Thursday, January 11, 2007

Mister X.

Gazeta Paloma eshte nje nga gazetat limonate qe kane dale kohet e fundit (2-3 vitet e fundit) ne Shqiperi.Nuk eshte se e lexoj ate ama ka nje pjese ne te qe me terheq shume.Ajo e Mister X.
Mister X.eshte nje personazh shume i njohur i skenes dhe ekranit (apo te pakten keshtu e pershkruajne) qe jep pergjigje dhe zgjedhje njerezve ne udhekryq.
Me pelqen menyra se si ai pergjigjet.Ka nje antipati te veçante per njerezit e trashe , bibat ,njerezit e paemancipuar apo dhe ato qe çoç i duket vetja.Dhe i jep perhere pergjigjen e duhur ndonese duke e prishur ca dhe gojen, gje qe une mendoj se eshte me e drejte se sa te rrije dhe te flase me nje edukate hipokrite dhe pa vlere.Keshtu i shkund me mire ndergjegjen e njerezve.Do ju sjell sot 3 shkrime qe me kane argetuar shume dhe me falni sepse jam e detyruar ti sjell ashtu siç jane keshtu qe mos u trembni shume nga gjuha e perdorur se nuk ka lezet tja meremetoj gjuhen Mister X-it:)

Rasti i pare:
I dashur Mister X.
Dua te denoj ish te dashuren time 15 vjeçare sepse me la kot pa asje qellim.Nese e dhunoj, me fusin ne burg ,apo t'ja lej Zotit te marre hak.

Pergjigje: Hakmarrjen leja Zotit.Ate nuk e fusin ne burg.

Rasti i dyte:
Jam nje zonje e martuar 26 vjeçare.Kam nje djale.Burrin e dua shume.Por kam dhe nje te dashur.Dhe me ate ja kaloj shume mire ne çdo drejtim dhe e dua dhe ate shume.Si t'ja bej qe te dal nga ky hall se po çmendem?

Pergjigje: Po çmendesh?Perse valle?Ti e paske ne terezi.Kur merzitesh me burrin , e paske nje "hallezgjidhes".Por kur te merzitet ky "hallezgjidhesi" si ja ben , shkon me burrin?Mbyllu ne shtepi dhe mos dil prej andej per nje vit.

Rasti i trete:
Jam nje adoleshente 14 vjeçare.Me çmenden keta te shtepise , nuk me kuptojne fare.Vetem shoqja ime e ngushte me jep qetesi dhe me kupton.Kam vendosur te largohem nga shtepia.Do iki bashke me shoqen time se ketu nuk ka per te me kuptuar njeri.


Pergjigje : Dmth ti ke vendosur te shkosh nga jot eme , ne te sat eme..Nuk e di sepse po ju te dyja me kujtuat ato grate tek "Thelma &Louise" qe shkuan pak si per lesh...

Si ju duket?me verte flet rende,po ja keput koken budallenjeve.edhe nje here me falni per gjuhen po nuk desha te bej ndryshime se i ikte origjinaliteti...

16 comments:

Unknown said...

Ah ku ta gjeja dhe une nje pune si ky Mister X, me pelqen t'ua kepus ndonjehre me te shara cave, se jane ca mi Eni qe t'i bejne nervat kacurrel...si ajo "Zonja 26 vjecare, me femije qe pyeska MrX si t'ia beje me dashnorin..." a thua se nuk di ta beje, kur ne fakt punon ne dy fronte...

eni said...

he pra he :)
vdiqa mbas "ne dy fronte":))i madh je..

bizele said...

Kesaj i them pune une!
Mr. X me kujton pak nje personazh ne nje nga radiot e reja qe u hap ne Tirane, aty nga viti 97. Emisioni zhvillohej naten dhe kryesisht merrnin degjues ne telefon dhe ky tipi i sillej si ti tekej. Here, here zhvilloheshin biseda mjaft interesante. Emrin dhe fytyren se kishte treguar asnjehere (detaj koti:kishte fiksim ate kengen Aisha). Ne ate moshe qe isha une, isha fantaksuar pas zerit te tij...

eni said...

Poe mbaj mend kete tipin edhe une.Dilte ne radio Klan.kishte fiksim dhe nje gje tjeter : bifteqet jo fort te pjekura mire qe sherbeheshin tek restorant "Garibaldi" se nje edy e vetem ate permendte.edhe mua me pelqente zeri i tij dhe zbavitesha ndonese ndonjehere me dukej pak si megalloman.E di qe sikur i ke rene pikes ti!Ka mundesi te jete ai..Nuk e di se kush personazh i njohur eshte ama ka shume mundesi te jete ky qe thua ti...

Unknown said...

Bera edhe une nje "stint" te vogel ne nje radio pirate-private ne 1997, kalova me shume sukses provat e zerit. "ke zerin" me thoshte kjo zonja -zeri ka me rendesi- "Moj po perse do flas une? Une jam gjimnazist" (gjithashtu isha 16 vjec dhe ende i virgjer)
"S'ka rendesi, do flasesh me femra, rendesi ka zeri"...
Nuk e kuptoja se si lidhej zeri me femrat etj etj, por ju po me jepni pak "insight" tani.

Long story short, ika ne amerike para se te niste programi. :)

edrus said...

Eni,batutat jane 'te forta' dhe duhet te jesh ne humorin e duhur per te te bere qe te qeshesh.......flas nga pozicioni i atyre qe kerkojne nje mendim ketij 'psikologu'...
Per ne 'normalet'(qe s'na shkon as ne antikameren e trurit,qe egzistojne pyetje te tilla,dhe jo me ti drejtohemi nje 'psikologu' si ai),pra 'NE',edhe qeshim,por ata qe kane ''hall''ngelen me te menderosur se c'qene me pare.
Kjo vlen per keshillen qe i jepte vajzes se re(ku di ajo se c'eshte Thelma&Luise...dhe nese e ka pare,e ka pare si aventure pa kuptuar dramen e vertete te atij filmi)...
"ike nga jot'eme per te shkuar ne te sateme"!?!?!? Morali??

Eni,ne do te shikosh humor te holle...kliko tek linku i Partise demokratike dhe partise socialiste tek faqja e dikujt prej nesh :).....per vete kam qeshur nje ore si budalla,se mire qe pashe te paren,por klikova per te pare dhe te dyten :)...germo se e gjen tek e.T

ET said...

dhe une pres te besh qoftet. :(

Agobooks said...

Vetëm titulli që kanë zgjedhur për gazetën(emër personazhi nga sapunopera Mexicane), nuk më jep dëshirën për të zënë në dorë fletushka të këtilla.
Më fal Eni!

eni said...

Blendi: ajo "zonja" paskesh qene per tu lidh siç themi ne nga anet tona.injorante me brire.te paska pa te vogel ty dhe ka fol ashtu:)

Edrus: e megjithate, po ti lexosh tere shkrimet e tij , e shef se nuk jep dhe aq pergjigje te keqeija perbri pyetjeve idiote qe i drejtohen.thua ne normalet , po aty me duket se nuk kane ngelur shume normale,me sa duken bathet..ups thashe bathe,
ore Bathe: te thashe se ato qoftet he per he si bej dot ,se duan duar burri me u shtyp dhe u pergatit.po deshe te qeras me te gatshme,ose ti sjell dhe ne atdhe:)
progres: zoti Ago ju kuptoj dhe ju jap te drejte..

bizele said...

Blendi ajo puna e zerit qendron. Kam nje shok me te cilin sa here qe flisnja ne telefon binja ne dashuri me zerin e tij, ndersa kur e kisha prane nuk me ngjallte asnje lloj interesi (vetem po te mbyllnja syte).

Mund te degjohet shume siperfaqesore, por te pakten tek une si femer egziston kjo joshje me ane te zerit...

eni said...

edhe une e kam kete gje Edi,eshte e vertete..edhe mua me bejne pershtypje shume njerezit nga zeri.sipas zerit dhe mimikave te fytyres krijoj perhere ide apo pershtypje te veçanta per ta.kjo vlen si per femrat dhe per meshkujt.psh me pelqen shume aktorja Shirley Macclaine nga mimika e saj dhe menyra e te folurit.E mgjth eshte e vertete ajo qe jo shume njerez jane aq karizmatike dhe te veçante siç e kane zerin:)good point Edi:)

shqipo said...

tani... si doli muhabeti nga keshillat e mr. x te zerat qe ju "fantaksonin?" :P

eni said...

he pra he:)

akullnaja said...

O En, klikova te një link nga vizitat dhe rashë te ky shkrimi. Arsieja përse po shkruaj pas një viti e shumë muajsh është se dhe unë ngordhja për Klanin e Natës, për zërin e tipit, për Aishën e për Patricia Kass. Dhe tani po mendohem, a t'ju zhgënjej dhe ju, apo t'ju lej në injorancë... OK, e vërteta duhet të triumfojë: Ai tipi është Arian Cani, ai që thotë gjithë kohën në TCH: Kjo është e paparë, Ledio, apo jo?...

Ehhhh... :)

eni said...

hahaha Akull e di e di e kam mesuar;)

eni said...

KJO QENKESH ARSYEJA QE KY ESHTE ARTIKULLI IM ME I LEXUAR TERE KETO KOHE:P

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator