Ne trupat e tyre ende dallohen tipare jete.Akoma mund te imagjinosh kredhjet e tyre te zhdervjellta , trazimet e lehta te siperfaqeve ujore nga levizjet e tyre elegante , trupat e tyre teksa tundin lozonjarshem bishtat sikur te donin te zilepsin sirenat me te perkryera!
Kushedi valle sesa detra e oqeane kane kaluar , midis sa ujerave kane pluskuar , neper sa qyteterime te fundosura kane lodruar.Kushedi se me çfare sekretesh , pasqyrimesh te nenujshme jane ndeshur?
Syte te qarte porsi copa qelqi i shndrijne ende..Ashtu , ne ate gjendje te zgurdulluar duket sikur duan te perçojne ndonje mesazh.Mbase duan te tregojne ate momentin e fundit , ate zalisjen perfundimtare te shkaktuar nga nje grep pafalshmerisht i shpejte..me pas asfiksimin e menjehershem dhe perpelitjet e kota.Perpelitje qe i ngjajne me shume lutjeve te pashpresa qe nuk kane se ku te perplasen...Fokusim gati i frikshem i kobit te momentit.
Dhe pastaj gojet, oh ç'mund te thuhet per gojet e hapura aq zhurmshem dhe ngjethshem?Ç'eshte personazhi i tablose "Ulerima" te Munchit perpalle kesaj ulerime te ngelur ne mes, perballe kesaj piskame te bllokuar ne rruge e siper?Kjo eshte çjerrja e jetes qe po mundohet te ngule thonjte per te mos ngelur ne mes, çjerrja e nje jete ora e reres se te ciles eshte ngujuar , çjerrja e nje jete teksa veshtron per here te fundit kete bote teksa po largohet pa deshiren e saj.Dhe njekohesisht deshira e fundit e jetes perpara mbylljes se saj: te thithe ajrin e gjallerise, afshin e egzaltimit , te dehet per here te fundit me veten .
P.S: Ja dhe detyra u tha , u be, Elais :)Tashme po ja kaloj detyren krijuese : Briskut
P.P.S:Falenderimet me te perzemerta i takojne mikut tim fotograf Burakut , per fotografine e mrekullueshme , muze e ketij shkrimi.Eshte djale shakaxhi kur e pyeta nese mund ta perdorja foton per shkrim pergjigjja qe kjo : Llaf eshte ai e tere tepsia eshte e jotja:))
Faqja e tij e fotografive ne flickr: http://www.flickr.com/photos/burakyilmaz61
10 comments:
Po te ishe peshk, cfare peshku do ishe? :D
s'e di , s'e kisha menduar me pare..me duhet te kerkoj ca tek vetite e tyre me pare:)
"çjerrja e nje jete teksa veshtron per here te fundit kete bote teksa po largohet pa deshiren e saj" ---this sentence sadens me when i think that one of my best friends mom just passed away:(((
belle: :(
Po te ishe peshk, cfare peshku do ishe?
Për mendimin tim: ngjalë
krapi: edhe mbase:)
pershkrim i bukur dhe i detajuar.
Pergezime!
flm lal:)
9-10 mga muve :)))))
vertete e? o sa qef..flm!
Post a Comment