Tuesday, June 19, 2007

Kode Konkubinash

Per ne njerezit qe jetojme ne kohen e teknologjise dhe qe jemi bere aq te huaj me çdo gje telekomunikuar dore me dore madje dhe me zakonet e nje apo disa brezave perpara nesh sigurisht qe eshte perhere e çuditshme te mesojme menyra telekomunikimi te vjetra.Aq me teper nese ato permbajne aq shume intriga dhe histori brenda.Sot po ju shkruaj menyrat me te cilat grate e haremeve osmane ose te ashtuquajtura konkubinat perdornin per te komunikuar me te dashurit e tyre.Kete shkrim e kam lexuar para disa vitesh nga nje gazete shqiptare dhe me qe dukur interesant ndaj po e ndaj me ju.
Ne pergjithesi konkubinat ne ate kohe komunikonin me lule.Poshte do te gjeni kodin per çdo lule:

Jargavani i bardhe: Zbulova dashurine per here te pare.
Dredhez ose urth:Te jam besnike per jete!
Livando ose trumze e bute: Perse s'e ke kuptuar ende se une te dua?
Trendafili i kuq: Deshira per ty me trazon jeten!
Trendafili i verdhe:E di qe me ke tradhetuar dhe ndihem keq.
Kamelia: Dote te dua perjete.
Gjineshtra: Mendoj gjithmone per ty.
Drekez: Te lutem bejme paqe.
Lule portokalle: A do te martohesh me mua?

Nenkuptimet e luleve
Akacia: Shqetesim
Lule hudhre:Fat
Fillikate:Eshte e kote qe insiston.
Kumak : Duhet te marresh ajer.
Lule pate: Dyshime
Lule dhembi luani: Mahnitje
Luleshtrydhe: Do te te haja
Karafil: Kortezi
Rruke: Mburrje
Zambak: Pasterti
Livando: Dashnor i sinqerte
Mellage: Mos dysho
Lander: Aventure
Aguliçe: Keshille
Trendafil i kuq: Pasion
Trendafil i verdhe : Xhelozi
Rozmarine : Kujtim

Kur i sheh keto gjera ne njefare menyre njeriu ndjen habi per ato gra qe ne ato vite dhe kohe te veshtira kane mundur te krijojne nje lloj komunikimi te tille, nderkohe qe njerezit e sotem shpesh mbeten si guake megjithe kushtet e pafund per te komunikuar!Mbase na ka bere koha dhe jeta me teper virtuale se e gjalle te tille , te veshtire per tu shprehur, pertace per te pershkruar ndjesite tona!Ku i dihet?

13 comments:

Anonymous said...

o Eno! po nuk mund te komunikojme me me lule se na duhet nje liber botanike vec per te marr vesh si jane bere keto lulet! :D
pastaj jetojme ne nje kohe kur komunikimi masiv na detyron te izolohemi e te mbrojme me xhelozi te madhe ndjenjat tona. mendoj qe nuk eshte se nuk jemi ne gjendje te shprehemi, thjeshte e shohim me te volitshme dhe te keshillueshme te mos zbulohemi para njeri-tjetrit. eshte deshira per te qene realisht afer dhe te prekshem qe ka ardhur duke rene. per rrjedhoje edhe komunikmi eshte bere me fiktiv! :(

eni said...

realiteti i hidhur:(

shqipo said...

eni, prandaj gjithmone del me lule neper fotografi ti?

eni said...

si ore kur paskam dale perhere ?:))pastaj si thuhet ne keto raste : Iken ato kohe ,- tha Mjekra..kur komunikohej me lule:))

redBonsai said...

Goxha fjalor Eni, me pelqeu!

belle_fleur said...

Hmmmm....vertet shume interesante kjo puna me lulet. Kush e kishte menduar qe pervec bukurise dhe aromes qe lulet falin, ato te luanin dhe rolin e komunikimit. Mgjth, edhe sot nje pjese e luleve luajne kete rol.

Rrofsh Eni:))

eni said...

rrofsh lal!

Amour Monde said...

eni :trendafili i verdhe 5 x deri nashti
:PPP

ELAIS said...

Te dhuroj nje lule hudhre virtualisht :)

I kisha harruar shume nga emrat e ketyre luleve. Faleminderit qe m'i kujtove. Tani me duhet te rikujtoj edhe lulet dhe jam ne rregull.

eni said...

amour monde: oh me vika keq..

elais: rrofsh lal:)

Majla said...

Sa te shkon kur je me nerva e perdor fjalen konkubine :)

Nese do perdorja kete lloj komunikimi, per momentin atij te timit do ti jepja 1 tranafil tverdhe e 1 peme akacie :(

eni said...

majla: e di ti dhe se per çfare e perdor tjeter une kete llaf ndaj qesh:)

Anonymous said...

I like your things in here

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator