Gjate kohes se qendrimit tim ne Shqiperi , bera ç'bera dhe i ngjesha dhe nja 2 dite udhetimi ne Budva/Mal te zi se bashku me familjen time.Kisha kohe qe doja te shkoja sepse kisha degjuar shume per Budven , por asnjehere nuk qeme bere mbare per te ikur kur isha ne Shqiperi.Kete here , sikunder ndenja me shume , thashe qe do ishte gjynah ta humbisja serish rastin ndaj , nje hop , e planifikuam dhe u nisem.
Rruga kaloi shume bukur.Koha qe sikur ta kisha porositur, pa diell, pa shi, me qiell te vranet.Nuk e dua diellin dhe per me teper fotot me te mira i kap ne nje kohe te tille:)
Si fillim u ulem ne Shkoder , dhe hengrem pak kos deleje, i mirenjohur ne ate zone.Ishte kenaqesi ta haje kete ushqim kaq freskues dhe te shijshem perballe kalase se Rozafes.
U nisem serish.
Me beri pershtypje se rruges pashe shume peme shegesh si dhe shegesh te egra.Nuk e dija se rriteshin ka shume!
Me ne fund hyme ne kufirin malazez.Qe ne hyrje vihet re ndryshimi i rruges dhe pastertia e rregulli ne pergjithesi.
Arrijme ne Budva.Budva eshte nje qytet i vogel.
Thuhet se eshte nje nga vendbanimet me te vjetra ne Adriatik.E themeluar nga Beotije Kadmo , djali i mbretit Agenor dhe mbretereshes Telofosa , rreth perpara 2600 vjetesh.
Ne pjesen e re te qytetit spikat stili minimal urbanistik.Pa shume ngarkesa,pa shume ngjyra te egzagjeruara.Pasterti dhe rregull gjithandej.
Nuk ka shume ndryshime nga shume qytet te tjera ballkanase Budva.Atmosfera, njerezit,muzika,dyqanet,mallrat qe shiten,restorantet,natyra çdo gje ta kujton shume vende te tjera te Ballkanit.Deri ketu nuk ka shume gjera te reja.
Por ka diçka shume te veçante.Pjesen e vjeter te qytetit qe eshte nje mrekulli me vete.Kjo pjese quhet Starigrad dhe eshte nje pike shume e rendesishme historike.
Tipike jane ne te shtepite e gurta dhe rrugicat e ngushta plot me shtepi te tilla.Po ashtu per tu spikatur eshte kisha e Sv.Trojices ne te cilen ndohet dhe varri i shkrimtarit te famshem Stjepan Mitrov Ljubisa.Ne arkitekture dallohen dendur gjurmet e stilit roman.
Po ashtu ne kete zone te vjeter te qytetit organizohen dhe shume teatre apo shfaqje te shumta nacionale dhe internacionale sidomos gjate veres .Stina e pranveres eshte e njohur me karnivalet , ndersa vjeshta eshte koha me e ngjeshur e turizmit .Kohe qe vazhdon edhe ne dimer.
Kjo zone eshte me plot kuptimin e fjales piktoreske.Sidomos ditet qe ishim ne , duke perfituar dhe nga koha e keqe dhe qielli i vranet dhe i egersuar , ndertesat dukeshin akoma me te bukura dhe perrallore duke formuar nje kontrast te mrekullueshem me qiellin.
Ate dite patem dhe fatin te rastisnim ne nje nga pazaret e sendeve antike dhe perfitova te shoh dhe fotografoj shume objekte interesante nga periudha e mesjetes dhe rilindjes.
Nuk e di por mbase dhe prej kesaj , si dhe prej struktures se kesaj zone te qytetit , ate dite mu duk vetja si Nils Holgersoni qe kishte gjetur ate qytetin e vjeter qe do te fundosej nese nuk blehej dot ndonje gje brenda nje ore:)
Ndaj thame te bejme njeçike pazar:)
Kafete ishin shume te kendshme gjithashtu.Dhe per vendalinjte mund te them se ishin te dashur dhe te afrueshem.Kishin veçse nje handikap : Nuk para flisnin anglisht.Kesisoj u detyruam te flisnim pak tarzançe.
Nje element tjeter interesant ishte treni qe kalonte neper qytetin e ri dhe pjesen e vjeter te Budves .
Dhe sa i perket fushes se kulinarise , mund te them me plot gojen se , atyre i pelqen te hane dhe shume fare madje.Me beri pershtypje filxhani i stermadh i makiatos , filxhan nga i cili dilnin rahat fare 3 makiato ne Shqiperi:)
Patem dhe mundesine te rastisim ne nje dasem malazeze, qe behej ne nje godine aty afer shtepise qe kishim marre me qera.
Nuk thone kot qe ballkanasit ngjajne me njer tjetrin:) E njejta rremuje , i njejti terbim tip "nje martohet , 100 terbohen"..Gjalleria,muzika,zhurmat,pispillosja,lodrimi po njesoj:)
Dhe statistika e fundit: Duhet te kerkosh me qiri te gjesh nje goce te shkurter :))Te gjitha ishin si lastar..
Si perfundim mund te them se me pelqeu Budva , sidomos pjesa e qytetit te vjeter .Ne ate zone qyteti nuk besoj se do merzitesha ndonjehere, pasi ka nje nderthurje pothuajse perfekte te nostalgjise se se shkuares antike dhe te aktuales.Shto ketu dhe profilin mikprites ballkanas , behet per tu pire ne kupe:)
Jua rekomandoj miq!Ju vura disa foto nga udhetimi im ne Budva shpresoj t'ju pelqejne.
Nese nuk ju hapet slideshow klikoni ne kete adrese:URL:http://www.bighugelabs.com/flickr/slideshow.php?id=38595
per me shume rreth Budves klikoni ketu:http://en.wikipedia.org/wiki/Budva