air Race dhe mire e beme se u kenaqem duke bere ca foto shtepiash te vjetra dhe vendesh te çuditshme.Kanje nje veçanti lagje te tilla: Ruajne ende me shume naivitet çdo gje nga e kaluara, kur them kete nuk e kam fjalen veç per ndertesat por dhe per sjelljen e njerezve dhe traditat ne pergjithesi.Te duket vetja sikur po ecen ne nje album te vjeter fotosh ku dhe ti je pjese e fotografive qe gjenden ne te.
Patem fatin dhe gjetem nje kafe shume te lezetshme ku u ngopem lehtshem:) dhe ja mbathem serish per ne zonen e Air Race ku ndoqem dhe perfundimin e konkursit.Gjate tere kohes qe shihja avionet qe ktheheshin me nje shpejtesi te habitshme me dukej se do ndodhte ndonje e keqe por çdo gje shkoi si ne vaj.Ne fakt po lexoja me pas ne broshuren e ndeshjes dhe pashe se thuhej se vetem disa sekonda e ndajne mrekulline nga tragjedia dhe i dhashe te drejte panikut tim.

Diten e perfunduam ne Sultanahmet nje lagje tjeter e vjeter e Stambollit (vendi ku ndodhet Hahia Sophia dhe Xhamia Blu etj etj), ku ne fakt do uleshim ne nje kafe shume te veçante autentike por qe per fat te keq qe e mbyllur nga Air Race dhe si dhame e morrem e perfunduam diten ne Qoftexhiun e Sultanahmetit (shume i njohur ky i fundit ketu)...

Si perfundim çdo gje shkoi klas perveç fytyres,kraheve te mi te percelluar qe nuk i beri derman dot as spf 30:( Nuk di ç'ti bej pigmenteve te lekures sime, mbase do marr kos me vete ne safarit e tjera..U pa puna vera sa ka filluar:)
10 comments:
Kos, shoqe, kos! Dhe pas djegies bën mirë! :)
lene,lene , kshu me vijne mendt mua pas pilafit:)
Sa me hynte ne kuadrat me dilte keshtu qe pothuajse nuk kapa fare gje.
:))))))))
Nga fotot duket qe keni kaluar bukur :)
eni, te kam shume zili qe e shkruan shqipen kaq bukur! me te vertete.
Oj shoqe, une shkova ne miami, e lyer me spf 30 edhe perseri u percellova, tani po rripem si gjarper:))
Eni, kur do vish ne NY te shkojme ne ndonje safari sepse me terheq kjo ide per te fotografuar cdo skute te nje vendi:))
e.t: pa sa i pafalshem qe je:)dhe kur s'ka gje per te kap e kap ti:)
elais:ah ti shofesh te gjitha fotot bindesh me shume. ja dhe linku ku mund te shofesh me shume foto nga ngjarja: http://www.flickr.com/groups/turkiye-fotograf-kiraathanesi/discuss/72157600300154810/
klodiana: gezohem qe mendon keshtu:)
belle: te skuqesh ne plazh hajde de, por ne mes te qytetit te vjen me plas:) ah sa qef qe kam por se di se kur mund te realizohet:(
Si dihet ndoshta vjen per vizite kete vit, that would be cool:))
paska qene sezoni i djegjeve. gjoksi im akoma percellon.
eni, u pa puna, kapele zonjash te medha tani
blete: right there!
Post a Comment