I shihte i hutuar njerezit qe e pyesnin se si quhej..Nuk i kujtohej emri i vet...Kishte kaluar nje kohe kaq e gjate qe nuk fliste me askend perveç vetvetes ..Njeriu nuk e therret veten e tij me emer , vetem sa krijon dialogje te panumerta me zerin e tij te brendeshem;- mendonte ai...Keto ishin dialogje te panumerta , te pafund dhe terbuese...Gjithe kohes egoja e tij dukej sikur ishte ne nje zenke te vazhdueshme me ndergjegjen e tij , nuk e linte ate kurre te qete...
Mbase nuk e kujtonte emrin e vet , por fytyren e gruas se tij e kujtonte me tere dashurine dhe mallin qe kishte ndjere qe kur e kishte pare ate per here te pare.Njekohesisht kujtonte shume mire dhe lindjen dhe vdekjen brenda nje viti te djalit te tyre te pare , pastaj djalin tjeter qe i erdhi me vone ne jete.
Ishte nje femije i mire , i mbare..Ja kishte ndriçuar sakaq boten me zgjuarsine qe i gelonte plot drite nga syte .Çfare te donin me shume nga jeta?
Ata nuk donin ne fakt por ishte jeta jo qe kishte kerkesa prej tyre. E pagoi shume shtrenjte burri lumturine me te madhe te jetes se tij..
I pati marre te birit , biçikleten qe e kishte kerkuar aq shume per ditelindje.E gjithe bota qe bere e tij kur kishte pare gezimin ne syte e te birit teksa i jepte biçikleten...
Pa sa bukur dukej mbi biçiklete ,sa hije i kishte e dhena e biçikletes djalkes se vet!
Por..ç'ishte kjo..ishin te verteta ato qe po shihte..ç'ishin ato re te pergjakura qe ja mbuluan syte?
Ç'ishte ai femije i vogel qe dergjej pertoke..jo nuk mund te ishte i vogli i tij, nuk mund te ishte djalka i tij ai trup pa jete , pa mbrojtje dhe krejtesisht i vetmuar qe dergjej .
I biri kishte dhene shpirt poshte nje makine...ai nuk e kishte ndalur dot kete..
Por dhuraten ti e morre , ti e ke fajin per çdo gje , mor burre idiot ;_ i thoshte zeri i brendshem..
E tere bota ndaloi , çdo gje sikur qe mbuluar me nje siluete te perhimte.. filloi te ece ... pa ndaluar,pa marre fryme..nuk mund te bente dot gje tjeter..zeri i tij i brendshem i thoshte vetem te ecte , te largohej se andej.. Po ku po shkonte?
Po vraponte drejt boshllekut , drejt nje vendi ku do te ishte larg nga te gjithe.
Sepse ai e kishte merituar kete ;- keshtu i thoshte zeri i tij i brendshem.
Kishte zgjedhur per veten e tij vetmine deri ne pafundesi...qe prej atij momenti te vetmet qe do ti benin atij shoqeri qene vrasaja e ndergjegjes dhe urrejtja ndaj vetvetes..
Dhe ashtu vazhdoi vertet..Per vite me rradhe i zbarkoi vetem ne portin e vetmise se tij te gjitha furtunat e shpirtit te vet...
Ai nuk kishte me as nje emer , as nje te kaluar , as nje te ardhme.Vetmia qe kthyer ne identitetin , atdheun , fatin e tij...
Eni Turkeshi
10 comments:
Dramë! Faleminderit që e solle dhe bravo për përshkrimin.
Sinqerisht, u ndjeva ngushtë...
Janë çaste që, as pasuria, as diplomat, as kariera, as emri, nuk vlejnë një grosh përpara të tilla "befasirash" që fsheh jeta.
Falemderit Zoti Ago...
Kete foton e bera paasditen e vitit te ri.Ma keputi shpirtin ky plaku.Kur po shihja fotografine , me lodhi aq shume vetmia e tij qe ulerinte saqe vetvetiu me doli nga mendja ky tregim.Kisha frike se mos e kisha dramatizuar ca si shume.Falemderit:)
obobo! ti e paske super-dramatizuar! mire qe s'ja ka fut vetes!
bo bo ti e über-dramatizove tashti:)
Komplimenti sheksipirit(apo s'e ka shkruar ai :P)
Shakate menjane...vertet vetemia vret,dhe kur vetmise i ben shoqeri nje i tille ze i brendshem si i ati te shkretit...vetemia eshte me e tmerrshme .
Te ishte vetem vetizolimi do te ishte gjysma e se keqes,por te mendosh qe shumica e tyre,rifiutojne shoqerine,pikerisht per te keqiat qe shoqeria e soteme eshte mbushur deeri ne gryke....shoqeri qe ne turrin drejt konsumizmit,harron keta te harruar.
me te vertet per te ardhur keq(dikur kam njohur nje 'barbon',ish profesor universiteti....)
falemderit Edrus...ne fakt une mendova se e kisha trash içik me dramen ashtu siç mendonte dhe Shqipo:)(mire mire de Shqipo e pranoj se aty me aksidentin dhe pershkrimin e vdekjes ta shpif ca ,esh shume melodrame po duhej nje arssye e forte de qe te vinte i biri i botes ne kete gjendje dhe ti :)..megjithse ne fakt po ta mendosh nuk eshte se nuk gjen raste te tilla ne shoqeri..
Mbasi lexova shkrimin tend, kuptova qe fjalet i kisha lexuar dhe me pare tek fotografia.
Mos degjo shqipon, se si ka shume qejf sentimentalizmat ai, gje qe nuk eshte per tu cuditur se mashkull eshte i gjori.
mos na nxehet Shqipo tashti:)
Onun ne bir adı , ne bir geçmişi , ne bir geleceği vardı..Yalnızlık onun kimliği , vatanı , kaderi olmuştu artık... :-(
te paska pelqy e.t. me duket kjo thenia.)ore po ti nga e di turqishten se nuk ma the qe nuk ma the..seç kam peshtypjen se te njof..
Post a Comment